Ilir Muharremi publikon libër për teatrin e kukullave

Sot doli në dritë libri me ilustrime për teatrin e kukullave. Autor i këtij libri është Ilir Muharremi. Libri është ndarë në pesë kapituj duke përfshirë teatrin e kukullave, dramatizimin, regjinë, aktrimin, teatrin e hijeve, skenografinë, kostumografinë, muzikën dhe ndriçimin e teatrit të kukullave. Shtëpi botuese është “Lena”.

“Është libër i parë në Kosovë që botohet për teatrin e kukullave, e kam për të nevojshme që këndit të librit t’i shtohet një titull i tillë. Libri ofron ilustrime nga kukullat antike e deri te ato të sotme, është me ngjyra dhe tregohet procedura se si duhet krijuar një kukull teatri duke përfshirë të gjitha llojet e kukullave. Në këtë libër mësohet se si duhet të luajmë në skenë me kukullën, si duhet të flasim me të, si duhet të veprojmë me të”, thotë Muharremi.

Ky libër është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë./ KultPlus.com

Gjithçka për një grua të bukur

Ilir Muharremi  

Gjithçka është thyer te unë edhe dashuria. Jam i bindur në këtë. Dëgjoj muzikë nga kaltërsia e qiellit, kompozim natyror edhe kjo me vret. Më fal që të dua, Zoti vet me dënoj për këtë, të fali ty te unë dhe prapë të mori për vete, dashuria ime. Në zemrën time rrjedhin helme të ndryshme, shohë që s’ka shpresë më, mendoj që je ti brenda aty. Andaj vdesë e dashur, kërkoj falje. Dëgjoj meloditë e qiellit njëra shprehë dhimbejn e tjetra shpresën, të parës i besoj unë. Jam ai që të do dhe vuan për ty, dy gjëra të njëjtën kohë. Çdo natë ëndrroj qe je këtu dhe nuk je e dashur, koha eleminon dhimbjen, unë nuk po pajtohem, vuaj vuaj sepse e dua dashurinë.  

Ëndrroj kuajt e zi, humnerën, mesjetën. Jam e s’jam e dashur dije. Ëndërr e keqe, jeta e bukur, dashuria keq që lind nga jeta. Nuk je më e dashur dhe i zgjuar gjithmonë ëndrroj në çarçafët tonë aty ku aroma jote ende ndjehet. Djersen tënde e shijoj e bëjë pjalmë në mushkëritë e mi. Gjithçka sonte është sonetë, vibrim i shpirtit e dashur. Fatin e rrokullisë vet nga vetja nuk por nuk  mund të heq dorë ende. Gjithçka po ndodh për një grua të bukur e të mrekullueshme. Dielli lind për të, rretë qajnë për të, ylberi krijon ngjyra nga drita e saj. I fsheh lotët unë e ajo jeton thellë në errësirë. Gjthçka për një grua të bukur me flokë ngjyrë kafe fytyrë rrumbullake, sy të tërhequr, mollëza të fryra natyrale. Zemra e ndjen diellin brenda e pikturon horizontin dhe përtej.  

Prisja, prisja autobusët se e dija që zbret ti. Shpërqendrimi i kuadrit ndodhte kur e dija që vije ti e zemra pomponte gjak shpejt, ora lëvizte njëjtë, Koha ime kishte rëndësi. Autobusët ndroheshin ti nuk zbrisje e qielli ishte skuqur shumë sikur qante lotët ishin ca re avujsh afër. Shikimi im ishte i metaltë mbi këtë skuqje. Isha thyer shumë nuk erdhe ti edhe pse e dija kohën tënde të ardhjes. Gjithçka që kam nga fati dhe ti janë kujtimet. Ta fal shpirtin e tash asgjë nga ti. Jeta kthehet si një fazë të vuatjes pa gëzim thuajse asgjë s’ka më kuptim dhe është fundi pa fund përtej e dashur.

Në thellësinë time plagë, ishe dashuria e vetmja. mollë e skuqur e kafshuar veç nga unë në fillim. Lehtë vdes unë në kujtimet tona, zhdukem shkrihem e dua këtë asgjësim gjithmonë jeta ime ishtë në tehë të thikës e dashur. Maja e saj tashmë në zemër ngulitë të kaluarën. Lehtë vdesë unë në kujtime tona. Kënaqu, kënaqu ti edhe pse besoj që nuk kënaqesh. Rinia jonë ishte fat për ne të dy. Shkëlqenim nën këtë hapësirë. Lehtë i bashkuam buzët për faj të dashurisë. Ende aromën e kujtoj, dhëmbët tua të vegjël. Parfumin e kam të ngulitur në mushkëri dhe në kujtesë. Parfum plot kujtime dhe jetë. Jeta jonë shumë kuptim dashuri, moshë e re plot shpirt. Sikur engjëjt me krahë të tyre grithin kaltërsinë e qiellit dhe projektojnë imazhin tënd. Fytyrën rrumbullake të vogël, trupin e gjatë. /KultPlus.com

Heqja e yllit në mozaikun “Shqipëria”, reagon kritiku Muharremi: Diktatura moderne

Nga Ilir Muharremi

Arti përfaqëson kulturën, etnografinë, shkencën, historinë, ndonëse në formë më pamore, më bindëse dhe në disa faza edhe më të sakta sesa shkencat e përmendura. Gjithkund në botë restaurohen veprat e artit. Ato nuk ndryshohen, nuk ju hiqen simbolet, format, ose me tendencë të ndonjë propagande kohore, në shenjë revolte ndaj ish sistemeve të fshihen simbolet. Marrim “Guernikën” e Pablo Picasso. Piktura është një vepër e fuqishme e një dokumentimi historik dhe proteste politike. Në të majtën e largët, një grua që mban fëmijën e saj të vdekur klith; sytë e saj rrëshqasin poshtë fytyrës së saj në formën e lotëve dhe koka e saj që përkulet nga prapa në mënyrë të panatyrshme duke i bëre jehonë foshnjës së saj. Posht është e pranishme statuja e një ushtari, por ai është i paaftë për të mbrojtur gruan dhe fëmijën. Trupi i tij i thyer shtrihet në copa, krahu i tij duke shtrënguar një shpatë të copëtuar si shenjë e mundjes përfundimtare. Maja e shpatës së tij takohet me këmbën e gruas, ndërsa ajo përpiqet që t’i shpëtojë shkatërrimit. Por këmba tjetër e saj shfaqet e rrënjëzuar në vend, e kyçur në cepin e kanavacës edhe ndërsa ajo shtriqet për ta lëvizur atë. Një viktimë tjetër shfaqet pas kësaj figure të shtrembër, duke rënë pashmangshëm si flakët që vërtiten rrotull saj, edhe ajo po ashtu ka ngecur në skenën e saj të pashpresë. Secila nga këto figura në kufi të pikturës janë të kurthëzuara në mënyrë të tmerrshme, duke i dhënë veprës një kuptim therës klaustrofobie. Madhësia e pikturës vetëm sa i thekson më shumë mizoritë e jetës që na paraqiten në pikturë. Ashtu si vetë bombardimi i Guernica-s, piktura e Picasso-s është e mbushur me shkatërrim. Por fshehur pas këtij kaosi të supozuar, janë të skalitura me kujdes skena dhe simbole, të cilat mbajnë me vete sulmin shumëplanësh të pikturës mbi fashizmin. Çka dua të them me këtë analizë formash, simbolesh? Kjo vepër restaurohet, asnjë vijë më e hollë nuk i hiqet, edhe pse rrethanat e sotme kanë ndryshuar në raport me veprën.

Atëherë marrim analizën e mozaikut “Shqipëria” të vendosur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Ka dy vite që vepra ju ka nënshtruar restaurimit. Është hequr ylli nga mozaiku, pastaj është eleminuar edhe libri i punëtorit që mbante në dorë. A është vepruar saktë dhe drejtë? Natyrisht që jo. Dikush do reagonte se kemi hequr nga  ish-komunizmi, jemi shkatërruar në palcë. Kjo është e vërtetë. Por fakti historik përmes veprës prezanton pasqyrën e saktë të kohës, pa eufori dhe tendenca. Nuk fshihet e shkuara. Ari është nën shërbim të së shkuarës në këtë rast vet ky mozaik i shërbeu dhe pasqyroi periudhën e diktaturës. Pse të hiqej? Në çdo shtet normal e kaluara ruhet dhe shteti kujdeset veçanërisht për veprat e artit. Jetojmë në një diktaturë moderne ngaqë veprojmë sikurse diktatura e së shkuarës. Vet Enveri i fshinte ata që nuk i duheshin. Në një sqarim thuhej se ylli i kuq pas shpinës së personazhit kryesor pra zonjës me xhubletë është hequr në vitin 1993, pasi në atë kohë erdhi demokracia në Shqipëri. Dihet kjo vepër u vendos 42 vjet më parë mu me yllin e kuq me pesë cepa.

Mozaiku në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar me sipërfaqe rreth 31 metra katrorë u ndërtua në vitin 1981 nga 5 artistë, Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini. Edhe pse iu përshtat artit të frymëzuar nga realizmi socialist, autorët ndër vite kanë theksuar se mozaiku duket të qëndrojë për vlera artistike dhe kujtesën historike në këtë muze. / KultPlus.com

Skënderbeu i kompletuar

Nga Ilir Muharremi

Skulptura më madheshtorja e të gjitha kohërave fokusohet në gjestin, dukjen dhe ngjashmërinë. Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi paraqitet me një fytyrë serioze të mprehtë, sy seriozë, vështrim ngulitës, hunda kërrut, që bie mbi buzët hollake të mbledhura, mustaqe të rregulluara mirë, mjekër jo e stërgjatur, por e prerë me kujdes. Kjo vepër na shfaqet shumë serioze, teje psikologjike. Shkon tutje pasqyrës së skulpturave që jemi ngopur e stërngopur. Është njerëzor tepër njerëzor. I holluar në çdo detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Nëse shikohet mirë nuk është trupmadh, duket si trupmadh, nxjerrja e gjoksit jashtë, simbol i trimërisë, fakteve historike. Mbart veshjen e rëndë kaloresiake mesjetare të detajuar nga skulptori i cili bën hulumtim të kostumografisë. Shihet fustanella shqiptare. Thyerja, lëvijzet draperia peshojnë mbi fizionominë e tij. Mban mburojen me shqiponjë dhe me yllin lartë.

I zbritur nga kali, i çveshur nga çdo lloj petku patetikë, larg hiperbolave, i fokusuar në një plastikë natyrale njerëzore, sepse sado që skulptura zhytet në rrënjët e realizmit klasik, prapë se prapë mbart hijen mesjetare.

Nuk është ai Skënderbe i Paskalit të cilin secili prej nesh e mbanë në zemër dhe në kujtesë. Është një Skënderbe i faktuar nga hulumtimi shkencor i personazhit të filmit të famshëm të Skënderbeut dhe kombinim i disa gravurave. Sakt, tamam për ta zbuluar çdo gjymtyrë anatomike duke u nisur nga balli, sytë, hunda, goja, mjekra, krahërori dhe në tërësi trupi.

Mbas lëvizjes kompozicionale, vet skulptori ndjen në brendësi hijen e Gjergjit. Po të jesh skulptor nga i cili rilindin shumë personazhe, duhet të kesh shpirt prej aktori, t’i ndjesh në shpirt sikur rolet të cilat jetësohen nga një trup e shpirt që nuk ju takon atyre. Shumë i ngushtë është kufiri ndërmjet aktorit dhe personazhit. Skulptori këtu liron zinxhirët e shpirtit lundron e lundron drejt një bote të thellë e të mistershme të cilen vërtet e shpërfaq duke mos anashkaluar faktet shkencore.

