‘Turma e kalon jetën e saj si derrat që ushqehen në gropën e epshit’

“Jo” tha Niçja,-unë thjesht e quaj me emrin e saj të vërtetë. Nuk kam kundërshtim, që një burrë të bëjë seks kur ka nevojë për të. Por unë e urrej burrin, që lutet për të, që ia jep pushtetin e tij gruas që ia ofron atë, gruas artizane, që e kthen dobësinë e saj dhe fuqinë e tij në fuqi të saj.

-Ah, si mund ta mohoni ju erotikën e vërtetë? Ju injoroni impulsin, dëshirën biologjike, që është errënjosur te ne, që na lejon të riprodhohemi! Sensualiteti është pjesë e jetës, e natyrës.

-Pjesë, por jo pjesa më e lartë! Në të vërtetë, armiku për vdekje i pjesës së lartë. Këtu, më lejoni t’ju lexoj një frazë, që e shkrova sot në mëngjes.

Niçja vuri syzet e tij të trasha, u zgjat për nga tryeza e tij, mori në dorë një bllok të vjetër dhe shfletoi faqet e mbushura me një shkrim të palexueshëm. Ai ndaloi te faqja e fundit dhe gati duke e prekur me hundë, lexoi: Sensualiteti është një bushtër, që puth thembrat tona. Dhe sa mirë, që kjo e përdalë di sesi të lypë për një copë shpirt, kur i mohohet një copë mishi.

Ai mbylli bllokun.

-Kështu që, problemi nuk është, që seksi është i pranueshëm, por që bën që diçka tjetër të zhduket, diçka më e vlefshme, pafundësisht më e çmuar! Epshi, ngacmimi, kënaqësia: këta janë skllevër! Turma e kalon jetën e saj si derrat, që ushqehen në gropën e epshit.

Gropa e epshit. Brojeri përsëriti me vete, i habitur nga intensiteti i Niçes.

-Ju keni ndjenja të forta për këtë çështje. Unë dëgjoj më shumë pasion në zërin tuaj se kurrë më parë.

-Për të mundur pasionin, kërkohet pasion i madh. Shumë njerëz janë thyer nën rrotat e një pasioni më të pakët.

-Dhe përvojat tuaja në këtë fushë?- peshkoi Brojeri. -A keni pasur ju vetë përvoja fatkeqe, që ju kanë ndihmuar t’iu jepni formë përfundimeve tuaja?

-Argumenti juaj i mëparshëm, për qëllimin primar të riprodhimit, më lejoni t’ju bëj këtë pyetje? Niçja e tundi tri herë gishtin në ajër: A nuk duhet, që ne të krijojmë, të bëhemi, përpara se të riprodhohemi?

Përgjegjësia jonë ndaj jetës është që të krijojmë më të lartën, jo të riprodhojmë më të ulëtën. Asgjë nuk duhet të ndërhyjë në zhvillimin e heroit brenda nesh. Dhe nëse epshi ka zënë rrugën, ai duhet tejkaluar gjithashtu.

(Fragment i shkëputur nga libri “Kur qau Niçja” – Irvin Yalom). / KultPlus.com

Thënie nga filozofi Friedrich Nietzsche

KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të famshme të Niçes:

Nuk ka fakte, vetëm interpretime!

Njerëzit kërkojnë liri vetëm kur nuk kanë pushtet!

Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!

Duhet ta konsiderojmë të humbur, çdo ditë gjatë të cilës nuk vallëzojmë të paktën një herë!

Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura!

Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri!

Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan që t’u shkatërrohen iluzionet e tyre!

Kushdo që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që ndërkohë të mos shndërrohet edhe vetë në një monstër. Dhe nëse ia ngul sytë për një kohë të gjatë humnerës, edhe humnera do të t’i ngulë sytë ty!

Duhet të kesh kaos brenda vetes, për t’i dhënë jetë një ylli që vallëzon!

Ti ke rrugën tënde. Unë kam rrugën time. Sa për rrugën e drejtë, rrugën e duhur, dhe rrugën e vetme, ajo nuk ekziston!

Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim!

Dhe ata që u panë të vallëzojnë, u menduan se ishin të marrë, nga ata që nuk mund ta dëgjonin muzikën!

Në parajsë, të gjithë njerëzit interesantë mungojnë!

Fjalët janë vetëm simbole për marrëdhënien e gjërave me njëra-tjetrën dhe me ne; ato nuk prekin askund, të vërtetën absolute!

Individit i është dashur gjithmonë të luftojë, për të mos u vënë poshtë prej fisit. Nëse e provon, do të jesh shpesh herë i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por, asnjë çmim nuk është asnjëherë shumë i lartë, për privilegjin e zotërimit të vetvetes!/Kult Plus.com

Dhjetë “urdhëresat” e Niçes

Këto dhjetë rregulla, Friedrich Nietzsche i parashtroi në një seri letrash, mes 8 dhe 24 gushtit të vitit 1882, dërguar Lou Andreas-Salomé:

1-Si nevojë e parë e jetës, stili i një autori duhet të jetë i gjallë;

2-Stili duhet t’i përshtatet tipit të personit të cilit i drejtohet vepra;

3-Shkrimi është imitim i pastër: para se të nxjerrë jashtë çfarëdo qoftë, shkrimtari duhet ta ketë fare të qartë çka dëshiron të komunikojë dhe si dëshiron ta paraqesë;

