Yjet nderojnë Karl Lagerfeld në Met Gala, në mesin e të veshurave më mirë edhe dy shqiptare (FOTO)

Bota e modës u mblodh në New York City për mbrëmjen e përvitshme Met Gala, ku temë ka qenë nderimi për ikonën e ndjerë Karl Lagerfeld.

Në këtë mënyrë, tema ishte sa më shumë perla, jakë dhe veshje bardh e zi.

Në tapet “u shfaq” edhe macja e Lagerfeldit.

Në total kanë qenë 400 të ftuar, nga Priyanka Chopra, motrat Kardashian, Doja Cat, Lil Nas X, David Byrne, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi, pa dyshim të gjithë artistët bënë më të mirën e tyre. Mes yjeve të veshur më mirë janë edhe dy shqiptaret, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Lagerfeld shërbeu si drejtor kreativ i Chanel nga viti 1983 deri në vdekjen e tij – dhe shumë pjesëmarrës në Met Gala zgjodhën të veshin veshje klasike nga shtëpia franceze e modës për nder të tij.  Ai vdiq në moshën 85-vjeçare në 2019-ën. / KultPlus.com

Karl Lagerfeld, tema e “Met Gala 2023”

Bota e modës po nderon të ndjerin Karl Lagerfeld. Muzeu Metropolitan i Artit njoftoi të premten se tema në Met Gala, do të jetë Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë.

Njoftimi u bë në studion e fotografive të Lagerfeld në Paris, Francë, për të cilën gazetari Derek Blasberg vuri në dukje se ka mbetur “i paprekur” që nga vd8kja e tij në 2019.Ekspozita e ardhshme do të shfaqë 150 dizajne të Lagerfeld nga Chanel, Balmain, Patou, Fendi, Chloe dhe linjën e tij personale. Pjesët do të shoqërohen me skica të Lagerfeld.

Gala vjetore zhvillohet të hënën e parë të majit dhe është një mbledhje fondesh për Muzeun Metropolitan të Artit . Ekspozita do të hapet për publikun më 5 maj dhe do të mbyllet më 16 korrik 2023.

Lagerfeld u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Stilisti punoi për shtëpi të ndryshme evropiane të modës, duke përfshirë Balmain dhe Chloé. Ai u bë drejtori kreativ i Fendi në 1965 dhe  drejtor kreativ në Chanel në 1983. Ai rivitalizoi markën legjendare franceze të themeluar nga Coco Chanel në një fenomen ndërkombëtar që u bë mishërimi i elegancës, luksit dhe magjepsjes./ KultPlus.com

Muzeu ‘Metropolitan’ në Nju Jork, me ekspozitë në nderim të Karl Lagerfeld

Muzeu ‘Metropolitan’ në Nju Jork do të përkujtojë stilistin e njohur Karl Lagerfeld, i cili vdiq në vitin 2019, me një ekspozitë me rreth 150 vepra të tij.

Shfaqja “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” do të hapet në muzeun e njohur pranverën e ardhshme dhe do të prezantojë metodologjinë unike të punës të stilistit me origjinë gjermane.

”Linjat fluide të Lagerfeld bashkuan dizajnet e tij për ‘Balmain’, ‘Patou’, ‘Chloé’, ‘Fendi’, ‘Chanel’ dhe brendin e tij me të njëjtin emër, ‘Karl Lagerfeld’, duke krijuar një punë të larmishme dhe pjellore të pashembullt në historinë e modës”, tha muzeu në një deklaratë.

Ekspozita do të hapet më 1 maj me mbledhjen prestigjioze vjetore të fondeve Met Gala, e quajtur gjerësisht “Festa e vitit”.

Ekspozita organizohet nga revista e modës ”Vogue”./ KultPlus.com

Për nder të Karl Lagerfeld, Cara Delavigne i rikthehet pasarelës

Në “Grand Palais” në Paris sfiloi koleksioni i fundit i dizajnuar nga Karl Lagerfeld për “Chanel”.

