“Plaga është vendi ku drita hyn brenda teje”

“Detyra jote nuk është të kërkosh dashurinë, por thjesht të kërkosh dhe gjesh gjithë pengesat brenda teje, që i ke ndërtuar për ta penguar atë”.

“Plaga është vendi ku Drita hyn brenda teje”.

“Mjaft veprove sikur je kaq i vogël. Ti je Universi në lëvizje prej ekstaze”.

“Ajo që ti kërkon është duke të kërkuar ty”.

“Mos vajto. Çdo gjë që ti humbet, të vjen përsëri në një tjetër formë”.

“Ti ke lindur me krahë, përse preferon të zvarritesh gjatë jetës tënde?”

“Dje isha i zgjuar, kështu që doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, kështu që po ndryshoj veten time”.

“Harroje sigurinë

Jeto aty ku dëshiron të jetosh

Harroje reputacionin

Bëhu i njohur”.

“Kur i bën gjërat nga shpirti, ndien një lumë që lëviz brenda teje, gëzimin”.

“Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë ndodhur me të tjerët. Shpalos mitin tënd”.

“Kur jam me ty, ne rrijmë zgjuar gjithë natën.

Kur nuk je këtu, num mundem të fle.

Lavdi Zotit për këto dy pagjumësi!

Dhe dallimin mes tyre”.

“Trokit, dhe Ai do të të hapë derën

Zhduku, dhe ai do të të bëjë të shkëlqesh si Dielli

Rrëzohu, dhe Ai do të të ngrejë në qiell

Bëhu një hiç, dhe ai do të të shndërrojë në gjithçka”.

“Heshtja është gjuha e Zotit.

Gjithçka tjetër është përkthim i keq”.

“Ngri fjalët e tua, jo zërin tënd. Eshtë shiu që i rrit lulet, jo bubullimat”.

“Injoroji ata që të bëjnë të ndiesh frikë dhe trishtim, që të degradojnë e të shpien drejt sëmundjes e vdekjes”.

“Atje ku ka rrënoja, ka edhe shpresë për një thesar”.

“Gjithçka në Univers është brenda teje. Kërkoje gjithçka nga vetja”.

“Dua të këndoj si këndojnë zogjtë, pa e vrarë mendjen se kush dëgjon, apo çfarë mendojnë”. / Përgatiti në shqip: bota.al

‘Nata e Rumit’ mbahet sonte në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës

Në përkujtim të përvjetorit të vdekjes së Xhelaludin Rumi (1207-1273), Muzeu i Qytetit të Mitrovicës organizon një natë poetike, për nder të fjalës së tij të shkruar. 

Xhelaludin Rumi njihet si udhërrëfyes shpirtëror, si dhe një ndër poetët më të mëdhenj të Lindjes, por edhe historisë së letërsisë botërore. Rumi ka thurur mbi 3200 gazale (poezi dashurie), dhe rreth 40 mijë dyvargëshe të përshkruar nga ndjesia e dehjes shpirtërore prej dashurisë ekstatike.

Poezitë të shqipëruara të Rumit do të lexohen nga Fisnik Istrefi dhe Mevlude Skuroshi, ndërsa për muzikën do të përkujdeset Anisa Suhodolli Mujka

Mbrëmja poetike do të mbahet sonte duke filluar nga ora 19:00 në Muzeun e Mitrovicës.

 Organizatorët ju ftojnë që të deheni nga dashuria e tij për dashurinë.

“Një jetë pa dashuri oshtë e pa vlerë
Dashnia o’ uji i jetës
Pije me zemër e me shpirt!
Rumi”

Unë zgjodha të të dua në heshtje…

Poezi nga Rumi

Unë zgjodha të të dua në heshtje…
Sepse brenda në heshtje,
Unë s’gjej refuzim.

Unë zgjodha të të dua në brengën time…
Sepse brenda saj, askush s’të zotëron dot veç meje.

Unë zgjodha të të adhuroj nga larg…
Sepse largësia, mund t’më mbrojë prej dhimbjes.

