“The Lord of the Rings: The Rings of Power” çmohet si “kryevepër”

Seriali i shumëpritur “The Rings of Power” ka marrë kritika pozitive nga kritikët e serialeve televizive. Shumë prej tyre vlerësojnë subjektin e tij, pamjen vizuele dhe kinematografinë.

Seriali “The Rings of Power” bazohet nga pjesë shtesë të romanit të J.R.R. Tolkien, të titulluar “The Lord of the Rings”. Ngjarjet në të ndodhin mijëra vite para atyre në serialet e romanet “The Hobbit” dhe “The Lord of the Rings”.

Ato zbulojnë tregimin që qëndron pas krijimit të unazave të pushtetit.

Kritikët mendojnë se ajo që kanë krijuar prodhuesit e këtij seriali, J.D Payne e Patrick McKay është madhështore.

Sipas tyre, atij nuk i mungon asgjë nga një kryevepër.

Në të u përfshinë një numër i madh aktorësh nga vende të ndryshme të botës.

Seriali “The Lord of the Rings: The Rings of Power” u zhvillua për shërbimin Prime Video./21Media/ KultPlus.com

Peter Jackson: The Beatles donin ta bënin trilogjinë e ‘Lord of the Rings’

Regjisori i trilogjisë, “Lord of the Rings”, Peter Jackson, ka zbuluar që bendi The Beatles kishte dashur ta realizojë versionin e vet të kësaj serie të romaneve në të 1960-tat.

Jackson, që e solli këtë trilogji në vitet e para të shekullit 21, së fundi e publikoi dokumentarin “The Beatles: Get Back”, që përcjell ditët intensive të grupit legjendar në krijimin e albumit të tyre të fundit bashkë, “Let It Be”.

“Ishte diçka që John [Lennon-i] po e shtynte, dhe J.R.R. Tolkieni ende i kishte të drejtat filmike atëbotë, por nuk i pëlqente ideja që ta bënin The Beatles. Andaj ai e mbyti atë ide”, ka thënë Jackson për People.

“Me shumë gjasë shumë këngë të mira do të dilnin nga albumi filmik”./KultPlus.com

“Lord of the Rings” kthehet në seri televizive

“Amazon” ka njoftuar të hënën se ka blerë të drejtat televizive të trilogjisë “Lord of the Rings” për të kthyer në serial televiziv.

Transmetimi do të bëhet përmes shërbimit “Prime Video”.

“Deadline” raportoi se franshiza me amë botërori i kushtoi “Amazonit” 200 milionë dollarë.

Tre filmat “Lord of the Rings” grumbulluan në total gati 3 miliardë dollarë në arkat filmike./ KultPlus.com