Vaksinimi anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët me orarin e ri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të ketë orar të ri për vaksinimin anti-Covid.

Sipas MSh’së, orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë prej tetë orësh (nga ora 07:00 – 15:00).

Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

“Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se bazuar në Planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 (i përditësuar), orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë 8 orësh (nga ora 07:00 – 15:00).

Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinësdhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse  në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal. / KultPlus.com

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët: Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar qytetarët se gjatë vaksinimit kundër COVID-19, mund të bëhet edhe kombinimi i vaksinave.

Në komunikatë thuhet se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën donë ta marrin.

E zgjedhjet janë Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Megjithatë nëse dikush do t’i bëjë kombinim, dozën e parë mund ta marrin Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer apo anasjelltas.

Gjatë ditës u raportua se kombinimi i vaksinave në Kosovë nuk lejohet në qendrat vaksinuese.

E Ministria e Shëndetësisë thotë se kushdo që pretendon se diçka e tillë nuk lejohet, është e pavërtetë.

Qëllimi i kombinimit të vaksinave është rritja e imunitetit.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.

Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas.

Deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.   

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun-MSh. / KultPlus.com

MSH po shqyrton vendosjen e kufizimeve për të pavaksinuarit në Kosovë

Derisa varianti Delta i COVID-19 po përhapet me shpejtësi në Kosovë, kësisoj po rritet edhe numri i rasteve të reja me këtë virus, po shqyrtohet mundësia e vendosjes së kufizimeve për personat e pavaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se çdo opsion është i hapur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve për personat e pavaksinuar kundër COVID-19.

Ndërsa vendosja e kufizimeve për këta qytetarë, po gjen përkrahje në vend.

Aq më shumë, përkrahje po gjen edhe kufizimi i lëvizjes për të pavaksinuarit.

Të pyetur se a janë duke shqyrtuar kufizime për qytetarët që nuk po vaksinohen, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se çdo opsion është i hapur në mënyrë që të parandalohet përhapja më e madhe e virusit, e në mënyrë që të rritet vaksinimi në masë.

Megjithse, nga kjo ministri nuk kanë treguar se çfarë kufizime mund të ketë për këta persona.

Zëdhënës për informim në MSH kanë thënë se plani i vaksinimit në masë bashkë me pjesën informuese është duke u zbatuar në mënyrë që të rritet interesimi për vaksinim.

“Çdo opsion është i hapur me qëllim të parandalimit të përhapjes më të madhe të virusit dhe rritjes së vaksinimit në masë.  Është Plani i Vaksinimit në Masë kundër COVID-19 bashkë me pjesën informuese e sensibilizuese që është duke u zbatuar për rritjen e interesimit për vaksinim”, është thënë nga kjo ministri.

Kryetar i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se po presin që gjatë ditëve të ardhshme të kenë ndonjë takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe të diskutojnë për situatën.

Ai ka thënë se duhet një bashkëpunim mes nivelit lokal dhe atij qendror në mënyrë që masat të zbatohen sa më mirë dhe sa më lehtë.

“Drejtorët kanë bërë thirrje që vaksinimin të kryhet përpara se të filloj viti i ri shkollor. Të gjithë kryetarët ftojnë qytetarët që të marrin vaksinat. Sa i përket masave të reja, ne nuk kemi diskutuar njëherë. Presim që ditët e ardhshme ta kemi ndonjë takim me ministrin dhe ta diskutojmë situatën. Duhet një bashkëpunim dhe koordinim me nivelit lokal që masat të zbatohen sa më mirë dhe sa më lehtë. Nëse mungon koordinimi edhe masat është pak vështirë me u zbatu. Vaksinimi duhet të jetë prioritet”, ka deklaruar ai.

Ibrahimi ka thënë se ende nuk kanë pasur ndonjë takim të brendshëm për të diskutuar në lidhje kufizimet, por që po e shohin situatën.

Ndërsa, drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se do të mbështesin çdo kufizim që propozon qeveria, përfshirë këtu edhe kufizimet në livizje.

Ai ka thënë se kufizimet ndaj të pavaksinuarve nuk do të paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut.

“Po shihet që numri i të infektuarve është rritur në mënyrë drastike. Çdo veprim të cilin e merr shteti për mbrojtjen e shëndetit publik, e në këtë rast kundër pandemisë, ka mbështetjen, ne e përkrahim ccdo masë. Qytetarët kanë pasur mjaftueshëm kohë që të vaksinohen edhe pse disa po hezitojnë. Nuk e di pse po hezitojnë. Ne tani nuk e kemi asnjë efekt anësor për shkak të vaksinave. Nëse qeveria detyrohet të merr ndonjë masë shtrënguese kundër atyre që nuk vaksinohen, e nuk kanë asnjë arsye, ne nuk e konsiderojmë si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai.

Përndryshe, ai është shprehur se e drejta për jetë është e drejta kryesore e njeriut andaj edhe qytetarët duhet të vaksinohen.

“E drejta për jetë është e drejta kryesore e njeriut dhe mbi atë të drejtë ndërtohen të gjitha të drejtat tjera. Qytetarët duhet të vetëdijesohen, duhet të vaksinohen. Tani ka vaksina të mjaftueshme. Pasi nuk po e bëjnë këtë, Kosova rrezikon edhe nga një mbyllje. Nëse Kosova mbyllet edhe dy vjet, falimentimin e ka të garantuar. Situatat e jashtëzakonshme imponojnë vendime të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai.

Vendosjen e kufizimeve për të pavaksinuarit e kanë përkrahur edhe infektologë në vend.

Ata ditë më parë kanë thënë se nëse qytetarët e refuzojnë vaksinimin atëherë MSH’ja duhet të përgatitet që të aplikojë masa detyruese ndaj tyre.

Kujtojmë që numri i të infektuarve me koronavirus ka shënuar rritje së fundmi.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 562 raste të reja të infektuara dhe dy viktima.

Deri tani, më pak se 19 për qind e qytetarëve, apo 333 mijë e e 965 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend.

Ndërsa, 9.5 për qind e qytetarëve kanë marrë dy doza të vaksinave./KultPlus.com

Njoftimi i fundit nga MSH: Nga ora 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja anti Covid-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi të sot në ora 18:00. Masat, sipas këtij vendimi të qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

E nga Minsitria e Shëndetësisë kanë njoftuar edhe përmes një komunikate për media për hyrjen n fuqi të këtyre masave.

Sipas MSH’së nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe  bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës  dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm  me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim:

Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.

Në zonën e gjelbërt  bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim:

Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.

Të nderuare qytetarë, 

Pa ndihmën dhe përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses.
Pengimi i virusit është prioritet.
Prandaj, të bëhemi bashkë  për ta fituar këtë luftë nga një armik i përbashkët.
Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, janë të tepër të domosdoshëm për të gjithë neve!/ KultPlus.com