“Putin është gati të përfitojë nga lufta Izrael-Gaza”

Ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme, ekziston një tundim për të mbivlerësuar ndikimin e Vladimir Putin, shkruan BBC.

Rusia ka lidhje me grupe si Hamasi dhe Irani, përfshirja e drejtpërdrejtë në konfliktet e fundit nuk është vërtetuar.

Rusia synon të shfrytëzojë situatën duke larguar vëmendjen nga Ukraina dhe duke u pozicionuar si ndërmjetëse, megjithëse besueshmëria e saj është e dyshimtë duke pasur parasysh veprimet e saj në Ukrainë, përcjell KultPlus.

Për më tepër, Kremlini fajëson SHBA-në për trazirat në Lindjen e Mesme për të përmirësuar pozitën rajonale të Rusisë.

Ndërsa përfitimet afatshkurtra janë të mundshme, Rusia rrezikon të tërhiqet në një luftë më të gjerë rajonale, veçanërisht nëse konflikti përshkallëzohet midis Izraelit dhe Iranit.

Balancimi i lidhjeve të saj me Izraelin dhe Iranin bëhet më sfidues ndërsa kriza thellohet, duke i bërë presion Rusisë që të zgjedhë anë. /KultPlus.com

Gratë që po e sfidojnë Vladimir Putinin

Gazeta amerikane “New York Post” ka publikuar një artikull rreth grave të fuqishme të Evropës të cilat po e kundërshtojnë fuqishëm Valdimir Putinin.

Në këtë tekst të shkruar nga Iulja Joja, në rend të parë është shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, pastaj kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, e ndjekur pas nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, Ursula Von Der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

“Këto janë gratë liderë që po e sfidojnë Putinin”, thuhet në shkrimin e NYP, transmeton Gazeta Express.

Gazeta amerikane tregon për transformimin e Baerbock dhe partisë së saj dhe faktit që tashmë Baerbock udhëheq thirrjet për t’i dalë në ndihmë Ukrainës edhe me armatim të rëndë. Si rezultat i këtyre qëndrimeve, autorja shkruan se popullariteti i Baerbock është në rritje.

Pas shefes së diplomacisë gjermane, autorja ka thënë disa fjalë edhe për kryeministren finlandeze, Sanna Marin. Gazeta përmend edhe faktin se si Marin ka marrë vëmendje, kur ka pyetur për komenetet e Presidentit Joe Biden rreth gjetjes së një zgjidhje për të përfunduar luftën. Kryeministrja e Finlandës ka thënë se e vetmja rrugëdalje nga konflikti është që Rusia të largohet nga Ukraina.

“ Ai kërkon, tha ajo, maksimumin për diçka që nuk ka qenë kurrë e tij, kërcënon me ultimatume dhe përshkallëzohet kur nuk ia del”, shkruan gazeta amerikane.

Në këtë listë është edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu. / KultPlus.com

Vajza e aleatit të Putinit u vra në shpërthimin në Moskë

Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin është vrarë në një shpërthim të dyshuar me makinë bombë, përcjell KultPlus.

Darya Dugina, 29 vjeç, vdiq pas një shpërthimi në një rrugë jashtë Moskës, tha komiteti hetimor i Rusisë.

Mendohet se babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i cili njihet si “truri i Putinit”, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit.

Z. Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.

Alexander Dugin dhe vajza e tij kishin qenë në një festival pranë Moskës, ku filozofi dha një leksion.

Festivali “Tradita” e përshkruan veten si një ngjarje familjare për artdashësit, e cila zhvillohet në pasurinë Zakharovo, ku dikur ka qëndruar poeti rus Aleksandër Pushkin.

Dyshja duhej të largoheshin nga vendi të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë, përpara se Dugin të merrte një vendim në minutën e fundit për të udhëtuar veçmas. /KultPlus.com

Dëshmitë në rritje tregojnë se forcat ruse po torturojnë dhe vrasin civilë në qytetet që pushtojnë (FOTO)

Trupat e Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë kanë shkatërruar jetë, ndërtesa banimi, shkolla, spitale, qendra tregtare, madje edhe ambulanca, duke lënë mijëra qytetarë ukrainas të vrarë ose të plagosur.

