5 ide alternative për dekorimin e shtëpisë suaj!

Dekorimi i shtëpisë dhe shtimi i një ndjenje të stilit personal, nuk ka nevojë të jetë proces i veshtirë, madje këtë e keni më të lehtë pasi në JYSK vazhdon festa e çmimeve.

Me këshillat e mëposhtme, ju mund ta transformoni krejtësisht shtëpinë tuaj, të gjitha këto këshilla janë të dëshmuara për stil e dizajn elegant!

Mobiliet

Shumica duan që mobiliet të jenë të një dizajni unik. Ndonëse nuk ka ndonjë gjë të gabuar rreth kësaj, mobiliet e tilla faktikisht janë ato që bëjnë ndryshimin në shtëpinë tuaj.

Ka shumë karrige p.sh. të cilat mund të shërbejnë si alternativë e mirë e mobilieve unike dhe në këtë mënyrë ju mund ta transformoni tërë ambientin për gjysmë çmimi!

Ka shumë e shumë lloje të karrigeve apo tavolinave në JYSK të cilat mund të përshtaten me lloje te shumta te mobilieve, prandaj rekomandohet që t’i shikoni alternativat më të mira kur i përzgjedhni ato.

Dhurojini mureve një pamje të re!

Punët artistike në mure mund të jenë të nga më të ndryshmet, por ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë që muret të kenë pamje të re!

Një alternativë e mirë e kësaj është duke krijuar piktura personale në mure. Përzieni dhe përshtatni kornizat dhe artin mural për të krijuar pamje inspiruese, e cila mund të duket shumë elegante pa harxhuar shumë.

Mundohuni të zgjedhni korniza të zeza ose me ngjyrë të drurit të bardhë dhe kombinoni me dekor ngjyrë ari.

Ndërroni jastëkët!

Nëse nuk dëshironi që të investoni për një kauç të ri, atëherë pamjen e tyre mund ta përmirësoni duke ia ndërruar vetëm jastëkët.

Jastëkët dekorues gjithmonë janë opsion i mirë për t’i dhuruar pamje të re dhomës së ndejës, mjafton vetëm të zgjedhni nga trendet momentale.

Dekoroni me pasqyre!

Dekorimi me pasqyre po ashtu është një alternativë tepër e bukur. Kjo për shkak se pasqyret rrezatojnë elegancë dhe e bëjnë dhomën të duket më e madhe se ç’është në të vërtetë. Ju mund t’i përdorni pasqyrat edhe për të reflektuar dritën në dhomë që ajo të duket më e ndritshme.

Zgjedhni ndriçimin e duhur!

Ndriçimi në dhomë të ndejës nuk ka përse vjen nga një dritë e shtrenjtë e ngjitur në tavan. Lampat e qirinjtë e ndryshëm kanë ndikim të madh në atmosferën e dhomës së ndejës, pasi që vërtet se e hijeshojnë ambientin.

Elementet ndriçuese të dhomës po ashtu mund të jenë pjesë e dizajnit dekorues pa pasur nevojë të jenë të shtrenjta.

Festë çmimesh në JYSK

Ndonëse mund të jeni mësuar me festa të llojllojshme përgjatë vitit, Jysk kësaj radhe sjell një festë më unike – festë çmimesh që sjell gëzim, argëtim, kënaqësi e shumë zbritje në produktet e preferuara!

Duke sjell produkte të reja e shumë zbritje, në Jysk nga data 28 gusht deri më 10 shtator do të festohet me çmimet më të lira në treg në produktet skandinave!

Tani ju mund ta zbukuroni enterierin tuaj me vazo dekoruese qeramike, me lule të bukura artificiale, mund të zgjedhni nga aksesorët më të këndshëm të tekstilit dhe mund t’i shtoni ndriçim edhe këndeve më të errëta të shtëpisë me lampat ndriçuese skandinave – e krejt këto duke kursyer deri në 65%!

Në Jysk po ashtu është edhe faza finale e zbritjeve në produkte të kopshtit, ku aksesorët, pajisjet e zbukurimet për kopsht i gjeni po ashtu me zbritje deri në 60%.