4-Shkrimtari duhet ta mbajë prore në mendje një model shprehjeje, një lloj nevoje personale që duhet të shndërrohet në fjalë të shkruar për ta kuptuar plotësisht domethënien e saj;

5-Pasuria e fshehur në hollësi është çelësi: shkrimtari duhet të mësojë ta kapë dhe ta perceptojë çdo gjë: nga frazat e gjata dhe të tepërta te pikësimi, zgjedhja e fjalëve të caktuara, pauzave dhe sekuencave të argumentimeve;

6-Bëj kujdes me periudhat tepër të gjata: vetëm ata që ia dalin ta mbajnë frymën gjatë mund t’i durojnë. Pjesa më e madhe e njerëzve ka nevojë për fraza të thata dhe të shkurtra;

7-Të kesh stil do të thotë të dëshmosh se i beson një ideje, ta ndiesh e jo vetëm ta mendosh;

8-Sa më shumë që është abstrakte një e vërtetë të cilën dëshiron ta bësh të kapet, aq më shumë do të kesh nevojë t’i bindësh dëgjuesit e tu ta perceptojnë kuptimin e idesë tënde;

9-Strategjia e një shkrimtari të zot në prozë konsiston në afrimin kah stili poetik në kompozimet e tij pa u shërbyer me të kurrë në të vërtetë;

10-Është një sjellje e edukuar dhe me mend t’i lejosh lexuesit të bëjë vërejtje dhe ta zhvillojë një gjykim të vetin përkitazi me atë që është shkruar nga autori; është gjithmonë më mirë t’ia lësh lexuesit mundësinë ta zbulojë që nga konsiston kuintesenca e urtësisë njerëzore. / KultPlus.com

Komuniteti dhe shteti bëhen bashkë për të shpëtuar kishën e fshatit Niçë

Rikthim sërish tek kisha e “Shën Marisë”, pasuri kulturore shumë e rëndësishme në zonë dhe në qarkun e Korçës. Me këto fjalë, kreu i DRTK Korçë, Gjergji Koki, ka njoftuar nisjen e restaurimit të kishës së fshatit Niçë.

Ndërhyrja e shpëtimit të kishës së “Shën Marisë”, është bërë e mundur falë ndihmës financiare të familjeve me origjinë nga kjo zonë dhe Shoqatës Kulturore Nica Vllahe.

Kjo ndërhyrje shpëtimi konsiston në restaurimin e këmbanares dhe çatisë të nartekstit, të cilat rrezikonin shembjen.

Ekipi i DRTK Korçë po qëndron prej ditësh në një terren të vështirë dhe jo lehtësisht të aksesueshëm, për të realizuar këtë ndërhyrje të rëndësishme.

Një falënderim për kontributin financiar të komunitetit, punën e palodhur të ekipit të DRTK Korçë si dhe mbështetjen e Bashkisë Pogradec për këtë nismë shpëtimi, ka bërë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shkruan “kënaqësi kur komuniteti dhe shteti bëhen bashkë për të shpëtuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore. Trashëgimia është e të gjithëve”.

Kisha e “Shën Marisë” në Niçë është një objekt kulti i rrallë, i ndërtuar në vitin 1749 mbi gurthemelin shekullor të një kishe të hershme. /atsh / KultPlus.com

Dhjetë “urdhëresat” e Niçes

Çdo libër i mirë, kur shfaqet, ka shije të athët: ka mossuksesin e risisë.

Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet. Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.

Çdo libër i mirë është shkruar për një lexues të caktuar dhe llojin e tij, pikërisht për këtë arsye konsiderohet i dobët nga pjesa tjetër e lexuesve, shumica dërrmuese: për të cilin fama e tij qëndron mbi një bazë të kufizuar dhe mund të ndërtohet vetëm ngadalë. Libri mediokër dhe i keq, është i tillë pikërisht sepse kërkon t’i pëlqejë, madje i pëlqen, shumicës.

Këto dhjetë rregulla, Niçe i parashtroi në një seri letrash, mes 8 dhe 24 gushtit të vitit 1882, dërguar Lou Andreas-Salomé:

1-Si nevojë e parë e jetës, stili i një autori duhet të jetë i gjallë;

2-Stili duhet t’i përshtatet tipit të personit të cilit i drejtohet vepra;

3-Shkrimi është imitim i pastër: para se të nxjerrë jashtë çfarëdo qoftë, shkrimtari duhet ta ketë fare të qartë çka dëshiron të komunikojë dhe si dëshiron ta paraqesë;

4-Shkrimtari duhet ta mbajë prore në mendje një model shprehjeje, një lloj nevoje personale që duhet të shndërrohet në fjalë të shkruar për ta kuptuar plotësisht domethënien e saj;

5-Pasuria e fshehur në hollësi është çelësi: shkrimtari duhet të mësojë ta kapë dhe ta perceptojë çdo gjë: nga frazat e gjata dhe të tepërta te pikësimi, zgjedhja e fjalëve të caktuara, pauzave dhe sekuencave të argumentimeve;

6-Bëj kujdes me periudhat tepër të gjata: vetëm ata që ia dalin ta mbajnë frymën gjatë mund t’i durojnë. Pjesa më e madhe e njerëzve ka nevojë për fraza të thata dhe të shkurtra;

7-Të kesh stil do të thotë të dëshmosh se i beson një ideje, ta ndiesh e jo vetëm ta mendosh;

