“Mendoj se çdo njeri duhet të bëhet i pasur dhe i famshëm në mënyrë që ta kuptoj se kjo nuk është përgjigja”

James Eugene Carrey, i njohur përgjithësisht si Jim Carrey, është një aktor dhe këngëtar Kanadez i famshëm i cili gjatë karrierës së tij filmike ka luajtur shumë role komike.

Ky aktor është protagonist i filmave të tillë si: Ace Ventura: Pet Detective, The Mask, Dumb and Dumber e shumë të tjerë.

Gjatë karrierës së tij, Carrey ka fituar dy Golden Globes dhe është nominuar në çmimet BAFTA për aktorin më të mirë, konkretisht në 2005.

Përkundër që Jim Carrey njihet si një prej komikëve më të mëdhenj që është shfaqur në ekran, ai nuk e ka pasur aspak të lehtë jetën.

Kur ka qenë i ri, babai i tij ka humbur punën dhe, si rezultat i kësaj, e tërë familja është dashur të jetojnë në një furgon të vogël, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, Carrey gjithmonë ka besuar në ligjin e tërheqjes.

Nëse e pyetni atë, Jim Carrey do të insistojë se jeta e tij është dëshmi që universi na i dëgjon dëshirat.

Por, çdo histori ai e tregon duke na rikujtuar se duhet të përkushtohemi dhe të punojmë shumë për t’i realizuar dëshirat që i kemi.

Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tija më inspiruese që do t’jua ndryshojnë pikëpamjen mbi jetën dhe do t’ju ndihmojnë ta vazhdoni rrugën drejt suksesit.

– “Jeta gjithmonë hapë mundësi për ju, dhe ose duhet t’i shfrytëzoni ato ose të frikësoheni për t’ i shfrytëzuar”

– “Më mirë të rrezikoni të vdisni nga uria sesa të hiqni dorë. Nëse hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, çfarë ju ka mbetur?”

– “Fokusi im është ta harroj dhimbjen e jetës. Ta harroj dhimbjen, të bëjë shaka me të, ta zvogëlojë atë. Dhe të qesh!”

– “Mendoj se çdo njeri duhet të bëhet i pasur dhe i famshëm dhe të arrijë çdo gjë që ka dëshiruar në mënyrë që ta sheh se kjo nuk është përgjigja”

– “Dëshpërimi është përbërësi i domosdoshëm për të mësuar çfarëdo, ose për të krijuar çfarëdo. Pikë. Nëse nuk jeni të dëshpëruar ndonjëherë, ju nuk jeni interesantë”

-“Jam duke e bërë një zgjedhje për t’i parë sfidat si fitimprurëse në mënyrë që të ballafaqohem me to në mënyrën më produktive të mundshme”. / KultPlus.com

Jim Carrey deklaron se do të largohet nga aktrimi

Aktori Jim Carrey, i cili kohët e fundit tha se ishte ‘i mërzitur’ nga Will Smith që goditi Chris Rock në Oscar, tani ka zbuluar planet e tij të ardhshme të aktrimit dhe këmbëngul se ai është ‘mjaft serioz’, përcjell KultPlus.

60-vjeçari deklaroi për Access Hollywood se ai ‘ndoshta’ do të tërhiqet nga aktrimit, duke thënë: “Epo, unë po tërhiqem, jam mjaft serioz”.

Jim shpjegoi se i pëlqen të jetojë jetën e tij të qetë, duke bërë gjëra të rëndomta të cilat nuk kërkojnë shumë përkushtim dhe bëhen me dashuri të madhe.

Jim shtoi: “Më pëlqen shumë jeta ime e qetë, dhe me të vërtetë e dua jetën time shpirtërore dhe ndihem sikur kam kam bërë mjaft, jam mbushur nga puna”, tha Carrey.

Disa prej filmave të tij më të njohur jnaë: Dumb & Dumber, Yes Man, Batman Forever, Liar Liar etj. /KultPlus.com

Jim Carrey do të pranonte ta përsëris rolin e “The Mask”, me një kusht

Jim Carrey ka zbuluar se do të ishte i interesuar ta realizon një vazhdim të ri të filmit “The Mask” por e ka një kusht të veçantë për këtë.

Aktori i cili në vitin 1994 bëri histori me portretizimin e një bankieri të dashur dhe të turpshëm, Stanley Ipkiss, i cili me anë të një maskeje magjike shndërrohet në një gangster të plotfuqishëm ngjyrë gjelbër, ka treguar se do të ishte i gatshëm t’i rikthehej këtij personazhi të pëlqyer nga publiku mbarëbotëror, vetëm nëse filmi do të realizohej nga ndonjë regjisor vizionar dhe me krijimtari të çmendur, transmeton Koha.net.

Duke folur për rolin e tij në filmin e adaptuar nga video-loja e famshme “Sonic The Hedgehog”, Carrey po ashtu e përmendi të vetmin kusht që do ta kishte, për të pranuar ta përsëris rolin e “The Mask”.

“Në fakt kjo do të varej tërësisht nga regjisori i cili do të caktohej për ta realizuar filmin. Nuk dua ta rikthej këtë personazh, vetëm sa për t’ia bërë qejfin disa njerëzve. Por, sigurisht që do ta pranoja ofertën, nëse filmi do të realizohej nga ndonjë regjisor me vizion kreativ dhe paksa të çmendur,” citohet të ketë thënë Carrey.

Një vazhdim i filmit të famshëm ishte realizuar në vitin 2005, por pa aktorin Jim Carrey. Filmi me titull “Son of the Mask”, nuk ka shënuar suksese të pritshme në arkat filmike dhe është pritur me kritika negative nga publiku dhe kritikët në përgjithësi. / KultPlus.com