Dëshmitë në rritje tregojnë se forcat ruse po torturojnë dhe vrasin civilë në qytetet që pushtojnë. /KultPlus.com

Në fjalimin për ‘Ditën e Fitores’, Putini pranoi humbjet në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim të shumëpritur për Ditën e Fitores në Moskë.

Fjalimi në paradën ushtarake ishte paksa i pazakontë sepse Putini jo vetëm që nuk shpalli një mobilizim të përgjithshëm apo luftë, gjë që u spekulua se mund të ndodhte, ai nuk njoftoi as lëvizje të mëtejshme.

Por është interesante se në fjalim, Putin tha diçka që në fakt pranoi humbjet e Rusisë në Ukrainë, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index, përcjell Express.

Putin përmendi ushtarët e plagosur dhe të vrarë në Ukrainë dhe mbajti një minutë heshtje për të vdekurit.

Ai njoftoi gjithashtu ndihmë për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë, që është një njohje e rrallë e humbjeve ruse nga ana e tij. Ai tha se vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për Rusinë dhe se shteti do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për familjet e tyre./ KultPlus.com

Joe Biden e akuzon për gjenocid Putinin

Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e gjenocidit në Ukrainë, duke thënë se Vladimir Putin ka kryer krime lufte, përcjell KultPlus.

Biden ka qenë vazhdimisht i hapur në denoncimin e vrasjes me shumicë ruse të civilëve ukrainas, duke e etiketuar Putinin si “kriminel lufte” në mes të marsit.

Hetime të shumta janë duke u zhvilluar për mizoritë ruse në Ukrainë, të cilat përfshijnë rrënimin e Mariupolit dhe ekzekutimet e civilëve në periferi të Kievit, Bucha.

Prokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë hapi një çështje në shkurt duke thënë se kishte “një bazë të arsyeshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer si krime lufte ashtu edhe krime kundër njerëzimit”.

Për të vërtetuar një gjenocid, sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 thuhet se një një njeri ose dikush i akuzuar duhet të shkatërrojë tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar. /KultPlus.com

Musk e sfidon Putinin në duel ‘një me një’, fituesi e merr Ukrainën

Njëri nga njerëzit më të famshëm në botë dhe njohësi i teknologjisë, Elon Musk, ka sfiduar “një me një” liderin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Twitter”, Musk ka sfiduar Putinin “një me një”, dhe fituesi do të marrë Ukrainën.

“Me këtë e sfidoj Vladimir Putinin në luftime ‘një me një’”, shkroi ai, duke përdorur alfabetin rus në postim.

Musk gjithashtu shtoi: “Basti është Ukraina”, duke shkruar edhe emrin e vendit në gjuhën ruse, e duke e pyetur më pas se “A pajtohesh me këtë përballje?”.

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe përdorues të shumtë kanë supozuar se kjo është një tjetër shaka nga pronari i SpaceX. /KultPlus.com

‘Vdekje Putinit dhe pushtuesve rusë’, thirrjet e dhunshme që po i lejon Facebooku

Pronari i Facebookut dhe Instagramit do të lejojë përdoruesit në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër Vladimir Putinit dhe ushtarëve rusë.

Meta thotë se ka lejuar përkohësisht disa fjalime të dhunshme, si “vdekje pushtuesve rusë”, që zakonisht do të thyente rregullat e saj, raporton BBC.

Megjithatë, ai thotë se nuk do të lejojë thirrjet për dhunë kundër civilëve rusë.

Si kundërpërgjigje, Rusia u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë “aktivitetet ekstremiste” të gjigantit të mediave sociale.

Njoftimi erdhi pasi agjencia e lajmeve Reuters tha se kishte parë emaile të brendshme që përshkruanin ndryshimin e politikës së kompanisë.

“Si pasojë e pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës, ne bëmë një përjashtim të përkohshëm për ata të prekur nga lufta, për të shprehur ndjenja të dhunshme ndaj forcave të armatosura pushtuese”, tha një zëdhënës i Meta për BBC.

Sipas politikës së ndryshuar, përdoruesit në vendet përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë do të jenë gjithashtu në gjendje të bëjnë thirrje për vdekjen e presidentit rus Putin dhe presidentit bjellorus Lukashenko.

