Messi shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023 nga FIFA

FIFA shpalli sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimi kryesor “Futbollisti më i mirë” u rrëmbye sërish nga Lionel Messi.

Ylli argjentinas nuk ishte i pranishëm në ceremoni fare. Gjithsesi, ai ia doli të mposhtë konkurrencën ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që ishin dy të nominuarit tjerë.

Messi u vlerësua për trofetë e fituar me Paris Saint-Germainin dhe Inter Miamin.

36-vjeçari mori 48 pikë, aq sa mori edhe Haaland, por që Messi u rendit i pari falë një rregullore, që i jep përparësi numrit të nominimeve të zgjedhjes si i pari nga kapitenët e Kombëtareve.

Mbappe përfundoi i treti me 35 pikë./indexonline/KultPlus.com

Katy Perry, Lionel Richie dhe Take That, performojnë sonte në Koncertin e Kurorëzimit

Një ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles i Tretë, pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe po e kthen vëmendjen te Kështjella Windsor, ku do mbahet një koncert për nder të monarkut të ri.

Formacioni i interpretuesve për ngjarjen përfshin Lionel Richie dhe Katy Perry, përcjell klankosova.tv.

Dyshja kanë lidhje unike me mbretin e ri. Richie ka shërbyer si Ambasadori i Parë Global dhe Kryetar i Parë i Grupit të Ambasadorëve Global për Prince’s Trust, bamirësisë së Charles, që nga viti 2019. Perry ka qenë gjithashtu ambasador i Trustit British Asian, të cilin Charles e themeloi në 2007, që nga viti 2020.

Raportohet se pjesë e koncertit do jetë edhe pop grupi britanik, Take That.

Festimet fillojnë në orën 20:00. Koncerti do të vihet në skenë në lëndinën lindore të territorit të kështjellës, duke shënuar herën e parë që një ngjarje si kjo ndodh në këtë pronë./klankosova/KultPlus.com