“Mbi të gjithë vendin, nga kulturat më popullore e deri tek sistemet e propagandave, ekziston një presion i vazhdueshëm për ti bërë njerëzit të ndjehen që ata janë të pashpresë dhe se i vetmi rol që mund ta kenë është të miratojnë vendime dhe ti konsumojnë ato.”
“Ne nuk duhet të kërkojm heronjë. Ne vetëm duhet të kërkojmë ide të mira.”
“Për të pushtetshmit, krime janë ato të cilat të tjerët i bëjnë.”
“Nuk është islami radikal ajo që e shqetëson SHBA-në, por pavarësia e tij.”
“Si është e mundur që të kemi kaq shumë informacione dhe të dijm kaq pak?”
KultPlus sjell dhjetë strategjitë e manipulimit të shoqërisë, sipas filolozofit dhe historianit amerikan, Noam Chomsky
1. Zhvendosja e vëmendjes
Zhvendosja e vëmendjes prej problemeve të rëndësishme te problemet e parëndësishme. Ta bësh opinionin të merret me valën e informatave të parëndësishme, që njerëzit të mos mendojnë dhe të mos fitojnë njohuritë themelore për të kuptuar botën.
2. Shkaktimi i problemit
Kjo metodë quhet edhe «problemi-reagimi-zgjidhja». Duhet krijuar problemin, në mënyrë që një pjesë e opinionit të reagojë ndaj tij. Për shembull: shkakto dhe bart dhunën me qëllim që opinioni më lehtë të pranojë kufizimin e lirisë, krizën ekonomike ose që të arsyetohet shkatërrimi i shtetit social.
3. Gradualizimi i ndryshimeve
Që opinioni të pranojë një masë të papranueshme, zbatoje hap pas hapi, «me lugë të vogël», me muaj e vite. Ndryshimet që mund të ngjallin kryengritje nëse do të zbatoheshin papritmas dhe në afat të shkurtër kohor, do të zbatohen me politikën e hapave të vegjël. Kësisoj, bota ndryshon me kalimin e kohës, por nuk ngjallë ndërgjegjen mbi ndryshimet.
4. Shtyrja
Një mënyrë tjetër për të përgatitur opinionin për ndryshime jopopullore është që të paralajmërohen shumë më herët, paraprakisht. Kështu njerëzit nuk e ndjejnë menjëherë tërë peshën e ndryshimeve, sepse paraprakisht adaptohen me vetë idenë e ndryshimit. Përveç kësaj edhe «shpresa e përbashkët për të ardhmen më të mirë» lehtëson pranimin e ndryshimit.
5. Përdorimi i gjuhës fëmijërore
Kur të rriturve u flasim si fëmijëve, arrijmë dy efekte të dobishme: opinioni frenon vetëdijen kritike dhe mesazhi ka ndikim ndaj njerëzve. Ky mekanizëm sugjestiv në masë të madhe përdoret edhe me rastin e reklamimit.
6. Ngjallja e emocioneve
Keqpërdorimi i emocioneve është teknikë klasike që përdoret për të shmangur analizën racionale dhe gjykimin logjik. Vetëdijen kritike e zëvendësojnë impulset emotive (mllefi, frika etj.). Përveç kësaj fjalimi emocional i hap rrugë ideologjive, nevojave, frikës dhe tensionit, impulseve dhe mënyrave të veçanta të sjelljes në nënvetëdije.
7. Padituria
Masa nuk duhet të lejohet të jetë e aftë për të dalluar metodat dhe teknikat e kontrollit. Arsimi që i afrohet shtresës së ulët shoqërore, duhet të jetë sa më i thjeshtë që të jetë e mundur në mënyrë që dija më e thellë të mos jetë e kuptueshme për këtë shtresë.
8. Lavdërimi i marrëzisë
Opinioni duhet të nxitet të pranojë mesataren. Është e nevojshme të binden njerëzit se është normale dhe bashkëkohore të jesh budalla, vulgar dhe i paditur. Njëkohësisht duhet ngjallur rezistencë kundër kulturës dhe shkencës.
9. Krijimi i ndjenjës së fajit
Duhet bindur çdo individ se ai vetë është përgjegjës për fatkeqësinë e vet, qoftë për shkak të mungesës së inteligjencës, kompetencës apo përpjekjeve. Ky «sistem» frenon rebelimin e popullsisë, duke i sugjeruar qytetarit se ai vetë është fajtor për të gjitha të këqijat dhe duke ia ulur vetëbesimin. Kjo shpie në depresion dhe bllokadë të veprimit. Pa veprim nuk ka revolucion!
10. Keqpërdorimi i dijes
Zhvillimi i shpejtë i shkencës në 50 vitet e fundit ka krijuar një hendek mes dijes, të cilën e kanë në dispozicion masat e gjëra, dhe dijes që është e rezervuar për një elitë të vogël. Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë praktike «sistemi» ka qasje në dijen mbi realitetin njerëzor si në planin fizik ashtu edhe psikik. / KultPlus.com
“Mbi të gjithë vendin, nga kulturat më popullore e deri tek sistemet e propagandave, ekziston një presion i vazhdueshëm për ti bërë njerëzit të ndjehen që ata janë të pashpresë dhe se i vetmi rol që mund ta kenë është të miratojnë vendime dhe ti konsumojnë ato.”
“Ne nuk duhet të kërkojm heronjë. Ne vetëm duhet të kërkojmë ide të mira.”
“Për të pushtetshmit, krime janë ato të cilat të tjerët i bëjnë.”
“Nuk është islami radikal ajo që e shqetëson SHBA-në, por pavarësia e tij.”
“Si është e mundur që të kemi kaq shumë informacione dhe të dijm kaq pak?”
Disa portale serbe këtë javë e kanë shpërndarë lajmin se filozofi amerikan Noam Chomsky e ka quajtur Kosovën “barrën më të madhe të Evropës moderne” dhe qytetarët e saj si “fis i egër”.
Lajmi dukej se po shpërndahej pasi fjalët e tilla filozofi, mes tjerash autor i “How the World Works”, i kishte thënë për Foreign Affairs.
Chomsky ka folur për Kosovën, por asnjëherë në magazinën Foreign Affairs. Ai ka shkruar për Kosovën gjatë bombardimeve të vitit 1999 ndërsa asokohe ka dhënë edhe intervista për Weekly Man.
Ai ka shkruar në dhjetor të vitit 1999 librin “The New Military Humanism” ku flet edhe për Kosovën dhe veprimet e NATO-s në territorin tonë.
Chomsky është edhe aktivist politik dhe historian, i cili ka shkruar “Who Rules the World”, “Hegemony of Survival”, mes librave tjerë. / KultPlus.com