5 teori konspirative, që shkenca tregoi se ishin të gabuara

Teoritë e konspiracionit ekzistojnë prej dekadash. Disa kanë tendencën të rezistojnë për vite më shumë se të tjerat. Vitet e fundit, sidomos pas pandemisë së Covid-19, janë shfaqur edhe teoritë të reja.

“Newsweek“ ka përpiluar një listë të teorive të reja konspirative, të cilat janë hedhur poshtë nga argumentet shkencore.

1-A shkaktojnë magnetizëm vaksinat anti-Covid?

Një nga teoritë konspirative më të përhapura që nga fillimi i pandemisë, është se njëri nga efektet anësore të vaksinave kundër Covid-19 është magnetizimi i trupave të njerëzve. Kjo teori është përhapur pjesërisht në mediat sociale, ku disa njerëz që ishin të vaksinuar, ngjitën në krahë sende metalike si monedhat, duke pretenduar se këtë efekt e kishte shkaktuar vaksina.

Një version i teorisë pretendon se magnetizmi iu shtua vaksinave në mënyrë që përbërësit e saj të lëvizin nëpër trup. Por kjo teori konspirative u hodh poshtë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ekspertët në SHBA, deklaroi se vaksinat ndaj Covid-19 nuk përmbajnë metale apo ndonjë përbërës që do të prodhonte një fushë magnetike.

Dr. Karl Fihtenbaum, specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Sinsinatit, tha se nëse vaksinat do të kishin një efekt magnetizues, kjo do të ishte vënë re që në testet e hershme klinike.

2-A e shkakton Covid-in rrjeti 5G?

Thelbi i kësaj teorie është se sinjalet 5G të dërguara nga antenat përkatëse janë në fakt shkaku i pandemisë aktuale. Sipas kësaj teorie antenat me valët 5G, mund të shkaktojnë Covid-19 duke dobësuar sistemin imunitar ose duke e përhapur SARS-CoV-2 nëpërmjet valëve të radios.

Por sipas asaj që ka raportuar portali i njohur i kontrollit të fakteve “Full Fact”, asnjë pretendim i tillë nuk mbështetet mbi prova reale, dhe se pandemia  po prek edhe vendet që nuk kanë asnjë infrastrukturë të rrjetit 5G. Dr.Simon Klark, profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Ridingut në Britani përgënjeshtroi këtë teori.

Përveç kësaj, valët 5G renditen në fundin e spektrit elektromagnetik, dhe janë më pak të fuqishme sesa drita ose rrezet e diellit. Ato nuk janë aq të forta sa të dëmtojnë qelizat.

No, 5G radiation doesn't cause or spread the coronavirus. Saying it does is  destructive

3-A shkaktojnë kancer turbinat?

Kjo teori është propaganduar pjesërisht edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur në një tubim për mbledhjen e fondeve të fushatës në vitin 2019, ai u tha të pranishmëve:“Nëse keni një turbinë të erës diku afër shtëpisë tuaj, vlera e shtëpisë tuaj do bjerë automatikisht me 75 për qind. Dhe ata thonë se zhurma e tyre shkakton kancer”.

Por po atë vit Shoqata Amerikane e Kancerit tha për “New York Times” se nuk ishte në dijeni të ndonjë prove  që lidhte zhurmën e turbinave me kancerin. Termi jozyrtar “Sindromi i Turbinës së Erës” i referohet simptomave si mungesa e gjumit dhe lodhja mendore për ata që jetojnë më pak se 2 kilometra larg turbinave të erës. Po kjo sindromë nuk njihet si një gjendje aktuale nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA.

4-A po zhvillon Pentagoni një mikroçip që gjurmon Covid-in?

Në fillim të këtij viti u pretendua se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po prodhonte një çip që gjurmonte praninë e Covid-it dhe që mund të injektohej në trup. Këto pretendime lidheshin me komentet e bëra nga Met Hepbwrn, një mjek ushtarak që ka punuar më herët për DARPA-n, Agjencinë Amerikane të Projekteve të Avancuara në Fushën e Mbrojtjes.

Por Hepbwrn tha më pas për “Newsweek”se intervista e tij ishte keqkuptuar dhe sipas tij nuk ka asnjë mikroçip apo gjëra të ngjashme.  Sipas Hepbërn, teknologjia është në fakt  një hidroxhel që rrit ndjeshmërinë ndaj laktatit të indeve nën lëkurë, gjë që mund të tregojë nëse dikush do të sëmuret.

5-A jetuan njerëzit dikur në Mars dhe e shkatërruan atë?

Kjo teori u parashtrua nëpërmes një video të postuar të TikTok.  Kjo teori pretendon se Marsi është i kuq për shkak të pluhurit nga shpërthimet bërthamore, dhe se ka prova që dikur në këtë planet ka pasur ujë, i cili është tharë nga  njerëzit që kanë banuar dikur atje.

Por edhe kjo teori është hedhur poshtë për shkak të afateve kohore. Fosilet e njerëzve të hershëm në Afrikë datojnë nga 6 milionë deri në 2 milionë vite më parë, ndërsa nga studimet rezulton se Marsi ka pasur ujë miliarda vite më parë.

Për më tepër, Marsi është i kuq pasi sipërfaqja është e mbuluar me oksid hekuri, i njohur zakonisht si ndryshk, dhe jo me pluhur bërthamor./abcnews.al /KultPlus.com

NASA's Mars 2020 Will Blaze a Trail — for Humans | NASA

Mehaj takime në Pentagon, ripërsërit ofertën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot ka pasur takime në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon, ku është pritur nga zv.Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper.

Në këtë takim, Mehaj e ka ripërsëritur ofertën e Kosovës që SHBA-ja ta krijojë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

“Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mehaj dhe Cooper u dakorkduan edhe pqr rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta të ushtrisë amerikane dhe FSK-së.

“Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e MB-së:

Ministrit Mehaj i rikonfirmohet nga znj. Cooper, mbështetja e plotë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes

Në vazhdim të takimeve në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me delegacionin e tij, u pritë edhe nga zv.Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, znj. Laura Cooper dhe më pas në nivel të delegacioneve realizuan konsultimet bilaterale për çështjet e mbrojtjes.

Me këtë rast, znj Cooper, ka shprehur konsideratat e larta për zhvillimet e suksesshme në fushën e mbrojtjes, duke falënderuar posaçërisht ministrin Mehaj për përkrahjen e forcave amerikane në procesin e akomodimit të refugjatëve afganë.

Znj.Cooper në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, konfirmoi përkrahjen për Kosovën, si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global, të dëshmuar edhe me rastin e bashkë-zbarkimit në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, si dhe rolin e madh në nivelin rajonal.

Nga ana e tij Ministri Mehaj, e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë znj Cooper, për përkrahjen e vazhdueshme dhe partneritetin e shkëlqyeshëm duke i shprehur gatishmërinë maksimale për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, ndërveprueshmërinë ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, duke vënë theksin në ushtrimet e përbashkëta si dhe mundësitë për bashkë-zbarkime të reja në misione të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane.

Gjithashtu, Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal.

Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së.

“Tani na mbetet që të gjitha objektivat e përbashkët të angazhohemi t’i realizojmë bashkërisht, me besim e vullnet të plotë, përkushtim dhe angazhim vetëmohues, si dhe qeverisje të mirë dhe transparencë të plotë. Partneriteti me SHBA-në dhe mbështetja e pazëvendësueshme që më është konfirmuar është ngjarje historike për të ardhmen e sigurtë të vendit tonë dhe gjithë rajonit.” tha në fund ministri Mehaj. / KultPlus.com