“Nuk është toka që do më mungojë, je ti që do më mungosh”

Louise Gluck

Përktheu Edon Qesari

Udhëkryqe

Trupi im, tani që bashkë nuk do udhëtojmë më shumë,

nis të ndiej një dhembshuri të re për ty, fort të ashpër dhe të pazakontë,

ngjashëm me dashurinë që kujtoj prej rinisë –

dashuri shpesh aq mendjelehtë në qëllimet e saj

por kurrë e tillë në zgjedhjet e saj, përjetimet e saj.

Sa shumë kërkesa paraprake, shumë që s’mund të premtoheshin –

Shpirti im ka qenë kaq i drojtur, kaq i dhunshëm;

Falja vrazhdësinë.

Si të ish ai shpirt, dora ime lëviz mbi ty me merak,

duke mos dashur të fyejë,

por e zellshme, më në fund, të arrijë shprehinë si thelb:

nuk është toka që do më mungojë,

je ti që do më mungosh./ KultPlus.com

Monolog në ora 9 t’mjesit

Poezi nga Louise Glück
Përktheu Vlora Konushevci

Nuk asht gja e vogël, kjo ardhje
Kjo melodi. Rrnesa
Me ta asht kanë n’ ethe qysh prej fillimit
Para gjashtëmbëdhjetë vjetve. Për gjashtëmbëdhjetë vjet
Unë kam pritë gjanat me u ndreq. M’ duhet me qesh.
Besoni, andrroja me u shu deri n’ vdekje
Ose ai me u dashunu prapë e ma ja lanë hilen
Dikuj tjetër. Eh po, kujtoj që e ka ba.
Sikur e ndjeva nji mungesë, e sot, e kish lanë
Vezën e pjekun që m’ këqyrke me ngulm si nji sy i venitun,
Bukën se kish prek. / KultPlus.com

Louise Glück fiton Çmimin ‘Nobel’ për letërsi

Tetori njihet edhe si muaji i Çmimit Nobel, pasiqë gjatë dy javëve të para të tetorit zbulohen emrat e laureatëve e këtyre çmimeve në shkencë, ekonomi, çmimi për paqe e letërsi.

Pas ndarjes së çmimit për Kimi, sot u nda Çmimi Nobel në Letërsi 2020 i i cili u nda për poeten amerikane Louise Glück “për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”. / KultPlus.com