Mjekësia shqiptare realizon një operacion të rrallë

Mjekët shqiptarë kanë kryer një operim të rrallë tek një pacient 30-vjeçar.

Intervenimi u realizua nga mjekët e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.

Detaje për këtë ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Në këtë ndërhyrje tepër komplekse që realizohet vetëm në klinika shumë të specializuara nëpër botë, pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale”, tha Rama.

“Mirënjohje ekipit të mjekëve dhe infermierëve: Prof. As. Fatmir Caushi, Dr. Shkencave Ilir Skenduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Fahri Kokiqi, Dr. Eljana Shima, Dr. Shkencave Ilir Peposhi dhe Inf, Manushaqe Osma, Inf. Valbona Bulku si dhe Inf. Mirjeta Almeta”, theksoi ai.

AP: 20 ushtarë të Gardës Kombëtare të Kentakit me mision në Kosovë

20 policë ushtarakë me Gardën Kombëtare të Kentakit po përgatiten të vendosen në Kosovë për një mision njëvjeçar, shkruna AP, përcjell KultPlus.

Ushtarët e Kompanisë 438 të Policisë Ushtarake, me seli në Murray, pritet të nisen drejt Kosovës të mërkurën, thuhet në një deklaratë të Gardës Kombëtare.

Ata janë trajnuar për mbrojtjen e forcës, anti-terrorizmin, sigurinë e zonës dhe operacionet e inteligjencës policore.

Ata do të ofrojnë mbështetje për oficerët ndërlidhës të policisë ushtarake si pjesë e Operacionit Joint Guardian, thuhet në deklaratë. /KultPlus.com