Mesazhet thuhet se thanë se thirrjet për vdekjen e liderëve do të lejohen nëse nuk përmbajnë objektiva të tjerë ose nuk përfshijnë një vendndodhje ose metoda.

Thirrjet për dhunë kundër rusëve lejohen gjithashtu kur postimi i referohet qartë pushtimit të Ukrainës, thuhet në emaile.

“Kërkojmë që autoritetet amerikane të ndalojnë aktivitetet ekstremiste të Metas, të marrin masa për të vënë para drejtësisë autorët”, shkruan ambasada ruse në SHBA./ KultPlus.com

Televizioni rus ndërpret punën për shkak të presionit nga Kremlini, punonjësit lëshuan studion me brohoritjet ‘jo luftë’

Një prej televizioneve të fundit të pavarura ruse “Rain”, ka publikuar pamjet e ndërprerjes së transmetimit për një kohë të pacatkuar, pasi që ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga regjimi i Vladimir Putinit lidhur me raportimin e luftës në Ukrainë.

Rregullatori rus për telekomunikiacion tashmë ka bllokuar televizionin Rain, duke e kërcënuar dhe akuzuar për kinse “nxitje ekstremizmi, keqpërdorimin e qytetarëve rusë si dhe nxitje të prishjes së rendit dhe qetësisë dhe organizimin e protestave”, transmeton Telegrafi.

Sot televizioni Rain transmetoi emisionin e fundit në internet.

“Jo luftë”, tha Nataliya Sindeyeva, një prej themelueseve të kanalit, derisa punonjësit shihen duke u largua nga studioja televizive.

Në atë moment filloi transmetimit i “liqeni i mjellmave”

“I tërë stafi i televizionit rus ka dhënë dorëheqje gjatë transmetimit live me moton “Jo luftë”, dhe më pas filluan transmetimin e baletit “liqeni i mjellmave”. /Telegrafi/KultPlus.com

Dirigjenti rus Valery Gergiev shkarkohet nga Filharmonia e Mynihut për mbështetjen ndaj Putinit

Valery Gergiev është shkarkuar nga puna si kryedirigjent i Filharmonisë së Munihut, për shkak të mbështetjes së tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe sepse nuk kundërshtoi pushtimin e Ukrainës.

Dieter Reiter tha se vendimi vjen pasi Gergiev nuk iu përgjigj kërkesave të Reiterit që 68-vjeçari të ndryshonte qasjen, raporton AP.

“Kam pritur që ai të rimendojë dhe rishikojë vlerësimin e tij pozitiv për liderin rus”, ka thënë Reiter. “Pasi kjo nuk ndodhi, opsioni i vetëm ishte ndërprerja e menjëhershme e lidhjeve”.

Gergiev ka qenë kryedirigjent i Munihut prej sesionit 2015-2016.

Gergiev aktualisht po drejton një seri shfaqjesh të Mbretëreshës së Spades të Çajkovskit në La Scala në Milano, ku u raportua se ai u përshëndet nga audienca javën e kaluar.

Shtëpia e operës ka deklaruar gjithashtu se ai do të hiqet nga paraqitja e tij e ardhshme më 5 mars nëse nuk flet kundër regjimit rus.

“Ne i kemi kërkuar atij të marrë një pozicion të qartë kundër këtij pushtimi dhe, nëse ai nuk do ta bëjë këtë, ne do të detyrohemi t’i japim fund këtij bashkëpunimi,” tha kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, i cili është gjithashtu president i La Scala. .

Filharmonia e Roterdamit ka njoftuar gjithashtu se do të anulojë Festivalin e saj vjetor me Gergiev këtë vit, nëse dirigjenti rus nuk do të revokojë mbështetjen e tij për Putinin; ndërsa festivali Verbier i Zvicrës ka kërkuar gjithashtu që dirigjenti të japë dorëheqjen si drejtor muzikor i Orkestrës së Festivalit Verbier.

Në Nju Jork, drejtori muzikor i Metropolitan Opera, Yannick Nézet-Séguin zëvendësoi Gergiev për tre shfaqje të fundjavës nga Filharmonia e Vjenës në Carnegie Hall. Vendi anuloi gjithashtu dy shfaqje të majit nga Orkestra Mariinsky që Gergiev duhej të drejtonte. / KultPlus.com

Federata Ndërkombëtare e Xhudos pezullon statusin e Putinit si president nderi

Federata Ndërkombëtare e Xhudos merr vendim që të pezullojë statusin e Vladimir Putin si President nderi, shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi në llogarinë personale, IJF ka bërë të ditur vendimin e tyre të fundit, lidhur me konflikin e vazhdueshm të luftës në Ukrainë.

