Kultplus
  • Lajme
  • Teatri
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Festivalet e Teatrove
    • Qendrat Kulturore
  • Filmi
    • Festivalet e Filmit
    • Produksionet e Filmit
    • Studiot e Reklamave
  • Arti Pamor
    • Galeritë dhe Atelietë
    • Dizajnerët e Modës
    • Studiot Dekoruese
    • Studiot e Arkitektures
    • Studiot e Interierit
    • Eventet
  • Libri
    • Bibliotekat
    • Institucionet Edukative dhe Shkencore
    • Shtëpitë Botuese
  • Muzika
    • Institucionet muzikore
    • Festivalet
  • Trashëgimia
    • Muzetë
  • Showbiz
    • Studiot Muzikore
  • Diaspora
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Festivalet
    • Galeritë
    • Dizajnerët
    • Qendrat Kulturore
  • Fëmijët
    • Festivalet
    • Institucionet kulturore – edukative për fëmijë
  • Personalja
    • Romët
    • Ashkalinjtë dhe Egjiptasit
  • Lajme
  • Teatri
    • Teatri
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Festivalet e Teatrove
    • Qendrat Kulturore
  • Filmi
    • Filmi
    • Festivalet e Filmit
    • Produksionet e Filmit
  • Arti Pamor
    • Arti Pamor
    • Studiot e Reklamave
    • Dizajnerët e Modës
    • Eventet
    • Galeritë dhe Atelietë
    • Studiot Dekoruese
    • Studiot e Arkitektures
    • Studiot e Interierit
  • Libri
    • Libri
    • Bibliotekat
    • Institucionet Edukative dhe Shkencore
    • Shtëpitë Botuese
  • Muzika
    • Muzika
    • Festivalet
    • Institucionet muzikore
  • Trashegimia
    • Trashëgimia
    • Muzetë
  • Showbiz
    • Showbiz
    • Studiot Muzikore
  • Diaspora
    • Diaspora
    • Dizajnerët
    • Festivalet
    • Galeritë
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Qendrat Kulturore
  • Fëmijët
    • Fëmijët
    • Festivalet
    • Institucionet kulturore – edukative për fëmijë
  • Personalja
    • Ashkalinjtë dhe Egjiptasit
    • Romët
Kultplus
  • Lajme
  • Teatri
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Festivalet e Teatrove
    • Qendrat Kulturore
  • Filmi
    • Festivalet e Filmit
    • Produksionet e Filmit
    • Studiot e Reklamave
  • Arti Pamor
    • Galeritë dhe Atelietë
    • Dizajnerët e Modës
    • Studiot Dekoruese
    • Studiot e Arkitektures
    • Studiot e Interierit
    • Eventet
  • Libri
    • Bibliotekat
    • Institucionet Edukative dhe Shkencore
    • Shtëpitë Botuese
  • Muzika
    • Institucionet muzikore
    • Festivalet
  • Trashëgimia
    • Muzetë
  • Showbiz
    • Studiot Muzikore
  • Diaspora
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Festivalet
    • Galeritë
    • Dizajnerët
    • Qendrat Kulturore
  • Fëmijët
    • Festivalet
    • Institucionet kulturore – edukative për fëmijë
  • Personalja
    • Romët
    • Ashkalinjtë dhe Egjiptasit

Etiketë: Logo

Facebook ndryshon logon

Posted on 21 Shtator, 202321 Shtator, 2023 by Kult Plus

Ndonjëherë kur bëhet fjalë për dizajnin, më pak është më shumë. Të paktën kështu pretendon Meta, kompania që qëndron pas Facebook, e cila ka publikuar logon e rifreskuar për këtë rrjet social. Sipas postimit të djeshëm në blog të kompanisë, ndryshimet e reja përfshijnë një nuancë më të errët të blusë dhe një ndryshim të lehtë në shkronjat e vogla “f”.

Pjesë e strategjisë

Në postim, Meta shpjegon se këto ndryshime janë pjesë e një strategjie për të “rifreskuar dizajnin e logos së Facebook-ut, duke e bërë atë më të guximshme dhe më të habitshme”. Kompania thekson se ngjyra blu më e errët u zgjodh për ta bërë më të spikatur “f”-në dhe për ta bërë dizajnin “më të aksesueshëm vizualisht”.

Duke marrë parasysh faktin se Facebook ka më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ky ndryshim mund të duket i parëndësishëm, por nuk është i parëndësishëm. Çdo ndryshim që bën Meta do të jetë menjëherë i dukshëm për një numër të madh përdoruesish, gjë që shpjegon pse ndryshimet në logo janë delikate dhe jo radikale.

Përveç ndryshimeve në logo, Meta ka përditësuar edhe banerin në Facebook.

