Ava Max fitoi çmim në LOS40

Festivali i njohur LOS40 vlerëson me një çmim edhe një këngëtare tjetër shqiptare, shkruan KultPlus.

Ava Max arriti të fitoj çmimin “Klipi më i mirë” për kategorinë kombëtare, respektivisht atë spanjolle në këtë rast.

Ajo arriti të fitojë për klipin e saj “Tabu”, në bashkëpunim me artistin e famshëm latin Pablo Alboran.

https://www.instagram.com/p/CIbpMtCjdJr/?utm_source=ig_embed

Ky çmim shënoi edhe një vlerësim tjetër të të arriturave të këngëtares.

Dua Lipa gjithashtu ditë më parë fitoj 2 çmime në këtë Festival. / KultPlus.com

Dua Lipa nominohet në katër kategori në ndarjen e çmimeve prestigjioze

Ky vit padyshim se ka marrë vulën e këngëtares shqiptare Dua Lipa, sukseset e së cilës nuk kanë të ndalur.

Së fundi, Dua është nominuar në eventin e ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Awards”. Ajo është nominuar në katër kategori, të cilat janë si në vijim: “Best Artist”, “Best Album”, “Best Song” dhe “Best Video.

Dua Lipa ka ndarë vetë këtë lajm me fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku është shprehur tejet e lumtur për nominimin në këto kategori.

“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategori në LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua në postimin e saj. / KultPlus.com