8-Sa më shumë që është abstrakte një e vërtetë të cilën dëshiron ta bësh të kapet, aq më shumë do të kesh nevojë t’i bindësh dëgjuesit e tu ta perceptojnë kuptimin e idesë tënde;

9-Strategjia e një shkrimtari të zot në prozë konsiston në afrimin kah stili poetik në kompozimet e tij pa u shërbyer me të kurrë në të vërtetë;

10-Është një sjellje e edukuar dhe me mend t’i lejosh lexuesit të bëjë vërejtje dhe ta zhvillojë një gjykim të vetin përkitazi me atë që është shkruar nga autori; është gjithmonë më mirë t’ia lësh lexuesit mundësinë ta zbulojë që nga konsiston kuintesenca e urtësisë njerëzore. /Express/ KultPlus.com

Niçe: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa, në vegla dhe në armiq

Më 25 gusht të vitit 1900, vdiq njëri nga filozofët më të shquar gjerman, Friedrich Wilhem Nietzsche.

Nietzsche ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale.

Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.

Sot, KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura të këtij filozofi i cili konsiderohet i pavdekshëm me veprën e madhe që la pas.

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut./ KultPlus.com

“Turma e kalon jetën e saj si derrat që ushqehen në gropën e epshit”

“Jo” tha Niçja,-unë thjesht e quaj me emrin e saj të vërtetë. Nuk kam kundërshtim, që një burrë të bëjë seks kur ka nevojë për të. Por unë e urrej burrin, që lutet për të, që ia jep pushtetin e tij gruas që ia ofron atë, gruas artizane, që e kthen dobësinë e saj dhe fuqinë e tij në fuqi të saj.

-Ah, si mund ta mohoni ju erotikën e vërtetë? Ju injoroni impulsin, dëshirën biologjike, që është errënjosur te ne, që na lejon të riprodhohemi! Sensualiteti është pjesë e jetës, e natyrës.

-Pjesë, por jo pjesa më e lartë! Në të vërtetë, armiku për vdekje i pjesës së lartë. Këtu, më lejoni t’ju lexoj një frazë, që e shkrova sot në mëngjes.

Niçja vuri syzet e tij të trasha, u zgjat për nga tryeza e tij, mori në dorë një bllok të vjetër dhe shfletoi faqet e mbushura me një shkrim të palexueshëm. Ai ndaloi te faqja e fundit dhe gati duke e prekur me hundë, lexoi: Sensualiteti është një bushtër, që puth thembrat tona. Dhe sa mirë, që kjo e përdalë di sesi të lypë për një copë shpirt, kur i mohohet një copë mishi.

Ai mbylli bllokun.

-Kështu që, problemi nuk është, që seksi është i pranueshëm, por që bën që diçka tjetër të zhduket, diçka më e vlefshme, pafundësisht më e çmuar! Epshi, ngacmimi, kënaqësia: këta janë skllevër! Turma e kalon jetën e saj si derrat, që ushqehen në gropën e epshit.

Gropa e epshit. Brojeri përsëriti me vete, i habitur nga intensiteti i Niçes.

-Ju keni ndjenja të forta për këtë çështje. Unë dëgjoj më shumë pasion në zërin tuaj se kurrë më parë.

-Për të mundur pasionin, kërkohet pasion i madh. Shumë njerëz janë thyer nën rrotat e një pasioni më të pakët.

-Dhe përvojat tuaja në këtë fushë?- peshkoi Brojeri. -A keni pasur ju vetë përvoja fatkeqe, që ju kanë ndihmuar t’iu jepni formë përfundimeve tuaja?

-Argumenti juaj i mëparshëm, për qëllimin primar të riprodhimit, më lejoni t’ju bëj këtë pyetje? Niçja e tundi tri herë gishtin në ajër: A nuk duhet, që ne të krijojmë, të bëhemi, përpara se të riprodhohemi?

Përgjegjësia jonë ndaj jetës është që të krijojmë më të lartën, jo të riprodhojmë më të ulëtën. Asgjë nuk duhet të ndërhyjë në zhvillimin e heroit brenda nesh. Dhe nëse epshi ka zënë rrugën, ai duhet tejkaluar gjithashtu.

(Fragment i shkëputur nga libri “Kur qau Niçja” – Irvin Yalom). / KultPlus.com

Qyteti francez në garë për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës

Qyteti francez i Nisës ka nisur garën për të qenë Kryeqyteti Europian i Kulturës në 2028, njoftoi kryebashkiaku i saj Christian Estrosi.

“Ne e kemi bërë kulturën një përparësi të mandatit”, siguroi Estrosi, që sapo ka filluar mandatin e tij të tretë, në një intervistë të botuar në një edicion lokal të së përjavshmes “Le Point”, duke lartësuar në veçanti “pasurinë” e trashëgimisë së qyteti i tij.

Rouen (në veriperëndim), Bourges (në qendër), Clermont-Ferrand (në qendër) dhe Saint-Denis (në rajonin e Parisit) janë tashmë në garë për të qenë, gjithashtu, Kryeqyteti Europian i Kulturës, si Marseja në 2013 ose Lille në 2004.

Nisa tashmë është një kandidate për t’u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Estrosi siguron se ka “të gjitha shanset për t’u pranuar”.

Për të mbështetur kandidaturën e Nisës për titullin e Kryeqytetit Europian të Kulturës, përfaqësuesi i zgjedhur citon një plan investimi prej më shumë se 100 milionë eurosh për pesë vjet.

