Një pikturë gjigante në shpatet e maleve të Zvicrës

Bëhet e ditur se në shpatet  e malit në një fshat të Zvicrës, artisti Saype ka realizuar këto piktura  gjigante.

Pikturat, të cilat janë realizuar në shpatet e Malevemund, do të zgjasin disa ditë, në varësi të kushteve të motit, transmeton albinfo.ch.

“Këta janë dy fëmijë, të cilët secili po vizatojnë atë që shohin nga këndvështrimi i tyre. Interesante është se fëmijët janë në lartësi të ndryshme, kështu që ata po vizatojnë gjëra të ndryshme. Megjithëse janë në lartësi të ndryshme, dy botët që po vizatojnë plotësojnë njëra-tjetrën”.

Artisti shpjegon se pikturat e tij, të cilat shtrihen në rreth 3,000 metra katrorë, mund të shihen nga maja e malit dhe kullotat aty pranë simbolizojnë nevojën për të refuzuar uniformitetin dhe për të përqafuar perspektiva të ndryshme. Saype është i njohur për realizimin e pikturave gjigante në disa vende të botës, përfshirë Berlinin, Parisin, Stambollin dhe Cape Town. / KultPlus.com

A land art painting representing a child drawing by Swiss-French artist SAYPE is pictured at the Chamossiare in Villars-sur-Ollon, Switzerland, July 13, 2023. REUTERS/Denis Balibouse NO RESALES. NO ARCHIVES