Steve Jobs, ai që shndërroi kurajon dhe krijimin në erë të re besimi te zotërimi i dritës

Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.

Steve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”. Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.

Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare. Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore. Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte mishërim i suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet. Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar. Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjenden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të “mbylljes së perdeve”. Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”

… Dhe… ai u shua, iku doke lënë pas shembullin më të përsosur të forcës së pasionit, të besimit të themeltë tek ëndrra, ajo ëndërr që u shndërrua në një nga gjeneratorët e fuqishëm të prodhimit të energjisë së teknologjisë. Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote, së cilës ai i la peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha. Kujtesa për këtë gjeni të pashoq të modernitetit, është më e larta përulje mirënjoheje që i kemi ne një revolucionari të kurajos dhe besimit. Ai ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite. / Albert Vataj / KultPlus.com

Aktorja e njohur Pavlina Mani sot feston ditëlindjen e 75-të

Pavlina Mani është një aktore e mirënjohur shqiptare. Ajo u lind në Lushnjë më 13 nëntor 1948. Është aktore e suksesshme, ka realizuar shumë role të spikatura, duke filluar në 1966 në “Oshtimë në bregdet”, kur ishte ende studente.

Mani është nderuar me disa çmime. Prej vitit 2002 jeton me familjen e saj në SHBA.

Disa nga filmat me të cilët ajo mori pjesë janë:

Ishte koha për dashuri – (2004)
Njerëz dhe Fate – (2001-2003)…Drita
Po vjen ai (1999) mini-seri
Bolero – (1997) …Vera
8 persona plusteatër-komedi
Nata e dymbëdhjetë – komedi-teatër
Fletë të bardha – (1990) (TV) , Kristina
Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, rol episodik, një nga vejushat
Stolat në park – (1988) , Antigona
Tela për violinë – (1987) , gruaja Mucos
Dy herë mat – (1986) , gruaja Ilos
Pallati 176 – (1985)… Lirija, teatër-komedi
Në prag të jetës – (1985) , Ermiona
Rruga e lirisë – (1982), Nafi
Pas vdekjes – (1980), Lulushja
Radiostacioni – (1979), Miriam
Lulekuqet mbi mure – (1976), mësuesja e muzikës
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1975), Beti
Qyteti më i ri në botë – (1974)
Mimoza llastica – (1973)…mami Mimozes
Oshëtim në bregdet-(1966)…Shpresa/KultPlus.com

233 vite më parë lindi romancieri francez Alphonse de Lamartine

Alphonse de Lamartine, me emrin e tij të plotë Alphonse Marie Louis nga Prat de Lamartine, i lindur në Mâcon më 21 tetor 1790  është një poet, romancier, dramaturg francez, si dhe një personalitet politik që mori pjesë në Revolucionin e shkurtit 1848 dhe shpalli Republikën e Dytë. Ai është një nga figurat e shkëlqyera të romantizmit në Francë.

Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Burgonjën jugore, veçanërisht Milly2, i cili ushqeu frymëzimin e tij poetik, dhe u formua në kolegj në Lyon dhe Belley.

Ai udhëton për në Itali dhe zë një funksion ushtarak epemeral me Louis XVIII. Në tetor 1816, në një kurë në Aix-les-Bains, takimi me një grua të re të martuar, Julie Charles, shënon një pikë kthese vendimtare në jetën e poetit, por historia e tyre pasionante e dashurisë kthehet në tragjedi kur Julie, mbeti në Paris, vdiq në dhjetor 1817. Atëherë Alphonse de Lamartine shkroi poezitë e Meditimeve, koleksioni i të cilave u botua në 1820 dhe arriti një sukses të mrekullueshëm.

 Ai u martua në të njëjtin vit Mary Ann Elisa Birch, një angleze e re dhe mbajti pozicionin e sekretarit të ambasadës në Itali përpara se të jepte dorëheqjen në 1830. Ai botoi gjatë kësaj periudhe vepra të tjera poetike si, në 1823, Meditimet e reja poetike dhe Vdekja e Sokratit, ose përsëri, në Qershor 1830, Harmonitë Poetike dhe Fetare pasi u zgjodhën në Akademinë Franceze në 1823.

Poema e tij e fundit e shkëlqyer, Vreshta dhe Shtëpia është shkruar në 1857. Alphonse de Lamartine vdes më 1869.

Lirika e tij e kombinuar me një shprehje harmonike është cilësia e poezive të Lamartine, pjesa më befasuese e veprës së tij janë poezitë plot ndjeshmëri të frymëzuar nga Julie Charles, të gërshetuara me temat romantike të natyrës, vdekjes, etj.