“Ky plan përfshin rinovimin e muzeve tona, tri salla të reja të performancës në elemente të shquar të trashëgimisë, rinovimin e Operës, rihapjen e studiove Victorine, por edhe vendosjen e arsimit në arte të ndryshme në 160 shkollat ​​e qytetit” /atsh/ KultPlus.com

Nietzsche: Një jetë e realizuar kërkon t’u bësh ballë dhe jo bisht vështirësive

Një shekull e gjysmë para fetishizmit ndaj dështimit tonë modern, një çështje thelbësore kjo dhe filozofike për vlerën që mbart.

Filozofi, poeti, kompozitori dhe shkrimtari Friedrich Nietzsche (15 tetor,1844-25 gusht,1900) është burri më i qëndrueshëm dhe me më shumë ndikim në shoqërinë njerëzore. Është mjaft e njohur konsiderata që ai ka për masën e filozofëve, ku ai ju referohet atyre si “kokë-lakra“ dhe një herë është qarë duke thënë:”Është fati im që të jem njeriu i parë i denjë. Kam një frikë të tmerrshme se ndoshta një ditë do të konsiderohem si i shenjtë.”

Në një letër, ai i konsideron brezat e ardhshëm të begatë, që i përkasin një niveli të lartë mirëqenieje meqë kanë mundësi të shijojnë punën e tij:“Mua më duket se të marësh një nga librat e mi në dorë, është nderi më i madh që mund t’i bësh vetes. „

Një shekull e gjysmë më vonë, egoja e shëndetshme e Nietzsche-s është vërtetuar bindshëm, me një arsyetim çuditërisht mjaft modern: siguria me të cilën ai pohon se shpërblimet më të mëdha të jetës vijnë nga dora e mjerimit.

Më shumë se një shekull para “dhuratës së dështimit” dhe fetishizmit ndaj dështimit si një kanal drejt paturpësisë, Nietzsche lavdëroi këto vlera në  mënyrë të barabartë,  si pjesë  të madhështisë dhe të qartësisë.

Në një nga shumë aforizmat tij emblematike, të shkruara më 1887 dhe të botuar në përzgjedhjen pas vdekjes nga fletoret e tij ”The Will to Power”,Nietzsche shkruan nën titullin kryesor: «Llojet e dishepujve të mi»:

“Për ato qenie njerëzorë që përbëjnë sadopak shqetësim për mua, dëshiroj dhe ju uroj vuajtje, shkatërrim, sëmundje, keqtrajtim, fyerje dhe ofendim. Dëshiroj të mos mbeten të panjohur me vetëpërbuzjen dhe torturën e dyshimit të personit të vet apo mjerimin e pasmposhtjes. Nuk kam as grimcën më të vogël të mëshirës për ta, sepse ju uroj të vetmen gjë që mund të provojë sot nëse dikush ka sado pak vlera apo jo, në qoftë se reziston.” / KultPlus.com

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund t’iu besojë më”

Thënie nga Friedrich Nietzsche

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut.”

– Friedrich Nietzsche /KultPlus.com

Niçe: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa, në vegla dhe në armiq

1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams

2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken

3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit

4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër

5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman

6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni

7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh

8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov

9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel

10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson

11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi

12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu

13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi

14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington

15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark

16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost

17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe

18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand

19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol

20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson

21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung

22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung

23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër

24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson

25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol

26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan

27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik

28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni

29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol

30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn

31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. /Henri Kisinger.

Nike dhuron 30,000 palë këpucë për punëtorët shëndetësorë në ShBA

Prodhuesi i njohur i veshmbathjeve sportive, Nike, do t’i dhurojë 30,000 palë këpucë për punëtorët shëndetësorë që ndodhen në vijën e frontit gjatë luftës kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Këpucët janë të dizajnuara enkas për këta punëtorë.

Këpucët e llojit “Air Zoom Pulse”, të hedhura në treg fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, janë modeli i parë që është dizajnuar për punëtorët shëndetësor, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.

Dizajnerët e kompanisë shkuan në një spital të fëmijëve në Oregon për ta studiuar punën e mjekëve dhe infermierëve. Ata i morën parasysh sfidat në punë, përfshirë orarin e gjatë dhe nevojën për rehati të këmbëve gjatë ndërrimeve të gjata, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Kompania “Nike” bashkëpunoi me organizatën jofitimprurëse “Good360”, e cila merret me shpërndarje efikase të donacioneve, për t’i shpërndarë më lehtë këpucët për punëtorët shëndetësorë në Chicago, Los Angeles, Memphis dhe New York.

U njoftua se punëtorët shëndetësorë në New York dhe në Los Angeles do të pajisen gjithashtu edhe me 95,000 palë çorapë futbolli, të cilat ofrojnë ngjeshje të butë të këmbëve./ KultPlus.com

Shprehje mbi dashurinë e gruas nga kryevepra “Kështu foli Zarathustra”

“Shumë vende dhe popuj pa Zarathustra; dhe ai nuk gjeti pushtet më të madh mbi dhe se ai i veprave të atyre që dashurojnë.”

“Nuk i pëlqejnë luftëtarit frytet e ëmbla. Prandaj i pëlqen gruaja, se e hidhur është edhe gruaja më e ëmbël.”

“Burri e ka frikë gruan kur ajo dashuron, në këtë rast ajo bënë çdo sakrificë, çdo gjë tjetër për të s’ka vlerë.