Skënderbeu duket si mendimtar, strateg, i thellë në projektet e tij duke kalkuluar rezultatet të cilat i kishin konkluzionet e mira dhe të sakta. Shikimi i tij i thellë që krijon batica dhe zbatica për çdo skulptor ngaqë mendimi nuk shihet, por duhet të shfaqet mbas mimikës të cilën e vërejm.

Skulptura duhet të shtrihet më hapësirën, të komunikoj me arkitekturën përreth, t’i rezistoj klimës, hijeve që do përplasen mbi këtë kompozicion. Skulptori e mendon mirë këtë sepse nga të gjitha anët e vrojtimit optik hija e Gjergjit na sfidon./ KultPlus.com

Publikohet libri më i ri nga autori Ilir Muharremi, “Thyerja”

Sot doli nga shtypi libri më i ri i autorit Ilir Muharremi, me titull “Thyerja”, shkuran KultPlus.

“Thyerja” është një tragjedi me katër akte.

Në libër trajtohet  jeta reale e personit me emër Chris Wats. Në ketë tragjedi ai është i martuar dhe ka dy vajza të vogla. Pasi njoftohet me një femër më të re, dashurohet me të. Kalon një kohë duke tradhtuar gruan e tij. Pasi gruaja dyshon, ai vendos ta rrëfej tradhtinë. E vret gruan dhe pastaj i vret edhe dy vajzat.

Autori për KutlPlus tregon se kjo temë është një ngjarje që ka ndodh vërtetë dhe që e ka prekur shumë personalisht. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Kolorado, Amerikë. Personi vuan burgun e përjetshëm.

Kjo tragjedi është shkruar nga vetë autori që të luhet në teatër. / KultPlus.com

Jetëgjatësia e dashurisë

Vështrim i Atdhe Hykollit për romanin “TI” të Ilir Muharremit 

            Emri i Ilir Muharremit ka vite qysh se lakohet në mjediset tona, ku flitet e shkruhet, për veprat letrare, sidomos kohëve të fundit, ku emrat e krijuesve të rinj po shtohen dita-ditës. Është ky një krijues i kësaj plejade të të rinjve, i cili me vlerat e njëmendta, të mirëfillta, falë intuitës së tij po lë gjurmë në disa zhanre të krijimtarisë letrare, posaçërisht në fahun e romanit. Pikërisht romani i tij “Psycho” është dëshmia më bindëse, meqë për këtë mori çmimin “shkrimtari i vitit 2018” të Pejës. Megjithatë, kontributi i tij letrar u dëshmua edhe në dramë dhe për libra të tjerë si “Djalli në qytetin tim” (1996), “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Gogu kosovar” (2010), “Drama” (Unë me veten, Kafeneja), “Moskuptimet” (2016), “Psycho I” (2017) dhe “Psycho II” (2019). Ndërsa, tashmë, romani “Ti” (2021) është vepra për të cilën do t`i themi disa fjalë për të zgjuar kureshtjen e lexuesve që ta kenë edhe këtë vepër, për ta plotësuar edhe më shumë dijen për këtë krijues, i cili po bën hapa të sigurt drejt majave të sukseseve të njëpasnjëshme, ku do të arrijë bindshëm.

            Pa u thelluar në jetëshkrimin e autorit, sikur mjafton të theksohet se Ilir Muharremit gjatë kësaj dekade të fundit bëri emër me bujë, duke na ofruar libra letrarë në zhanre të ndryshëm, ku me një sens të veçantë prej krijuesi letërsisë sonë i solli vlera të nivelit të duhur.

            Që në fillim, do theksuar se romani “Ti” i Ilir Muharremit mban titullin pothuajse më të shkurtër (krahas apo pas romanit “Oh” të Anton Pashkut e ndonjë tjetri) në letërsinë shqipe, në Kosovë e më gjerë. Megjithatë, duhet theksuar se një roman i tillë, me një titull kaq të shkurtër, por kaq përmbledhës dhe domethënës për mbarë shtrimin narrativ, si formë dhe syzhe, të realizuar si është më së miri, autori arrin t`i përmbushë kriteret e mirëfillta për një vepër të tillë letrare, për të cilën kritika letrare do të çmojë e vlerësojë si një nga veprat më të arritura në letërsinë tonë të viteve të 20-ta të këtij shekulli në të cilin po bashkëjetojmë me autorin e këtij romani sa domethënës po aq edhe tërheqës, duke lënë shkas që veprat e tilla, siç është romani “Ti” jo vetëm të lexohet, po njëkohësisht edhe të dramatizohet apo edhe të ekranizohet, d.m.th., të vihet në skenë apo të shënjohet në celuloid, për t`u përjetësuar e përditësuar sa më gjatë e sa më me plotni.

            Syzheu i këtij romani ngërthen më vete një ngjarje sa të trishtë po aq krenare, që përthekon një periudhë të shkurtër po aq të bujshme dhe krenare, ku personalisht janë të tipisuar sipas karaktereve dhe tipareve të virtyteve që i posedojnë.

            Autori Ilir Muharremi në romanin e tij të radhës “Ti” trajton çështjet më vendimtare të një të riut, i ardhur nga Shqipëria mëmë, i cili i bashkohet luftës së Kosovës (1999) pasi që ai merr mesazh jo të parapëlqyer nga e dashura e tij, e cila ishte larguar nga Kosova, për të vazhduar studimet larg vendlindjes së saj, meqë Kosova po bënte luftë (falë UÇK-së) kundër falangës serbo-sllave.

            Megjithatë, kontributi i të riut – Fatmirit në Kosovë është për t`u vlerësuar tejet shumë, meqë shëmbëllen me një plejadë të të rinjve nga Shqipëria që erdhën në Kosovë, pa llogaritur për sakrificat e shumta, duke flijuar edhe vetën e tyre, duke rënë në altarin e lirisë, për çka numri i tyre nuk është i vogël.

            Rasti i Fatmirit, i ardhur si sa e sa të tjerë nga Shqipëria, është paksa i veçantë dhe pak a shumë karakteristik, pasi që shquhet me disa karakteristika si pakkush tjetër. Pra, pas përfundimit të luftës së Kosovës (1999) Fatmiri rikthehet në Shqipëri, ku në fillim sikur gjendet paksa në zgrip të jetës, meqë traumat e përjetuara të luftës i kishin lënë pasoja të paparashikueshme, ku pa ditur kishte marrë “udhë të pakrye” siç thonë, duke u dhënë pas veprave të këqija, mirëpo për ta kthyer në binarët normalë të jetës sikur i kishte mjaftuar dashuria e vërtetë dhe e sinqertë ndaj të dashurës së tij, duke shpëtuar atë nga droga, plaçkitja, hajdutëria a burgu.

            Romani “Ti”, si asnjë vepër tjetër letrare, as më pak apo as më shumë deri më tash, është në vazhdimësinë e veprave të tilla që mbrujnë tharmin e dashurisë së dyfishtë, sa atë njerëzor (në mes dy të rinjve) dhe atë atdhetar (Shqipëri e Kosovë), duke i përballuar në një si të vetme dhe unikate.

            Prandaj, e themi me plot gojë dhe me sinqeritet të plotë se, një vepër si kjo veçsa e begaton opusin letrar të autorit, në njërën anë dhe të krijimtarisë sonë në anën tjetër./ KultPlus.com

Dashuri e pastër

Nga Ilir Muharremi

Qielli i pastër rëndon mbi kokën time. Ndryshon shumë shpejt. Retë të bardhë pak gri luftojnë çastet, por prapë qielli blu rëndon mbi mua. Vera e bardhë është më e bardh se  e vërteta. Besoj në dashurinë e parë sepse sytë besojnë në atë që shohin. Edhe qielli blu është blu ngase sytë e shohin ashtu. Dashuria më duket veç një falë e thjeshtë, një fletë e bardhë, që mbi të shkruajmë fjalë të bukura. Qielli blu është i bukur se retë shkruajnë fjalë dhe pikturojnë forma çudake. Unë shkruaj për dhimbjen e  dashurisë që është më e madhja nga të gjitha dhimbjet dhe këngët për dashurinë. Qielli është prapë i pastër dhe shumë blu. Monotonia e qiellit u thye ligji dhe matematika jetësore e do që çastet ndryshojnë, kalojnë dhe zhduken. Për dashurinë e sinqertë e shesin shpesh shpirtin sepse jemi të huaj natën dhe ditën për dashurinë. E unë, të dua të thërrasë, dhe këndoj derisa lotët nuk ndalen, derisa buzët nuk thahen, gjithmonë në mendjen time do të jesh. Do të puth derisa buzët e mia nuk ngrohen. Gjithëmonë je e pranishme të unë e dashur.

Jam i huaj për veten, për ty, për krejt botën, për..  për.. E shes veten për dashuri, për butësi, për ledhatime. Jeta po kalon, i huaj, i huaj natën e prapë të dua. Nga një shikim unë e kuptoj, krejt, dashuria ka lind vetëm nga kjo, nga duart tua, buzët tua, shikimi yt i ngrohtë i drejt në sytë e mi e jeta ima ka ndryshuar. Të kujtohet që kur të thosha që lejoje lotin të rrjedhë sepse është simbol i sakrificës sonë dhë dashurisë e dashur. Jemi ata dy të njëjtë që dje kemi fshirë rrezet e diellit dhe kemi komentuar natën për shkëlqimin e yjeve. Ti më thoshe : ai yll atje jam unë ndërsa ti je ajo që komenton për të. Kjo më vret çdo ditë.  Lejo një lot le të rrjedh nga sytë e tu dhe ajo dashuri që po vuan për mua. Më lejo ta shohë e dashur. Nga një shikim i drejt unë të kuptoj drejt dhe e di lindjen e dashurisë sonë, si lindje e sinqertë e tragjedisë greke.  

Të dua më së shumti në botë, nuk do të harroj derisa jam gjallë. Nëse gabon dhe bënë ndonjë vepër penale. Dal para Zoti them: “unë jam fajtor.” Ka kohë që nuk të takoj, por të kujtoj, atë fytyrë të vogël, trekëndësh i bukur, çerpikë të gjatë, buzë të trasha, e sy të vegjël e dashur. I mbaj lotët dhe nuk dua të përlulem as për dashurinë tonë, e dashur. Të dua më së shumi në botë, dashuri e pastër. Të dua dhe dua të këndoj për ty e dashur. E shes shpirtin për ty, për atë butësi, për dahurinë dhe për ne. E di që ka kaluar gjithçka, por unë prapë të dua shpirt. Lutem për dashurinë sepse ajo dhemb dhe gjaku e vëren. Është dashuri e vërej. Tatoo bëj përportetin tënd në krahërorin tim, kjo është dashuri e përjethsme. Dashuritië e ndaluara janë më të përjetshme. E ti je ky personazh brenda gjakut tim. Kemi bërë portrete tona nën hijen e kohës dhe jetës e dashur, sepse ishim të ri dhe jemi të ri në dashurinë tonë. Rinia është dashuria e sinqertë.

