QKLL organizon konkursin e përvitshëm “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL)  si çdo vit organizon aktivitetin e “Fondit te Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”. Ky është një projekte që është hapur së fundmi për pjesëmarrësit. Thirrja së fundmi u bë më datën  6 prill dhe që do të qëndrojë hapur për të aplikuar deri më datë 31 maj të këtij viti. Kjo thirrje u drejtohet të gjithë lëvruesve të zhanreve si poezia, proza dhe dramës shqipe për konkurrentët nga mosha 18 deri në 35 vjeç.

Në këtë projekt do të ketë edhe një mbështetja financiare që do të ofrohet për botimin e veprave letrare nga autorë të rinj shqiptarë në prozë, poezi, dramë dhe do të jetë në shumën 150 000 lekë.

Edhe këtë herë aplikimi duhet të bëhet nga shtëpi botuese të licencuara dhe vepra e propozuar nuk duhet të jetë botuar asnjëherë më parë. QKLL bën me dije se projektet e dorëzuara, të financuara pjesërisht ose tërësisht nga institucione të tjera brenda territorit të “Republikën e Shqipërisë”, dhe mund të përzgjidhen për mbështetje financiare nga “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”. Ekspertë të fushës së letërsisë, do të përbëjnë jurinë e përzgjedhur, dhe vlerësimi i projektit bëhet duke u bazuar te vlerat artistike të veprës.

Pas shqyrtimeve që do të bëhen rast pas rasti rezultatet do të do të njoftohen dhe bëhen publike pasi juria të vlerësojë propozimet dhe të marrë vendimin përfundimtar në lidhje edhe me fondin e mbështetjes financiare.

“Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit” në rast miratimi, do të nënshkruajnë një kontratë me Periudha së bashku me botuesit dhe autorët për botimin e titujve të mbështetur për periudhën brenda vitit 2021.

Sipas “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, botuesi i sponsorizuar duhet të përmendë mbështetjen e dhënë në faqen e dytë të librit, ku duhet të shfaqet logoja e QKLL, dhe kjo do të kryhet sipas modelit: “Ky libër u botua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shqipëri”.

Për sa i përket aplikimit përkatës dhe dokumentacionit, ato duhet të jenë kryer dhe përfunduar dhe më pas të dorëzohen pranë “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 31.5.2021, ora 14:00. /atsh/ KultPlus.com

QKLL organizon konkursin e përvitshëm “Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”

Qendra Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL)  si çdo vit organizon aktivitetin e “Fondit te Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”.

Ky është një projekte që është hapur së fundmi për pjesëmarrësit. Thirrja së fundmi u bë më datën  6 prill dhe që do të qëndrojë hapur për të aplikuar deri më datë 31 maj të këtij viti. Kjo thirrje u drejtohet të gjithë lëvruesve të zhanreve si poezia, proza dhe dramës shqipe për konkurrentët nga mosha 18 deri në 35 vjeç.

Në këtë projekt do të ketë edhe një mbështetja financiare që do të ofrohet për botimin e veprave letrare nga autorë të rinj shqiptarë në prozë, poezi, dramë dhe do të jetë në shumën 150 000 lekë.

Edhe këtë herë aplikimi duhet të bëhet nga shtëpi botuese të licencuara dhe vepra e propozuar nuk duhet të jetë botuar asnjëherë më parë. QKLL bën me dije se projektet e dorëzuara, të financuara pjesërisht ose tërësisht nga institucione të tjera brenda territorit të “Republikën e Shqipërisë”, dhe mund të përzgjidhen për mbështetje financiare nga “Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021”. Ekspertë të fushës së letërsisë, do të përbëjnë jurinë e përzgjedhur, dhe vlerësimi i projektit bëhet duke u bazuar te vlerat artistike të veprës.

Pas shqyrtimeve që do të bëhen rast pas rasti rezultatet do të do të njoftohen dhe bëhen publike pasi juria të vlerësojë propozimet dhe të marrë vendimin përfundimtar në lidhje edhe me fondin e mbështetjes financiare.

“Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit” në rast miratimi, do të nënshkruajnë një kontratë me Periudha së bashku me botuesit dhe autorët për botimin e titujve të mbështetur për periudhën brenda vitit 2021.

Sipas “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, botuesi i sponsorizuar duhet të përmendë mbështetjen e dhënë në faqen e dytë të librit, ku duhet të shfaqet logoja e QKLL, dhe kjo do të kryhet sipas modelit: “Ky libër u botua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shqipëri”.