Burri ka frikë gruan kur ajo urren, sepse në thelb të shpirtit burri është thjeshtë i lig, ndërsa gruaja edhe e poshtër.”

Cilin urren gruaja më shumë se të gjithë? Ja si i tha hekuri magnetit: “Ty të urrej më shumë, se ti tërheq, por nuk je aq i fortë sa të më mbash ngjitur.”

“Duhet të bindet gruaja, ajo duhet t’i gjejë një thellësi sipërfaqes së saj. Shpirti i gruas është sipërfaqe, një shtresë e hollë e lëvizshme, dhe e stuhishme, në cekëtinë.

Ndërsa, shpirti i burrit është i thellë, ai rrjedh në shpella të nëndheshme, gruaja intuiton forcën e tij, por nuk e kupton.”

– Friedrich Nietzsche“Kështu foli Zarathustra”

‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: Përtej së Mirës dhe së Keqes

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Rekomandimi për sonte është njëra nga kryeveprat e filozofit gjerman Fridrih Niçe, “Përtej së Mirës dhe së Keqes”.

“Krijesat njerëzore, të trishtuara thellë, tradhëtojnë vetveten kur janë të lumtura. Ato kanë një mënyrë të veçantë për të kapur lumturinë: sikur duan ta shtypin dhe ta mbysin nga xhelozia, ah, e dinë shumë mirë se ajo do t’u ikë.’Si vepra e dytë monumentale e Niçes, pas “Kështu foli Zarathustra”, ky libër mund të shihet edhe i përshtatur me vetë nëntitullin e tij: prelud i një filozofie të së ardhmes.

Kjo pasi autori shpreh, me anë të po asaj gjuhe të zgjedhur e plot metafora të Zarathustrës, të buruara nga zemra e një dashurie vetmitare për njeriun dhe të ardhmen e tij koncepte dhe opinione të ndryshme për historinë natyrale dhe morale, për paragjykimet e filozofëve, për shpirtin e lirë dhe qënien fetare, për popujt dhe shtetet, e së fundi, edhe për të virtytshmit dhe aristokratët.

Në këtë libër, Niçe shtjellon çështjet si morali dhe natyrën njerëzore, si dy nga temat që e kanë preokupuar më së shumti mendimin botëror e në veçanti debatet filozofike. Ky libër ashtu sikurse edhe librat e tij të tjerë i janë nënshtruar intepretimeve të ndryshme dhe po ashtu ka shërbyer edhe si bazë për të ndërtuar mendim në rrafshin filozofik. Kurdo që lexohet Niçe libri “Përtej së Mirës dhe së Keqes”, është i patejkalueshëm. / KultPlus.com

Mendimi për pushtetin dhe demokracinë, nga Sokrati e Konfuci te Gëte, nga Niçe tek Tolstoy

Niçe: Unë e quaj shtet ku të gjithë dehen me helmin, e të mirave dhe të këqijave: shtet, ku askush nuk di për veten e vet, as të mirët e as të këqijtë: shtet, ku vetëvrasja e ngadalshme e të gjithëve quhet –“jetë”.

Zarathrusta: Akoma ka popull…por tek ne ekzistojnë shtetet… shtetin e quajnë përbindëshin më të ftohët nga të gjithë përbindëshit. Dhe ai ftohët gënjen, e kjo gënjeshtër ëmbëlsisht del nga goja e tij: “Si shtet, unë e përfaqësoj popullin!” Kjo është gënjeshtër! Krijues janë ata të cilët popujt i kanë krijuar, populli i ka besuar dhe i ka dashtë; ata i kanë shërbyer atyre me jetë. Shkatërrimtar janë ata të cilët vejnë kurthe për aq shumë njerëz, dhe kështu i quajnë shtet…E shtet është gënjeshtar, pavarësisht se me cilën gjuhë të mirës apo të keqes flet. Posa ta hapë gojën, ai rren. I ka vjedhë krejt çka ka… Ku përfundon shteti, aty ngritet njeriu, që nuk është i tepërt…E atje, ku përfundon shteti, ju lutem vëllëzër, shikoni, a nuk po e shihni ylberin dhe urën e mbinjeriut.

Tolstoj: “Shteti është shoqatë individësh për ruajtjen e pasurisë së tyre nga ata të cilëve më së shumti iu duhet”.

Santajana: Gjithçka artificiale e ka rrënjët e veta natyrale dhe krejt çka është natyrale zhvillohet artificialisht. Shprehja është natyrale, gjuha është artificiale; feja është natyrale, kisha është artificiale; shoqëria është natyrale, shteti është artificial. Deri tek nënshtrimi ndaj ligjit, sikur edhe ndaj gjuhës dhe teologjisë, kanë çuar, para se gjithash, trashëgimia shoqërore dhe mësimet individuale, se sa ndonjë shtytje e lindur. Për këtë arsye në njeriu është prezent konflikti i përhershëm në mes policit dhe asaj që zemra ia donë.

Gete: Shteti është i krijuar për njeriun, e jo njeriu për shtetin.

Xheferson: “Qeveria më e mirë është ajo qeveri e cila më së paku qeverisë”

Sokrati i flet Aristotelit: “Nëse do ta konsideroni, deri sa të jetoni me njerëz, se ma mirë është të mos qeverisni, e as të jeni nën qeverisjen e dikujt, mendoj se së shpejti do ta shihni se i forti di sesi të dobëtit t’i shndërrojë në robër.”

