44 vite më parë Thatchet bëhet kryeministrja e parë e Mbretërisë së Bashkuar

Sot bëhen 44 vjet nga emërimi i Margaret Thatcher si kryeministrja e parë e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan KultPlus.

Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher, ka lindur më 13 tetor të vitit 1925 në Lincolnshire dhe ka vdekur më 8 prill 2013 në Londër. Ishte politikane Britanike që ishte Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga 1979 në 1990 dhe drejtuese e Partisë Konservatore.

Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.

Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edëard Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t’u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.

Pas vajtjes në “10 Doëning Street”, Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të “Pakënaqësisë së dimrit” dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme. Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sektorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin i kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave. Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë filloi të bjerë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë, deri në 1982 kur Lufta e Falklandeve solli një rigjallërim të mbështetjes, duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.

Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si “taksë votimi”) ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj.

Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve. Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare./KultPlus.com

‘Europa është krijuar nga historia. Amerika është krijuar nga filozofia’

“Europa është krijuar nga historia. Amerika është krijuar nga filozofia.

“Pushteti është njësoj sikur të qenurit një zonjë… nëse ju duhet ta thuani se jeni, atëherë nuk jeni.”

“Secila grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë shumë afër t’i kuptojë edhe problemet e drejtimit të një vendi.”

“Nuk mund të ketë liri pa liri ekonomike.”

“Nuk më intereson se sa shumë flasin ministrat e mi, për aq kohë sa ata e bëjnë atë që u them unë.”

– Margaret Thatcher/KultPlus.com

16 vjeçarja, kryeministre e Finlandës vetëm për një ditë

Një vajzë 16-vjeçare në mënyrë ceremoniale mori postin e kryeministrit finlandez për një ditë për programin “Girls Takeover” – pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave të KB për të rritur më shumë ndërgjegjësimin për barazinë gjinore.

Aava Murto nga fshati i vogël Vaaksy në Finlandën jugore u fut në këpucët e kryeministrit Sanna Marin të mërkurën për të theksuar ndikimin e teknologjisë në barazinë gjinore, tema e këtij viti për ngjarjen vjetore, tha qeveria finlandeze.

“Aksesi i vajzave në teknologji është një çështje e rëndësishme, e barazisë globale që duhet të merret seriozisht”, tha Murto, e cila gjatë ditës së saj u takua me anëtarët e kabinetit dhe ligjvënësit, ndër të tjera, njofton New York Post, transmeton KultPlus.

Murto dhe Marin, një nga udhëheqësit më të rinj të qeverisë në botë në moshën 34 vjeçare dhe kryeministrja e tretë femër e kombit nordik, diskutuan se çfarë mund të bëjë Finlanda e teknologjisë me 5.5 milionë banorë për të përmirësuar mundësitë e vajzave për të përdorur dhe zhvilluar teknologjinë në një bazë globale.

Finlanda rregullisht shënon e para kur bëhet fjalë për të drejtat e grave. Marin drejton qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë të Finlandës, e cila përbëhet nga pesë parti, udhëheqësit e të cilave janë të gjitha femra.  / KultPlus.com