Për sa i përket aplikimit përkatës dhe dokumentacionit, ato duhet të jenë kryer dhe përfunduar dhe më pas të dorëzohen pranë “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 31.5.2021, ora 14:00. / atsh / KultPlus.com

“QKLL” hap aplikimet për përkthimin e veprave letrare shqiptare në gjuhë të huaja

 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka hapur aplikimet për përkthime të veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Thirrja u hap më datë 1 mars dhe do të vijojë të pranojë aplikimet deri më datë 31.

QKLL thekson veç të tjerave se ky projekt synon mbështetjen e përkthimit të veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe. Gjatë aplikimeve dhe pranimeve të këtyre veprave do të krijohet një fond i cili do të kontribuoj në rritjen e interesit të botuesve të huaj për krijimet dhe letërsinë shqiptare.

“Ky fond kontribuon në rritjen e interesit të botuesve të huaj për letërsinë shqipe. Kjo thirrje mbetet pjesë e përhershme e politikave të QKLL-së për të promovuar letërsinë shqipe në kultura të tjera. Ajo synon të mbështesë në përkthimin e veprave më të rëndësishme të letërsisë tradicionale dhe bashkëkohore shqipe në prozë, poezi dhe eseistikë”, bën të ditur QKLL.

Në fazën e fundit që do të jetë edhe përzgjedhja e materialeve më të mira letrare, botuesve do tu sigurohet Financimi i plotë, i pjesshëm i përkthimit të siguruar nga QKLL, dhe që do të transferohet në llogarinë e botuesit. Kriter kryesor i këtij projekti gjatë pranimeve do të jenë të drejtat e autorit para se të aplikojë ose të paktën të jetë në proces të sigurimit të së drejtës së autorit dhe kontrata origjinale duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze.

QKLL angazhohet gjithashtu të parandalojë çdo lloj forme të abuzimit apo  kopjim të tekstit të përkthyer. Vetëm pas fazës përfundimtare që është edhe përzgjedhja, veprat e miratuara do të mbështeten financiarisht./ atsh / KultPlus.com

“QKLL” shpall projektin për mbështetje financiare në fushën e librit dhe leximit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë publike thirrjen për paraqitjen dhe marrjen pjesë në projektet në fushën e leximit dhe librit. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për të mbështetur librin shqip ka bërë publik anoncimin e fillimit të këtij projekti dhe ka lajmëruar të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e këtij projekti.

QKLL-ja harton programet dhe financon projektet në fushën e librit, QKLL-ja shpall thirrjen për mbështetje financiare për projekte në fushën e librit dhe leximit 2021. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit fton të gjithë të interesuarit, persona fizikë ose juridikë, që të paraqesin projektet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse, të cilat duhet të dorëzohen të paktën 30 ditë përpara se të fillojë zbatimi i projektit. Sipas QKLL, procedura përbëhet nga dy faza.

“Faza e parë: dorëzimi i dokumenteve të aplikimit, të cilat përfshihen në formularët përkatës për persona fizikë, ose juridikë, bashkëngjitur kësaj thirrjeje. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit, aplikuesi i projektit fitues do të njoftohet me email dhe do të informohet mbi detajet e tjera të procedurës. Faza e dytë: aplikuesi fitues do të vazhdojë me dorëzimin e dokumenteve që vërtetojnë zhvillimin dhe mbylljen me sukses të projektit përkatës”.

Kjo qendër bënë të ditur gjithashtu se rezultatet do të bëhen publike vetëm pas 30 ditëve dhe se shuma e ofruar për këtë projekt është 500.000 lekë. Kriter kryesor dhe i panegociueshëm është publikimi për herë të parë i materialit artistik në këtë aktivitet.

Projekti i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Shqipëri ka për qëllim zhvillimin dhe afirmimin e veprave të reja dhe të autorëve të rinj të cilët kanë dëshirë që të bëhen pjesë e botës së shkrimit. Suporti do të jetë i vazhdueshëm sepse edhe ngritja e kësaj qendre kishte pikërisht këtë fakt për qëllim, meqenëse sidomos emrat e rinj të letërsisë shqipe po shpreheshin se po hasnin shumë vështirësi për të depërtuar në treg për shkak të vështirësive menaxhuese apo edhe ato ekonomike./ atsh / KultPlus.com