Aristokseni: “S’ka asgjë më të keqe se sa anarkia; sepse njeriu sipas natyrës nuk është i atillë që të mbahet vetë e që dikush me të mos të udhëheqë. Për ata që udhëheqin dhe për ata me të cilët udhëheqjet, Aristokseini kështu mendon” ata që udhëheqin duhet të jenë jo vetëm profesionalisht të arsimuar por edhe me njeriun duhet të jem mik, e ata me të cilët udhëheqet duhet të jenë jo vetëm të dëgjueshëm por edhe besnik ndaj udhëheqësve”.

Konfucie: Ata që janë pushtet kurrë nuk guxojnë të jenë të pabrengosur; njëherë kur gabojnë, e gjithë bota i mohon. Për këtë arsye (sundimtari apo pushtetari) së pari duhet ta mbikëqyrë karakterin e vet. Nëse ka karakter, do ta ketë popullin pas vetes; nëse e ka popullin pas, do ta ketë pushtetin mbi vendin; nëse e ka pushtetin mbi vendin, atëherë do të ketë pasuri; nëse ka pasuri, mund të bëj që shumë gjëra të mira të bëhen. Në këtë mënyrë karakteri është themel, derisa pasuri është pasojë. Nëse pushtetari i anashkalon themelet dhe vetëm synon kah suksesest e jashtme, do ta çojë popullin në plaçkitje të ndërsjellë. Për këtë arsye, kur pushtetari grumbullon pasuri personale, e humbë popullin e vet, e kur e humbë pasurinë personale, atëherë e ka popullin pas. Për këtë arsye, nëse njeriu në fjalimin e tij është dinak dhe gënjeshtar, do të fitojë përgjigje dinake dhe të rreme, nëse deri tek pasuria ka ardhur rrugëve të këqija, rrugëve të këqija edhe do të tretet.

Konfucie: A mund ta paramendosh mediokrin si ministër? Para se të vijë në atë pozitë, ai është plotë me brenga për të arritur aty, e pasi e merr, është plotë me brenga për të mos e humbur, e nëse fillon të brengoset për të mos e humbur, atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta ruajtur atë pozitë.

Mariq: “Të gjitha dashuritë, me kalimin e kohës veniten; vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet.”

Sokrati: Në akuzën time Melet e ka shkruar me cinizëm se mua po më paraqitet diçka e hyjnishme dhe djallëzore. Ky është njëfarë zëri që po më përcjellë që nga rinia e hershme; dhe kur lajmërohet, gjithmonë më paralajmëron të mos bëj atë që planifikoj ta bëj, por kurrë nuk më detyron. Kjo është ajo që më ndalon të mos merrem me punët shtetërore. Dhe po më duket se ky është fat i vërtetë që po më parandalon. Kjo, më besoni, qytetar të athinës, po t’iu kisha qasur heret punëve shtetërore, unë moti do isha vrar, kështu as ju e as vetja ime nuk do të kishte pasur dobi nga unë. Dhe në mua mos u zemëroni që po ua flas të vërtetën; sepse nuk ka njeri i cili do ta kishte shpëtuar jetën e vet nëse iu kishte kundërvu haptazi dhe dinjiteteshëm juve apo kujdo qoftë nga tubimi popullor, dhe të përpiqet t’i ndalojë shumë padrejtësi dhe thyrje ligji që po ngjajnë në shtet, përkundrazi ai i cili me të vërtetë lufton për drejtësi, ai duhet, qoftë edhe nëse dëshiron shumë shkurtë të jetë i gjallë, të kufizohet vetën në punën e tij private, e pjesëmarrjes në jetën publike duhet t’i shmanget.

Zhan Zhak Ruso: “Demokracia e vërtetë kurrë nuk ka ekzistuar dhe kurrë s’do të ekzistojë”

Monteskje: Nëse e giciloni krenarinë e popullit, ju mundë të bëni me të çfarë të doni. Romakët e kanë sunduar popullin me Panem et circenses -(bukë dhe cirk) edhe sundimtarët tonë duhet vetëm të na sigurojnë cirkun katërvjeçar, e ne vetë do ta sigurojmë bukën dhe pagesën e tatimit.

Sakaq na mbetet të konsiderojmë atë që thotë Will Durant, sipas të cilit: Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i përfituesve. Kriminelët të lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha, për shkak se na është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit. Nëse janë anëtarë të cilësdo parti, apo kanë shok në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurt se nuk do të jenë të arrestuar pas një krimi të bërë, dhe se, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen, e nëse edhe gjykohen, nuk do ta vuajnë dënimin, por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet, e po nëse edhe nuk do të kenë falje, dënimi do t’ju lejohet të ikin. Nëse dikush prej tyre vritet derisa e kryejnë zanatin e vet, do të jetë i varrosur me ceremoni siç i ka hije një pjesëtari të shtresës së lartë, dhe do t’i ngrihet edhe lapidari. Ky është përfundimi i demokracisë!

Napoleoni: Pushteti absolut nuk ka nevojë me rrjetë. Filozofia.al / KultPlus.com

Friedrich Nietzsche: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq

Harry S. Truman: “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se të jesh president është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”!

Nikita Khrushchev: “Politikanët janë kudo të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku s’ka lumë”!

Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që e lufton komunizmin”!

