Rama: Gjallëria do t’i kthehet Pallatit të Rinisë sepse ne jemi duke punuar fort që kjo të ndodhë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Pallatit të Rinisë do të bëhet si më parë.

“Gjallëria do t’i kthehet Pallatit të Rinisë sepse ne jemi duke punuar fort që kjo të ndodhë”.

“Edhe sot vizituam çdo cep të ikonës së Prishtinës, për të mësuar detaje për objektin dhe vendet ku mund të ndërhymë menjëherë me investime”, ka thënë Rama./Klankosova.tv/KultPlus.com

Kryetari Rama: Prishtina është duke u transformuar, viti 2024 vit i projekteve të mëdha

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se jeta në kryeqytet sot është më e mirë se që ishte kur ai e kishte marrë mandatin e të parit të kryeqytetit dy vjet më parë. Rama tha se transformimi i Prishtinës tashmë shihet në çdo cep të qytetit.

“Kemi numër të madh të projekteve që i kemi filluar dhe jemi duke i zbatuar, transformimi vetëm se ka filluar qysh nga viti i kaluar, përkundër faktit që kemi pasur probleme të shumta, me gjendje të ndryshme edhe globale edhe lokale, Prishtina është duke u transformu, pra kemi një numër të madh të projekteve me të cilat jemi në vazhdimësi në aspektin e infrastrukturës, si ajo e rrugëve, shkollave, qendrave mjekësore familjare, projekteve të ndryshme madhore të cilat janë tash në projektim dhe viti 2024 do të jetë po ashtu vit i projekteve të mëdha” tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

Rama foli edhe për projektet në periferi të Prishtinës, duke shtuar se këto projekte e lehtësojnë trafikun në kryeqytet.

“Kemi bërë një numër të madh të renovimit të shkollave, kemi fillu edhe ndërtimin e shkollave të reja, të cilat lidhen edhe me problemet e trafikut në kryeqytet, pra synojmë që përmes intervenimeve pra ndërtimin e shkollave në periferi që tash pesë vetëm se kemi filluar, i kemi edhe pesë të tjera me IFC të negociuara për t’i shtyrë përpara, po ashtu qendrën mjekësore familjare në Veterrik e kemi përfunduar tashmë, kemi rrugë infrastrukturore si rruga “Jim Xhema”, pra një projekt madhor i kryeqytetit, projekti më i madh në historinë e kryeqytetit” tha Rama./KlanKosova/KultPlus.com

Kryetari Rama nga Gara e Robotikës: Fëmijët e rinia janë thesari më i çmueshëm që kemi

Komuna e Prishtinës ka organizuar dhe sponsorizuar Garën e Robotikës për Fëmijë.

Kjo është bërë me qëllimin e mbështetjes së talenteve të reja në teknologji e inxhinieri.

Kështu u shpreh i pari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili theksoi se “Gara e Robotikës është një rrugë emocionuese për fëmijët për të mësuar në mënyrë kreative dhe argëtuese”.

Fëmijët, tha ai, “zhvillojnë aftësitë e tyre në programim, ndërtim, dhe bashkëpunim në mënyrë të vërtetë krijuese”.

Rama u shpreh i gëzuar që po kanë mundësi të ndihmojnë “të rriten gjeni të ardhshëm të inxhinierisë dhe teknologjisë”./Klankosova/KultPlus.com

Kryetari Rama reagon: Kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një grua shtatzënë të vrarë nga burri i saj në oborrin e QKUK-së, shkruan KultPlus.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur sonte në Prishtinë, në oborrin e Klinikës Gjinekologjike, ku një grua e re që priste të bëhej nënë, u vra bashkë me foshnjën e saj ende të palindur.

Ky është rasti i dytë i vrasjes së grave brenda një jave dhe kjo situatë duhet të trajtohet si alarmante nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.

I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës duke shpresuar se ky do të jetë rasti i fundit i dhunës e vrasjes së grave në Kosovë. / KultPlus.com

Kryetari Rama: ‘Fondacioni 17’, ‘Defy Them’, dhe ‘Studio për Artistë’, më frymëzuan që të përkrahim zhvillimin e skenës së pavarur të artit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot tri prej nismave ‘bottom up’ në artin pamor dhe muzikor: ‘Fondacioni 17’, ‘Defy Them’, dhe ‘Studio për Artistë’.

“Këto nisma kreative, kaq domethënëse për komunitetin artistik, synojnë të stimulojnë një skenë dinamike arti në Prishtinë”, ka shkruar ai.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Skena a pavarur e artit është çelësi i larmisë së një qyteti.

Mbrëmë, me shumë kënaqësi vizituam tri prej nismave ‘bottom up’ në artin pamor dhe muzikor, të cilat i mbështesim duke ofruar hapësirë pune dhe mbështetje programore.

Janë ‘Fondacioni 17’, ‘Defy Them’, dhe ‘Studio për Artistë’.

Këto nisma kreative, kaq domethënëse për komunitetin artistik, synojnë të stimulojnë një skenë dinamike arti në Prishtinë.

Kjo vizitë më frymëzoi që të përkrahim edhe më tutje zhvillimin e skenës së pavarur të artit, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për artistët. Këto celula kreative janë çelësi i një Prishtine dinamike. / KultPlus.com