Unë zgjodha të të puth me erën…
Sepse era puth më lehtë se buzët e mia.

Unë zgjodha të të mbaj në ëndrrat e mia…
Sepse në to, ti nuk ke fund. / KultPlus.com

Thënie të bukura nga Rumi

“Shto fjalët, jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo stuhia”.

“Ne kemi lindur prej dashurisë. Dashuria është mamaja jonë”.

“Dje isha i zgjuar, ndaj doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, ndaj po ndryshoj veten time”.

“Ji mirënjohës për çdo gjë që vjen në jetën tënde, sepse çdo gjë është dërguar si një guidë nga lart”.

“Çdo moment përmbaj qindra mesazhe nga Zoti”.

“Edhe në fund të jetës ime, kur të kem vetëm një frymë të mbetur, nëse ti vjen, do të çohem e do të këndoj”.

“Kur jam me ty, unë mund të qëndroj zgjuar gjithë natën. Ndërsa kur ti nuk je këtu, unë nuk mund të shkoj dot as në gjumë. Falëndero Zotin për të dyja rastet e pagjumësisë dhe për diferencat që Ai ka krijuar midis tyre”.

“Çdo i gjallë ka për ta shijuar vdekjen, por vetëm disa prej tyre mund ta shijojnë jetën”.

“Kur i bën gjërat me shpirt, ke për të ndjerë një lumë kënaqësie brenda vetes”.

“Shndrit sikur gjithë universi të ishte yti”.

“Ai që ka një mik të mirë, nuk ka nevojë për një pasqyrë”.

Rumi

Kur dashuria është grackë

Poezi e shkruar nga Xhelaledin Rumi.

Kur në grackë është kapur dashuria,
Atë që syri vështron, nuk është mëkat.
Tashmë ai nuk sheh, më rrezet e tija,
Nga brenda flet, shpirti i ngratë.
Ai tashmë është dehur, me verë,
Që e piu nga dashuria e vërtetë.
Kur ishe e imja, nuk shkoje me të tjerë,
Më premtove, se kështu do të jesh përjetë.
Dashuria ime, nuk ka për t’u zbehur
Dhe kur të jem larg në syrgjyn
Shkëlqimi tradhton, thëngjillin e fshehur
Dashuria tradhton shpirtin tim.
Vezullimi i syrit, kap dashurinë në grackë,
Toka ku shkel bëhet si fron mbreti.
Sa herë që ti do, do të jemi bashkë
Jam skllavi yt, do kthehem nga gurbeti.

Gëzimet e agjërimit

Poezi nga RUMI / Përktheu: Rozafa Kelmendi

Ka ëmbëlsi të fshehur në zbrazëtinë e barkut.
Ne jemi lahuta, as më shumë, as më pak.
Nëse kutia e zërit është e mbushur plot me asgjë, muzikë nuk ka.
Nëse truri dhe barku digjen pastër
me agjërim, çdo çast një këngë e re del nga zjarri.
Mjegulla pastrohet, dhe një energji e re,
të bën të nxitosh hapat që para ke.

Kur agjëron, zakonet e mira mbledhen si miq që duan të ndihmojnë.
Agjërimi është unaza e Sylejmanit. Mos ia fal atë
ndonjë iluzioni dhe të humbasësh fuqinë .
Por edhe nëse ke humbur gjithë dëshirën dhe kontrollin,
kthehen sërish, kur të agjërosh,
si ushtarë që shfaqen nga toka,
me flamujt që u fluturojnë sipër.

Dhurata

Poezi e shkruar nga Rumi.

Nuk mund ta dish sa shumë kam kërkuar
të gjej një dhuratë për ty.
Asgjë s’dukej e mirë.
Ç’kuptim ka të sjell ar
në një minierë ari apo ujë në oqean?
Çdo gjë që gjeja ishte
si të sillja erëza në Orient.
Nuk ka vlerë të të jap zemrën dhe shpirtin
pasi ti i ke ato.
Kështu të solla një pasqyrë.
Shiko veten dhe kujtomë mua.