“Ne përdorëm fontin tonë të personalizuar, Facebook Sans, për të ridizajnuar titullin dhe logon, në mënyrë që të arrijmë qëndrueshmëri dhe të përmirësojmë lexueshmërinë e përgjithshme në platformë” thekson Meta.

Paleta e ngjyrave

Gjithashtu, është përditësuar paleta e ngjyrave, si dhe dizajni i Reactions në platformë. Meta vëren se ngjyrat e reja janë krijuar për të mundësuar një “përgjigje më të lartë emocionale” dhe për t’u përshtatur me “nevojat e ndryshme të përdoruesve”.

Kjo është vetëm faza e parë e një sërë ndryshimesh që Meta po planifikon si pjesë e rinovimit të identitetit vizual të Facebook. Sipas kompanisë, ne duhet të presim ndryshime të mëtejshme në të ardhmen. / KultPlus.com

Posted in LajmeTagged Facebook, Logo, ndryshimi

Dokumentet zyrtare nuk do të kenë më logon e Skënderbeut

Posted on 3 Dhjetor, 20183 Dhjetor, 2018 by Kult Plus

Të gjitha dokumentet zyrtare nga dita e sotme nuk do të kenë më logon Kombëtare të vendosur një vit më parë në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut”.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës së Shtetit.

“Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi para një viti vendimin nr. 12, që modelet e dokumenteve administrative të përmbanin Logon Kombëtare në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut” e detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare. Nga dita e sotme dokumentet zyrtare nuk do të kenë më këtë logo”, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme e Arkivës së Shtetit./ KultPlus.com

Posted in TrashëgimiaTagged Logo, skenderbeu

Ky është artisti që e punoi logon e re të FFK-së e cila nuk u prit aspak mirë nga publiku

Posted on 17 Qershor, 201817 Qershor, 2018 by Kult Plus

Të shtunën (16 qershor) është prezantuar logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila nuk është pritur aspak mirë nga publiku.

Është piktori, Sali Musliu, i lindur në Gjilan, në vitin 1966, ai që e ka dizajnuar logon, e cila u përzgjodh nga FFK.

Ajo ka ngjallur reagime të mëdha në internet, ku komentuesit nuk e cilësuan si logon më të mirë.

Ai ka diplomuar në vitin 2001 në Akademinë e Artit në Dusseldorf, tek artisti me reputacion botëror, prof. Konrad Klapheck. Musliu është aktiv në skenën e artit dhe profesionalisht merret me pikturë në Frankfurt, ku vepron dhe jeton aktualisht – thuhet në një njoftim të FFK-së.

Gjatë vitit 2010 ka qenë profesor i artit në Kolegjin AAB në Prishtinë, derisa më herët ka menaxhuar me galerinë-ateleun e hapur në Prishtinë.

Piktori ka fituar shumë çmime si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, derisa në vitin 1999 nga Akademia e Arteve në Dusseldorf e pranoi titullin ‘Mjeshtër i Artit’.

Veprat e piktorit Sali Musliu gjenden të ekspozuara në institucione të ndryshme, muze të artit dhe shumë koleksione private në të gjithë botën./ KultPlus.com

Posted in Arti PamorTagged FFK, Logo, Sali MusliuLeave a Comment on Ky është artisti që e punoi logon e re të FFK-së e cila nuk u prit aspak mirë nga publiku

Ilir Muharremi: Logoja nuk është plagjiaturë por përsëritje e monotonshme

Posted on 14 Janar, 201814 Janar, 2018 by Kult Plus

Pas ndërrimit të logos së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e cila doli të jetë plagjiaturë nga dy dizejner që kishin fituar në konkurs, erdhi logoja tjetër nga dizajneri Zeni Ballashi.

Kjo logo fillimisht doli të jetë e pëlqyer mjaft shumë, derisa mbrëmë u publikua një fotografi që tregonte logon e njëjtë të krijuar nga vetë ky artist para tri vitesh për kongresin e partisë BDI në Maqedoni, shkruan KultPlus.

Nuk zgjati shumë dhe nisën reagimet në lidhje me atë se kush e ka ‘fajin’ për dy incidentet që po ndodhin në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, incidente këto me logo që nuk janë krijuar enkas për këtë ditë. Një ndër reagimet ka ardhë edhe nga artisti njëherësh kritik arti-Ilir Muharremi.

Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se artisti e përsërit logon e vitit 2015-të të punuar në Maqedoni dhe që sipas tij, kjo i bije me u pagu për të njëjtën punë dy herë.

