“Aktori në kuti” do shfaqet në Teatrin “The Playground Theatre” në Londër

Alberina Haxhijaj

Shfaqja “Aktori në kuti” do prezantohet në Teatrin “The Playground Theatre” në Londër më 13 e 14 shtator 2018, shkruan KultPlus.

Me rastin e Vitit Jubilar , 10 Vjetorit të shfaqjes “Aktori në kuti” vazhdon prezantimi dhe pjesëmarrja në skenat ndërkombëtare.

“Aktori në kuti” në shenjë të këtij përvjetori, më 22 prill u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës në Bacau të Rumanisë e cilësuar shfaqje nderi e festivalit si dhe në manifestimin mbarëkombëtar “140 Vjetorin e Lidhjes së Prizrenit” më 13 qershor.

Gjate 10 viteve shfaqja “Aktori në kuti” mori pjese dhe u prezantua në mbi 20 festivale kombëtare dhe ndërkombëtare duke marrë çmime dhe nominime po ashtu.

“Aktori në kuti” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT, ndërsa teksti, regjia dhe interpretimi nga Mentor Zymberaj.

Shfaqja “Aktori në kuti” tregon historinë e një aktori i cili e braktisë Teatrin Kombëtar të vendit të tij dhe merr rrugën e aktorit shëtitës. Ai për më shumë se tri vite shëtit nëpër rrugë duke dhënë më shumë se 700 shfaqje.

Ai një ditë nuk mbërrin në qytetin antik për ku ishte nisur, por në një zonë të minuar lufte. Dëshiron të kthehet nga ka ardhur por shpejtë i mbyllet shtegu. Mbetet i izoluar mu në mesin e zonës së minuar me kutin e tij të vogël të cilën e ka skenë por edhe bujtinë, kuzhinë, gardërobë. Atë ditë rastis të ketë edhe ditëlindje, e feston mu në “zonën e minuar” duke i ofruar “zonës së vdekjes” pjesë nga Shekspiri, Molieri, Çehovi dhe në fund monologun e tij jetësor ku vet është autor. ”Zona e Ftohte” vazhdon kërcënimin ndaj artistit duke ia rrëmbyer dhe duke ia hedhur në ajër copë-copë edhe “partneren” e vetme, Xhulijetën!…Mallëngjehet për kukullën e tij, partneren e vetme. Betohet se kurrë më nuk do ta luaj atë pjesë teatrore…Akuzon “Luginën e Vdekjes” për pasojat që ua bënë njerëzimit./ KultPlus.com

“Ëndrrat e Hamletit” po vjen me premierë në Dodona

Kjo shfaqje është e bazuar në veprën e Shekspirit “Hamleti, Princi i Danimarkës”, me tekst të Nina Mazur dhe regji e interpretim të Mentor Zymberaj, shkruan KultPlus.

Premiera e kësaj shfaqje është më 31 mars në Teatrin “Dodona”, kurse skenografinë dhe kostumet i ka bërë Zeni Ballazhi, me muzikë të Andin Randobrava, dizajni i dritave, Skënder Latifi, udhëheqës teknik- Albert Gashi, me koordinatorë Kaltrinë Zeneli dhe Mirak Zymberaj.

Zërat: Selman Lokaj, Igballe Qena, Veton Osmani, Dora Xhemajli, Edlir Gashi, Ermal Sadiku, Andin Randobrava, Valmir Krasniqi e Mikel Markaj.

“Ëndrrat e Hamletit” është realizim i Shtëpisë Teatrore Filmike AKT & ITI-Qendra në Kosovë, në bashkëpunim të teatrit Dodona dhe Komunës së Prishtinës./KultPlus.com

Mentor Zymberaj përfaqësoi Kosovën në “Çmimet e Evropës për Teatër” 2017-të

Me rastin e “Çmimit të Evropës për Teatër” edicioni XVI, i mbajtur në Romë nga 12 deri me 17 dhjetor 2017, për herë të parë ishte përfaqësimi zyrtar nga Kosova, gjegjësisht përfaqësim i artit skenik shqiptarë.

Ftesa për përfaqësimin nga Kosova, i ishte dërguar Mentor Zymberaj themelues i ITI-Qendra në Kosovë (Instituti Teatror), shkruan KultPlus.

Ky event ndërkombëtar për teatër ndër kryesorit në Evropë, u realizua në shumë aktivitete teatrore si: Hulumtimet dhe zhvillimet teatrore në Evropë dhe Qendrat e ITI; pjesëmarrja e gazetarëve dhe kritikës teatrore në ndarjen e Çmimeve Speciale nga Asociacioni i tyre; pjesëmarrja e autoreve, aktorëve, regjisoreve fitues në “Çmimet e Evropës për Teatër” dhe takimi i tyre me gazetarë e kritikë teatror; prezantimet e shfaqjeve fituese në “Çmimet e Evropës për Teatër”; si dhe Solemniteti i Ndarjes së Çmimeve si akti final i “Çmimet e Evropës për Teatër” 2017, edicioni XVI.

Pos çmimeve të ndryshme teatrore që u ndanë, çmimi kryesor “Çmimi i Evropës për Teatër” u takoi dy artistëve: Jeremy Irons dhe Isabelle Hubert. Ky event përfundoi me pjesëmarrjen e komunitetit artistik nga Evropa por edhe më gjerë, si dhe nga Institucionet shtetërore italiane dhe evropiane.

Pjesëmarrja e parë zyrtare i përfaqësimit të Kosovës ishte e një rëndësie të veçantë në zhvillimet teatrore në Kosovë por edhe më për artin skenik shqiptarë./ KultPlus.com