‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: Dashuritë e virgjëreshës Madalenë

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Sonte, KultPlus ju rekomandon një vepër mjaft të njohur të shkrimtarit shqiptar Ridvan Dibra, një vepër që trajton fatin e trishtë me plot peripeti të një femre.

Ridvan Dibra është njëri nga shkrimtarët më të mirë shqiptarë, i cili me veprat e tij si ‘Nudo’, ‘Prostitua e virgjër’, ‘Stina e ujkut’ etj, la gjurmë të mëdha tek lexuesit, duke u bërë kështu njëri ndër shkrimtarët më të veçantë shqiptarë.

‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’ mban titullin kjo vepër, e cila fatin e protagonistes e përqendron në tri periudha të rëndësishme jetësorë, në moshat 15, 25 dhe 40 vjeçe. Ku secila periudhë i mëson asaj gjëra të trishta, duke e ballafaquar atë pothuajse gjithmonë me zhgënjim.

Madalena nuk e vuan virgjërinë si fakt në vetvete (ajo është e zënë me mjaft angazhime shkollore – artistike), por sepse në grupin e saj prej pesë shoqesh vetëm ajo deklarohet e virgjër. Duke qenë e tillë, domethënë e virgjër, ajo tallet e përbuzet vazhdimisht nga shoqet e saj, tallje e përbuzje që veçse shtohen dhe ia bëjnë ferr ekzistencën. Në rastin më të parë që do t’i krijohet. Dhe ai rast paraqitet diku në banjat e pista të shkollës së saj. Kështu, ajo që duhej të ishte përvoja e parë, e bukur dhe e papërsëritshme në jetën e kësaj adoleshenteje 15- vjeçare, kthehet në një akt mekanik, banal e vulgar. Dhe në fund të romanit lexuesi ndoshta pyet: Ishte jeta dhe fati i një femre me emrin Madalenë? A jeta dhe fati i femrës shqiptare? Apo jeta dhe fati i femrës në përgjithësi? Përtej fabulës interesante e tejet provokuese, Dibra, në gjurmët e veprave të tij më të mira na sjell një roman të strukturuar saktë e bukur, me gjuhë e fraza të përpunuara plot ndjeshmëri e hijeshi.

Ridvan Dibra përplas një femër shqiptare para mendësisë patriarkate, para një shoqërie të keqe e plot dëme dhe para një fati të tmerrshëm që shoqëron protagonisten e kësaj vepre.

Një vepër që vlen të lexohet nga secili. Një vepër që hedh dritë mbi një realitet të hidhur tek shqiptarët. / KultPlus.com

Romani “Legjenda e vetmisë”, një nga tre romanet më të mirë të Ballkanit

Aftësia e ripërpunimit të një përralle të errët të kohëve moderne, nominoi romanin “Legjenda e vetmisë” të Ridvan Dibrës, si një nga tre romanet më të mirë të Ballkanit.

Vepra mbështetet në një kënge të vjetër shqiptare ku spikasin dy vargjet qe shënojnë hyrjen e romanit

“Nana djalin ka qorrue/me gjaks t’burrit me u martue”

Më një ritëm epik bazuar ne folklor, autori tregon një standard të ri te letërsisë shqipe bashkëkohore.

Sipas kryetarit të jurisë, amerikanit Andrew Wachtel tre librat ishin tejet të ngjashëm në tematikën e tyre, edhe kishin stile të ndryshme dhe kjo dominoi edhe diskutimin e jurisë.

Të tre librat fokusohen ne karaktere të cilët për arsye të ndryshme, jetojnë jashtë shoqërisë normale, duke krijuar një botë të tyren brenda së cilës mund të arratisen ndonjëherë.

Në garën e ngushtë mes tij, shkrimtarit turk Uzun Yuruyus dhe shkrimtarit rumun Eugen Uricaru, juria vendosi për romanin fitues.

Për vitin 2017 Çmimi Letrar Balkanika shkoi për shkrimtarin rumun Eugen Uricaru, “Pesha e një engjëlli”.

Romani fitues rekomandoi vetveten për nga narrativa e ndërthurur, duke mbuluar shume prej eksperiencës së Rumanisë së shekullit të 20-te te lidhura dhe te kontraktuara përmes historive se një inxhinieri të përgatitur dhe agjent te sigurimit Habsburg

Në edicioni e 24 të çmimit letrar “Balkanika” të mbajtur ne Bukuresht,vepra e shkrimtarit dhe publicistit Ridvan Dibra u rendit në elitën letrare e Ballkanit. /KultPlus.com

Ridvan Dibra kandidati shqiptar për Çmimin Letrar “Balkanika 2017”

Shkrimtari shqiptar, Ridvan Dibra, autor i mbi njëzet librave në prozë, poezi, eseistikë e studime letrare, si një prej zërave më të rëndësishëm e novatorë të letërsisë shqipe pas viteve ’90, do të përfaqësojë këtë vit letërsinë shqipe në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe letrare për rajonin e Ballkanit, që mban emrin simbolik “Balkanika”, me romanin e tij “Legjenda e vetmisë” (botuar në shqip nga Shtëpia Botuese “Onufri”).

Këtë vit, kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do të organizohet në Bukuresht të Rumanisë, më 15 dhjetor 2018, ndërkohë që juria ndërkombëtare do të mblidhet për të diskutuar dhe vendosur për veprën më të mirë të botuar në rajonin e Ballkanit, në datat 13-15 dhjetor. Përfaqësuese e Shqipërisë në jurinë ndërkombëtare është Bisej Kapo.

