Kur Nëna Terezë bëhet një nga 7 qytetarët e nderit në Amerikë

Çmimi Qytetar Nderi i Shteteve të Bashkuara , është çmimi me i madh për jo-amerikanet.

Vetëm 7 personalitete jo-amerikane iu është dhënë çmimi Qytetarë Nderi gjatë gjithë historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mesin e këtyre personaliteteve është edhe shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza.

Çmimi Qytetarë Nderi i Shteteve të Bashkuara , është çmimi me i madh për jo-amerikanet. Vetëm shtatë persona kanë qenë të nderuar me këtë çmim në historinë e Shteteve të Bashkuara , pesë pas vdekjes, dhe dy persona ndërsa ende ishtin gjallë, Nënë Tereza dhe Sir Winston Churchill.

Më 16 nëntor 1996, një vit para vdekjes së saj, Agnese Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në botë si Nënë Tereza, u bë personi i vetëm së bashku me Churchill që ishte nderuar me çmimin Qytetarë Nderi i SHBA-së, ndërsa ende ishte gjallë.

Edhe pse murgesha shqiptare e cila ishte lauruar me Çmimin Nobel të Paqes dhe çmimin e Presidentit për Medaljen e Lirisë ajo kishte qëndruar pak kohë në Shtetet e Bashkuara, të Misionareve të Bamirësisë, që ajo e kishte themeluar në vitin 1950, duke hapur një kuzhinë që shërbente supë, në strehimoret e emergjencës, për shtëpi pleqsh dhe strehimeve të tjera në të gjithë vendin.

Ajo ishte njoftuar nga ambasadori amerikan në Indi për dhënien e çmimit Qytetare Nderi, në vendin në të cilin Nënë Tereza arriti në vitin 1929, duke ë quajtur murgeshën 86-vjeçare, “një bijë të Amerikës”. / KultPlus.com

Kur Nënë Tereza shkoi me vonesë te Papa u justifikua: Takova Krishtin në rrugë

Miqësia e nënë Terezës me Papa Gjon Palin e dytë nuk është e panjohur. Respekti dhe marrëdhënia që kishin këto dy figura të njohura botërisht admirohej nga shumë njerëz. Ndodhte që ne publik ata të thyenin edhe protokollet e komunikimit me një komunikim jo shumë formal, sikurse është rasti në fjalë, botuar në numrin e parë të shtatorit të revistës “Miracoli e misteri”.

“Ditën që Nënë Tereza e bëri Papa Gjon Palin II të priste”

Nënë Tereza dhe Papa Vojtila janë takuar në shumë raste, por ka një takim që tregon se sa njeri i thjeshtë ishte dhe se sa vërtet e pranishme ishte Fryma e Shenjtë te ajo.

Ajo ishte nisur me një makinë për në Nju Delhi ku do të takohej me Atin e Shenjtë, kur në një moment vuri re një të sëmurë lebër në anë të rrugës. Nënë Tereza i kërkoi shoferit  që të ndalonte, doli dhe filloi të kujdesej për lebrozin. Ajo foli me të për një kohë të gjatë për ta ngushëlluar. Më pas rifilloi udhëtimin dhe mbërriti me vonesë në takimin me Papën.

Kur një nga kardinalët indianë të pranishëm i vuri në dukje se kishte bërë të priste Atin e Shenjtë, ajo u përgjigj me qetësi: “Po, e di, por pata një takim me Krishtin në rrugë”.

Nënë Tereza u ngjit në Parajsë më 5 shtator 1997 dhe më 19 tetor 2003 Papa Gjon Pali II e shpalli të bekuar. Në fillim të predikimit ai donte të theksonte mirënjohjen e tij personale ndaj Nënë Terezës me të cilën e lidhte një miqësi e thellë:

Nënë Tereza sipas fjalëve të Papa Gjon Palit II

(…) Gruaja e guximshme, të cilën e kam ndjerë gjithmonë pranë meje. Ikona e Samaritanit të Mirë, ajo shkoi kudo për t’i shërbyer Krishtit në më të varfërit e të varfërve. As konfliktet dhe luftërat nuk mund ta ndalonin atë. / KultPlus.com

42 vjet më parë, Nëna Tereza fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqe

KultPlus sjell fjalimin tejet emocionues të Nënë Terezës kur kjo e fundit pranoi çmimin “Nobel” për Paqe.

