Një nga makinat e preferuara të Mbretëreshës Elizabeth shitet për çmimin marramendës

Një nga makinat e preferuara të Mbretëreshës Elizabeth, Jaguar X-Type Estate, u shit në një ankand nga Historics Auctioneers për 50,000 €.

Ankandi nga Historics Auctioneers u zhvillua në ndërtesën Mercedes World në Wembridge, Angli. Duke folur për Daily Telegraph, drejtuesi i ankandit James Good tha: “Ishte emocionuese të ofrosh makinën e Mbretëreshës Elizabeth për shitje. Ne jemi të emocionuar, gjithashtu jam i sigurt se edhe pronari i ri. Është një makinë shumë e koleksionueshme… Është krejtësisht unike”.

Sipas njoftimit të kompanisë, “nga viti 2004 deri në vitin 2009, X-Type Estate nuk ishte një model i dëshirueshëm, por kush do ta kishte menduar se ky do të ishte një nga automjetet e përdorura nga Mbretëresha Elizabeth II. Ai ka dy opsione karburanti me motorin më të madh për benzinë.”

Makina e preferuar e mbretëreshës ka përshkuar shumë pak kilometra dhe është në gjendje të shkëlqyer, siç dëshmon historiku i mirëmbajtjes së veturës./abcnews.al/ KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeth kujton bashkëshortin në mesazhin për Krishtindje

Mbretëresha Elizabeth ka nderuar bashkëshortin e saj në mesazhin e saj të parë për Krishtlindje, që pas ndarjes së tij nga jeta.

“Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këtë vit e kuptoj veçanërisht përse”, tha ajo.

Ajo e përshkroi princin Philip si të “dashurin” e saj dhe tha se e ndjeu praninë e tij edhe gjatë periudhës së festave.

Teksa ndau një fotografi ku ata të dy shfaqen së bashku ajo i bëri homazh burrit të saj. “Sa më shumë që mua dhe familjes sime nga mungon ai, e di që ai do të donte që ne të shijonim festën e Krishtlindjes”.

Fotografia në kornizë që shfaqet gjatë transmetimit të mesazhit të mbretëreshës është marrë gjatë përvjetorit të martesës së tyre, dhe mbretëresha kishte vendosur të njëjtën karficë safiri që mbante në atë foto. /KultPlus.com