Vdiq aktori i njohur Paul Sorvino

Paul Sorvino, një aktor mbresëlënës, rolet e të cilit varionin nga bosi i mafias në “Goodfellas” deri në një periudhë të hershme në dramën e gjatë të policëve “Law & Order”, ka vdekur në moshë 83-vjeçare.

Vdekjen e tij e ka bërë të ditur bashkëshortja Dee Dee.

“Zemrat tona janë thyer, nuk do të ketë kurrë një Paul Sorvino tjetër, ai ishte dashuria e jetës sime dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj që ka zbukuruar ndonjëherë ekranin dhe skenën”, ka thënë ajo në një deklaratë.

Përveç roleve të tij duke përfshirë mafiozin Paulie Cicero në “GoodFellas” dhe Fulgencio Capulet në “Romeo and Juliet” të Baz Luhrmann, Paul ishte gjithashtu një tenor i respektuar që përmbushi një ëndërr të jetës kur performoi për Operën e New Yorkut në 2006./21Media/ KultPlus.com

Më 7 janar të vitit ’55, sopranoja Anderson bëhet personi i parë me ngjyrë që perfomon në Operën e Nju-Jorkut

Marian Anderson ka qenë këngëtare amerikane e muzikës klasike dhe spiritualiste.

Si këngëtare me ngjyrë, ajo kishte probleme në Amerikën e asaj kohe kur racizmi ishte mjaft i theksuar.

Anderson u bë një figurë e rëndësishme në luftën për zhdukjen e racizmit dhe paragjykimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë artiste, 7 janari i vitit 1955 ka qenë data më rëndësishme në karrierën e saj.

Mezzo-soprano Mariana Anderson u bë personi i parë me ngjyrë që performoi në Operën Metropolitane të Nju-Jorkut, me shfaqjen “Un ballo in maschera” të Giuseppe Verdit.

Kritiku muzikor Alan Blyth tha: “Zëri i saj ishte një kontralt i pasur, i gjallë me një bukuri të brendshme”. Ajo interpretoi në koncerte dhe recital në vendet kryesore të muzikës dhe me orkestra të famshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë midis viteve 1925 – 1965. / KultPlus.com