Botimet Toena si pjesë e Fondacionit Balkanika (me qendër në Sofie) organizojnë mbledhjen dhe funksionimin e jurisë kombëtare që vendos çdo vit për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë kompeticion letrar ballkanik.

Anëtarët e Jurisë Kombëtare të këtij edicioni ishin: prof. Floresha Dado, Piro Misha, Diana Çuli, Sonila Kapo, Preç Zogaj.

Shkrimtarët pjesëmarrës të këtij edicioni, në garë për çmimin “Balkanika”, sipas vendeve përkatëse, janë:

– Ridvan Dibra “Le petit Bala: La Légende de la solitude” (Legjenda e vetmisë) – Shqipëria.

– Aksinia Mihaylova “Changement des miroires” (Ndryshimi i pasqyrave) – Bullgaria.

– Ermis Lafazanovski “Histoires” (Tregime) – Shkupi.

– Rhea Galanaki “L’ultime humiliation” (Poshtërimi i fundit) – Greqia.

– Ayhan Geçgin “La longue marche” (Rrugëtimi i gjatë) – Turqia.

– Eugen Uricaru “Le poids d’un ange” (Pesha e një engjëlli) – Rumania.

– Srđan Srdić “Combustion” (Djegie) – Serbia.

“Balkanika” është çmimi letrar më i rëndësishëm që ndahet për letërsinë ballkanike.

Krijimtaria e Ridvan Dibrës, që përfaqëson letërsinë shqipe në këtë konkurs, është përkthyer në disa gjuhë, si: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rumanisht, malaziase, boshnjake etj., si dhe përfshirë në disa antologji brenda e jashtë vendit.

Ridvan Dibra është fitues i disa çmimeve kombëtare e mbarëkombëtare. Me romanin “Legjenda e vetmisë” ai fitoi çmimin “Rexhai Surroi” (2012), si romani më i mirë i botuar në hapësirën mbarëshqiptare. Në vitin 2018 ky roman u përkthye në frëngjisht me titullin “Le Petit Bala. La Légende de la solitude”, me përkthimin e Evelyne Noygues me botues “Le Ver à Soie”.

Romani “Legjenda e vetmisë” mbështetet mbi një këngë të vjetër shqiptare, ku spikasin dy vargjet që shënojnë edhe hyrjen e romanit: “Nana djalin ka qorrue/me gjaks t’burrit me u martue”. Mbi një bazë të tillë autori ndërton një roman të karakterit psikologjik, një roman mbi vetminë dhe hakmarrjen, duke vënë në qendër personazhin e Balës, i cili vuan vrasjen e mistershme të babait të tij. Përmes një stili mjaft elegant, plot poezi, ritëm e ndjeshmëri, lexuesi ndjek me interes gjithë ankthet e dyshimet e Balës rreth vrasjes së të atit (e fshehur si vetëvrasje) dhe rrekjet e tij të pasuksesshme për t’u hakmarrë. I veçuar, i vetmuar e i keqkuptuar, Bala nis e merr atributet e një Edipi a Hamleti modern, duke sjellë risi në personazhet e Romanit Shqiptar.

E këtë roman proza dhe poezia, ritmi dhe aritmia, thellësia dhe të vështruarit nga jashtë synojnë të sjellin një realitet.

“Urojmë që shkrimtari Ridvan Dibra të marrë këtë çmim të rëndësishëm letrar ballkanik dhe të përjetojmë të njëjtat emocione si në vitin 2002 kur fitues u shpall shkrimtari Fatos Kongoli, në vitin 2009 kur fitues u shpall Ismail Kadare apo në vitin 2015 kur fitues u shpall Bashkim Shehu!”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Evelyne Noygues në garë për çmimin e përkthimit në Francë me librin e Ridvan Dibrës

Përkthyesja Evelyne Noygues ka hyrë në garë për çmimin e përkthimit në Francë me librin e Ridvan Dibrës mbështetur nga Ministria e Kulturës me Fondin e Përkthimit nga gjuha shqipe, shkruan KultPlus.

Tashmë janë publikuar emrat e shkrimtarëve nga përzedhja e dytë për çmimin “Shoqëria e Letrave“. Kjo garë ju kushton një rëndësi të veçantë shkrimtarëve dhe përkthyesve. Në mesin e nominimeve për të fituar çmimin e përkthimit së bashku me librin “Bala i vogël” i Ridvan Dibrës janë edhe librat e shkrimtarëve Banjo Clarkw, Hiro Arikawa, Luis Foronda dhe Amy Hempel.

Përkthyesja Évelyne Noygues shkoi në Shqipëri në vitin 1988 për studimet e saj dhe banoi atje nga viti 1991 deri në vitin 1994 për të punuar në frëngjisht dhe shqip. Tani ajo kthehet rregullisht në Shqipëri për projekte letrare dhe artistike.

Marrjen e temës për këtë libë shkrimtari Ridvan Dibra e ka bërë nga një këngë e lashtë e Ballkanit. Prej vdekjes së papritur të babait të tij, i bindur se është një vrasje dhe se ai e di identitetin e vrasësit të tij, Bala i vogël i kushton kohën e tij fantazisë për hakmarrje./KultPlus.com