Po sjellim të plotë e pa ndërhyrje shkrimin e Ilir Muharremit:

“Pasi u anulua logoja plagjiat, tash fitoj logo tjetër vetëplagjiaturë. Artisti përsërit logon e vitit 2015 të punuar në Maqedoni. Kjo i bije si mu pagu për të njëjtën punë dy herë. Koncepti është i njëjtë: 6 yje i kanë të dyja logot, vetëm ndërron pak mënyra e dizajnimit edhe numri 10 është në të njëjtën mënyrë. Thjeshtë, autori dy herë e ka shit mallin e njëjtë. Kjo është turp i madh! Këtë s’mund ta quajmë plagjiaturë, natyrisht sepse janë të krijuara nga i njëjti autor. Por, autori është dashur të krijoj diçka unike gjithmonë duke respektuar stilin e tij dhe si avancim të punës së më hershme unë nuk e shohë, por përsëritje, dhe përsëritje monotone. Kjo vepër më shumë po duket si një tregti si mall i njëjtë për t’u shitur sesa kreativitet unik dhe enkas i punuar për 10 vjetorin e pavarësisë. Ndoshta edhe artisti nuk e kishte kohën e mjaftuar sepse dy ditë më parë njëra logo u anulua dhe si për shpejt është dashur të zgjidhet një tjetër. Vetëm ka nxjerrë nga arkivi dhe ka modifikuar shumë pak logon e vjetër”, ka shkruar Muharremi./ KultPlus.com

Posted in Arti PamorTagged Ilir Muharremi, Logo, Zeni BallazhiLeave a Comment on Ilir Muharremi: Logoja nuk është plagjiaturë por përsëritje e monotonshme

Zeni Ballazhi, autori i përvjetorëve të mëdhenj (FOTO)

Posted on 11 Janar, 201812 Janar, 2018 by Kult Plus

Kur kujtohet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, çdo kush e ka para sysh stemën e dizajnuar nga Zeni Ballazhi, në përvjetorin më të rëndësishëm të pavarësisë njëshekullore të Shqipërisë. Sot, një gjurmë të rëndësishme të punës së tij, Zeni Ballazhi e vulos edhe në logon e re, e cila do të përdoret për dhjetëvjetorin e parë të Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Logoja e cila shoqëroi pikën e rrugëtimit 100 vjeçar të Pavarësisë së Shqipërisë përmbante një stilizim të shqiponjës dykrenare, në formën e një flake jubilare. Kjo logo përveç se u vendos në të gjitha shkresat zyrtare të Institucioneve Qendrore Shtetërore me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ajo shpesh është përdorur edhe nga individë e biznese të ndryshme, duke e bërë të pranishme këtë llogo edhe në rroba, gota, shalle, dyqane, e vende të tjera. Logoja e tij ishte përzgjedhur nga një juri e Galerisë Kombëtare të Arteve mes gjashtë punimeve më të mira nga 24 që u prezantuan në atë garë.

Emri i artistit Zeni Ballazhi, që nga sot lidhet edhe me logon e një dekade pavarësie të Kosovës. Kjo logo erdhi pas vendimit të Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që të ndryshojë logon e cila ishte prezantuar ditë më parë dhe që kishte nxitur reagime të shumta se logoja mund të jetë plagjiaturë. Logoja e re, me autor Zeni Ballazhin që do të jetë edhe logoja zyrtare e tërë manifestimeve e cila fillimisht ishte përzgjedhur si dizajn për Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Duket sikur krijimtaria e këtij artisti ka gjetur vetën, dhe do të ngulitet thellë në historinë e kombit shqiptar. Rrugëtimi i tij personal, e ai profesional shtrihet në gjithë territorin ku ka shqiptarë, ai vjen nga Maqedonia, e jeton në Kosovë ndërsa studimet e larta i ka kryer në Akademinë e Arteve Vizuale në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë. Ballazhi ka prezantuar para publiku një numër të konsiderueshëm të ekspozitave personale e kolektive. Puna e tij ka prekur galeritë e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Gjeorgjisë, Francës, Japonisë, Norvegjisë, Teksasit, Sllovenisë dhe Greqisë. Po ashtu ai njihet edhe si kurator i disa ekspozitave të organizuara në Kosovë dhe Rajon. Në disa nga këto shtete ka punuar edhe si drejtor artistik (skenograf) në disa filma e shfaqje. Aktualisht punon prej vitit 2001 si dizajner dhe kurator në Galerinë e Arteve të Kosovës./ KultPlus.com

Posted in Arti PamorTagged 10 vjet shtet, kosova, Logo, Zeni BallazhiLeave a Comment on Zeni Ballazhi, autori i përvjetorëve të mëdhenj (FOTO)

Anulohet logoja e kontestuar e 10 vjetorit të pavarësisë, kjo është logoja e re (FOTO)

Posted on 11 Janar, 201811 Janar, 2018 by Kult Plus

Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë ka përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë, gjë që kishte nxitur edhe reagimin e krijuesve të saj, të cilët për të dëshmuar autenticitetin kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final i saj.