Kur dhemb dhe venat e mia mbushen me verë të bardh, unë të kujtoj e dashur e si këngën e vjetër dhe artin e lashtë grek. Je simfoni dhe stil i imi i rinisë dashuri e pastër. Nuk jemi bashkë e di, por thyem muret e adoleshëncës dhe dashurisë sepse ti erdhe nga Evropa e unë isha evropianë i vogël. Dashuri e pastër./ KultPlus.com

Arti si revoltë ndaj komunizmit  

Ilir Muharremi, kritik i artit  

Shpirti i mbyllur brenda burgut, i lirë më shpresë nga trupi, i ngopur me errësirë njeriu. Trupi i njeriut i shpërbërë përmes imazheve, rrudhat e tyre që reflektojnë vuajtje dhe ankth. Shputa të këmbëve, detaje të shuplakave të duarve, shprehin burgosjen, torturat, ankthin psikologjik të njerëzve gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri.  Artisti Oltsen Gripshi në ekspozitën e tij personale “Errësirë” të hapur  te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve të  Sigurimit të  Shtetit “Shtëpia me Gjethe’’ ditë më parë, prezantoi vepra shumë interesante. Në  tunelin e panjohur para viteve ’90, aty ku përgjoheshin dhe shkruheshin fatet e gjithkujt dhe për gjithçka, aty ku personalja e artistit bëhet univerzale me dhimbjen kolektive e cila si magmë ka shkoqur lëkura të shumë njerëzve, dhe më e veçanta është se artisti prezanton të afërmit e tij në këtë ekspozitë që ka kuratore Etleva Demollari.  

Piktura, fotografia, video intalacione përmbajnë imazhe të dhimbshme por edhe të thella. Fotografitë janë konceptuale të reduktuara në ide e pastaj në imazh, fragment, kronologji dhe si një mozaik i shkapërderdhur. Shihet një autoportet i grisur në një fotografi bardhë e zi që përçon te spekatatori emocion estetik dhe ky është qëllim i artit konceptual. Pastaj vazhdon të të gëryej mendjen duke vendosur theksin logjik  te tortura fizike, por edhe psikologjike. Vet arti koncpetual është art i revoltës, kohës, subjektit, analizës si dhe përfaqësim historik përmes shprehjeve postmoderne duke klithur e zhurmuar nga një errësirë e zymtë, vërtetë me një fasadë të pashpresë, ngjyrë gri , që shpirtin ta trazon dhe të bën të solidarizohesh me ato vuajtje dhe klithma që i kishin përjetuar familjarët e Gripshit. 

Teksa përhumbem brenda thellësisë së tunelit, dhe lundroj nëpër intalacionet e varura që ta pengojnë ecjen, ndjejë një ankth përbrenda, një kthim nga vdekja, shijoj një liri, por shpirti im bredh nëpër këtë errësirë e cila duket boshe, por nuk është boshe. Qenia ime endet si siluetë nëpër muret gri, më shfaqen portretet e familijarëve të artistit të cilët ulërijnë, kërkojnë të rrëfejnë gjithçka, dhe duken si fantazma hijesh. Ata nuk janë vetëm siluetë e ruajtur e kohës, por materie e cila gjithmonë na përcjellë, sepse kush mund ta mohon të vdekurin, atëher mohon edhe jetën e tij. Në fillim ishte jeta, pastaj vdekja, ose të dyja kanë prapë raporte ndërmjet vete. 

Kuptimi psikologjik i portreteve që i shpall front errësirës, mbetjeve që lë pas dhe nguliti në kujtesë regjimi komunist, duken të deformuara, jo të përqendruara, janë në lëvizje, ose nuk mund t’ia kapesh lëvizjen, e kjo lidhet me tramuën psikologjike që ja shkaktoi regjimi i asaj kohe. Një kërmill qëndron sipër. Kjo ma kujton dramën “Menaxheria e qelqtë” e Tenese Willimas, ku personazhi kryesor shpreh brishtësinë shpirtërore përmes figurave të vogla të qelqit që duken shumë të ndjeshme. E Ky kërmill prej qelqi krijon një kontrast, kontrapunkt shpirtëror ndaj gjithë kësaj stuhie dhe shtrëngate shpirtërore. “Për pasojë,  vendosja e qenies njerëzore përballë errësirës (përballë gërmadhës që la pas regjimi komunist), do të zbulonte portrete njerëzore “të deformuara” nga një jetë e jetuar plot dhimbje fizike, trauma psikike, intriga dhe përgjime gjatë regjimit komunist në Shqipëri.  

Nëse dëshira është monoliti i kënaqësisë, errësira është ngjyra e persekutimit dhe dhimbjes. Ndjesitë njerëzore janë pjesë përbërëse e mjedisit që i rrethon dhe si të tilla ato janë të pacaktuara, veçanërisht në lidhje me statusin e tyre ontologjik. Nuk dihet nëse ato duhet t’u atribuohen vetëm objekteve a mjedisit në të cilin gjenden, apo edhe subjekteve që i përjetojnë ato.” Shkruan në tekstin  e ekspozitës vetë autori. 

Albert Camus shkruan: “Lutja, thotë Alani, bëhet kur errësira zapton mendjen. Por duhet që mendja të takojë errësirën”.  Kjo përgjigje më shumë do t’i shkonte mistikëve dhe ekzistencialistëve. Nuk është fjala për atë erresirën që krijohet kur mbyllim sytë. Errësira është më e vërtetë se vet mendja, por ballafaqimi ose kontakti ndërmjet të dyjave kërkon tejkalimin nga terri. Unë në këto punime shohë edhe natë polare, agim të mendjes, nga ku ndoshta ngrihet ajo ndritë e bardhë përmes 70 kanotiereve të papërlyer që vizaton çdo objekt në dritën e intelegjencës.  Ky hop i errësirës për publikun intelegjentë është një kronologji historike që vetëm arti bën punën më të mirë, e jo historianët. 

Përfshirja e vetes në errësirë, lundrimi nëpër arkivin e së kaluarës, vetëgjymtimi i autorit në këtë teatër absurd, bërja e vetportretit i prerë në fashë, i gjymtuar, marrjen e dhimbjes për vete, ai akomodohet me të, pastaj mbyllë sytë, lundron poshtë membranës së trurit aty te kujtesa, aty ku fle gjithçka dhe vepron asgjë. 

Nga kjo histori, nga kjo errësirë, ai nxjerrë revolten personale, lirinë e tij dhe pasionin. Mirëpo, ndërgjegja ishte subjekti kryesor i kësaj ngjarje sepse vetë nostalgjia për ftesën e vdekjes dhe mundimeve shihet që e ngufatnin autorin. Gjithë ajo jetë, ajo traumë, ai fat, ajo përvojë nuk zëvendësohen kurrë. 

“Në fund të fundit, e zeza është ngjyra më e ndritshme.” Shënon Gripshi. Kjo mund të jetë ngjyra e përjetësisë sonë… /KultPlus.com

“Bunari” filozofik i Adem Rusinovcit

Ilir Muharremi, kritik i artit

Vet bota është një vepër arti, nganjëherë na duket si ëndërr  ose si poemë, ose si tym i ngjyrosur para syve tanë. “Bunarin”, e shohim si shpresë jete, ujë, gëzim, hidhërim, shmangim vështrimin nga vetja, ngjyrosemi me ujin i cili paraprin dhe vulos çastet jetësore. Intsalacioni i artistit dhe pedagogut Adem Rusinovci mu në hyrje të Galerisë së Fakultetit të Arteve, në mes të hapësirës,  shëmbëllen me optikën e përsosur nën shpërndarjen e dritës si mjet loje, ideo-estetike që rrezet krijojnë çdo detaj të bunarit- katrorë i lyer me një të zezë të fortë, dramatike, pra ngritë hipotezën se forca e jetës është ky katërkëndësh nën këtë shkëlqim artistik. Ky intalacion filozofik që bën bashkë shkencën dhe artin krijon mendimin e kthimit se të jetosh më shumë ka rëndësi se të vdesësh, ose si të jetosh duke lundruar mbi dallgët e jetës sfiduese, duke mbijetuar brenda një kaosi jetësor. Kjo ide konceptuale e Rusinovcit ngritë shumë pyetje dhe vet vizitori brenda imagjinatës mund t’ia vë pikën kuptimit ose ta vazhdon më tutje konceptin. Kjo vepër aq sa është e të gjithëve aq është edhe personale sepse shumë shpejt mishërohesh me të.

Sipër të varura në tavanin e bardh qëndronin qindra monedha një euro. Ato pluskojnë si shiu, mund edhe të ndjesh fjollat e borës, ose ai uji i bunarit nga i cili është nxjerë mbijetesa u shndërrua në monedha minimaliste. Këto intsalime bashkëkohore, të punuara nga dora e artistit sikur tentojnë të fluruojnë mbi kokat tona. Edhe sikur tentojmë të shkundim këtë hapësirë prapë nuk do mund t’ia dalim, sepse monedhat prapë do nxjerën dhe do thellojnë simbolikën e imagjinatës shekullore njerëzore.

Përballë kësaj vepre domëthënëse në mur, nën këmbë sheh hijet dhe ndjen dimensionin e këtër të këtij arti për të cilin askush nuk shkruan ndonjë fjalë. Materia, forma, drita dhe hija, shprehin majat ekzistuese dhe estetike të këtij punimi.

Kova e kuqe e kthyer mbrapshtë sikur ka kryer misionin e saj dhe ka derdhur monedha në vend të ujit, ka krijuar një oazë dëshirësh njerëzore, qëndron dhe me forcë mbërthen thellë brenda në atë që është poshtë në bunar. Kova nxjerr ujë, ujë të pastër ose ujë të  turbullt, kova mund të nxjerr edhe ari, por asgjë nuk mund të mbushet më shumë se aq sa ka hapësirë kova e kuqe. Me këtë kovë shuajmë etjen fizike dhe mendore, por atë e skuqim dhe e skuqim nga vet njeriu. Bunari është art, por në shpirt është art realist ndërsa si kompozicion është art estetik.

Bunari – lidhja me jetën.  Gjatë kuadrimit ose leximit në tërësi të imazhit dhe idesë para imazhit, konsktruktojmë në mendje vullnetin për të vërteten diçka që na shtyn dhe na ndez, diçka që krejt qenien tonë e bën të mundshme dhe vet njeriu dëshiron që krejt qenien e tij ta bëj të mundshme dhe lidh ujin me jeten ose jeta nën shërbim të ujit ekzistues. Kështu e do vullneti jonë dhe vërtetë vepra ngacmon ndërgjegjen dhe krijon pasqyron ndaj jetës sonë të përjetshme si hipotezë.

Bunari – lidhja me historinë. Gjatë luftës së fundit, por edhe luftrave më të hershme, në bunare hidheshin kufomat njerëzore, kryheshin vrasje më makabre. Edhe në botë, kriminelët për të elemeniuar gjurmët e  krimit, viktimën e hidhin në greminën e bunarit. Aksidentalisht binin edhe kafshët e pafajshme. Shumë skenar filmi si material e përdornin bunarin për mbulesë të fajësisë. Ka edhe tekste letrare dhe këngë që përmendet bunari, por lidhet edhe me dashurinë.