Ishte 17-të tetori i vitit 1979 kur juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë nderoi me Çmimin Nobel për paqen Shenjtën shqiptare, Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezën.

Në motivacionin e ndarjes së Çmimit, komisioni i ngarkuar njoftoi se: ”Çmimi Nobel i Paqes ju dha Nënë Terezës së Kalkutës për angazhimin e saj ndaj më të varfërve ndër të varfër dhe për respektin dhe vlerësimin e dinjitetit të çdo njeriu. Përveç kësaj: Për punën e bërë në luftën kundër varfërisë dhe mjerimit, që përbën gjithashtu një kërcënim për paqen”.

Edhe pasi u nderua me çmimin “Nobel” për paqen, ajo refuzoi të realizohej banketi tradicional, në mënyrë që paratë e harxhuara për të, të përdoreshin për personat në nevojë. As sëmundjet si pneumonia, malarja, apo sëmundjet kardiake nuk e ndalën atë. Puna e Nënë Terezës vazhdoi në mënyrë të palodhur deri në vitin 1997, në të cilin ajo ndërroi jetë. Nga 13 murgesha, të cilat i mësonte mbi besimin, në shumë pak kohë ajo arriti t’i shërbente më shumë se 5000 njerëzve në mbi 130 vende të botës.

Ende në ditët e sotme, ajo njihet si një simbol i dashurisë dhe humanizmit. Ajo është një shembull se edhe roli i një drejtuesi, mund të bëhet me mirësjellje, humanizëm dhe dashuri.

Fjalimi i Nënë Terezës me rastin e marrjes së Çmimit Nobel:

“Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Ne që po qëndrojmë këtu, qëndrojmë sepse prindërit na kanë dashur.

Nuk do të ishim këtu, sikur prindërit të na abortonin.

Fëmijët tanë… ne i duam ata, por çfarë mund të thoni për miliona të tjerë? Shumë, shumë pak njerëz janë të shqetësuar për fëmijët e Indisë, për fëmijët e Afrikës, ku vdesin një numër i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kështu me radhë.

Por jo vetëm kaq! Me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënave të tyre! Ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot! Kur nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë ajo me ty dhe mua kur nuk ka asgjë midis nesh? Pikërisht për këtë apeloj në Indi, apeloj kudo!

Le t’i sjellim fëmijët përsëri dhe ky vit të jetë viti i fëmijëve. Të reflektojmë: çfarë kemi bërë ne për fëmijët?

Në fillim të vitit, kudo ku m’u dha mundësia të flisja thashë: “Këtë vit le t’i bëjmë të gjithë fëmijët e lindur dhe të palindur të ndjejnë dashuri .

Dhe tani që jemi në fund të vitit, a e kemi bërë këtë?

Nuk besoj se jemi me të vërtetë punonjës socialë. Ndoshta bëjmë punë sociale në sy të njerëzve, por në të vërtetë jemi soditës në zemër të botës, pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në prezencën e Tij, unë, po kështu dhe ju.

Edhe ju duhet të përpiqeni ta sillni prezencën e Hyjit në familjen tuaj, pasi familja që lutet së bashku, qëndron së bashku!

Besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba. Nuk kemi nevojë për të shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin e kështu sjellim paqen, gëzimin… Sjellim atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi.

Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta mposhtim forcën djallëzore që është në botë.

Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona duhet ta fillojmë ndryshimin që në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi ku nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë.

Për Hyjin nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë japim prej Tij në personin të cilit po i shërbejmë!

Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.

Të varfrit fillimisht në familjen tonë, në vendin tonë dhe në botën tonë.
Në mënyrë që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, Motrat tona, jeta jonë duhet të jetë e ndërthurur me lutje. Ajo duhet të jetë e ndërthurur me Krishtin, në mënyrë që të kuptohet, që të ndjehet.

Për shkak se sot ka kaq shumë vuajtje, unë ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet përsëri.

A jemi ne atje ta ndajmë atë pasion, ta ndajmë atë vuajtje me njerëzit?

Varfëria është në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e varfra, sepse unë kam gjetur varfëri edhe në Perëndim, aty ku është ndoshta më vështirë të hiqet.