Voltaire: “O Zot! Më shpëto nga miqtë e mi, se nga armiqtë mbrohem vetë”!

John F. Kennedy: “Nëse jemi të fortë, forca jonë flet vet. Nëse jemi të dobët, fjalët s’na ndihmojnë”!

Robert Frost: “Liberali është ai që është aq tolerant sa që mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”!

Friedrich Nietzsche: “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: në vegla dhe në armiq”!

Charles de Gaulle: “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që e thotë, befasohet kur të tjerët e besojnë”!

Margaret Thatcher: “Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”!

Ronald Reagan: “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”!

Stanley Kubrick: “Shtetet e mëdha kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”!

Mason Cooley: “Tre njerëz të braktisur në një ishull të izoluar, do të shpiknin shumë shpejt politikën”!

James Clark: “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrështetas mendon për brezin e ardhshëm”!

Ely Culbertson: “Politika, një emër diplomatik për ligjin e xhunglës”!

Will Rogers: “Sa më shumë lexoni për politikën, aq më shumë arrini të kuptoni se çdo parti është më e keqe se tjetra”!

Pierre Trudeau: “Në pikëpamje akademike përpiqeni ta pohoni të vërtetën absolute; në politikë kërkoni që të vërtetën t’ia përshtatni fakteve përreth jush”!

Alexis de Tocqueville: “Në politikë, një bashkësi e njerëzve që urrehen është pothuaj gjithnjë baza e miqësisë”!

Jesse M. Unruh: “Paraja është për politikën si nëna që ushqen me qumështin e saj”!

Georges Pompidou: “Një burrështetas është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes!

Bernard Baruch: “Votoni për njeriun që premton më pak, se ai do të jetë më pak zhgënjyes”!

Winston Churchill: “Politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni veç një herë”!

Soren Kierkegaard: “Tirani vdes dhe sundimi i tij merr fund; martiri vdes dhe sundimi i tij fillon”!

Harold Wilson: “Në politikë një javë është kohë shumë e gjatë”!

Boris Mashalov: “Kongresi është i çuditshëm. Dikush ngrihet të flasë e nuk thotë asgjë. Askush s’dëgjon, pastaj të gjithë bien dakord”!

Johann Wolfgang von Goethe: “Nacionalisti më i mirë është ai që i dallon të metat e popullit të vet”!

Marie Ebner: “Ne botë do të kishte më pak çaste të kobshme, nëse të këqijat s’do të bëheshin në emër të ndonjë të mire”!

Adolf Hitler: “Sa fat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!”

Faik Konica: “Ati ynë që je në Qiell, na ndihmo ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi asgjë për të thënë”!

Sydney J. Harris: “Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmes dhe thënia – unë isha gabim”!

Konrad Adenauer: “Jetojmë të gjithë nën një qiell, por askush s’ka të njëjtin horizont”!

Niçe: “Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut”

“Nuk jam i hidhëruar me ju sepse më keni gënjyer, jam i mërzitur sepse nga tani e tutje nuk mund të ju besojë më.”

“Ata shiheshin duke vallëzuar, mendoheshin si të çmendur prej atyre që s’mund ta dëgjonin muzikën.”

“Ti ke rrugën tënde, unë rrugën time. Sa për rrugën e drejt, rrugën e duhur, ajo nuk ekziston.”

“Duhet të kesh kaos përbrenda për t’i dhën jetë një ylli vallëzues.”

“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën sepse nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen.”

“Njeriu i dijes jo vetëm që duhet të jetë në gjendje t’i dojë armiqt e vetë, por gjithashtu edhe ti urrejë miqt e vetë.”

“Nuk mund të besoj në një Zot i cili përgjatë gjithë kohës dëshiron të jetë i lavdëruar.”

“Kur jemi të lodhur, ne sulmohemi nga idetë të cilat i kemi pushtuar shumë kohë më parë.”

“Gjarpëri që nuk mund ta flak tutje lëkurën e tij, vdes. Njësoj është edhe me mendjet të cilat pushojnë së ndryshuari mendimet e tyre; ato pushojnë së qenuri mendje.”

“Tek individët, marrëzia është e rrallë; mirëpo tek grupet, partitë, kombet dhe epokat, ajo është rregull.”

“Përparësia e një kujtese të dobët është se njeriu, i shijon disa herë gjërat e njejta sikur për herë të parë.”

“Njeriu është kafsha më mizore.”

“Besimi: të mos duash ta dish cila është e vërteta.”

“Një shëtitje e zakonshme nëpër çmendinë tregon se besimi nuk vërteton asgjë.”

“Keni kujdes kur i luftoni bishat, që edhe ju vetë të mos bëheni bishë pastaj…. Sepse kur e vështron me ngulm për kohë të gjatë humnerë, edhe humnera ju vështron juve.”

“Nuk ekzistojnë sipërfaqe të bukura pa thellësitë e tmerrshme.”

“Në botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: ata që duan të dijn dhe ata që duan të besojnë.”

“Ajo që është bërë nga dashuria, është gjithmonë përtej së mirës dhe së keqe.”

“Heshtja është më e keqja; të gjitha të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese.”

“Fijet e padukshme janë lidhëset më të forta.”

“I vetmuari i’a zgjat dorën shumë shpejt kujtdo që e ndesh.”

“Ndoshta unë e di se përse vetëm njeriu qesh; vetëm ai vuan aq thellë sa që i është dashur ta shpik qeshjen.”