Përmbyllja

Kjo vepër rezulton me optikën e saj drejt ndjenjave njerëzore, aq sa duket e natyrshme aq më shumë rritet ana artistike. Mund të vështrosh dhe të hulumtosh, ose të ngritësh hipoteza mbi strukturën dhe thellësinë e veprës. “Bunari” është i kohës, mund të kthehet edhe prapa në kohë, por i mbijeton çdo kohe sepse në vete ngërthen ndjenja dhe shpirt artistik. /KultPlus.com

Një vijë, shumë shpirtra

Ilir Muharremi, kurator i ekspozitës

Fillon nga ideja, niset nga më e thjeshta, nga kreativiteti, pastaj lëkund dorën drejt një forme minimaliste e që duket e përgatitur, e ngjeshur nga shpirti, e kontrolluar nga mendja dhe e spikatur nga ndjenja. Portreti çveshët nga çdo ngjyrë, tonalitet, nuancë, perpesktivë, hije, dritë, nga çdo ngarkesë, vazhdohet vetëm në domosdoshmën dhe  më të thjeshtën. Linjat kur tërhiqen, vazhdojnë brenda ritmit të rregullt, përkufizojnë formën me ngjashmërinë, pra karakterin e personazhit, psikologjinë, zë gjestin e tij, gjithmonë duke përdorur hapësirën si plotësim, komunikim të portretit dhe gjysmë portretit.

Artisti Visar Kryeziu shprehë atë unitetin dhe veçantin e veprës së artit, detyrën më të rëndë, atë që i pushon brenda vetes, që është e thjeshtë, e veçantë, si skicë e shpirtit e plotësim i mendjes. Në vete dhe në paraqitje veprat duken si një Fidia poet me forcë dhe ide moderne. Ai bënë një lëvizje prapa në histori pra shfaq portretin e Mbretëreshës Teutë, Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogadanit, Gjergj Fishtës, Pandeli Sotirit, Shote Galicës, Nënë Terezën, Marie  Shllakun, Adem Jasharit. Jetës së re i jep gjendje të zbukuruar të përsëritjes, rikujtimit shpirtëror, është një rizgjim që mbartë joshjen e dëshirës nostalgjike që ka humbur shumë te ne, që duket si një përqafim që zgjatë disa minuta, por gjysmë portretet e këtyre figurave, anfaz, profil, portret i kompletuar, peshojnë në një vijë, në një shpirt, në një pjalmë e magmë energjie nga bërthama e shpirtit dhe mendjes e triumfit që rritet brenda unit tonë. Pra një shenjë revolte për rikujtim të këtyre figurave të përjetshme që përmenden vetëm në faqe librash, mbas shkronjave, ndërsa imazhi i thjeshtësuar i këtij koncepti që paraprihet nga ideja, zgjon nostalgji figurative, estetike shumë shekullore.

Klithma e karakterit dhe pozicioni kompozicional i gjestit, është shumë origjinal, ngritët mbi ngjashmërinë, sikur artisti gërmon dhe gërmon drejt pozicionit si reflektim i shpirtërores, Gjergji, shfaqet profil, me mjekër, gjysmë portreti i Adem Jashari shfaqet anfaz me mjekër dhe me plis në kokë, është madhështia dhe fuqia e Gjergjit, është trimëria, epoka historike e Jasharit. Mbretëresha Tetutë qëndron anfaz, na shikon drejt e në sy, e krijuar me një linjë të thjeshtë e të hollë, me forcë shpirtërore, sikur dora e artistit lëkundet përballë një fakti historik, porse lufton me këtë  heroinë, me kokë përpjetë, brenda një portreti të minimizuar, shfaqet një shpirt Akili i fiksuar drejt qiellit të pafajësisë.

Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Anton Çetta, Leze Qena, Cima & Leci, personazhe tjera që jetësohen në këtë vepër. Nga një vështrim i shpejt, ose i zgjatur, këto portrete, të bëjnë t’i duash, dhe të përplasesh më të bukurën, sidomos me pjesën kompozicionale, me sfondin e bardh që i jep plotësim formës, pra përtej pjesëve të syrit, ballit, flokëve, e bardh në prapavijë dhe linja, plotësohen, bën të mundur gjestin, dhe këta njerëz pa ju ndez fenerin, duken të përsosur, shihet që janë bërë me kujdes, duke tërhequr lehtë linjën mbi sipërfaqen e bardh.

Sapo përhumbesh në këto kompozcione, ndjen rëndesën e historisë, pra mendimi i kthimit, jetësohet, ndizet ajo drita e cila vërtetë qëndron e shuar, ajo dritë ilire, pastaj barka lëkundet drejt mesjetës, fillojnë të shfaqen shkollat dhe edukata jonë e shquar dhe e pasur, jetësohet imazhi  i burgjeve, rrënkimeve të popullit tonë. Aktualizohet  plaga e hapur e luftës së fundit dhe lundrohet e lundrohet drejt artit, aktrimit, humorit, satirës dhe parodisë. I gjithë ky vizion, horizont, shtegtim, kronologji ngjarjesh dhe kohërash të përfaqësuar nga figuara të shquara, tregon një thesar të pastër kulturor, shkencor, luftarak dhe artistik. Arti i shërben historisë, ndërsa historia të vërtetës. Këto figura, reflektojnë më ndryshe janë të çveshura nga çdo petkë, bojë, porse nuanca shpirtërore mbetet e njëjtë.

“Nuk jam një person që flas shumë dhe pikërisht arti më plotëson, në njëfar mënyre je në ishullin tënd ku rregullat i bën ashtu si dëshiron ti”, shprehet Kryeziu./ KultPlus.com

Portrete të realizuara në vetëm një vijë, Visar Kryeziu sjell figura të rëndësishme shqiptare në KultPlus Caffe Gallery

Flonja Haxhaj

Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, mbrëmë kishin ateruar figurat më të njohura të historisë dhe kulturës shqiptare. Një frymë ndryshe kishte mbërthyer këtë ambient që si dukej po dërgonte porosi se ata ishin aty dhe ju nuk duhej munguar.

Mbretëresha Teutë, Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Pandeli Sotiri, Shote Galica, Nënë Tereza, Marie Shllaku, Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Adem Demaçi, Anton Çetta, Agim Ramadani, Madeleine Albright e Leze Qena, mbrëmë kishin marrë formë tjetër. Me një thjeshtësi dhe elegancë të jashtëzakonshme, artisti Visar Kryeziu, i kishte sjell këto figura të rëndësishme shqiptare përmes artit të tij të veçantë. Me vetëm një vijë, këto figura kishin marrë formën perfekte dhe sikur komunikonin me të pranishmit dhe një qetësi të pashoqe, përcjell KultPlus.

Këto portrete të veçanta dhe unike, të realizuara në vetëm një vijë erdhën të shoqëruara edhe me punimet e realizuara me anë të telit për tu ekspozuar mbrëmë në KultPlus Caffe Gallery.

Artisti Visar Kryeziu i cili jeton në Zvicër, këto punime i nisi me vetëm një qëllim, që në shtëpinë e tij të ketë një ambient ku fëmijët të rriten duke i parë figurat e rëndësishme shqiptare. Por, ky qëllim madhor i Visarit, rezultoi të shndërrohet në një art që e përqafuan të gjithë e në këtë formë ta sjellin në vendlindje edhe më një ekspozitë që mblodhi shumë artdashës.

Hapjen e kësaj ekspozite e bëri drejtoresha e KultPlus, e cila falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen e më pas tregoi se si erdhi deri tek realizimi i kësaj ekspozite.

“Këtë herë në KultPlus e kemi ftuar Visar Kryeziun, i cili ka ardhur nga Zvicra. Ideja për realizimin e kësaj ekspozite ka ardhur qysh nga realizimi i portretit të Skënderbeut, që Visari e postoi në ciklin e parë dhe vazhdoi tutje, vazhdimisht duke sjellë edhe figura të tjera poashtu shumë të njohura të kulturës dhe historisë shqiptare ndaj edhe vendosëm me e mbajt këtë ekspozitë”, tha Pajaziti e cila falënderoi artistin Kryeziu për këtë përzgjedhje të figurave, me të cilat sipas saj krenohet i gjithë populli shqiptar.

Në hapjen e kësaj ekspozite foli edhe kuratori, Ilir Muharremi, i cili vuri në pah se krijimi i këtyre portreteve ka bërë që artisti Visar Kryeziu tashmë të identifikohet me stilin e tij, atë të vizatimeve me një vijë.

“Për mua si kurator, është një përvojë e madhe duke qenë kurator në shumë ekspozita, në pothuajse 60-70 ekspozita, por kjo ekspozitë për mua është shumë e veçantë, sidomos te vizatimi, sepse ne e dimë që tek arti pamor, pikënisja, baza ose zanafilla e çdo emocioni është vizatimi, qoftë skulptor, qoftë mozaik, qoftë bitrazh, vizatimi është baza. Visari trajton një vizatim shumë të veçantë, një vizatim që kuadron gjestin, sikurse skulptori i cili me talentin e kap gjestin në skulpturë, Visari në vizatim ka gjestin e figurave të famshme historike që i kemi ne, qoftë nga rilindja apo nga antikiteti”, u shpreh Muharremi.

E në hapjen e kësaj ekspozite e cila kishte bërë bashkë shumë dashamirë të artit, ishte i pranishëm edhe gazetari i njohur, Enver Robelli, i cili e konsideron shumë të rëndësishme këtë ngjarje, që “bëri bashkë” shumë figura të rëndësishme kombëtare.

“Visari po vjen nga Cyrihu për të sjellë një ekspozitë me figura kombëtare, disa nga këta njerëz kanë një përvojë në botën perëndimore, pak kush e di që Adem Jashari ka qenë në Zvicër, Agim Ramadani ka ardhur nga Zvicra këtu, Ibrahim Rugova ka fluturuar vazhdimisht prej Cyrihut nëpër botë për ta internacionalizuar çështjen e Kosovës, Adem Demaçi po ashtu”, tha Robelli i cili tutje u shpreh i bindur që Visari do të vazhdoj që me këtë thjeshtësi dhe elegancë të sjellë edhe më shumë figura shumë të rëndësishme të historisë, kulturës, të zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që kufizohen me Kosovën.

Më pas, për KultPlus foli edhe vetë artisti Kryeziu i cili tregoi se si erdhi ideja e realizimit të këtyre portreteve në një vijë, stil ky i cili në Kosovë vjen për herë të parë.

“Punimi i parë ka qenë portreti i Skënderbeut, e publikova në rrjete sociale dhe u pëlqye shumë, sa nuk e kam prit fare. Më pas vendosa të vazhdoj edhe në punime të tjera të cilat u pëlqyen shumë, pastaj pata kontakt edhe me KultPlus të cilën më ftuan për hapje të ekspozitës dhe më dhanë guxim, motivim dhe mbështetje dhe për këtë vendosa të vijë dhe ta realizoj ekspozitën”, deklaroi Kryeziu për KultPlus.

Ai tutje shpjegoi se në realizimin e këtyre portreteve të figurave që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare ka ndikuar edhe fakti që ai jeton në Zvicër.

“Kam dashur ta kem një ambient në shtëpi ku fëmijët e mi rriten brenda frymës shqiptare, ku do të jenë prezentë portretet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”, shtoi më tutje ai.

Ndërkaq, artisti Kryeziu përveç realizimeve të portreteve me një vijë, artin e tij po e dëshmon në realizimin e portreteve në vetëm një tel. Ai tregon për KultPlus se pas vizatimeve në një hapësirë të bardhë, u intrigua që ato portrete t’i realizojë edhe me një tel.

“Ideja për realizimin e portreteve me tel erdhi duke i parë këto vizatime me një vijë në hapësirën e bardhë, e thashë me vete sa interesante do të dukej sikur ky portret të qëndronte në ajër, e mendja më shkoi tek teli”, thotë Kryeziu i cili shton se më pas e provoi me një tel që e kishte pranë vetes, i cili ndonëse më vështirë i punueshëm, arriti ta bëjë figurën e Rugovës.

