Së shpejti vjen premiera e baletit për fëmijë “Liqeni i Mjellmave”

Premiera e baletit për fëmijë “Liqeni i Mjellmave” do të shfaqet këtë të premte në Teatrin Kombëtar të Kosovës, përcjell KultPlus.

“Liqeni i Mjellmave” vjen nën koreografinë e Behie Murtezit dhe Driton Saqipit. Ndërkaq, do të përcjellet me muzikën e Pyotr Ilyich Tchaikovsky dhe Hajrulla Sylës.

Shfaqja do të fillojë nga ora 19:30. / KultPlus.com

Televizioni rus ndërpret punën për shkak të presionit nga Kremlini, punonjësit lëshuan studion me brohoritjet ‘jo luftë’

Një prej televizioneve të fundit të pavarura ruse “Rain”, ka publikuar pamjet e ndërprerjes së transmetimit për një kohë të pacatkuar, pasi që ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga regjimi i Vladimir Putinit lidhur me raportimin e luftës në Ukrainë.

Rregullatori rus për telekomunikiacion tashmë ka bllokuar televizionin Rain, duke e kërcënuar dhe akuzuar për kinse “nxitje ekstremizmi, keqpërdorimin e qytetarëve rusë si dhe nxitje të prishjes së rendit dhe qetësisë dhe organizimin e protestave”, transmeton Telegrafi.

Sot televizioni Rain transmetoi emisionin e fundit në internet.

“Jo luftë”, tha Nataliya Sindeyeva, një prej themelueseve të kanalit, derisa punonjësit shihen duke u largua nga studioja televizive.

Në atë moment filloi transmetimit i “liqeni i mjellmave”

“I tërë stafi i televizionit rus ka dhënë dorëheqje gjatë transmetimit live me moton “Jo luftë”, dhe më pas filluan transmetimin e baletit “liqeni i mjellmave”. /Telegrafi/KultPlus.com

Po konsiderohet si një ndër videot më prekëse, pacientja me alzheimer vallëzon me “Liqeni i Mjellmave” (VIDEO)

Kjo video po konsiderohet si një ndër videot më prekëse, ku shihet një balerinë duke vallëzuar pjesë nga shfaqja “Liqeni i Mjellmave”, koreografi e mësuar dekada më parë, por që ngjallë emocionet e kësaj balerine gjatë përballjes së saj me sëmundjen e alzaimerit, shkruan KultPlus.

Marta Gonzales kishte drejtuar studion e baletit në New York të quajtur “Rosamunda”, duke kontribuar në këtë studio si balerinë, udhëheqëse dhe koreografe.

https://www.youtube.com/watch?v=_HEuC3r8IxM

Kjo video performancë e balerinës është filmuar përgjatë një terapie me muzikë, e cila praktikon muzikë që ka lënë gjurmë në jetën e pacientit./ KultPlus.com