“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare. #Kosova10”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Përmes një komunikate dërguar medieve, Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, thotë se duke pasur mirëkuptimin e autorëve, Këshilli Organizativ ka vendosur që të ndryshojë logon e dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe ka prezantuar logon e re, autor i së cilës është Zeni Ballazhi, njëherësh autor edhe i logos së 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Logo e re

Kjo logo ishte përzgjedhur si dizajn për Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, por Këshilli Organizativ ka vendosur që ajo jetë edhe logoja zyrtare e tërë manifestimeve.

“Jemi të vetëdijshëm se nga miliona logo që ekzistojnë në botë, ngjashmëritë rastësore janë shumë të mundshme. Por, e kuptojmë edhe shqetësimin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve që përfaqësojmë, që një feste siç është dhjetëvjetori i pavarësisë nuk duhet t’i bie asnjë hije e keqe, sado e vogël që ajo mund të jetë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Kjo është komunikata e plotë e Këshillit Organizativ:

Këshilli Organizativ për 10 Vjetorin e Pavarësisë përzgjedhë një logo të re, anulon të parën

Këshilli Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës i ka pranuar me shqetësim reagimet e publikut për ngjashmërinë e logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë me logon e një kompanie gjermane, si dhe i ka shqyrtuar me kujdes të gjitha mundësitë për të vazhduar sa më mirë me organizimet për këtë ditë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët tanë.

Ne i falënderojmë autorët e logos për gatishmërinë e tyre që të japin sqarime deri në detaje për procesin e dizajnimit të logos dhe e vlerësojmë kontaktin që kanë krijuar me kompaninë gjermane për të hequr çdo dyshim se logoja e prezantuar është autentike, përkundër ngjashmërive që kishin këto dy logo.

Jemi të vetëdijshëm se nga miliona logo që ekzistojnë në botë, ngjashmëritë rastësore janë shumë të mundshme. Por, e kuptojmë edhe shqetësimin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve që përfaqësojmë, që një feste siç është dhjetëvjetori i pavarësisë nuk duhet t’i bie asnjë hije e keqe, sado e vogël që ajo mund të jetë.

Duke pasur mirëkuptimin e autorëve të asaj logoje, Këshilli Organizativ ka vendosur që të ndryshojë logon e dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe të prezantojë logon e re.

I falënderojmë të gjithë ata që kanë konkurruar në konkursin e hapur publik, kurse fituesin e ri, Zeni Ballazhi, i cili ishte përzgjedhur edhe fitues i propozimit për dizajnin e Medaljes Presidenciale për 10 Vjetorin e Pavarësisë, e urojmë për punën e tij dhe e falënderojmë për bashkëpunimin./ KultPlus.com

Posted in TrashëgimiaTagged 10 vjetori, kosova, Logo, PavarsiaLeave a Comment on Anulohet logoja e kontestuar e 10 vjetorit të pavarësisë, kjo është logoja e re (FOTO)
  • Lajme
  • Teatri
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Festivalet e Teatrove
    • Qendrat Kulturore
  • Filmi
    • Festivalet e Filmit
    • Produksionet e Filmit
    • Studiot e Reklamave
  • Arti Pamor
    • Galeritë dhe Atelietë
    • Dizajnerët e Modës
    • Studiot Dekoruese
    • Studiot e Arkitektures
    • Studiot e Interierit
    • Eventet
  • Libri
    • Bibliotekat
    • Institucionet Edukative dhe Shkencore
    • Shtëpitë Botuese
  • Muzika
    • Institucionet muzikore
    • Festivalet
  • Trashëgimia
    • Muzetë
  • Showbiz
    • Studiot Muzikore
  • Diaspora
    • Institucionet e Artit Skenik
    • Festivalet
    • Galeritë
    • Dizajnerët
    • Qendrat Kulturore
  • Fëmijët
    • Festivalet
    • Institucionet kulturore – edukative për fëmijë
  • Personalja
    • Romët
    • Ashkalinjtë dhe Egjiptasit

rreth nesh

KultPlus është gazetë online për art dhe kulturë, e para dhe e vetmja në të gjithë hapësirën shqiptare. Në KultPlus mund të lexoni lajmet më të fundit për artin dhe kulturën shqiptare, atë të rajonit dhe të botës. Përpos lajmeve, në KultPlus mund të lexoni tema të ndryshme, intervista, opinione...
Me KultPlus, bota e juaj është më e bukur!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga gazeta online për art dhe kulturë - KultPlus
KultPlus është anëtare e Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK)

na ndiqni

  • [email protected]
  • Tel: +383 49 119 400
  • Privacy Policy

ligjet

  • Ligjet
  • Ligji për teatrin
  • Ligji për trashëgiminë kulturore
  • Ligji për teatrin