15 vite pa piktorin Kel Kodheli

15 vite më parë u nda nga jeta piktori i njohur shqiptar Kel Kodheli, autori i pikturave të njohura si “Vallja e shpatave” ,”Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”. “Lahutari”, “Portret shkodraneje”.

Në kohë e fundit para se të ndahej nga jeta, Kel Kodheli u muar edhe me pikturë moderne.

Ai lindi më 24 dhjetor 1918 në katundin Kodhel të Lezhës. Kur kishte 6 vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Pas kryerjes së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoj shkollimin e mesëm teknike por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit.

Prindërit e tij babai Gega dhe nëna Eile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e mëtejshëm të djalit të tyre. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën. U bë që Kel Kodheli të vazhdoj studimet në Romë në atelienë e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943 dhe 10 vite punon në Bankën Kombëtare, si modelues.

Me 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “Gruaja që i ka vdekur burri”. 20 vjet punoi si edukator në Lice (Gjimnaz) për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me Akademi të Arteve të Bukura të Romës.

Më 24 dhjetor 2003, Presidenti i asaj kohe Aleksandër Moisiu, në shtëpinë e tij Kel Kodhelit i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e sajë, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli. / KultPlus.com

Sot 14 vjet më parë ndërroi jetë piktori shkodran Kel Kodheli

Kel Kodheli piktori i shquar në moshën 88-vjeçare la pas vetes një veprimtari krijuese të pasur. Pikturat e tij më të njohura ishin: “Vallja e shpatave”, “Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”, “Lahutari”, “Portret shkodraneje” etj.

Kodheli ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Më 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “gruaja që i ka vdekur burri”.

20 vjet punoi si mësues në Lice për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me akademi të arteve të bukura të Romës.

Në vitin 2003, Presidenti Moisiu, i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e saj,  ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli. /KultPlus.com