Kënga e Rexhës: Ai nuk u mbytë nga kali, historia është krejt tjetër (VIDEO)

Shumë prej nesh janë rritur me këngën e Rexhës dhe sa herë e ka dëgjuar këtë këngë të Qamilit të Vogël, ka ndier edhe dhembje për atë ngjarje që besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në ahur, transmeton KultPlus.

Sipas rapsodit Demir Krasniqi, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në afërsi të Medvegjës, ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vrarë mixha i tij.

Gjithmonë është menduar se Rexhën e kishte mbytur kali, madje shpeshherë edhe është ironizuar me rastin, duke thënë se Rexhën e ka mbytur pela. Por, duket se e vërteta është ndryshe dhe jo ajo që kemi besuar të gjithë ne. Demir Krasniqi pretendon se e di versionin origjinal të këngës së njohur të Rexhës, ku sqarohet gjithë ngjarja, që, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Stubëll, afër Medvegjës, rrethi i Jabllanicës.

Rexhës i kishte vdekur babai kur ai ishte dyvjeçar. Nëna e tij, sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, me qëllim që të mos lërë djalin jetim, kishte pranuar të martohej për kunatin, i cili u kujdes për ta rritur Rexhën. Pastaj e fejoi dhe vendosi që ta martojë me dasmë dhe krushqi, sipas zakoneve dhe traditave shqiptare të rrethit.

Ditën e dasmës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipur në kokë një mërzi e madhe, ngase e dinte se Rexha, pasi të martohej do të ndahej prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë, që do t`i takonte si trashëgimi nga babai.

Kjo vesvese e shtyri atë që ta vrasë Rexhën në ditën e dasmës së tij. Ai e mashtron Rexhën dhe e çon tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’i ushqyer ata dhe atje e vret tinëzisht, duke e lënë të vdekur në grazhd të kalit. Dasmorëve ua dha haberin duke u thënë se njëri prej kuajve e kishte qëlluar Rexhën me shqelm dhe e kishte lënë të vdekur në vend.

Nëna e Rexhës ishte kthyer nuse për kunatin

Dasmorëve nuk u kishte shkuar mendja se këtë krim mizor mund ta ketë bërë xhaxhai i Rexhës. Ata i besuan fjalëve të axhës së Rexhës. Demir Krasniqi thotë se ngjarjen e kishte dëgjuar nga Qamili i Vogël. Të vërtetën e vdekjes së Rexhës e kishte treguar vetë nëna e tij, disa vite më vonë, pasi asaj i kishte vdekur burri i dytë, që ishte axha i Rexhës.

Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte axha i tij e jo kali, siç është kënduar kënga plot një shekull e disa dekada. Sipas Krasniqit, këtë këngë e kishte sjellë në Gjakovë familja e këngëtarit Qamili i Vogël, që ishin shpërngulur pikërisht nga fshati Stubëll i Medvegjës. Qamil Muhaxheri ishte i pari që e këndoi këtë këngë në Radio-Prishtinë. Kënga është përhapur shumë shpejt nëpër të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare, ku këndohet edhe në ditët e sotme, por është e ndërtuar mbi një rrëfim të pavërtetë, duke krijuar edhe versione që shkojnë deri në banalitet.

Krasniqi e ka përpunuar dhe përshtatur për këngë origjinalin e kësaj ngjarjeje dhe për herë të parë e ka incizuar në audio kasetë më 25 korrik 2012. Ai pretendon se kjo është e vërteta e vdekjes së Rexhës dhe ky version nuk është kundërshtuar ende nga rapsodët dhe muzikologët. /gazetametro.net/ KultPlus.com

Historia e dhëndrit qe vdiq në ditën e dasmës, ‘Kënga Rexhës’, vaji dhe forca e një nëne

Mergime Taraku

Vargjet e kësaj këngë këndohen nën tingujt e çiftelisë nga Qamili i Vogël, por jo vetëm nga ky por edhe nga shumë rapsodë e këngëtarë të tjerë.  Ngjarja e kësaj kënge thuhet se ka ndodhur në fshatin Stubëll afër Medvegjës, rrethi i Jabllanicës në vitin 1879. Në këtë këngë tregohet vdekja e një djali i quajtur Rexhë, i cili vdes në ditën e dasmës së tij. Një ditë e lumtur që rikthehet në një ditë tragjike.

Përderisa kishin shkuar krushqit të marrin nusen e Rexës dhe të sillnin në shtëpi në bazë të traditave të shqiptarëve Rexha kishte vendosur që gjatë asaj kohe të ushqente kalin e tij. Për një moment kali godet Rexhën dhe Rexha ndërron jetë nga ajo goditje e kalit. Krushqit ishin duke e sjellur nusen për në shtëpi dhe nëna vajton të birin dhe kërkon  që të zgjohet sepse ishte djali i vetëm i saj dhe që priste ardhjen e nuses e jo edhe vdekjen e të birit.