Ishte mjeshtër i lirikës romantike dhe kampion i dashurisë, natyrës dhe vdekjes, Alphonse de Lamartine shënon një moment historik në historinë e poezisë franceze me muzikën e tij. Në të vërtetë “Revolucioni Francez i Poezisë mund të datohet në Meditimet Poetike të Lamartinës: kjo pllakë e hollë pati një efekt edhe duke shpërthyer dhe themeluar në ripërcaktimin e ngadaltë të poezisë që shekulli XIX”.

Ai mbetet i admiruar gjerësisht për fuqinë e gjenialitetit të tij poetik dhe pa dyshim numëron ndër poetët më të mëdhenj francezë të shekullit XIX./KultPlus.com

Ditëlindja

Agim Vinca

Në Paris, rastësisht, i mbusha pesëdhjetë e sa vjet.

Tani jam një vit më i madh se Naimi, 
dyfish më i moshuar se Migjeni
dhe – mjekërbardhë si Lasgushi.

Për ditëlindjen time
pimë nga një gotë verë
me Veronikën nga Kili
dhe Mihain nga Bukureshti.

Ç’rastësi
Të tre kemi njohur nga një diktaturë
(unë dy a tri)
dhe kemi ëndërruar botën e lirë.
I cakërrojmë gotat dhe themi:
Gëzuar!
Secili në gjuhë të vet;
në Paris, në botën e lirë
(A thua, vërtet?)

Në ditëlindjen time të njëqindepesëdhjetë! / KultPlus.com

Teatri Dodona publikon orarin e shfaqjeve për muajin shkurt

Teatri Dodona po vazhdon të sjellë shfaqje të reja, ku edhe së fundmi ka publikuar orarin për muajin shkurt, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Teatri Dodona njoftoi se do të shfaqen pesë shfaqje për muajin që po vjen.

Pra, shfaqja e parë do të jetë “Gogoli” nga Arian Krasniqi me regji të Mentor Berishës, e cila do të jepet më 5 shkurt me fillim nga ora 12:00.

Në anën tjetër, ky muaj do të mbyllet më 27 shkurt me shfaqjen “Ditëlindja” nga Ivor Martinic, dhe regji të Ilirjana Arifit. /KultPlus.com

Taylor Swift feston ditëlindjen, 5 këngët e saj më të vlerësuara

Ikona e popit amerikan dhe këngëtarja dhe kompozitorja e shumëfishtë Grammy, Taylor Swift, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të, transmeton KultPlus.

E lindur në Wyomissing, Pennsylvania, Taylor e filloi karrierën e saj si një këngëtare adoleshente e kantri, këngët e së cilës rezonuan me një brez të tërë fansash që e quajnë veten “Swifties”.

Me kalimin e viteve, Taylor është marrë me zhanre të ndryshme të muzikës dhe ka përdorur aftësitë e saj në shkrimin e këngëve për të përcaktuar pikëllimet e një brezi.

Disa prej këngëve që cilësohen sikurse të paharrueshme të publikuara nga Swift janë këto: “The lakes, All Too Well, Fifteen, Blank Space, Willow”. /KultPlus.com

Taylor Swift 30th Birthday Has 'Most Aggressive Holiday Party' | PEOPLE.com

Me një urim shumë të veçantë, Vera Ora uron në shqip Ritën për ditëlindje

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj të 31-të, ku edhe ka marrë një urim shumë të veçantë nga nëna e saj, Vera Ora, shkruan KultPlus.

Në një video të publikuar në “Instagram”, nëna e Ritës ka kujtuar kohën e fëmijërisë me një video të saj dhe Ritës së vogël.

“Rita zog urime ditelindja jemi knaq gjithmonë, qe videoja ne hapat e pare to botes tende magjike”, shkruhet në postimin e Verës.

KlutPlus ua sjellë edhe videon e publikuar:

Rita, e cila ka shënuar suksese të mëdha nëpër botë, feston sot ditëlindjen e saj të 31-të, ku edhe ka marrë mesazhe të ndryshme nga fansat nëpër botë. /KultPlus.com

‘Ditëlindja’ dhe ‘Gogoli’, shfaqje premierë në Dodonë

Përgjatë muajit qershor në Teatrin Dodona do të jepen dy premiera, shkruan KultPlus.

Më 8 qershor me fillim nga ora 19:30 do të jepet premiera e shfaqjes “Ditëlindja” nga Ivo Martinić, në regji të Ilirjana Arifit, në skenën e mbrëmjes.

Kurse më 19 qershor me fillim nga ora 12:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Gogoli” nga Arian Krasniqi, në regji të Mentor Berishës në teatrin për fëmijë./ KultPlus.com