Kur marr nga rruga një person të uritur, i jap një pjatë me pilaf, një copë bukë, e ngop. Atij i heq urinë.

Por një person i lënë jashtë, që ndihet i padashur, i padëshiruar, i tmerruar, person që është përzënë nga shoqëria… ajo varfëri të vret kaq shumë dhe kaq fort, dhe kjo mua më duket më e vështirë.

Motrat tona po punojnë mes atyre njerëzve në Perëndim. Prandaj duhet të luteni për ne që të mund të jemi ai lajmi i mirë, pasi nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Ndërsa ju… Ju duhet ta bëni këtë këtu, në vendin tuaj. Ju duhet t’i njihni të varfrit.

Ndoshta njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, gjithçka, por besoj se nëse të gjithë hedhim një sy para shtëpive tona, sado të vështirë ta kemi ndonjëherë për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit, duhet ta bëjmë dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.

Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë që ka ndodhur disa kohë më parë, kur katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Ata erdhën në shtëpinë tonë dhe ne biseduam për dashurinë, dhembshurinë, pastaj njëri prej tyre më pyeti: “Më thoni, nënë, ju lutem na thoni diçka që ta mbajmë mend” dhe unë i thashë: “Buzëqeshini njëri-tjetrit dhe gjeni kohë për njëri-tjetrin në familjen tuaj.” Buzëqeshini njëri-tjetrit! Dhe pastaj njëri prej tyre më pyeti: A jeni e dashuruar? Dhe unë i thashë: “Po, dhe ndonjëherë më duket e vështirë t’i buzëqesh Jezusit, për shkak se ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues.

Kjo është diçka e vërtetë dhe në atë vend ku vjen dashuria, kur dashuria është kërkuese, atëherë mund t’ia japim Atij me gëzim.

Besoj se duhet të jetojmë jetë të përsosur, pasi kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne.

Sikur vetëm të kujtonim se Hyji na do ne, dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët ashtu siç Ai na do, nuk do të bënim gjëra të mëdha, por gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Nëse bëheni një dritë që digjet për paqen në botë, atëherë me të vërtetë meritoni Çmimin Nobel për Paqen.
Zoti ju bekoftë!
”, kishte thënë Nënë Tereza./ KultPlus.com

Në San Benedetto del Tronto do të vendoset busti i Nënë Terezës

Në San Benedetto del Tronto do të vendoset busti i Nënë Terezës. Ky bust është një vlerë e shtuar për komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë dhe jo vetëm.

Ishte Shoqata Shqiptare në San Benedetto, me kryetar Vasil Nushin, që ndërmori nismën për vendosjen e bustit të shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

Kastriot Shkreta ishte sipërmarrësi shqiptar që ndihmoi në financimin e ndërtimit të monumentit të Nënë Terezës në hapësirën e caktuar.

“Në San Benedetto del Tronto në sheshin para Eurospin do të vendoset busti i Nënë Terezës.

Ky bust, i propozuar, ideuar, dhe  sponsorizuar nga  ne  si  shoqat  është  një  vlerë  e shtuar për ne si komunitet shqiptar. Është në nderin e gjithë e shqiptarëve qq banojmë e jetojmë këtu të kemi midis nesh Nënë Tereza. Kjo u  mundësua si rezultat i bashkëpunimit  të shoqatës tonë me komunën e San Benedetto del Tronto”, shkruan kryetari i Shoqatës Shqiptare Vasil Nushi. / KultPlus.com

Nëna Terezë: Ju keni sy të mirë dhe mund të lexoni, si do të ishte nëse Zoti do t’ju kërkonte para që ju fali sytë

Nga Thesaret e Nënë Terezës

“Shumë njerëz thonë: “Nënë Terezë, Ju i llastoni të varfrit, sepse u jepni gjithçka pa asnjë kundërshpërblim”.
Mirëpo, neve nuk na llaston më shumë, se sa Zoti vetë. Shikoni: Ju keni sy të mirë dhe mund të lexoni. Si do të ishte, nëse Zoti Juve do t’ju kërkonte para, që Ai ju ka falur juve sytë. Ose, shikoni përjashta, se si ndriçon dielli. Si do të ishte, nëse Zoti do të na thoshte neve, ju duhet të punoni pesë orë, që të fitoni dy orë ndriçim të diellit.”/ KultPlus.com