Kryeziu, i cili tashmë po identifikohet me këtë stil arti, thotë se do të vazhdojë të realizojë edhe shumë portrete të tjera të historisë shqiptare.

Ekspozita ‘Në një vijë me Visar Kryeziun’ është realizuar nga KultPlus dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ujë Rugova dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 2 maj në KultPlus Caffe Gallery. Të gjitha portretet janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë me artistin për t’i blerë ato./ KultPlus.com

Hapet ekspozita ‘8 cepat’ nga Drilon Shoshi, Prelvukaj: Driloni është një artist që premton për artin tonë

Uranik Emini

Arti, historia, shkenca, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja pushtuan hapësirat e KultPlus Caffe Gallery kur edhe artisti, Drilon Shoshi, bëri hapjen e ekspozitës së tij të titulluar “8 cepat”, shkruan KultPlus.

Në këtë ekspozitë, veprat paraqiteshin mbi artin i cili bazohet në simbole dhe figura që datojnë shekuj më parë, sikurse që është ylli simbolik, që e përdorte Gjergj Kastrioti në vulën shtetërore përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të jetës së tij.

Poashtu në veprat e Shoshit është e dukshme inspirimi nga Emblema e Gjergj Kastriotit, yllit zanafillor me 8 cepa, portave të vjetra shqiptare, ngjyra e kuqe që simbolizon gjakun e derdhur të shqiptarëve nëpër periudha të ndryshme, pastaj trekëndëshat, hëna, dielli, sikurse edhe ngjyra e zezë, që sipas autorit është ngjyrë që u shton vetëbesim dhe fuqi.

Familjarët, miqtë dhe dashamirët e artit po prisnin me padurim hapjen e kësaj ekspozite, që ngërthente në vete një lloj arti që nuk jemi mësuar ta hasim në çdo cep të rrugës.

E hapjen e kësaj ekzposite e bëri drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila në radhë të parë pati një falënderim të veçantë për të gjithë të pranishmit, derisa i uroi suksese edhe artistit Shoshi.

“Kjo është ekspozita e dytë personale e Drilonit, derisa ne i urojmë suksese për punën e tij të madhe që ka bërë ndër vite. Do të vazhdojmë mbështetjen e artistëve të rinj”, tha fillimisht Pajaziti, duke i ofruar fjalën edhe artistit në fjalë.

Pas saj, ishte pikërisht artisti Shoshi që mori fjalën.

“Nuk dua ta zgjas këtë fjalim, por dua të falënderoj secilin prej jush që ka gjetur kohë dhe ka ardhur në ekspozitën time të dytë, derisa ndjehem shumë i lumtur që puna ime po vlerësohet”, tha ai.

Ndërkaq, kuratori i kësaj ekspozite, Ilir Muharremi, duke i uruar mirëseardhje të pranishmëve, njoftoi se ftesën për të qenë kurator e pranoi me gjithë kënaqësi.

“Kur artistët e rinj ballafaqohen me ekspozitat e para, është shumë e vështirë sesa të katërtat ose të pestat. Driloni është shumë i guximshëm në temat që i trajton, sidomos Dielli i Prometeut, e cila paraqet në vete një histori të thellë. Simboli kryesor i artistit është dielli, dhe ka të bëjë me historinë në përgjithësi. Sot, dielli është burimi kryesor i gjallesave në tokë. Driloni paraqitet me 10 punime, me teknikën akrilik, po ashtu edhe me simbolin e portës herë duket e hapur dhe herë duket e mbyllur. Në një far forme arti është intravers, shumë personal, shumë “egoist” për shijen e artistit”, tha Muharremi.

Kuratori në fund u shpreh shumë optimist për të ardhmen e artistit.

Në mesin e pjesëmarrësve që morën fjalën ishte edhe artistja, Zake Prelvukaj, e cila lavdëroi punën e artistit duke shtuar se e ardhmja e tij është e sigurt.

“Driloni është ardhur si artist i përgatitur, ka ushtruar paraprakisht çka është ngjyra, prekjen e ngjyrës, zbërthimin e saj dhe një përgatitje të veçantë. Mirëpo, unë po e them dhe ju keni me qenë të bindur që Driloni veç në këto punime që i ka të mira, ka me qenë edhe një tranzicion që do të ecë dhe është në kërkim të shtresimit të vetë, i cili e detyron me kalu në një dimension tjetër. Ai është një njeri që gjithë dijet e veta i merr, por edhe e mundon vetëvetën ngapak.”, u shpreh Prelvukaj, duke falënderuar gjithë të pranishmit aty.

Në mesin e të pranishmëve në këtë ekspozitë, rastësisht qëlloi të ishte i pranishëm edhe një gazetar spanjoll, Juan Manuel Montero, i cili njihet për dashurinë e tij për artin dhe sidomos për Kosovën.

“Nuk kam qenë këtu që nga 2019, por jam i lumtur dhe ndonjëherë ndjehem në siklet se si ka njerëz nga Kosova që flasin gjuhën spanjishte kaq mirë. Një qytet e vend kaq i mirë”, tha ai.

Ekspozita ‘8 cepat’ do të qëndrojë e hapur për dy javë. Pikturat janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë artistin për t’i blerë. /KultPlus.com

Të shtunën në KultPlus Caffe Gallery hapet ekspozita ‘8 cepat’ nga artisti Drilon Shoshi

Të shtunën, më 12 mars, nga ora 18:00, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery do të hapet ekspozita ‘8 cepat’ nga artisti Drilon Shoshi, përcjell KultPlus.

Në këtë ekspozitë, artisti Shoshi do të paraqitet me 10 punime, arti i të cilit bazohet në simbole dhe figura që datojnë shekuj më parë, sikurse që është ylli simbolik, që e përdorte Gjergj Kastrioti në vulën shtetërore përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të jetës së tij.

Poashtu në veprat e Shoshit është e dukshme inspirimi nga Emblema e Gjergj Kastriotit, yllit zanafillor me 8 cepa, portave të vjetra shqiptare, ngjyra e kuqe që simbolizon gjakun e derdhur të shqiptarëve nëpër periudha të ndryshme, pastaj trekëndëshat, hëna, dielli, sikurse edhe ngjyra e zezë, që sipas autorit është ngjyrë që u shton vetëbesim dhe i jep fuqi autorit.

Ekspozita ‘8 cepat’ ka kurator Ilir Muharremin.

“Drilon Shoshi, është një artist i ri, artist mendimtar i cili mendimin e kthimit e jetëzon në simbole, veçanërisht te ylli simbolik, që e përdorte Gjergj Kastrioti- Skënderbe në vulën shtetërore përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të jetës së tij. Ylli me tetë cepa, misteri i fuqisë, qëndresës, syri i Davidid që bashkon forcën e natyrës qoftë aktive e qoftë pasvive. Shpirti i Drilonit lundron drejt këtyre skutave historike, qëllimi i artistit është ta ringjallë historinë, duke mos gërmuar në të, por vetëm ta sintetizojë, ilustroj, qëndisë me forcën kompozcionale, të formës, ngjyrës, baraspeshës, simetrisë që ta ndezin trurin drejt një deliri dhe ekstaze dehëse Dionisiane. Mendimi i bashkohet kësaj vorbulle dhe nxiton drejt një të kuqe si simbol i gjakut të derdhur të shqiptarëve gjatë historisë, pastaj e zeza, zilia, të vuajturit, dhembje dhe dhembje dhe ai plotëson magmën shpirtërore nga kjo e zezë, katran, që tejkalon çdo instikt dhe forcë të brendshme, përtej vallëzimit të makthit, sekreteve, kodeve mitologjike që u krijuan nga njerëzit dhe besimi ngriti pushtetin përtej perëndisë dhe çdo kush një ditë është ndjerë i barazuar me perëndinë, të cilen e krijoj vet njeriu.” – thotë Muharremi për këtë ekspozitë.

Ndërkaq ai flet edhe për portën, e cila është karakteristikë e veprave të  Shoshit.

“Porta duket e mbyllur, pas disa çastesh ajo hapet, lëvizje sikur vepron brenda kohës tënde dhe koha jote shkrihet me kohën e artistit, pra një plan brenda një rastësie çudake. Koloriti është i pastër, i përzier mirë, ruan dendësinë, identitetin, shtrihet mbi sipërfaqe të kufizuar brenda formës duke krijuar teksturë e sipër disa relieve. E kuqja ndër këtë relive është e ndërsuazuar me vesrion të vuajtjes dhe kontrastit artistik pra me të zezën, këtu shkrihet ana emocionale dhe rregulli artistik pra mendor , ngacmimi estetik, simetrik për të vazhduar më tutje ballafaqimi. “ – shton më tutje kuratori Muharremi.

Ekspozita ‘8 cepat’ do të qëndrojë e hapur për dy javë./ KultPlus.com

Hapet ekspozita kolektive multietnike me kurator Ilir Muharremin

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita kolektive multietnike nga fusha e artit pamor me curator Ilir Muharremin, përcjell KultPlus.

Kjo ekspozitë është simbol i integrimit të kulturave të ndryshme të shumë nacionaliteve në Kosovë. Artistët në veprat e tyre prezantuan kulturën e tyre duke u nisur nga etnografia, kostumografia, jetesa, puna, jeta sociale, psikologjia.

Artistët që prezantuan veprat e tyre janë: Albiona Berisha, Aylin H. Birvenik, Besim Gashi, Bajram Mehmeti, Daut Hamolar, Drilosh Shoshi, Diella Valla, Farija Mehmeti, Hajrush Fazliu, Haxhi Kastrati, Meli Zenku, Naim Spahiu, Rifat Kasapolli, Sadri Morina, Taulant Qerkini – Tak, Tomislav Trifiç.

Qëllim tjetër i kësaj ekspozite është që të gjitha nacionalitete që jetojnë në kosovë duke u nisur prej turqve, boshnjakëve, serbëve në piktura të pasqyrojnë kulturën e tyre dhe të analizohen elementet e përbashkëta, andaj kjo ekspozitë tregon që jetesa, solidariteti, pranueshmëria, duhet të jenë në nivel të njejtë me barazi, pa bullizime, pa ndasi dhe pa urrejtje.

Artistët u prezantuan me piktura nga arti abstrakt, realist, ekspresiv. Kuratori i ekspozitës është kritiku i artit Ilir Muharremi. Ekspozita kolektive u mbështet nga Ministria e Kulturës./ KultPlus.com

Nesër në BKK hapet ekspozita kolektive multietnike me kurator, Ilir Muharremi



Nesër në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, hapet ekspozita kolektive multietnike nga fusha e artit pamor, përcjell KultPlus.

Kjo ekspozitë është simbol i integrimit të kulturave të ndryshme të shumë nacionaliteve në Kosovë.

Artistët në veprat e tyre prezantojnë kulturën e tyre duke u nisur nga etnografia, kostumografia, jetesa, puna, jeta sociale, psikologjia.

Qëllim tjetër i kësaj ekspozite është që të gjitha nacionalitete që jetojnë në kosovë duke u nisur prej turqve, boshnjakëve, serbëve në piktura të pasqyrojnë kulturën e tyre dhe të analizohen elementet e përbashkëta, andaj kjo ekspozitë tregon që jetesa, solidariteti, pranueshmëria, duhet të jenë në nivel të njejtë me barazi, pa bullizime, pa ndasi dhe pa urrejtje.