O po vin krushqit rrethit malit

Rexha i nanës ngrasht të kalit

Qou Rexho qou djalo, qou ma i miri i nanës o

Se ska nana tjetër o

Fatkeqësisht nëna  pret që Rexha të zgjohet. Në një moment kërkon nga të ftuarit që të hanë ushqim dhe të pinë dhe që në ditën e nesërme të bëhet edhe varrimi i djalit të saj Rexhës.

O more n’krush ju hani e pini

Nesër Rexhën n’dhe ma shtini

Qou Rexho qou djalo, qou sokoli i nanës o

Sot ma dogje zemrën o

Sipas gojëdhënave

Sipas gojëdhënave Rexhës i kishte vdekur babai që në moshë të vogël. Sipas traditave të shqiptarëve gruas që i vdes burri për të ruajtur fëmijët e saj duhet të martohej me vëllain e burrit. Në këtë rast pas vdekjes së babait të Rexhës nëna e tij duhej të martohet me xhaxhain e Rexhës. Rexha mbasi ishte rritur i takonte edhe një pjesë e pasurisë dhe për shkak se tashmë pasuria duhet të ndahej xhaxhi i tij i kishte thënë në ditën e dasmës Rexhës që të shkonte dhe t’i ushqente kuajt. Në momentin që kishte shkuar Rexha, xhaxhai e kishte vrarë dhe pastaj kishte vrapuar nga të ftuarit dhe kishte treguar që kinse kuajt e kishin mbytur Rexhën.  Nëna e Rexhës thuhet se e kishte ditur të vërtetën se si kishte vdekur Rexha, por që nuk kishte pasur guxim të tregonte asnjëherë. Pas vdekjes së xhaxhait, nëna e Rexhës kishte treguar  të vërtetën e vdekjes së Rexhës që atë e kishte vrarë xhaxhai i tij.

Historia e kësaj kënge filloi me një ditë të lumtur e të hareshme, por që në fund çdo gjë kthehet në hidhërim. Gëzimi, lumturia e nënës për martesën e të birit shuhet në atë ditë.

Në këtë histori përveç dhimbjes që kishte nëna për vdekjen e të birit përbrenda vetës gjen edhe fortësinë, ku pavarësisht ngjarjes që kishte ndodhur kërkon që asnjë nga të ftuarit të mos mbeteshin të uritur  dhe që nesër të bëhet edhe ceremonia e varrimit të Rexhës.  Këngë më një histori mjaft prekëse./ KultPlus.com

1976, Viti kur Kori i Prishtinës ‘Kolexhium’ interpretonte Këngën e Rexhës në Shqipërinë Socialiste (VIDEO)

Këngën e Rexhes e dijmë të gjithë, e kemi dëgjuar e vazhdojmë ta dëgjojmë të këndohet nga këngëtarë të ndryshëm, një këngë me një histori tejet të dhimbshme, shkruan KultPlus.

Sonte, KultPlus ju sjell Këngën e Rexhes të interpretuar nga Kori i Prishtinës ‘Kolexhium’, në vitin 1976.

Kjo këngë e komponuar nga Lorenc Antoni, nën dirigjimin e Mark Kaçinarit gjatë një shfaqjeje në Korçë, kur artistët nga Kosova vizituan Shqipërinë socialiste.

KultPlus poashtu ju sjell edhe historinë që supozohet të jetë e vërteta mbi ngjarjen e Rexhës.

Sipas rapsodit Demir Krasniqi, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në afërsi të Medvegjës, ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vrarë mixha i tij.

Gjithmonë është menduar se Rexhën e kishte mbytur kali, madje shpeshherë edhe është ironizuar me rastin, duke thënë se Rexhën e ka mbytur pela. Por, duket se e vërteta është ndryshe dhe jo ajo që kemi besuar të gjithë ne. Demir Krasniqi pretendon se e di versionin origjinal të këngës së njohur të Rexhës, ku sqarohet gjithë ngjarja, që, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Stubëll, afër Medvegjës, rrethi i Jabllanicës.

Rexhës i kishte vdekur babai kur ai ishte dyvjeçar. Nëna e tij, sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, me qëllim që të mos lërë djalin jetim, kishte pranuar të martohej për kunatin, i cili u kujdes për ta rritur Rexhën. Pastaj e fejoi dhe vendosi që ta martojë me dasmë dhe krushqi, sipas zakoneve dhe traditave shqiptare të rrethit.

Ditën e dasmës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipur në kokë një mërzi e madhe, ngase e dinte se Rexha, pasi të martohej do të ndahej prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë, që do t`i takonte si trashëgimi nga babai.

Kjo vesvese e shtyri atë që ta vrasë Rexhën në ditën e dasmës së tij. Ai e mashtron Rexhën dhe e çon tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’i ushqyer ata dhe atje e vret tinëzisht, duke e lënë të vdekur në grazhd të kalit. Dasmorëve ua dha haberin duke u thënë se njëri prej kuajve e kishte qëlluar Rexhën me shqelm dhe e kishte lënë të vdekur në vend.

