Vogue: A është kjo Dua Lipa, apo ndonjë mbretëreshë franceze?

Revista amerikane Vogue ka komentuar paraqitjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.

Vogue ka komentuar veshjen e këngëtares në klipin e saj të fundit “Demeanor” me reperin e ndjerë Pop Smoke.

“Lipa edhe një herë shikoi në të kaluarën për frymëzim stili – megjithëse këtë herë pak më shumë se zakonisht. Duke punuar me stilistin e saj prej shumë kohësh, Lorenzo Posocco, veshja e Lipës i bëri homazh askujt tjetër përveç Marie Antoinette. E veshur në një fustan me mëngë të endura nga ari dhe dantella me harqe dhe detaje të ngjashme me panelet mbi skaj”, thuhet në shkrimin e Vogue.

Tutje revista shton se harku në flokët e Duas, vathët me shkëlqim dhe një gjerdan varëse smeraldi nuk duken të papërshtatshme për asnjë veshje mbretërore në ditët e sotme”./KultPlus.com

Dua Lipa publikon këngën e re “Demeanor”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa sapo ka publikuar këngën e saj më të re. Një bashkëpunim me këngëtarin tashmë të ndjerë, Pope Smoke, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lipa bëri të ditur publikimin e këngës. Ajo në mbishkrim ka falënderuar ekipin, familjen e këngëtarit Smoke për pjeswmarrjen e saj në këtë këngë dhe miqtë e saj që e kanë krijuar videon së bashku me të.

Po ashtu, ajo shpreson se kënga do të pëlqehet, ndërsa ka bërë të ditur se videoja është xhiruar nga Nabildo.

Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia” dhe tani pritet që kënga e titulluar “Demeanor” të shndërrohet në një hit tjetër të këngëtares nga Kosova me famë botërore.

“Demeanor” është një këngë krejtësisht e re, e ndikuar nga disko.

Kujtojmë se Pop Smoke u qëllua për vdekje në Los Angeles në shkurt të vitit 2020. Ai ishte 20 vjeç. / KultPlus.com

Dua Lipa paralajmëron projektin më të ri në bashkëpunim me Pop Smoke (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka paralajmëruar projektin e saj më të ri, përcjell KultPlus.

Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia”, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të publikohet bashkëpunimi i saj me reperin e njohur amerikan Real Pop Smoke.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare duke e publikuar në rrjete sociale, ndërkaq nuk ka treguar datën e saktë se kur do të publikohet. / KultPlus.com

“Demeanor”, bashkëpunimi i ri i Dua Lipës me këngëtarin Pop Smoke

Dua Lipa ka ndarë një bashkëpunim të ri me Pop Smoke të ndjerë javën e ardhshme – ‘Demeanor’.

Kënga del në “Faith”, albumi i dytë i reperit i publikuar pas vdekjes së tij, sot, e gjithashtu përmban bashkëpunime me Kanye West, Pusha T e më shumë.

“Demeanor” është një këngë krejtësisht e re, e ndikuar nga disko, shkruan NME.

Pop Smoke u qëllua për vdekje në Los Angeles në shkurt të vitit 2020. Ai ishte 20 vjeç. / Koha.net / KultPlus.com