Cardi B është ndër reperet më të famshme amerikane të momentin. Ajo, ditën e djeshme festoi ditëlindjen duke organizuar një festë madhështore në Las Vegas, përcjellë KultPlus.
Ajo që mori shumë vëmendje në këtë festë, ishte veshja e rep-artistes, e cila u komentua shumë nga fansat e saj e fytyrat e tjera publike ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo që u përkujdes për veshjen e Cardi B-së, ishte një disejnatore nga Kosova.
Bëhet fjalë për Lena Berishën. Fustani i zgjedhur nga Belcalis Marlenis Almanzar (emri i vërtetë i Cardi B) është pjesë e koleksionit të fundit të kreatores së njohur, i cili u prezantua nga modelja Oriola Marashi.
Përveç me Cardi B, Lena ka bashkëpunuar edhe me yje të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Bebe Rexhën. / KultPlus.com
Magjia e fustaneve të disenjatores Lena Berisha po merr vëmendje të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Hollywood, shkruan KultPlus.
Arti i saj ka arritur deri te modelet e njohura nga Libani, e
madje edhe te Bebe Rexha e cila me kreacione të disenajtores kosovare u
prezantua në mbrëmjen e “City Of Hope” që u mbajt në Santa Monica të Los
Angelesit ku e gjithë vëmendja e mediave botërore ra mbi Beben.
Arritjet e këtij niveli dhe interesimi i vazhdueshëm për artin e
saj po e nxisin disenjatoren që të sjell koleksione të reja shumë më shpesh.
Por, koleksioni i fundit është një tjetër vulë e suksesit për
Berishën.
Të shkrira në trupin e modeles nga Shqipëria, Oriola Marashi,
dizajnet e koleksionit më të ri të Lenës kanë marrë vëmendje të madhe.
Deri më tani ajo ka prezantuar disa veshje, por që gjithsej ky
koleksion përmban 15 të tilla.
E veçanta e këtij koleksioni janë materialet më të cilat ajo ka
punuar.
“Shumica e fustaneve janë punuar me materiale nga metali dhe punë
dore. Për këtë koleksion janë inspiruar nga vitet 2000 por që i kam ndërlidhë
me trendët e sotme, duke sjell një bashkëdyzim interesant”, ka theksuar disenjatorja
për KultPlus.
Ajo ka
potencuar që ky është koleksion “ready to wear 2020”.
Pritet që
krijimet e saj t’i shohim teksa parakalojnë në tapet të kuq nga artistë të
njohur botëror, apo prezantime të tjera shumë të rëndësishme pasi që sipas
disenjatores interesimi është i madh nga artistë e modele botërore.
“Ka interesim të madh nga Hollywoodi për këtë koleksion, emra të njohur të artistëve por edhe stilistë të yjeve më kanë kontaktuar. Jam duke punuar për emra të njohur që do t’i zbuloj shumë shpejt”, ka përfunduar Berisha. / KulPlus.com
Alessandra Ambrosio duket se është dashuruar me krijimet e stilistes shqiptare.
Jo më kot, në dy daljet e saj të fundit publike, fustanet që super modelja ka veshur mbanin emrin e Lena Berishës. Alessandra e cila u tërhoq zyrtarisht nga Victoria’s Secret 2 vite më parë, është një ndër modelet që ka bashkëpunuar me emrat më të mëdhenj të modës si Armani, Christian Dior, Ralph Lauren etj. Këto dy vite, duket se Ambrosio është kthyer në klienten e Lena Berishës dhe zgjedh pikërisht fustanet e saj për eventet më në zë ku ajo është e pranishme. / KultPlus.com
Por nuk ka munguar edhe reagimi i Bebes e cila ka ndarë një fotografi ku ka etiketuar stilisten kosovare.
https://www.instagram.com/p/Bo1wELRFy31/?taken-by=beberexha
Lena Berisha deri tani ka veshur me artin e saj shumë personazhe të njohura të skenës vendore dhe disa modele nga Libani, por kjo duket se është njëra prej arritjeve më të mëdha të saj në botën e showbizit. / KultPlus.com