Artistët prezantohen me piktura nga arti abstrakt, realist, ekspresiv. Kuratori i ekspozitës është kritiku i artit Ilir Muharremi. Ekspozita kolektive u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Artistët pjesmarrës janë:

Albiona Berisha
Aylin H. Birvenik
Besim Gashi
Bajram Mehmeti
Daut Hamolar
Drilosh Shoshi
Diella Valla
Farija Mehmeti
Hajrush Fazliu
Haxhi Kastrati
Meli Zenku
Naim Spahiu
Rifat Kasapolli
Sadri Morina
Taulant Qerkini – Tak
Tomislav Trifiç / KultPlus.com

‘Venat Vaditëse’, piktura me energji dhe forcë të shprehjes

Shkruan Ilir Muharremi, kritik i artit

Mbrëmë kisha rastin të vizitoj ekspoziten personale të artistit Sadri Morina që u hap në hapësirat e KultPlus Caffe Gallery. Hapjen e ekspozitës e bëri drejtoresha e kësaj Galerie Ardianë Pajaziti.

Ai i beson unit të tij, lëngut dhe magmës së ngjarjeve dhe trajtesave, e ndjen një energji që përfshihet në guximin dhe aventurën e çmendur galaktike, stërgjyshore, duke u nisur nga gjaku që shndërrohet në bojë, ngritë stërlaken që ngjynë shpirtin me dorën dhe penelin, transformonë jetën, vdekjen dhe  procesin.

Pikturat e tij kanë një botëkuptim të vrullshëm ndërmjet abstraktes dhe surrealizmit, mirëpo në vrullin e tij artistik nuk ka rregulla, ka përmasa brenda formës anatomike, pra figurave të njerëzve në pozicione të ndryshme, nuk ka simetri te ngjyra,  ka energji dhe forcë të shprehjes, komunikim përmes klithmës rebeluese dhe revoltës që shprehet përmes ngjyrave ose meditimit dhe zgjajtjes së plastikës së trupave njerëzor që nuk peshojnë askund, por vërtiten të lirë në galaktikën mendore të artistit.

Kjo lojë ose ky sinqeritet është një liri frelëshuar  që udhëton me barkën e vjetër dhe të re që shkundë britmat e brendshme dhe relaksohet mbi madhësinë e dallgëve oqeanike të cilat vetvetiu brenda absolutes bëjnë lëvizje dhe në këtë lëvizje shpirti i artistit lëshohet lehtë si në fluturim, merr me vete imazhe, regjistron çdo gjë duke i vizualizuar me bojë, formë, perpesktivë, harmoni dhe kontrase. Aty mund të ndjesh insekte, aromën e bimëve, të nuhasësh djegien e tyre, të vallëzosh me violinën e vuajtjes brenda kornizës së qelqit, brenda një bote fizike të vogël, ndërsa të pa kufijshme shpirtërore. Njeriu është përballë një kaosi metafizik, astronomik , shkencor, me trup të përkyer nga kohërat antike, dhe figura e tij qëndron si monumentale brenda gjithë këtij kaosi./ KultPlus.com

Fragment për luftën e fundit në Kosovë dhe dashurinë në romanin “Ti”

Fragment nga romani “Ti” i autorit Ilir Muharremi, botuar dy ditë më parë.

“Ditën tjetër në lajme raportohej se si ushtarët me uniformë blu, që i vishnin paramilitarët serbë, ishin përkulur mbi një grua shqiptare e cila ishte mbështetur mbi krevat. Shihej rrjedhshëm figura, ishte mbresëlënëse dhe nuk i ngjante ndonjë përdhunimi aktual, në të cilin grave i ngriheshin fundet mbi kokë, për të mos i parë. Përreth të vrarëve kishte plumba dhe gërmadha të suleve. Askush nuk kishte mundur t’i shpëtonte, përveç serbëve që iu kishin kotrolluar edhe xhepat. Të vrarët nga ana e kosovarëve ishin civilë: gra, fëmijë, pleq, dhe disa burra. Xhepat e tyre ishin hapur. Nga pozicioni i tyre kuptova se në ç’drejtim ishte dhënë sulmi.

Shtëpitë e kosovarëve ishin shkatërruar nga bombardimi, plot tjegulla të thyera, gropa të zverdhura nga baruti. Edhe unë doja t’i bashkohesha Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës. Ndarja me Marinë më zëmroi shumë, dhe prehja ose harresa kryesore mund të ishte vetëm lufta…” / KultPlus.com

Ilir Muharremi boton romanin ‘Ti’

Shkrimtari Ilir Muharremi, ka botuar librin e tij të tretë me radhë që mban titullin ”Ti”, përcjell KultPlus.

”Ti” trajton jetën e një të riu nga Shqipëria i cili i bashkohet luftës në Kosovë, pasi merr një mesazh nga e dashura e tij. Pas largimit të së dashurës për studime jashtë vendit, protagonisti niset për në Kosovë, Lufta që sjell me vete tmerre të mëdha, të riun nga Shqipëria do ta përcjellin edhe pas kthimit. Dëshira për të jetuar e shtynë në rrugë të gabuar. Vetëm dashuria e vërtet dhe e sinqertë arrinë ta shpëtojnë të riun nga droga, plaçkitja, hajdutëria, e burgu në të cilën ishte futur për shkak të traumave.

”Ti”, romani i tretë i autorit vjen pas dy romave të tij të para, “Psycho I” dhe “Psycho II”. / KultPlus.com

Anija e dashurisë

Nga Ilir Muharremi

Barka gjigande përplaset mbi valë të detit, shkuma e valëve futet dhe nën këmbët e mia. Ndjej aromën e kripës e cila më ngulitet në mushkëri. Lëkundja e anijes është përkëdhelëse, luhatëse, duket sikur i gjithë universi merr frymë në të njëtjën kohë edhe ti me të. Rruga shkon në drejtim të hënës përmes reflektimit të dritës mbi tallaze dhe arrinë gjer në qiell. Nuk m’u morrën mendët sepse kjo është anije mbi tallazet e dashurisë. Drita në anije dobësohej, drita në fillim ishte e fortë, ishte dritë fillestare si çdo fillim i ëmbël, i pashëm, i bukur, tash është e zbehtë, mezi po i shohë yjet dhe qiellin e veshur me re. Po e rrëfej fillimin, e anijes.

Ishte plot ahengje, dehje, muzikë, jetë, si një cigan kam qenë, plot muzikë, dëfrim, i mbushur me jetë. Ah kjo anije! Violina ngulfatë dhimbjen time, lotët shterin zërin tim, tash afër meje parakalojnë shpirtrat e zbrazët sikurse gota e shterur. E nisem dashurinë si në gjysmë errësirë, jo që ishim të verbër, por i besonim pëlqimit, ndezjes dhe shkrepjes së zjarrit, ishim zjarr e dikur u bëm tym. E mbaj mend, në muzg, qielli kuqëlonte, dielli ishte minimizuar në sfond, bashkohej me detin, edhe natyra ishte e bashkuar edhe yjet vallëzonin pastaj, muzika kumbonte në kupë të qiellit, sepse unë dhe ti ishim ngjitur në katin e dytë të anijes, dhe trupat tonë puthiteshin, lëkurat u bënë një lëkurë, aromat e gjen njëra tjetrën, buzët thaheshin nga fryma që fryente atë natë, ishim të dehidruar nga dashuria. Sytë, hunda dhe forma e kokës rrumbullake e vogël, ishte ëmbëlsia ime dhe gjithmonë gjurmoja në vete përse me pëlqente një kafkë e tillë. Ndoshta se me buzët e mija e përbija gjithë kafkën tënde, dashuria është ushqim dhe sundim, luftë, gjueti duke kap prenë më të dobët se ti si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht dhe më tregoni se kush u dashurua në kulçedrën? Nga zjarri dhe shpirti i saj Don Zhuani ikën.

Dashuria jonë ishte si anije që kurrë nuk fundosej dhe nuk do të fundoset. Unë e ti gjithmonë do të kujtojmë hijet tona dhe konturet tona. Të kujtohet kurr më the që unë mund të shpërndaj dashuri për gjysmën e botës? Ishim të furnizuar me dashuri, besonim në armëpushimin tonë dhe paqen, shpesh herë integronim mentalitete të ndryshme, kjo na kushtoi në thyerjen tonë, e atëherë anija theu qetësinë absolute, hëna vërshoi dritën e mërrolur me çerpikun e saj derdhi lotin e dhimbjes, ndërsa yjet u shuan disa sekonda, kurse fryma preku faqen time sikur brisku i rrojës. Duart e mija kishin përthekuar barkun tëndë, ndjeja melodinë e zorrëve dhe kjo muzikë është pa hile sepse nga uria bën zhurmë, aty e kuptova që me dashuri i ngopë zorrët e barkut.

Ktheve kokën, preke me hundën tënde të vogël buzët e mia, sytë i mbylla, m’u shfaq një errësirë e plotë, ngeli portreti yt me fytyrë rrumbullake që ndriçonte. Buzët i shkumuam dhe tallaset u bën më të ashpra, ca stërlaka prekën gojën tonë, gjatë puthjes dashuria jonë ishte kripë e kripur si loti.

Dashuria e fortë, e përjetshme edhe në var, në të njëjtën kohë vuan sepse plotëson kërkesat e jetës për t’u fuqizuar, e ne dytë e provuam këtë, e shijuam. “Sa herë që mbyllë sytë gjatë puthjes, kujton dikë tjetër”, kështu më the nën gjithë këtë shtrëngatë natyrore. A t’i besoj apo jo? Ende nuk kam fakte për këtë.

Tregimet tona u përputhen, por më shumë shikimet dhe heshtjet. Dhimbjet më shumë na shkojnë për shtati. Të dashuruarit nuk janë si breshkat që më shekuj e vuajnë dashurinë. E vuajnë sepse e duan që dashuria as diellin dhe as hënën të mos e shikoj. Të mos kërkoj baticen dhe zbaticen sepse atë e gjen në mushkëritë, zemrën, trupin dhe shkëlqimin e syve të mij. Koha nuk ndyrshoi shumë, sepe gjurmon realitetin shekullor të shpirtit tonë. Vetëm edhe një ditë në anijen tonë mbi tallaze të kriposura. Zot, jepna disa çaste bile, ta shijomë njëjtë. / KultPlus.com

Ringjallja e figurave Ilire të prekura nga pluhuri i harresës

Mbrëmë në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u hap ekspozita personale e artistit Milot Gusia. Qëllimi ishte t’i kthehemi trashëgimisë sonë kulturore, më sakt të heqim pluhurin e harresës dhe të merremi më shumë me figurat ilire.

Ilir Muharremi, kritik i artit

Hëna shumë shpejt po ja zë vendin diellit. Vapa përvëluese në këtë mbrëmje korriku shpeshton djersët në trup dhe rritë monotoninë ndaj ndonjë aktiviteti. Mirëpo, shpesh veçantia bëhet edhe më përvëluese, më tërheqëse, më gazmore, më estetike, kur bëhet fluturimi në kohë përmes mendimit të kthimit, ose vullnetit për një inspirim drejt thesarit arkeologjik antik, drejt parajsës së trashëgimisë sonë kulturore pra te anijet e Ilirëve. Bëhet fjalë për një performancë artistike të organizuar nga artisti Milot Gusia i cili hapi ekspozitë personale me titull “Unë jam Ilir” brenda Lapidariumit të Muzeut Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Aty u ekspozua edhe një video art me këtë tem.

