Në vite të zgjebur, të rrjedhur nga guvat, Zbret pas historia si rrotë Dhe ngjiten në kodër hajdutët dhe kurvat Të shajnë e të nëmin heronjtë. Dhe ti i zgërlaqur , kur shpohen kambanat, Në sofër më hesht si bizele, Paçka se kusarët, paçka se putanat Heronjtë i mbështjellin me zhele./ KultPlus.com
Ja kështu, ti erdhe, ndenje, ike Dhe sikur këtu nuk ishe kurrë S’erdhe si e dashur, por si mike Thjesht si vizitore tek një burrë.
Për takimin, tjetër ëndërr kisha, Tjetër doli, siç u ndodh në botë Ëndërrova në kulm të trëndafilta Si një verë a trëndafil në gotë.
Dhe megjithatë them, faleminderit! Ti më dhe një fluturim mbi një ëndërr, Nëpër portën hapur prej ylberit Dhe s’ka gjë se ëndrra ishte zhgjëndërr. /KultPlus
Mjegulli i dashurisë” është një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë nga poeti i njohur shqiptar Dritëro Agolli. Në këtë poezi, autori trajton afërsinë dhe largësinë, të dyja me emocionet e veta në njëlidhje. Largësia nxit mallin, ndërsa afërsia shton emocionet. Të dyja e trembin autorin, edhe pse shprehet vetëm për largësinë se e tremb, kurse për afërsinë shprehet se “i bëhet çark”, pasi afërsia i shton më shumë ndjenjat dhe emocionet.
“Mjegulli i dashurisë”
Kur ikja larg, drejt teje vija Kur vija afër, ikja larg Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha një mjegull pus një çmenduri, si një poet që shkruan vjersha dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi
dhe ndoshta kjo ish dashuria e çakërdisur kuturu… për dreq më trembte largësia dhe afërsia gjithashtu. /bota.al/ KultPlus.com
Kur dashuroheshim në kohën tonë, Kur tretesha dhe digjesha për ty, Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë, Kalonte dhe një muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallë, Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim Me biçikletë a mushkë apo me kalë Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.
Kur dashuroheshim në kohën tonë Me zor na vinin letrat fshat-qytet Nuk kishim nëpër dhomë telefonë Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet.
Megjithatë më mirë që nuk kishte As telefon, as internet, as faks, Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste Një dashuri të vjetër për një çast./KultPlus.com
Kur dashuroheshim në kohën tonë, Kur tretesha dhe digjesha për ty, Nga njeri-tjetri letrat vinin vonë, Kalonte dhe një muaj apo dy. Po ndofta dashuria mbahej gjallë, Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim Me bicikletë a mushkë apo me kalë Në vapë e shi, dëborë dhe thellim. Kur dashuroheshim në kohën tonë Me zor na vinin letrat fshat-qytet Nuk kishim nëpër dhoma telefonë Dhe në ëndërr s’kishte faks dhe internet. Megjithatë më mirë që nuk kishte As telefon as internet, as faks, Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste Një dashuri të vjetër për një çast./ KultPlus.com
I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva, S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta. C’u bënë vajzat më të bukura Drita, Maria dhe Eva? Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.
Po të gjitha ato u plaken si unë Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë, Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.
I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat, Më mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat. Tani perballe shtëpise sime këndojnë bretkosat, Gëzohem se janë të gjitha të mijat./ KultPlus.com
“Mjegulli i dashurisë” është një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë nga poeti i njohur shqiptar Dritëro Agolli. Në këtë poezi, autori trajton afërsinë dhe largësinë, të dyja me emocionet e veta në njëlidhje. Largësia nxit mallin, ndërsa afërsia shton emocionet. Të dyja e trembin autorin, edhe pse shprehet vetëm për largësinë se e tremb, kurse për afërsinë shprehet se “i bëhet çark”, pasi afërsia i shton më shumë ndjenjat dhe emocionet.
“Mjegulli i dashurisë”
Kur ikja larg, drejt teje vija Kur vija afër, ikja larg Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha një mjegull pus një çmenduri, si një poet që shkruan vjersha dhe ndez një shkrepëse dhe i bën hi
dhe ndoshta kjo ish dashuria e çakërdisur kuturu… për dreq më trembte largësia dhe afërsia gjithashtu. /bota.al/ KultPlus.com
U lodh dhe plaku Dritëro, u lodh!… Me briskun “Astra” mirë e bukur rruhet Dhe pi duhan dhe pret këtej ç’po ndodh, Se loja politike nuk i luhet.
Sa keq që s’e besoi të madhin zot, Sa keq që para tij nuk di të skuqet, Se zoti mund t’ia mbushte hejbet plot, Madje në varr t’i kishte plot sunduqet!
Eh, s’ke ç’t’i bësh!…I tillë u gdhend ky dreq Dhe le të shkojë atje ku shkuan miqtë, Atje ku prehin kockat shokët pleq… Po varri kurrizdalin nuk e ndreq, Në varr i mbledh të mirët dhe të liqtë, Rakinë e gjen dhe vallen prapë e heq.
Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim Po në një vend të huaj dhe të largët Në një qytet me buba dhe me minj Mes mureve të rrjepur dhe të lagët. Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh Dhe mua flluska flluska ma bën jetën Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi çdo çast me njëri tjetrin s’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’të them Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin
Ky vend më duket do helmohet krejt Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet Pastaj do tundet toka në termet Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshët
I huaj jam në vendin tim mjerisht Dhe kur rreth meje ka me dhjetëra njerëz Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërrvish më bën të qaj si nxënës prapa derës.