Bukuria shqiptare e arbëresheve përmes aparatit të legjendarit Mario Testino

Fotografi legjendar, ikonë e modës, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukurinë shqiptare të arbëreshëve të Italisë.

Pak kohë më parë fotografi i njohur me origjinë peruane, imazhet e të cilit janë publikuar në kopertinat e revistës Vogue, Elle, Vanity Fair etj, vizitoi Horen e Arbëreshëve për të parë nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre shekuj më parë.

Në profilin e tij të ndjekur nga miliona njerëz në rrjetin social Instagram, Testino ka publikuar foton e parë të shkrepur atje.

Ndër të tjera fotografi ikonë e modës shkruan “Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.

Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Fotografi i njohur i modës Mario Testino: Do të përjetësoj kostumin arbëresh

Mario Testino është një nga emrat më të njohur në botën e modës, fotograf i cili ka realizuar kopertinat e disa prej revistave me te njohura të modës si Vogue, V Magazine, Vanity Fair etj.

Gjate një vizite dje në komunën e Horës së Arbëreshëve, Mario Testino,  ka shprehur dëshirën që me anë të fotove të tij të përjetësojë kostumet tradicionale të banorëve të kësaj zone.

Kryetari i komunës së Horës, Rosario Petta thotë se: “Kostumet tona kanë lënë me gojë të hapur edhe një fotograf si ai, që ka përjetësuar me foto gjatë karrierës së tij, shumë personazhe të njohur në të gjithë botën”, duke vazhduar më tej se “Është një emocion i madh për ne konfirmimi se sa tërheqës dhe unik është identiteti ynë”.

mario testino ok
kostum arberesh

Imazhet e marra nga Testino gjatë shërbimit fotografik, do të botohen prej vetë tij në një përmbledhje që do të shohë dritën e botimit shpejti.

Kohët e fundit Hora dhe fshatrat e tjerë arbëreshë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve dhe turistëve nga e gjithë bota, për etnografinë, kulturën dhe traditën shqiptare që kanë arritur ta ruajnë për më shumë se katër shekuj. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Dua Lipa pozon për ‘serinë peshqirë’ të fotografit Mario Testino (FOTO)

Krijuesja e hitit ‘New Rules’, së fundmi ka pozuar për fotografin e njohur, Mario Testino, i cili ka punuar për revista të njohura si Vogue, V Magazine, Vanity Fair dhe GQ, shkruan KultPlus.

Këtë e bëri të ditur vetë Dua Lipa përmes profilit të saj në rrjetin social Instagram. Ajo pak minutash postoi një fotografi mjaft artistike, të realizuar në mënyrë profesionale nga fotografi i njohur, Mario Testino.

‘Shumë e nderuar. Faleminderit shumë Mario Testino që edhe mua më bëre pjesë të serisë tënde me peshqir. Të dua”, ka shkruar kështu Dua pranë fotografisë.

Mario Testino ka fotografuar shumë yje të njohura, si Beyoncé, Christina María Aguilera, Gigi Hadid etj. /KultPlus.com