Nëna Terezë: Nëse ne tani nuk kemi qetësi, kjo është për arsye se kemi harruar si të shohim Zotin në njëri – tjetrin

Trazirat e viteve të 90-ta në Shqipëri patën mbuluar mediet ndërkombëtare dhe patën prekur shumë njerëz. Mbi këto trazira pat reaguar edhe Nëna Terezë, reagim që e ka sjell Don Lush Gjergji. Ai për ndjekësit e tij ka sjellë reagimin e saj që ka publikuar më 28 prill të vitit 1997, përcjellë KultPlus.

Më poshtë e keni të plotë reagimin e atëhershëm të Nënës Terezë.

“Me dhimbje të madhe në zemrën time po dëgjoj se jetat po humbën, ndërsa njerëzit po lëndohen në këto trazira… Nëse ne tani nuk kemi qetësi, kjo është për arsye se kemi harruar si të shohim Zotin në njëri -tjetrin…” (28 prill 1997)./ KultPlus.com

Kur mori çmimin “Nobel” për paqen, ajo u shpreh: “Unë jam e pavlerë”

I ati i saj vdiq në mënyrë misterioze, kur ajo ishte vetëm 8 vjeçe. Disa mendonin se atë e vranë për qëllime politike, por ende sot nuk dihet arsyeja e vërtetë e vdekjes së tij. Gjithsesi, kjo ngjarje shërbeu për ta afruar më shumë Nënë Terezën me të ëmën, e cila ishte një e krishterë e devotshme që i mësoi vajzës së saj rëndësinë e bamirësisë. Aq i madh ishte ndikimi i së ëmës, saqë në moshën 12 vjeçare, Nënë Tereza vendosi t’i shërbente plotësisht besimit. Ajo, madje u përfshi edhe në një urdhër për t’u mësuar murgeshave të tjera mbi besimin e krishterë. U shndërrua kështu në një mësuese, duke i shërbyer këtij profesioni për 20 vite të jetës së saj.

Por jeta e saj ndryshoi rrënjësisht, kur ajo mori një “thirrje” prej Zotit, siç edhe vetë Nënë Tereza e ka quajtur, e cila e nxiti të linte mënjanë rolin e dishepullizueses për murgeshat e reja dhe të shkonte të jetonte në vendet më të varfëra në botë. Viti i parë në Kalkuta ishte tepër sfidues për të. Iu desh madje të lypte për ushqim, njësoj me njerëzit e atij vendi, të cilët jetonin në varfëri ekstreme. Edhe pse shpesh herë është shprehur se i kishte kaluar nëpër mendje të hiqte dorë nga diçka, sërish nuk e bëri, pasi ishte e vendosur të vazhdonte.

Reputacioni i saj filloi të rritej nga momenti, kur ajo filloi të hapte shtëpi strehimi për të pastrehët dhe për ata që ishin tepër në nevojë. Ajo madje shkoi në mes të natës t’i lutej biznesmenit më të fuqishëm në San Franciscos për ta kthyer një shtëpi të braktisur në një shtëpi banimi për të pastrehët. Kur ai i tha: “Këtë punë do ta shohim nesër në mëngjes”, Nënë Tereza u përgjigj: “Puna e Zotit nuk mund të presë deri nesër në mëngjes”.

Edhe pasi u nderua me çmimin “Nobel” për paqen, ajo refuzoi të realizohej banketi tradicional, në mënyrë që paratë e harxhuara për të, të përdoreshin për personat në nevojë. As sëmundjet si pneumonia, malarja, apo sëmundjet kardiake nuk e ndalën atë. Puna e Nënë Terezës vazhdoi në mënyrë të palodhur deri në vitin 1997, në të cilin ajo ndërroi jetë. Nga 13 murgesha, të cilat i mësonte mbi besimin, në shumë pak kohë ajo arriti t’i shërbente më shumë se 5000 njerëzve në mbi 130 vende të botës.

Ende në ditët e sotme, ajo njihet si një simbol i dashurisë dhe humanizmit. Ajo është një shembull se edhe roli i një drejtuesi, mund të bëhet me mirësjellje, humanizëm dhe dashuri. / bota.al