Për të mos mjaftuar kjo, Jysk sjell edhe dy oferta më të veçanta:

1. Blini tavolinë të punës dhe karriga vjen me 50% ZBRITJE

2. Blini me zbritje dyshek kualitativ skandinav për gjumë të mirë dhe korniza vjen FALAS!

Për më shumë informacione, vizitoni pikën më të afërt të Jysk dhe shikoni nga afër zbritjet e mëdha të produkteve skandinave!

Si ta dekoroni shtëpinë në stilin minimalist, madje duke kursyer deri në 60%!

Stili maksimalist i dekorit nënkupton më shumë të çdo gjëje; kjo do të thotë më shumë prej ngjyrave tuaja të preferuara, më shumë materiale e më shumë aksesorë. Ky stil ka të bëjë me krijimin e një ambienti shtëpiak të ngrohtë, personal dhe, mbi të gjitha, unik!

Për ta dekoruar shtëpinë tuaj me stil maksimalist, ju mund t’i ndiqni hapat e mëposhtëm:

– Hijeshoni me aksesorë të ndryshëm. Pra mbusheni shtëpinë me kujtime të udhëtimeve, me vazo dhe me aksesorë të ndryshëm dekorativë.

– Kombinojeni të vjetrën me të renë. Një prej arsyeve të popullaritetit të trendit minimalist është se nuk keni nevojë t’i blini të gjitha gjërat menjëherë. Mjafton që mobiliet aktuale t’i kombinoni me gjëra të reja që i përzgjedhni me kujdes.

– Këshilla e fundit: Perdet! Për ta krijuar një dekor të bukur, jepni ndjenjë e pamje dhomës me perde të bukura.

Të gjitha këto këshilla dhe ndryshimin e mahnitshëm në shtëpinë tuaj tani mund ta bëni me 60% zbritje.

Kjo sepse duke filluar nga data 14 e deri më 27 gusht, JYSK sjell zbritje në një asortiment të gjerë të produkteve, i cili gjithashtu eshte vendi ideal ku mund ta shijoni frymën skandinave.

Ku mund t’i gjeni produktet skandinave në Kosovë me zbritje deri në 60%?

Skandinavët veçse njihen anë e mbanë botës për kualitetin e tyre të prodhimtarisë. Produkte tejet të mira e kualitative skandinave për gjumë dhe jetesë, veçse mund t’i gjeni edhe në Kosovë në të gjitha pikat e JYSK.

Madje, JYSK ka njoftuar se duke filluar nga data 29 korrik e deri më 13 gusht, do ta sjell ofertën me super zbritje deri në 60% në një shumëllojshmëri produktesh.

Mjafton që ju të zgjedhni se çfarë dëshironi – tryeza, karrige, tavolina, set kopshti apo aksesorë të ndryshëm – dhe produktet e preferuara do të mund t’i merrni me çmimet më të lira në treg dhe kualitetin më të lartë skandinav!

Kjo ofertë vjen në periudhën e festës së Kurban Bajramit dhe zbritja do të vlejë në të gjitha pikat e JYSK në Kosovë.

Për ta shikuar ofertën dhe më të rejat, klikoni KËTU.

Hijeshojeni ambientin tuaj me stil skandinav dhe përfitoni zbritje deri në 70% në JYSK

Si asnjëherë më parë, mund ta hijeshoni ambientin tuaj të jashtëm apo të brendshëm me stil skandinav.

JYSK, si qendra e preferuar e konsumatorëve për produkte të gjumit dhe jetesës, vjen me zbritjen sezonale nga data 17 deri më 30 korrik.

Oferta vlen për produkte të kopshtit, gjumit, mobilie, për zyre dhe shumë të tjera.

Për kopsht mund të zgjedhni nga produktet prej materialeve të ndryshme, aksesorë interesantë për të organizuar ahengje në oborr apo të krijoni hapësira unike në kopsht me stil skandinav.

Përveç kopshtit, ju mund ta dekoroni edhe ambientin e brendshëm me dekor minimalist, duke përzier ngjyra, modele dhe mobilie të ndryshme brenda shtëpisë.

Gjithçka ka të bëjë me krijimin e një shtëpie të ngrohtë, personale e unike!

