Mesazhi motivues i gjyshes: Mos lejo që tiganët e shtëpisë tënde të shndrijnë më tepër se ti

Një mesazhi që do t’ju emocionojë dhe motivojë shumë.

Nëna ime thoshte përherë: “Mos lejo që tiganët e shtëpisë tënde të shndrijnë më tepër se ti. Mos e merr kaq seriozisht pastrimin e shtëpisë tënde. Kur unë u shndërrova në një amvisë, kaloja 24 orë të ditës duke u kujdesur që gjithçka të ishte e pastër dhe në vendin e duhur “në rast se do të më vinte ndonjë në shtëpi”. Më pas kuptova se të gjithë njerëzit janë shumë të zënë në punët e tyre, shëtisin, argëtohen, punojnë dhe e shijojnë jetën. Nëse dikush të vjen në shtëpi papritur, nuk ke pse ia shpjegon historinë e shtëpisë tënde. Njerëzit nuk janë aspak të interesuar të dinë se si e kalon ditën. Ata jetojnë jetën e tyre, pa ua ndjerë shumë për punët e shtëpisë tënde.

Jeta është e bukur, argëtohu! Pastrojeni pluhurin, nëse është e nevojshme. Por gjej edhe kohë për të vizatuar një figurë, për të shkruar një poezi, për të shëtitur me një mik apo mikeshë, për të gatuar diçka që të pëlqen, për të ujitur lulet… Gjej kohë për të pirë një birrë, për të notuar në plazh (ose pishinë), për t’u ngjitur në një mal, për të luajtur me kafshët shtëpiake, për të lexuar libra dhe për të shijuar jetën.

Pastrojeni pluhurin, nëse është e nevojshme, por jeta vazhdon jashtë. Mendo se kjo ditë nuk do të kthehet përsëri. Pastro, nëse e sheh të nevojshme, por mos harro se do të plakesh dhe se shumë gjëra që mund t’i bësh tani, nuk do të jenë të lehta për t’i bërë kur të plakesh. Dhe kur të largohesh nga kjo jetë, siç do të largohemi të gjithë, edhe ti do të shndërrohesh në pluhur! Askush nuk do ta kujtojë se sa fatura ke paguar, se sa herë e ke pastruar shtëpinë, por do të kujtojnë miqësinë me ty, momentet e tua të lumtura dhe mësimet që u ke dhënë”. / KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeth kujton bashkëshortin në mesazhin për Krishtindje

Mbretëresha Elizabeth ka nderuar bashkëshortin e saj në mesazhin e saj të parë për Krishtlindje, që pas ndarjes së tij nga jeta.

“Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Këtë vit e kuptoj veçanërisht përse”, tha ajo.

Ajo e përshkroi princin Philip si të “dashurin” e saj dhe tha se e ndjeu praninë e tij edhe gjatë periudhës së festave.

Teksa ndau një fotografi ku ata të dy shfaqen së bashku ajo i bëri homazh burrit të saj. “Sa më shumë që mua dhe familjes sime nga mungon ai, e di që ai do të donte që ne të shijonim festën e Krishtlindjes”.

Fotografia në kornizë që shfaqet gjatë transmetimit të mesazhit të mbretëreshës është marrë gjatë përvjetorit të martesës së tyre, dhe mbretëresha kishte vendosur të njëjtën karficë safiri që mbante në atë foto. /KultPlus.com

‘Ti barabartë unë’ me video sensibilizuese tregon vështirësitë e personave me nevoja të veçanta

3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçantë, dhe po në këtë ditë projekti “Ti Barabartë Unë” kanë bërë publikimin e një videoje sensibilizuese, shkruan KultPlus.

Projekti “Ti Barabartë Unë” trajton temën e personave me nevoja të veçantë, të cilët konsiderohen të diskriminuar nga shoqëria.

Tanimë është bërë e zakonshme që ky projekt të realizojë video të tilla, e duke shënuar rezultate dhe suksese të mëdha me përfshirjen e disa fytyrave publike të rëndësishme.

Këtë vit është përgaditur videoklipi me fytyra publike si: Atifete Jahjaga, Sellma Kasumoviq, Duda Balje, Vlora Citaku dhe Majlinda Kelmendi të cilët do të jenë të shoqëruar me persona me nevoja të veçanta.

Përmes pasqyrimit të jetës reale të personave me nevoja të veçanta dhe vështirësive të vazhdueshme me të cilat ata përballen, videoklipi përmban mesazhe të rëndësishme.

Videklipin mund ta shikoni duke klikuar këtu. /KultPlus.com

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje
Sportistja Majlinda Kelmendi

Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë me mesazh për Kosovën (VIDEO)

Presidenti amerikan, Joe Biden përmes një video-mesazhi ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani për Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit që do ta ndajë të dielën për Baun Biden djalin e ndjerë të presidentit Biden, transmeton KultPlus.

Osmani ka ndarë një pjesë të video-mesazhit të presidentit amerikan i cili flet për punën e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe falenderimin për Medaljen që pritet t’i ndahet të dielën.

“Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com