“Në fund të fundit është dëshira, dhe jo e dëshiruara ajo që e dashurojmë.”

“Edhe sot si gjithmonë, njerëzit ndahen në dy grupe: skllevërit dhe të lirët. Kushdo që nuk i ka 2/3 e ditës për veten e vetë, është skllav, pavarësisht nëse është burrështetas, biznesmen, zyrtarë ose profesor.”

“Ata e turbullojnë ujin për t’u dukur më i thellë.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofinë tuaj më të thellë.”

“Në të vërtetë, shpresa është më e keqja sepse ajo i zgjat vuajtjet e njeriut.”

– Friedrich Nietzsche

Lotët e Niçes – trilli i kryeveprës “Kur qau Niçja”

Është tetori i vitit 1882 dhe Zhozef Brojeri, psikiatri i famshëm dyzetëvjeçar, mjek personal në Vjenë i arstistëve dhe filozofëve si Brahms, Brucke dhe Brentano, ndodhet në Kafe Sorrento në shoqërinë e një gruaje të re që nuk e njeh, por që e thirri për një “çështje urgjente” nga ku do të varet “fati i filozofisë gjermane”. Quhet Lu Salome dhe ka një bukuri të pazakontë: ballë i plotë, mjekër e skalitur, sy blu të shndritshëm, buzë sensuale dhe flokë biondë në platin.

Megjithëse bënte ftohtë, hoqi peliçen dhe duke e parë drejt e në sy i thotë se trembet për jetën e mikut të saj: Fridrih Niçes, mendimtarit gjerman i cili sipas kompozitorit Vagner i kishte dhuruar botës një vepër të pashoq.

“Shpirti i njeriut ndërtohet nëpërmjet zgjedhjeve të tij.”

Niçja pranon të kurohet nga doktor Brojeri, ama zgjedh një mënyrë krejt tjetër të trajtimit, ashtu si asnjë më parë. Vuan nga një migrenë e fortë, por që e ka burimin te stresi kronik dhe hipervigjilenca, që ia trazojnë shpirtin, por i nxisin mendjen për të shkruar ato që do të ishin më pas kryeveprat e filozofisë botërore. Niçja është i bindur se vepra e tij i përket një kohe tjetër, e në këtë mënyrë autori Irvin Yalom ka dhënë mesazhin se me të vërtetë vepra e Niçes ende nuk ka shteruar, pasi gjithmonë është temë debati në diskutimet mbi filozofinë.

“Ç’është miqësia? Dy njerëz që bëhen bashkë në kërkim të një të vërtete më të madhe.”

Dialogu imagjinar mes Zhozef Brojerit dhe Fridrih Niçes zhvillohet jo vetëm në zyrë, por edhe duke shëtitur apo duke pirë një kafe. Ata përfundojnë të bëhen pacientë të njëri-tjetrit, pasi për pikëpyetjet që ngrinin Niçja ofronte aspektin filozofik ndërsa Brojeri atë psikanalitik. Si do të ndryshonte psikanaliza nëse me të vërtetë Niçja do të pranonte të kurohej nga Brojeri dhe këta dy personalitete të viteve ‘800 do te takoheshin? Askush nuk e di, mund të bëjmë vetëm hamendësime.

“Jetoni kur ndiheni i gjallë. Vdekja e humbet tmerrin e saj kur njeriu vdes pasi e ka konsumuar jetën e tij. Vdis në kohën e duhur!”

Njohës i mirë i filozofisë, autori i librit Yalom nëpërmjet dialogjeve imagjinare mes dy personave realë si Niçja dhe Brojeri ku herë pas herë përfshihet në bisedë edhe djaloshi i ri Zigmund Frojd, zbërthen në mënyrë të thjeshtë filozofinë e Niçes mbi të vërtetën, mbi marrëdhënien tonë me tjetrin, mbi mendimet dhe veprimet, mbi gratë, mbi mënyrën se si duhet ta konceptojmë jetën dhe format me anë të së cilave duhet të kuptojmë vetveten.

Janë pafund pyetje që ngrihen në bisedat mes tyre, të cilat marrin përgjigje respektive nga filozofia dhe psikanaliza, por gjithmonë lënë një shteg për interpretimin e vetë lexuesit. Ajo që është e vërtetë, është se në fund të viteve ‘800 kur këto biseda imagjinare janë bërë, psikanaliza nuk kishte lindur ende. Niçja nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e saj, por puna dhe njohja nga afër me Brojerin do të nxisnin Zigmund Frojdin që të zhvillonte psikanalizën.

“Është më e lehtë, shumë më e lehtë t’i bindesh dikujt tjetër se sa të komandosh veten.”

Në të vërtetë, Niçja për pjesën më të madhe të jetës vuajti nga një sëmundje e rëndë, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në vitin 1889 nga sifilizi për të ndërruar jetë në vitin 1900. Mes miqve që takonte në Europë, me siguri dikush mund ta kishte bindur që të vizitohej te doktor Brojeri në Vjenë, por kurrë nuk ndodhi. Libri është ndërtuar mes letrave autentike që Vagneri i drejton Niçes dhe marrëdhënies reale që ky i fundit ka pasur me Lu Salomenë, një dashuri të parealizuar kurrë. Ashtu si edhe autori Irvin Yalom thotë në pasthënie, “Historia është trill që ka ndodhur. Trilli është histori që mund të kishte ndodhur.” / KultPlus.com