Katër policë peruan vishen si superheronj për të kryer një operacion antidrogë (VIDEO)

Katër policë u maskuan si personazhe të filmave “Marvel” për të kryer një operacion anti-drogë në Peru, transmeton KultPlus.

I quajtur si operacion “Marvel”, policët u maskuan në rolin e Spidermanit, Captain Americas, Thorit dhe Black Widowit, pasi lokalizuan një shtëpi specifike në lagjen San Juan de Lurigancho në Lima.

Policia ndaloi katër persona gjatë bastisjes, pasi sekuestroi 3250 pako pastë kokaine, si dhe disa thasë me kokainë dhe kanabis. /KultPlus.com

AP: 20 ushtarë të Gardës Kombëtare të Kentakit me mision në Kosovë

20 policë ushtarakë me Gardën Kombëtare të Kentakit po përgatiten të vendosen në Kosovë për një mision njëvjeçar, shkruna AP, përcjell KultPlus.

Ushtarët e Kompanisë 438 të Policisë Ushtarake, me seli në Murray, pritet të nisen drejt Kosovës të mërkurën, thuhet në një deklaratë të Gardës Kombëtare.

Ata janë trajnuar për mbrojtjen e forcës, anti-terrorizmin, sigurinë e zonës dhe operacionet e inteligjencës policore.

Ata do të ofrojnë mbështetje për oficerët ndërlidhës të policisë ushtarake si pjesë e Operacionit Joint Guardian, thuhet në deklaratë. /KultPlus.com