Albumi ‘Future Nostalgia’ shënon histori në platformën Spotify, tejkalon 9 miliardë transmetime

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë sukses pas suksesi në fushën në të cilën ajo e zotëron më së miri; muzikën, shkruan KultPlus.

Së fundmi albumi i saj i mrekullueshëm i titulluar ‘Future Nostalgia’, ka tejkaluar 9 miliardë transmetime në Spotify, duke shënuar histori në këtë platformë.

Albumi ‘Future Nostalgia’ është alubmi më i transmetuar nga një artiste femër në historinë e platformës. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri është dëgjuar mbi 26 milionë herë në Spotify këtë vit

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, statistikat për vitin 2021 nga Spotify.

Dhe sipas tyre, ajo është dëgjuar mbi 26 milionë herë nga rreth një milion dëgjues të ndryshëm.

Dëgjuesit, kanë qëndruar 1.2 milionë orë në këtë platformë duke dëgjuar këngët e Dafinës nga 160 shtete.

Dafina Zeqiri së fundi ka publikuar edhe albumin “Dafinë moj”, ku ka sjell shumë bashkëpunime.

Ajo është ende duke publikuar videoprojekte nga albumi. / KultPlus.com