Agroni, Artemisa, Glauku lotojnë

Teksa zbresë shkallëve të Lapidariumit, sytë e tyre më vështrojnë me habi, zëri i tyre i trashë që del nga shtresat e thella të shpirtit sikur kërkon më shumë vëmendje nga të gjithë ne. Ata janë të harruar në këtë mbrëmje të qetë, ata ndjejnë ftohtësi në shpirt, ata janë stërgjyshërit tonë nga të cilët i marrim vetëm emrat, e nuk vuajmë për eshtrat dhe tulin e tyre. Fytyra e Artemisës, Dionisit, Apollonit, Gentit, Glaukut, Agronit, Kleitianit…, mezi marrin frymë, sepse ne jemi vetem një vorbull njerëzish mosmirënjohës për këto statuja. Bebzat e syve të tyre kullojnë gjak, është ky gjak i harresës dhe vuajtja gjithmonë ja zë vendin gëzimit, këto bebëza ishin shkrirë në një zbrazëtirë të bardhë, të llahtarshme. E shikoj Artemisën se si e zunë drithmat. Ajo ndjen vetëm lodhje, trullojse të pakuptimtë sikur tenton të ulërijë si një ujk nën dritën e zbehtë të hënës “ dallga e turbullt e lodhjes mosmirënjohëse po na merr secilin me vete, poshtë greminës dhe Hadit”. Vërtetë kemi humbur në gjumë sikur ariu dimëror.

Këto skulptura, portrete, ilire dhe greke të punuar nga mjeshtër Ilir, te gjetura në Kosovë dhe Shqipëri, sikur përshpërijnë nëpër dhëmbë “Ne ende jemi të gjallë edhe pse po dergjemi në pluhurin e harresës?”, të gjallë vetëm nëse na nevojiteni si armë dhe shigjetë triumfuese e lashtësisë dhe ngacmimit historik, kurse pas rahatisë nëpër kolltuqe prej lëkure dhe sigurimit të fortë ekonomik, jeni vetëm bimë të heshtura dhe fantazma formale. Kështu po trajtohen figurat Ilire.

Zbritja e mbretit Agron në tokë

Perëndia Agronin e përcolli deri te dera. Vet Zoti ishte i shqetësuar nga shprehja e fytyrës së tij të hutuar dhe të trembur. Pasi Zoti dhe Agroni ju afruan derës, Agroni belbëzoi sepse ai e dinte se skulpturën e tij nuk do ta gjente në asnjë shesh në Kosovë. E hapi derën, zbriti nga bota e përtejme drejt Kosovës dhe u mishërua u bë njeri. Pas disa ore pasi kishte vizituar të gjitha qytete e Kosovës, edhe rrugicat më të ngushta, duke mos lënë anash edhe periferit

malore. U ul në një reataurant në Prishtinë dhe sapo kishte mbaruar së ngrëni drekë, përballë një grua në moshë të shtyer e veshur thjeshtë po e vëzhgonte. Mirëpo mbreti Agron po vështronte gjthëandej njerzit, pak e kush e shikonte, disa vetëm zbrazët ngulin shikimin monoton. Agroni u ngritë nga karriga, ju afrua asaj. “Më dukeni si i njofshem”, pëshpëriti gruaja. Mbreti donte ta gëlltiste veten përbrenda nga inati që e kishte kapluar. “Ju kam parë dikund por nuk më kujtohet”, vazhdonte gruaja. Frymëmarja e tij shpeshtohej dhe nuk foli asgjë. Gruaja u skuq në fytyrë dhe u hutua, mirëpo asaj i vinte rëndë. Agroni e mposhti në çast tronditjen dhe përpiqej të fliste, fytyra edhe atij i bëhej flakë e kuqe dhe trazonte me dorë kopsat e këmishës. Më në fund filloi të fliste dhe në çdo fjalë i merrej goja dhe hutohej edhe më tepër: “Jam mbreti Agron i mbretërisë Ilire, djali i Pleuratit II që kam shtrirë sundimin mbi shumë fise, popuj dhe qytete në rajonin e Adriatikut.” Tash më kujtoheni, ju përgjigj gruaja, e cila vetëm kishte dëgjuar në libra për të, kurse fytyrën as që ja mbante në mend. “Po të ishit ndonjëri ose ndonjëra nga këto këngëtaret e estradës sonë tallava, të gjithë do ju shikonin dhe do kërkonin të fotografoheshit me ta”, ja ktheu ajo e skuqur. Agroni, u ndje i zemëruar, doli nga restauranti, pasi pagoi drekën, u kthye prapë në mbretërne e tij të përtejme.

Dizajne moderne me kontraste

Artisti Gusia, përmes 24 kompozicioneve që përfshijnë trajtimin në sferën e dizajnit ka ringjallur figurat e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ka përdorur sfond të zi që i jep një sensibilitet akoma më të theksuar. Figurat janë stoike, të përmbushura me një energji dhe lëvizje të brendshme që i bëjnë ballë rrebesheve të ndryshme kohore historike. Në të gjitha kompozicionet shkallëzon një eksplodim, një shpërthim vullkanik duke liruar tërë atë energji dhe shpërndarë forma-grimca në tërë sfondin dhe planin e parë të figurave. Ngjyrat janë të dizajnuara me begati, sidomos ngjyra rozë e përsëritur në të gjitha kompozcionet, poashtu edhe e kaltra, shkallëzohen dhe qëndrojnë përballë kontrastit estetik të prapavijës, dhe figurës. Poashtu , autori përdor edhe dizajne abtraskte me forma gjeometrike me një organizim struktural të kompozimit. Format marrin trajtesë poetiko-figurative dhe shtjellohen mbi gjuhën universale të artit dhe objektit. Duken si poster të mëdha.

E kur Zoti kërkoi prapë nga mbreti Agron që ta vizitoj Kosovën, Agroni ju përgjigj. “Unë kamë mallë të madh për popullin tim dhe nuk kërkoi shumë nga ta, vetëm të ma ngritin bile një shtatotre modeste në ndonjë qytet në Kosovë…”

Mos i harroni stërgjyshërit tonë, ata vdiqën për ne… / KultPlus.com

Dashuria nuk është vetëm një fjalë

Nga Ilir Muharremi

Dashuria nuk është veç një fjalë e thjeshtë që përsëritet njëjtë në letër, në këngë, por është përkëdhelje, diçka e vogël, miniaturë sidomos nën tingujt e muzikës dhe shiut apo duart kur shtrëngohen dhe buzët pucen. Është diçka e thellë, përtej çdo logjike. Duart shpesh në dashuri shtrëngohen, ose pamjet krijojnë një energji brendësie që vetëm ekzistenca në atë çast ka mundësi ta kuptoj. Dashuria është diçka hyjnore që as vet Zoti nuk e di, por edhe ai dashuron. Dashuria nuk ka nevojë të kuptohet por të ndjehet dhe në mungesë të asaj që e do ajo bëhet më e zjarrtë të gërryen përbrenda. Çdo kile të saj dashuron, kjo është dashuri. Dashuria tejkalon artin sepse arti i servilet dashurisë. Nuk është dashuria e thjeshtë si çdo shkronjë në vord ose Facebook. Shkronjat e saja nuk janë shkronja, por ekstazë, delirë, pamje, natë plot yje, buzë, seks, shtrëngim, parajsë dhe në portet e përjetësisë dashuria ka mbjellë rrënjë.

Kur trupi të dhemb dhe fytyra merr pamje tjetër, kjo është dashuria. A mund të shkruhet gjatë për dashurinë? Po, kur ajo bëhet dhembje sepse atëherë fiton fuqinë më të madhe dhe çdo gjë e rraskapitur dhe e dhembshme është më përkëdhelëse për njerëzit.

Dikush tretet në vetmi sepse dashuron e nuk e shfaq. Lufton me muret, yjet, çaste e kaluara bashkë. Ecën rrugicave dhe shijon ajrin dhe dritat sikur në çastet me të dashurën. Ai duhet ta dij se dashuria është energji e cila përçohet dhe hyn brenda muskujve dhe gjakut të secilit. Dashuria nuk është vetëm femër dhe mashkull është ajër, kafshë, mik, vëlla, motër, nënë dhe baba. Dashuria ka vetëm një identitet të veçantë: identifikon atë më të voglën. Këtu fshihet sekreti i saj. Të dashurosh nuk je humbës edhe pse nuk dashuron njeriun e duhur. Jeta më vonë tregohet e sinqertë me ty, mos u brengos.

Dashuria është tradhti sepse je i tradhtuar por edhe ti tradhton. Bëhet dhimbje dhe lutesh netëve të vona pa gjumë që kjo dhimbje të shndërrohet në borë e të shkrihet brenda natës. Lutesh që era e madhe të fryn sonte dhe të shkundë çdo fletë nga pemët dhe dhimbjet e tua të marrin të njëjtën kahje. Gjallë të mbanë një shpresë për një bukuroshe ose dashuri tjetër që ta zëvendëson këtë dashuri. Eh! Të ishte dhembja kaq e thjeshtë sa një stuhi ta largoj. Nuk është, rrënjët i ka në mendje dhe shpirt. I gjori shpirti sa heq nga mendja e dashuruar.

Dashuria bënë që ti të flasësh më gotën e mbushur të verës. Dashuria të bën pijanec dhe çdo natë ti nuk e di se për këndë dehesh. Dehesh dhe nuk e di se për çfarë. Në dehje ende më shumë e dashuron sidomos kur kujton çastin kur bashkë jeni dehur. E kupton se për ty askush tashmë nuk mërzitet vetëm kjo gotë e mbushur me verë dhe kujtim dashurie. I vetëm më gotën plot dhe vuajtjen ekstrem. Mendon se asnjëherë nuk do ta gjesh tjetrën, por dehesh që të afrohesh me të. Gabim. Jeta vendos për ty dhe çdo ditë dielli lind ndryshe. Mos u brengos.

Të tjerët nuk e kuptojnë rënkimin tënd shpirtëror. Flasin për zëvendësimin e saj, e bëjnë, e ti deshesh çdo natë. Dehja të afron më shumë me të.

Një natë dimri, acar i fortë, dehesh, dhe përkundësh mbi këmbët tua çalë, këmbë të një pijaneci tradicional si Dionisi. Groposesh në greminë duke e kërkuar vdekjen dhe bashkohesh më vdekjen. Nuk mundohesh të dalësh nga ajo greminë për të jetuar, rreth teje nuk ka gjurmë, gishtërinjtë dhe thonjtë nuk janë të baltosura,  tashmë je puthur me të dhe kurorëzuar me vdekjen, pijaneci i dashuruar dhe njeriu i mirësisë.

Charles Bukowski thotë: “Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.” Pastaj Ulliam Shekspir dashurinë e vendos në mendje e jo në sy, ngaqë mendja gjykon kurse syri ngopet. Fjodor Dostojevski: “Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.” Paulo Koelo: “Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.” / KultPlus.com

Më pak politikë, sharje dhe fyerje, më shumë art dhe buzëqeshje

Ilir Muharremi, kritik i artit

Sot është 15 prilli Dita Botërore e Artit. Artistët mundohen që në këtë ditë të gjejnë pajtueshmëri ndërmjet idesë dhe materies, ta konkretizojnë, ta bëjnë të prekshme, të ndjeshme idenë e materializuar, ose e kundërta, materien ta vlerësojnë se si ka rrjedhur nga ideja. Artistët në krejt botën e festojnë këtë ditë duke shprehur krijime të reja, forma të reja, gjetje të reja, themelime të lëvizjeve të reja në art, gjithnjë me atë se vepra artistike qetësisht tregon ndryshimin e idesë në materie, pra syri i brendshëm artistik është i aftë ta paraqesë shkëlqimin e së bukurës në hapësirë të jashtme, pra arti dhe bukuria kanë burimin në një dëlirë dhe ekstazë të veçantë.

