Kur Liljana Cingu vallëzonte ‘Shotën’ (VIDEO)

Sot ka vdekur Mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu, shkruan Kult Plus.

Ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, që gjatë karrierës së saj u dha jetë më shumë se 200 valleve të ndryshme.

 ‘Mjeshtrja e madhe’ dhe  ‘Nderi i Kombit’ ishin tituj me të cilët shteti shqiptar e kishte nderuar Mbretëreshën e valles shqipe.

Më poshtë KultPlus ju sjell një një vallëzim të Cingut me vallen më të njohur në Kosovë, “Shota”/KultPlus.com

Kur Liliana Çavolli këndonte ‘Kam një mall e kam një zjarr’ (VIDEO)

Liliana Çavolli është një nga këngëtaret më të famshme të muzikës shqiptare, e cila me zërin e saj unik ka arritur të pjesë e muzikës së mirfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

“Zambaku i Prizrenit”, “Kam një mall e kam një zjarr”, “Kur lulet kundërmojnë”, “Perëndeshë e bukur je”, janë disa nga këngët me të cilat ka bërë për vete publikun.

KultPlus ju sjell një interpretim të Liliana Çavollit me këngën “Kam një mall e kam një zjarr”:

Kam një mall e kam një zjarr
Kam një mall për trim beqarë,
Po, po, po, o djalë po
me gjithë zemër a me do
Hajde o djalë mu afro
Falma zemrën hajt gëzom
Shok të mirë ty të kam
Vajzë e bukur për ty jam
Falmi buzët, më dëfre
Unë me zjarr dhe ti me prush
Që t’i shuaj s’mund kërkush
Kam një mall që nuk më le
S’kam as gjuhë më që të fle
Po, po, po, o djalë po
Eja pranë e më pushto…/KultPlus.com