“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Sanksione të ndryshme Rusia dhe Putini kanë marrë nga shtete të ndryshme botërore, përfshirë edhe Kosovën. /KultPlus.com

Veturat e veçanta të udhëheqësve botërorë

Krerët e shteteve, monarkët dhe udhëheqësit fetarë të botës zotërojnë disa prej automjeteve më të veçanta.

Njihuni me një pjesë të tyre:

Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vozitet me atë që njihet si “Bisha”. Versioni aktual i automjetit tejet të blinduar presidencial është prezantuar më 2018. Është një Cadillac i modifikuar, me përmirësime estetike, që e bëjnë atë më të hollë sesa versioni i mëparshëm më masiv. Sipas mediave amerikane, vetura përmban një frigorifer, për ta bartur gjakun që i përshtatet tipit të presidentit, në rast se nevojitet ndonjë transfuzion emergjent. Automjeti presidencial po ashtu raportohet të ketë doreza të elektrizuara të dyerve, për të zmbrapsur personat e paautorizuar që provojnë të futen brenda. Ndërkaq, për të ruajtur sekretet, versionet e pensionuara të veturës shkatërrohen nga stafi i Shërbimit Sekret amerikan.

Rivali rus i “Bishës” është limuzina Aurus, e cila përdoret nga Vladimir Putin si automjeti shtetëror presidencial i Rusisë, që nga prezantimi i tij më 2018. Versioni i veturës që përdoret nga Putin rëndohet nga veshja mijëra kilogramëshe me blindë, e cila e çon peshën e përgjithshme të veturës në 6.5 tonë. Ekzistojnë edhe versione civile të veturës së prodhuar në Rusi. Versioni më i lirë shitet për 245 mijë dollarë.

Modeli i fundit i limuzinës që përdoret nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, është Hongqi N501. Edhe ky automjet presidencial është prezantuar më 2018, dhe Xi është vozitur sefte me të gjatë një turneu në Afrikë. Pothuajse asgjë nuk dihet publikisht për veçoritë e sigurisë që përmban kjo veturë. Hongqi është marka më e vjetër kineze e automjeteve.

Limuzina shtetërore Bentley është automjeti zyrtar i mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar. Dy modele të kësaj veture janë ndërtuar më 2002. Që të dyja përmbajnë një stoli të trashë mbi kapakun e motorit, që shfaq Shën Gjergjin duke vrarë një dragua. Rrotat e limuzinës së blinduar, që bart flamurin e monarkisë, janë gjithashtu të mbrojtura nga kevlari, i njëjti material i papërshkueshëm nga plumbat që përdoret në helmetat e ushtarëve britanikë.

Dukja duket të ketë qenë më prioritet sesa siguria gjatë dizajnimit të veturës së perandorit të Japonisë, Naruhito. Toyota ka krijuar një version unik, me çati të hapur, të limuzinës së saj luksoze Century, për paradën e kurorëzimit të udhëheqësit simbolik të Japonisë, në Tokio, në nëntorin e vitit 2019. Vetura pritet të shihet në publik përsëri, gjatë paraqitjeve të perandorit në ceremonitë e Lojërave Olimpike, në kryeqendrën japoneze.

Papa Françesku është vozitur me vetura të ndryshme gjatë vizitave të tij nëpër botë, por ndoshta “papëmobili” më unik është ky automjet Karenjy, i prodhuar në Madagaskar, dhe i përdorur në shtatorin e vitit 2019. Karenjy, që do të thotë shëtitje në gjuhën madagaskane, është një kompani afrikane, e njohur për kamionët e tij që i përballojnë rrugët e vrazhda lokale. Një ekip prej 15 punonjësish kanë punuar pesë muaj për ta krijuar këtë automjet. Ai përmban një ndenjëse rrotulluese, flamuj të Vatikanit, dhe versione të arta të stemës së papës në dyert e tij të pasme./ REL / KultPlus.com