Vizionari “Kaiser” ishte drejtori kreativ për markën franceze prej vitit 1982 deri në ditën kur ndërroi jetë, më 19 shkurt. Lot e mallëngjime në pasarelë dhe në radhët e publikut, sfilita u hap me një minutë heshtje në kujtim të stilistit legjendar dhe u mbyll me notat magjike të “Heroes” të David Bowie.

Në “catwalk” parakaluan disa nga modelet e tij të preferuara; Kaia Gerber, Mariacarla Boscono, Vittoria Ceretti, madje dhe Penelope Cruz. Rikthim në pasarelë ishte për Cara Delevingne, e cila sfiloi sërish vetëm për Lagerfeld, pas lamtumirës së dhënë dy vjet më parë.

Në radhët e publikut nuk munguan emra të njohur të pasarelave dhe ekranit, si Kristen Steëart, Claudia Schiffer e Monica Bellucci. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BuoHAgUBBKZ/

Karl Lagerfeldin konsiderohet gjeni i modës

Disenjatori gjerman, Karl Lagerfeld, drejtor kreativ i shtëpisë Chanel dhe ikonë e modës tashmë gjysmë shekulli, është ndarë nga ne në moshën 85-vjeçare.

Ka gëzuar statusin e perëndisë ndër vdekatarët në botën e modës, në majën e së cilës ka qëndruar më shumë se 50 vjet. Ka qenë më i famshmi për lidhjen e tij me shtëpinë e modës Chanel në të cilën ka hyrë në vitin 1983.

Brendi rrezikonte të vjetrohej dhe të bëhej monoton para se ai të vinte dhe të shtonte perishane dhe prerje moderne të rrobave nga stofrat e buta, sipas të cilave shtëpia Chanel edhe sot e kësaj dite është e famshme në botë.

Rrobat e zeza sportive, flokë të thinjura të lidhura në bisht dhe syze të errëta dielli e bënin të famshëm dhe unik, transmeton rtk.

– Unë jam si karikaturë e vetvetes dhe kjo më pëlqen. Kjo është maskë, ndërkaq për mua karnavali në Venedik vlen gjatë gjithë vitit, pati deklaruar në një rast.

Instinkti i tij artistik, ndjenja për biznes dhe egoja mbresëlënëse i kanë sjellë sukses të madh në botën e modës ku është nderuar dhe ka futur frikën në konkurrencë, por edhe në modele.

Ka refuzuar të shikojë në të kaluarën, gjë që ka qenë pjesë e personalitetit të tij. Ai është shoqëruar me të rinjtë dhe ka shkuar në ahengje.

Ka pasur dëshirë të madhe të shkojë në piknik me të bijën Kaia Gerber, e cila është vetëm 17 vjeçe, por e cila bashkë me të ka lansuar koleksionin e 2018-s.

Macja e tij, Choupette, gjithashtu është e njohur dhe ka më shumë se njëqind mijë ndjekës në Instagram.

Ka vizatuar kreacionet e veta vetë madje me dorë gjë që sot është e rrallë. Ka pasur pasion të madh ndaj leximit dhe çdo ditë ka lexuar shtypin botëror.

Ka qenë i njohur për qëndrimin e ashpër ndaj modeleve dhe i padurueshëm ndaj të gjithëve të cilët nuk kanë qenë në trend. Shpesh është kritikuar për shkak të gjuhës së tij të ashpër. Ka pushuar nga puna miken më të mirë e cila i ka qenë model, për shkak se është fotografuar pa lejen e tij.

– Unë jam njëfarë lloj nimfomaniaku i modës, ka thënë për veten në vitin 1984.

Është i njohur që ka pirë nga 10 kënaçe Cola dietale në ditë, mirëpo në vitet 2000 ka humbur shumë peshë trupore, sepse ka dashur të bartë pantallona nr. 28.

Ka dashur posaçërisht të vesh pantallona të shtëpisë së modës Christian Dior.

Kur nuk ka punuar asgjë, gjë që rrallë edhe ka ndodhur, Karl është tërhequr në njërën ndër shtëpitë e shumta në Paris, Gjermani, Itali apo Milano, që të gjitha kanë qenë të rregulluar me të njëjtin stil të shekullit të 18-të. / KultPlus.com