Nëna e Rexhës ishte kthyer nuse për kunatin

Dasmorëve nuk u kishte shkuar mendja se këtë krim mizor mund ta ketë bërë xhaxhai i Rexhës. Ata i besuan fjalëve të axhës së Rexhës. Demir Krasniqi thotë se ngjarjen e kishte dëgjuar nga Qamili i Vogël. Të vërtetën e vdekjes së Rexhës e kishte treguar vetë nëna e tij, disa vite më vonë, pasi asaj i kishte vdekur burri i dytë, që ishte axha i Rexhës.

Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte axha i tij e jo kali, siç është kënduar kënga plot një shekull e disa dekada. Sipas Krasniqit, këtë këngë e kishte sjellë në Gjakovë familja e këngëtarit Qamili i Vogël, që ishin shpërngulur pikërisht nga fshati Stubëll i Medvegjës. Qamil Muhaxheri ishte i pari që e këndoi këtë këngë në Radio-Prishtinë. Kënga është përhapur shumë shpejt nëpër të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare, ku këndohet edhe në ditët e sotme, por është e ndërtuar mbi një rrëfim të pavërtetë, duke krijuar edhe versione që shkojnë deri në banalitet.

Krasniqi e ka përpunuar dhe përshtatur për këngë origjinalin e kësaj ngjarjeje dhe për herë të parë e ka incizuar në audio kasetë më 25 korrik 2012. Ai pretendon se kjo është e vërteta e vdekjes së Rexhës dhe ky version nuk është kundërshtuar ende nga rapsodët dhe muzikologët. / KultPlus.com

Kur Qamili i Vogël këndonte Këngën e Rexhës (VIDEO)

Sonte KultPlus ju sjell ‘Kënën e Rexhës’ të intepretuar nga zëri i paharrueshëm i Qamilit të Vogël

Qamili i Vogël ka një bagazh të madh në skenën muzikore, duke mbetur kështu njëri ndër zërat më të paharrueshëm të skenës sonë muzikore.

Qamili i Vogël i takoi plejadës së parë të këngëtarëve popullorë kosovarë të pasluftës , siç janë : Zyhra Mula, Meserete Çavolli, Mazllom Mejzini, Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja, Hivzi Vokshi, Xhejlani Broçi, Adem Ejupi , Lilijana Çavolli, Muhamet Shala, Shahindere Bërlajolli, Qerimane Imami, Myrvete Fetahu, Gonxhe Gashi, Lajde Berisha, Behixhe Pakashtica , Anton Tomi , Gonxhe Manaku , Ismet Veseli, Rexhep Zajazi e shumë të tjerë. / KultPlus.com

Të gjithë besuan që Rexhën e mbyti kali por ky është versioni i nënës së tij

Shumëkush prej nesh është rritur me këngën e Rexhës dhe sa herë e ka dëgjuar këtë ka ndier edhe dhembje për atë ngjarje që besohet se ka ndodhur para 140 vitesh, kur djali jetim, natën e dhëndërisë, gjendet i vdekur në grazhd të kalit.

Gjithmonë është menduar se Rexhën e kishte mbytur kali. Por, duket se e vërteta është ndryshe dhe jo ajo që e kanë besuar të gjithë. Por rapsodi Demir Krasniqi pretendon se e di versionin origjinal të këngës së njohur të Rexhës, ku sqarohet gjithë ngjarja, që, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Stubëll, afër Medvegjës, rrethi i Jabllanicës.

Rexhës i kishte vdekur babai kur ai ishte dyvjeçar. Nëna e tij, sipas traditave dhe zakoneve të vjetra, me qëllim që të mos lërë djalin jetim, kishte pranuar të martohej për kunatin, i cili u kujdes për ta rritur Rexhën. Pastaj e fejoi dhe vendosi që ta martojë me dasmë dhe krushqi, sipas zakoneve dhe traditave shqiptare të rrethit. Ditën e dasmës së Rexhës, xhaxhait të tij, emri i të cilit nuk përmendet në këngë, i kishte hipur në kokë një mërzi e madhe, ngase e dinte se Rexha, pasi të martohej do të ndahej prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë, që do t`i takonte si trashëgimi nga babai. Kjo frikë e shtyu atë që ta vrasë Rexhën në ditën e dasmës së tij. Ai e mashtron Rexhën dhe e çon tek stalla e kuajve të dasmorëve, gjoja për t’i ushqyer ata dhe atje e vret tinëzisht, duke e lënë të vdekur në grazhd të kalit. Dasmorëve ua dha haberin duke u thënë se njëri prej kuajve e kishte qëlluar Rexhën me shqelm dhe e kishte lënë të vdekur në vend. Të vërtetën e vdekjes së Rexhës e kishte treguar vetë nëna e tij, disa vite më vonë, pasi asaj i kishte vdekur burri i dytë, që ishte xhaxhai i Rexhës. Pra, vrasësi i vërtetë i Rexhës ishte xhaxhai i tij e jo kali, siç është kënduar kënga plot një shekull e disa dekada./ KultPlus.com