‘Nëse ata më sulmojnë personalisht, kjo do të thotë se nuk u ka mbetur as edhe një argument politik’

Margaret Thatcher është gruaja e parë e cila mbajti postin e kryeministres në Mbretërinë e Bashkuar, dhe konsiderohet njëra nga gratë më me ndikim në botë në shekullin XX, shkruan KultPlus.

Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.

KultPlus në 44 vjetorin e emërimit të saj si kryeministre e Britanisë së Madhe ju sjell disa nga thëniet e saj të cilat do të mbahen në mend gjatë:

Një grua me një vullnet të fortë quhet “e keqe”; Një burrë me një vullnet të fortë quhet “i fuqishëm”. Humbje? Unë nuk e njoh kuptimin e kësaj fjale.

Çdo grua që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do t’i afrohet shumë kuptimit të problemeve në drejtimin e një vendi.

Mund të jetë gjeli që këndon, por është pula ajo që shtron vezët.

Askush nuk do ta mbante mend Samaritanin e mirë nëse ai do të kishte thjesht qëllime të mira; Ai kishte edhe para.

Nëse doni që diçka të thuhet, kërkoni një burrë; Nëse doni që diçka të bëhet, kërkoni një grua.

Shtëpia duhet të jetë qendra, por jo kufiri i jetës së një gruaje.

Unë gjithmonë ngazëllehem jashtëzakonisht shumë, nëse një sulm që më bëjnë është veçanërisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata më sulmojnë personalisht, kjo do të thotë se nuk u ka mbetur as edhe një argument politik.

Ia vlen ta njohësh armikun, sepse në një moment të caktuar të kohës, mund të keni mundësi ta ktheni atë në mik.

Nuk mund të ketë liri, nëse nuk ka liri ekonomike.

90% e shqetësimeve tona nuk ndodhin kurrë.

Pasuria e një vendi nuk ka pse varet nga burimet natyrore, madje mund të përfitojë në fund të fundit, nga mungesa e tyre. Burimi më i madh i të gjithëve është njeriu. Ajo që duhet të bëjë qeveria, është të krijojë kuadrin, që talentet njerëzore të lulëzojnë.

Gratë janë shumë më të zonjat për të thënë “jo”, sesa burrat.

Unë zakonisht e krijoj mendimin për një burrë në 10 sekonda, dhe shumë rrallë e ndryshoj.

Nëse kritikët e mi do të më shihnin duke ecur mbi lumin Tamiz, ata do të thoshin se po e bëj ngaqë nuk di të notoj.

Të jesh i pushtetshëm është sikur të jesh një zonjë. Nëse ju duhet t’u tregoni njerëzve që jeni, atëherë në të vërtetë nuk jeni./KultPlus.com

44 vite më parë Thatchet bëhet kryeministrja e parë e Mbretërisë së Bashkuar

Sot bëhen 44 vjet nga emërimi i Margaret Thatcher si kryeministrja e parë e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan KultPlus.

Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher, ka lindur më 13 tetor të vitit 1925 në Lincolnshire dhe ka vdekur më 8 prill 2013 në Londër. Ishte politikane Britanike që ishte Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar nga 1979 në 1990 dhe drejtuese e Partisë Konservatore.

Ajo ishte kryeministrja britanike që shërbeu më gjatë e shekullit të 20-të dhe është e vetmja grua që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës. Si Kryeministre, ajo zbatoi politika që njihen si Theçerizëm.

Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edëard Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t’u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.

Pas vajtjes në “10 Doëning Street”, Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të “Pakënaqësisë së dimrit” dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme. Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sektorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin i kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave. Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë filloi të bjerë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë, deri në 1982 kur Lufta e Falklandeve solli një rigjallërim të mbështetjes, duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.

Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si “taksë votimi”) ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj.

Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve. Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare./KultPlus.com

‘Europa është krijuar nga historia. Amerika është krijuar nga filozofia’

“Europa është krijuar nga historia. Amerika është krijuar nga filozofia.

“Pushteti është njësoj sikur të qenurit një zonjë… nëse ju duhet ta thuani se jeni, atëherë nuk jeni.”

“Secila grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie do të jetë shumë afër t’i kuptojë edhe problemet e drejtimit të një vendi.”

“Nuk mund të ketë liri pa liri ekonomike.”

“Nuk më intereson se sa shumë flasin ministrat e mi, për aq kohë sa ata e bëjnë atë që u them unë.”

– Margaret Thatcher/KultPlus.com