Japonezët janë njerëzit më jetëgjatë në botë, ushqimet që bëjnë pjesë në dietën e tyre

Japonia ka më shumë njëqindvjeçarë  se çdo vend tjetër në botë. Dyzet e tetë banorë nga çdo 100,000 njerëz në Japoni e kalojnë fundin e shekullit.

“Dieta japoneze është një koncept mjaft i gjerë”, thekson studiuesi i epidemiologjisë Shu Jiang nga Qendra Kombëtare për Gerontologjinë e Japonisë. Megjithatë, një rishikim i kohëve të fundit i 39 studimeve që shqyrton marrëdhënien midis dietës japoneze dhe shëndetit gjeti disa artikuj të zakonshëm: ushqim deti, perime, soje dhe produkte të ngjashme, të tilla si salca e sojës, orizi dhe supa miso.

Në fakt, kjo lloj diete lidhet me më pak vdekje nga problemet e zemrës‘, thotë Zhang, por jo me sëmundje specifike si kanceri.

Në një vështrim më të afërt, studiuesit përshkruan versione të ndryshme të dietës japoneze gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, pasi ajo që hanë japonezët ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e kohës, veçanërisht në qytetet kozmopolite, dieta ndikohet gjithnjë e më shumë nga Perëndimi.

Në fakt, epidemiologu Shu Jiang dhe kolegët publikuan së fundmi gjetjet se dieta japoneze lidhet me vite më të shëndetshme dhe më aktive ndërsa njerëzit plaken.

Ushqimi përbëhet nga disa pjata të vogla me shije të ndryshme. Përbërësit më shpesh zjehen në avull dhe nuk skuqen. Ato gjithashtu kaliten me sasi të vogla të substancave me shije intensive, në vend të sasive të tepërta të kripës ose sheqerit.

Me pak fjalë, mund të ndodhë që përfitimet e dietës japoneze të mos vijnë nga cilësia magjike e algave të detit ose salcës së sojës, por nga fokusi në një dietë të larmishme, të moderuar, të gatuar në mënyra të shëndetshme, me qender te perimet dhe bishtajore./Alsatm/KultPlus.com

Elderly and middle-aged people exercise with wooden dumbbells during a health promotion event to mark Respect for the Aged Day at a temple in Tokyo’s Sugamo district, an area popular among the elderly, on Monday 18 September 2017 . Satoko Kawasaki .

Seriali ‘Besa’, aktorët: Politikanët rrënojnë, ndërsa artistët ndërtojnë ura

Në botë kurdo që përmendet besa, dihet se fjala është për shqiptarët. Popull, ky i cili shquhet për këtë virtyt i cili është mbajtur në piedestal për shekuj me radhë. Por a ekziston akoma besa mes nesh si popull? Kësaj pytje, më së miri i përgjigjet seriali “Besa”!

Për Nistori-in kanë folur një pjesë e kastingut të këtij seriali, Mensur Safqiu dhe Refet Abazi, por edhe skenaristi Igor Stomeinov.

Ky serial, me fjalët e vet aktorëve i ka thyer barrierat ndërkulturore në Ballkan të cilat ndër vite thuajse arritën të prekin qiellin. Në këtë serial marrin pjesë aktorë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sërbia, Kroacia, Shqipëria, etj.

Sa i përket tematikës së serialit dhe në veçanti emrit të tij, aktorët e intervistuar së bashku me skenaristin patën shumë për të thënë.

Mensur Safqiu në lidhje me bashkpunimin ndërkombëtar në këtë serial, potencoi se “Arti e ka një mision, arti jeton në të ardhmen, jo në politikën ditore. Arti gjithmonë paraprinë dhe ndërton ura midis njerëzve. Politikanët rënojnë, bëjnë lufta, arti ndërton”.

Nga ana tjetër Refet Abazi shtoi se: “Ajo e cila është shumë e rëndësishme në këtë serial, është se besa më së shumti është prezente tek personazhet jo shqiptarë në këtë serial”. Ai tregoi që po të njëjtët kishin ngelur të magjepsur nga pesha që ka besa tek shqiptarët. Refeti poashtu shtoi se motori i cili e ka shtyrë personazhin kryesor në serial ishte bindja nga besa e dhënë.

Igor Stomeinov, skenaristi i serialit ndau me ne se vet ishte rritur në vend i cili i kishte lejuar të familjarizohet mjaft mirë me besën shqiptare nga ku e mori dhe inspirimin për të emëruar serialin. Por ai potencoi se: “Besa si fjalë, në përgjithësi është e lidhur me trashëgiminë shqiptare, por ajo në realitet u takon gjithë shteteve jugore në Ballkan, jo shteteve, por kombeve të Ballkanit jugor. Pra atë e kemi edhe në Sërbi, në Mal të Zi, sedi, madje edhe në Itali. Pra, në përgjithësi, ideja e besës nuk erdhi nga kombi, por nga personi, nga njerëzit të cilët e mbajnë fjalën. Pra ishte diçka që më emocionoi mua, që më dha idenë për t’a bërë këtë serial.”

Për të gjithë ata që duan ta ndjekin sezonin e dytë të këtij seriali, i cili në vete përmban shumë filma artistikë, seriale, filma vizatimorë, dokumentare, të gjitha këto mund t’i ndjekin në platformën Gley. /KultPlus.com