Katy Perry, Lionel Richie dhe Take That, performojnë sonte në Koncertin e Kurorëzimit

Një ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles i Tretë, pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe po e kthen vëmendjen te Kështjella Windsor, ku do mbahet një koncert për nder të monarkut të ri.

Formacioni i interpretuesve për ngjarjen përfshin Lionel Richie dhe Katy Perry, përcjell klankosova.tv.

Dyshja kanë lidhje unike me mbretin e ri. Richie ka shërbyer si Ambasadori i Parë Global dhe Kryetar i Parë i Grupit të Ambasadorëve Global për Prince’s Trust, bamirësisë së Charles, që nga viti 2019. Perry ka qenë gjithashtu ambasador i Trustit British Asian, të cilin Charles e themeloi në 2007, që nga viti 2020.

Raportohet se pjesë e koncertit do jetë edhe pop grupi britanik, Take That.

Festimet fillojnë në orën 20:00. Koncerti do të vihet në skenë në lëndinën lindore të territorit të kështjellës, duke shënuar herën e parë që një ngjarje si kjo ndodh në këtë pronë./klankosova/KultPlus.com

William dhe Kate publikojnë imazhin e kartolinave të Krishtlindjes

Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar imazhin e tyre zyrtar të kartolinave përpara festave të Krishtlindjes, që i tregon ata të kapur për dore me fëmijët e tyre në fshat, shkruan BBC.

Princi William dhe Catherine janë fotografuar duke ecur me princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis në një ditë me diell në Norfolk.

Fëmijët veshin bluza dhe pantallona të shkurtra me mëngë të shkurtra, ndërsa prindërit e tyre janë të veshur me xhinse dhe atlete.

Ato janë marrë nga Matt Porteous, i cili ka dokumentuar familjen në të kaluarën.

Është bërë një traditë e përvitshme që familja mbretërore të zbulojë se cilat nga fotografitë e tyre të preferuara kanë zgjedhur për kartolinat që dërgojnë çdo Krishtlindje.

Fotoja e mbretit Charles dhe Camilla është bërë në mbledhjen e malësisë mbretërore në Braemar më 3 shtator, kur ai ishte ende Princi i Uellsit.

Mbretëresha Elisabeth vdiq pesë ditë më vonë, në moshën 96-vjeçare. Nuk dihet saktësisht se kur është bërë fotoja e Princit William dhe Catherine këtë vit.

Ky vit vjen në një kohë të rishikimit të marrëdhënieve të Princit William me vëllain e tij, Harry, gjatë publikimit të serialit kontrovers të Netflix. / KultPlus.com