Për më shumë, ju mund t’i vizitoni të gjitha pikat e JYSK në Kosovë ose të porosisni online në numrin 0800 10 500 (pa pagesë). / KultPlus.com

Vera me të reja – në JYSK fillon zbritja deri në 60% me produkte të ndryshme

Në vendin tonë të preferuar për produkte të jetesës e gjumit, vera ka ardhur me shumë të reja!

Gjiganti JYSK i produkteve skandinave ka bërë të ditur se nga data 3 deri më 16 korrik do të sjell një zbritje deri në 60% në të gjitha kategoritë e produkteve, duke u fokusuar në ato të verës.

Nëse veç dëshironi të organizoni ahengje në kopsht, t’i gjeni mobiliet ideale të drurit apo ta zgjedhni një ombrellë të freskët për kopsht, atëherë JYSK është vendi që jua plotëson çdo kërkesë!

Keni parasysh se JYSK ka një kohë që ka prezantuar edhe konceptin 3.0 skandinav të ambientit, që nënkupton se përvojën e blerjes së produkteve të preferuara e keni më të lehtë se asnjëherë më parë!

Per me shume shfletoni fletushken online:

https://viewer.ipaper.io/scan-color-jysk/ks/fletushka/korrik-2020/01/?fbclid=IwAR0NIFwblEZA0aezaE6WAAX8VKxJC_9nX7dfdGaggy7ZTpdQgsVl375CNt4#/

Përvojë fantastike e blerjes, JYSK rihapet në Albi Mall me konceptin e ri 3.0

Me rastin e rihapjes së kësaj pike, JYSK gjithashtu do të sjell për të gjithë konsumatorët e vet edhe ofertën me zbritje në produkte të ndryshme, duke filluar nga data 19 qershor e deri më 2 korrik.

Përveç mënyrës më efikase të ekspozimit të produkteve, theksi është edhe në ndriçimin më të mirë, dyshemetë prej druri dhe qartësi më të madhe të dyqanit.

Atmosfera e re skandinave ju jep një eksperiencë frymëzuese të blerjes me dizajn minimalist dhe elegant të dyqanit.

JYSK ju fton ta vizitoni dyqanin në Albi Mall dhe të përfitoni nga zbritjet e shumta!

Për më shume klikoni në ofertë : https://viewer.ipaper.io/scan-color-jysk/ks/fletushka/qershor/02/#/

(Shkrim i sponsorisuar nga JYSK)

A jeni gati për verë ?

Kopshti dhe produktet e verës – produktet që duhet t’i keni për të dëshmuar se jeni gati për këtë stinë!

Pas një dimri të gjatë me ngjyra të hirta, vjen stina e verës e cila karakterizohet me ngjyra të lumtura – brenda e jashtë!

Stina e verës ka rëndësi të veçantë sepse është një periudhë ku njerëzit shoqërohen më shumë, e familjet e shijojnë praninë e anëtarëve në rehatinë e ballkonit, tarracës, verandës ku keni shkëmbyer biseda e kujtime.

Por në mënyrë që stinën e verës ta bëni sa më të këndshme, patjetër se fillimisht duhet të jeni gati për këtë sezonë!

Për të qenë sa më gati për këtë stinë e cila veçse ka ardhur, është e rëndësishme që t’i keni produktet e nevojshme të verës, produktet e kopshtit, dekorimet dhe shumëçka tjetër.

E kur flasim për këto gjëra, më nuk keni nevojë të brengoseni për trendet, kualitetet dhe estetikën e këtyre produkteve, pasi që Jysk, pas rihapjes së të gjitha pikave të veta, ka vendosur që të vijë me një ofertë për të gjithë konsumatorët e vet në produktet e verës.

Prej datës 5 qershor deri më 18 Qershor, shumë produkte të kopshtit, dekorime të ndryshme dhe produkte të tjera mund t’i gjeni me çmime shumë të volitshme dhe kualitet skandinav në të gjitha pikat ku gjendet JYSK.

Përveç se mund t’i vizitoni dyqanet, JYSK u ka mundësuar të gjithë konsumatorëve që produktet t’i porositin online në www.jysk-ks.com

Jysk është gati për verë… a jeni ju?