Pasi që artistët ballafaqohen tërë jetën me këtë luftë (bukuria dhe materia), atëherë qenësisht na del se estetika është shumë subjektive sepse fillin e ka në thellësinë e shpirtit. Guri gdhendet nga zanatçiu nuk e përjashtoj edhe artistin sepse arti dhe zanati bashkëveprojnë, atëherë kur bëhet formë e rreshtohet në hapësirë nën shkëlqimin e diellit dhe hijet e hënës, krijohet një refleks i brendësisë pra artistikes sepse këtu është baza.

E bukura është shumë e thjeshtë na përket vetëm neve, na bën të ndjehemi mirë, ta përjetojmë, të përhumbemi, pra dehje e Dionisit, kurse e shëmtuara dhe e keqja është shumë neveritëse dhe e kundërta e personalitetit tonë. Andaj, me të drejtë në botë festohet Dita Botërore e Artit, datë kjo që lidhet me ditëlindjen gjeniut të artit Leonardo Da Vinçi. Arsyeja është se Da Vinçi është artisti më i njohur në histori të artit dhe veçohet me arritje humane simbol të paqes, të hulumtimit, zbulimit, shkencës, të tolerancës dhe të bashkimit. “Nëpërmjet eksplorimit të artit, shumë probleme në botë do të zgjidheshin”, thotë Mary Ann F.Kohl.

Fatkeqësisht në mediat tona më prioritet janë debatet politike, fyerjet, sharjet se sa Dita Botërore e Artit. Më të famshëm bëhen disa individë për deklaratat e tyre fyese, përbuzëse, gallata se sa ndonjë vepër e artistit. Populli jeton me kënaqësinë e shtypjes dhe ofendimit se sa arritjet e ndonjë artisti. Më shumë klikime marrin këto që i përmenda se sa promovimi i ndonjë ekspozite, shfaqje, filmi vallëzimi… Madje, politika bëhet më tërheqëse kur plasë debati me sharje, kacafytje, rrahje, ofendime familjare dhe mediat plasojnë imazhe më të detajuara (fyerjet në korridor jashta kamerave), e tëra kjo për arritje të biznesit të tyre pra komercializmit përmes klikimeve.

Pse kjo ditë gjithnjë kalon në heshtje në Kosovë? A është arti në rënie, a kanë njerëzit pak njohuri për artin? Institucionet tona a e dinë që ekziston dikund arti te ne, ndonëse i strukur në atelie? Mund të mendohet se arti ka shënuar rënie si pasojë e komercializmit, por e tërë bota po komercializohet, pra vlera dhe shpirti po blihet me para sepse në Kosovë më shumë besohet në krizën ekonomike se ne vlerën artistike. Arti duhet ta nxjerr veten nga kriza ekonomike, ta pasqyroj çdo krizë ose ta vetëdijësoj popullin që jeton në krizë, pra kjo i bie që arti qëndron ombrellë sipër çdo antivlere dhe vlere.

Urime 15 prilli Dita Botërore e Artit! Sot në këtë kohë pandemie ndonëse nuk mund të vizitoni ndonjë Galeri, Teatër, sallë koncertrale, kinema, për ta shënuar këtë ditë të madhe të krijimit dhe shprehjes artistike. / KultPlus.com

Arti i Agim Ramadanit

Ilir Muharremi, kritik i artit

I trishtë dhe i thellë është peneli i Agim Ramadanit i cili është ngjyer në magmën dhe vërshimin e trishtë të klithmës së lirisë dhe vuajtjet shekullore të këtij populli. Pikturat në frymën abstrakte sjellin përmbytje ngulmime plot ethe dhe pasione sidomos me ngjyrën e kuqe e cila të dehë me tërbimin dhe gostinë e zjarrit, me lumenjtë e gjakut. Një e kuqe e lehtë me tone dhe gjysmë tone, e përshkallëzuar e spërkatur nga dhimbja, aty këtu e vërshruar me njolla gjaku në tërë kompozicionin ku  pena e tij është ngjyer me gjak dhe lëshon vërshimin e vet si dëshmi të kufijëve. Ndoshta kjo ngjyrë prek simbolin e kthjelluar antik-historik gjithmonë të dyshuar nga armiqtë që turreshin me hov zjarmues.

Ngjyra e kuqe jetëson të gjitha të dëshirueshmet reale që dikur ishin vetëm përfytyrime. Zemra e Agimit e ndodhur mes territ, e prekur nga një shkëndi që ja mbulonte sythin e ofshamës, e ky zemërgur në pikturë nxori kompozcione klithmë-drite dhe vullnet pranvere, dhe ti gjithmonë soditë dhe lundron nëpër atë bukuri e cila edhe sot shumohet si çdo petale luleje.

Në vepra tjera vërejmë një blu të çelur të qiellit teksa lehtshëm duket sikur puth blunë e detit ose magjishëm ngjitet në shkallët e parajsës. Si në pkturat e Klod Monet, relaksohesh i tëri duke u ngopur me energji të dritës. Te Agimi bluja e hap kompozcionin, krijon thellësinë nxitë paqen, shpresën çliron ndjesinë e largësisë, distancës dhe perpsektivës. Pastërtia, ftohtësia e kësaj bluje qëndron rrëbeshëm përballë të verdhës, të kuqes, grisë, të bardhës dhe duket si një sakrificë. Ngjyrat nuk janë të ngopura me bojë, janë me një shtresë të hollë dhe duken si ilustrative.

Psikologjia e Agimit reflekton përmes këtij vërshimi ngjyror duke kthjellë një botë të trazuar, të trimëruar, të pastër, lojë kaosi, kontrast i qetësisë, mirëpo të gjitha janë të radhitura bukur dhe këtu shihet strategjia e kthjelltë e tij.

Biografia

Agim Ramadani (3 Maj 1963 – 11 Prill 1999) i njohur ndryshe me nofkën Katana, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjegjësisht i Koshares. Lindi më 3 Maj 1963 në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dhe ra dëshmorë më 11 Prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi fyt për fyt me forcat serbe. Mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas vdekjes, iu dha dekorata Hero i Kosovës. “Mu shterrshin syt nëse pushoj lirin tënde me ëndërrue, mallkue qoft gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmor heroikisht për të mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas Luftës së Kosovës në vitin 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën. / KultPlus.com

Ilir Muharremi

“Melankolia”, klithmë dhimbjeje

Nga Ilir Muharremi

Një ditë të gjithë do të vdesim. Si fillim do t’i mbyllim sytë, zemrën do ta vëjmë në gjumin e përjetshëm, veshët do të kemi dëshirë t’i mbajmë hapur për t’i dëgjuar të gjallët se çfarë halli çajnë për ne. Do të ikin bashkë në parajsë, e ta takojnë babin e tyre sepse i ka marrë shumë malli. Këtë premtim e kanë bërë nëna dhe dy vajzat e saja. Babai i tyre u vetvra. Mungesa e tij tundoste shpirtin e kësaj famlije të cilët të lodhur nga dhimbja gërryenin muret, librat, pasqyret dhe veten. Drejt portës së parajsës u nisë njëra nga motrat, pastaj edhe nëna e si për ironi fati në mes të rrugës ngeli motra tjetër. Ajo pret lajme nga parajsa nga familjarët, përshkrimin estetik  të cilën kurrë nuk do ta gjente në këtë tokë të mallkuar meçrast bota materiale, makutëria, idiotizmi, lufta për pushtet, shkejlja e të dobëtit po na vret të gjithëve pak e nga pak. Milionerët me barkun plot, të varfërit me barkun bosh!

Shpirti i saj është bërë si llambë e lodhur me ndriçim të zbehtë e me forcë të madhe. Dritaret i lëkunden, suvaja  në murë çahet sapo dëgjon zërat e të zhdukurve që po kërkojnë drejtësi. E dremitur dhe e lodhur në karrigen e kuzhinës, në këtë rutinë ditore ajo ndjen tundje e goditje në zemër si një peshë e rëndë shkëmbi i shkëputur prej honit. Në shpirt i ndjenë të humburit e saj, por nuk është e brishtë, qëndron e fortë duke mbledhur të gjitha forcat në vetvete që t’i mposhtë dhimbjet. Në këtë ferr ajo pëjeton ulërima, duhet të ndjejë kurajo për të shtyr këtë copë jete prej hile. Vëren shpesh duart që zgjaten të familjarëve për ta përqafuar. Ndërkohë dridhjet e shpirtit janë të forta, klithmat e të vdekurve të përjetësuar përkëdhelen nga dhoma e kuzhinës dhe pjatat e familjarëve të mbushura qëndrojnë mbi tryezë. Presin dhe vetëm presin. Ajo nuk është prej atyre që kërkojnë ndihmë, nuk është prej atyre që qajnë, ulërijnë e përplasin kokën përtoke nga dëshpërimi. Ajo është grua e fortë me nje shpirt prej heroine. Ajo është Ferdonija.

Shpirtërat e dërmuar të lodhur nga jeta dhe parajsa i ngjajnë skulpturës “Melankolia” e skulptorit Albert Gyorgy. Skulpturë e pikëlluar, e plotë përmes zbrazëtirës, e dhimbshme që të shpie drejt përjetimit të thellë të mirëfilltë, dhe çdo ditë t’i shqyen copat e shpirtit. Skulptura bëhet pjesë e  jotja, edhe ti pjesë e saj. Skulptori ka humbur fëmijën e tij, dhe shpirti i tij ka lundruar bashkë me fëmijën, sikur që unë tashmë po e vështroj. Përballë kësaj skulpture copëzat e shpirtit dërmohen, dhe çdo pjesë fillon të vdesë nga pikëllimi. Pjesa e zemrës udhëton drejt parajsës dhe la një vrimë të madhe, vrimë që shpoi trupin e skulpturës. E njëjta gjë ndodh me secilin që humb fëmijën ose dikënd të afërm.

Pozita e uljes së skulpturës koka drejt tokës portretizon bashëllëkun që na trashëgoi hidhërimi.  Stoli është i rrëzuar, vepra  nuk mund të klithë më, është e gozhduar përballë fatit të errët jetësor, na rikujton se të gjithë sëpaku njëherë jemi ndjerë të humbur dhe bosh në momentet e jetës. Vepra është errët sikur fatet e personazheve sipër në tekst, por shërben si një lloj komoditeti për ata që kanë përjetuar humbje dhe identifikohen me këtë skulpturë. Kësaj skulpture i mungojnë nuancat e parajsës, lumturia e padukshme sipër kokës, tregimet për jetën e përjetshme dhe gjendjen e mirë të fëmijës, ose plakjen apo mos plakjen e tij, raporti ndërmjet botës së tejdukshme, fantazmës njeri.

Të vuajmë, të vuajmë, të klithim nga dhimbja sepse do të çlirohemi për një moment nga kjo jetë e brishtë dhe famkeqe. Skulptura ka një kompozcion mungesë shprese që ka të bëjë me dëshpërimin, pakënaqësinë e ndërgjegjës. Gjithçka aty është e shkatërruar, e zhdukur, avulluar. Në momentin kur pranojmë të jetojmë, duhet ta paguajmë haraçin. Një njeri i vuajtur është i pashpresë e i ndërgjegjshmë për këtë gjë, nuk i përket më së ardhmes. Kjo është e natyrshme. Por është normale që të përpiqet për t’u shkëputur nga universi dhe fatëkeqësia e krijuar, të udhëtoj drejt parajsës t’i takoj më të dashurit./ KultPlus.com