Prezantohet në Londër statuja e Indiana Jones

Statuja e Indiana Jones, të cilën e prezantoi disa ditë më parë në Londër aktori 80 vjeçar, Harrison Ford, u prezantua edhe në publik.

Statuja tregon eksploruesin e famshëm Jones me një kamxhik në dorë. Ajo u ekspozua në sheshin Leicester në Londër.

Prezantimi i kësaj skulpture koincidon me lansimin e filmit të ri “Indiana Jones and the Dial of Destiny” që po shfaqet tani në Britani.

Në këtë film, rolin e eksploruesit e luan Ford. Kjo është paraqitja e tij e pestë me këtë rol ikonik.

Skulptura është nga bronzi. Ajo më saktësisht u vendos në terracën veriore të sheshit Leicester, që është një prej vendeve më të frekuentuara të Evropës.

Sa i përket filmit Indiana Jones, filmi i parë “Raiders of the Lost Arc” u lansua në vitin 1981. Më pas në vitin 1984 u lansua një film me ngjarje që i paraprinë atij të vitit 1981, e që u titullia “The Temple of Doom”, e në vitin 1989 u lansua filmi vazhdim “The Last Crusade”. Filmi i katërt ‘The Kingdom of the Cdystal Skull” u lansua në vitin 2008.

Filmi i pestë “The Dial of Destiny” u lasua në festivalin e 76-të të filmit në Kanë të Francës me 18 maj 2023.

Ky film ka marrë kritika të përziera. Ai çmohet për paraqitje të aktorëve me role, për anën vizuele e regji, ndërkaq kritikohet për përfshirje të skenave që vënë në pyetje se kush janë në të vërtetë protagonistët. Ky film u realizua me një buxher prej 295 milion dollarëve, dhe pritet të shihet sa do të arrijë sukses./21Media/KultPlus.com

138 vite më parë Statuja e Lirisë mbërrin në portin e NewYork-ut

Sot 138 vite më parë, simboli i lirisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në portin e New York-ut.

Statuja e Lirisë është ndër monumentet më të famshme të botës. I është dhuruar zyrtarisht SHBA-së nga populli francez me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit, që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe. Me kalimin e viteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”.

Statuja gjendet në ishullin “Liberty Island” në Portin e New York-ut dhe tregon perëndeshën romake të ilirisë, “Libertas”.

Vendimi për t’a ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj, vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886.

“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazës.

Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisit. Në vitin 1886 ajo është ndërtuar dhe dizenjuar./KultPlus.com

Komuniteti shqiptar në Itali përuron statujën e Nënë Terezës

Komuniteti shqiptar në luginën “Vale Camonica”, numëron mbi 4 mijë njerëz. Të gjithë bashkëkombas të shpërngulur nga trojet e tyre dhe të vendosur në lokalitetet e kësaj lugine, e cila përshkohet në të gjithë gjatësinë e saj prej lumit Oglio me burim nga lartësitë e “Ponte di Legno”(1278 m) duke përshkuar lokalitetet, Sebino, Costa Volpino e më pas në Sarnico, në liqenin e Iseo duke vazhduar drejtimin për tu bashkuar përfundimisht me lumin PO, i pari nga prurjet e tij në Itali.

Për shkak të gdhendjeve të shumta shkëmbore me simbole të ndryshme, në vitin 1979 UNESCO e shpalli këtë luginë, pasuri të trashëgimisë botërore, ndërsa në vitin 2018 e gjithë lugina u përcaktua si një rezervë biosfere për aftësitë e saj ruajtëse të ambientit.

Pikërisht ky komunitet i përfaqësuar nga shoqata “Shqiponja” nën drejtimin e Sherif Nuredini, i dhuroi Bashkisë në “Darfo Boario Terme” një statujë të Nënë Terezës e njohur tashmë në të gjithë botën për humanizmin e saj.

“Kjo statujë e vendosur në parkun “Conventone” është një dhuratë simbolike në shenjë falënderimi për mikpritjen dhe mundësitë që ne gjetëm këtu mes popullsisë vendase, ku hodhëm rrënjët për të ndërtuar jetën së bashku me familjet tona, të integruar dhe të konsoliduar”, thotë Sherif Nuredini në momentet e zbulimit të statujës së mbuluar me flamurin tonë kombëtar nga kryetari i komunës “Darfo Boario”, Ezio Mondini.

Mondini në përshëndetjen e tij vlerësoi integrimin, bashkëpunimin dhe kontributin që jep komuniteti shqiptar në bashkëjetesë paqësore e dinjitoze edhe pse vjen nga shumë shtete të rajonit të Ballkanit, ndërsa për Nënë Terezën ai vijoi me leximin e fjalëve të gdhendura në pllakën e bronzit të shtatores së saj.

“Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri”, e cila do të mbetet një dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria për dinjitetin e çdo njeriu dhe vlerësimit të gjërave të vogla që kushdo mund të bëjë me besnikëri e dashuri.

“Komuniteti ynë është kudo, shtoi Nuredini, vetëm shikoni përreth. Nga shëndetësia te ndërtimi, nga tregtia te hoteleria, arti dhe agrikultura, si një komunitet i bashkuar e i integruar mirë në territor e në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur identitetin e tij edhe me hapjen e së parës shkollë shqipe në Darfo (Bresha) në vitin 2017 dhe më pas edhe në “Costa Volpino-Bergamo për vetë shtrirjen që ka ndërmjet dy provincave kjo shoqatë. Duartrokitjet dhe shtrëngimet e duarve mbas inaugurimit të shtatores së Nënë Terezës u pasuan me ekzekutimin e himneve kombëtare të Italisë e Shqipërisë dhe me përshëndetjet e personaliteteve të ftuara në këtë festë.

Në traditën tonë këngët dhe vallet si pjesë e dëfrimeve në ditë festive u shpalosën me fluturimin e tingujve të grupit muzikor “Sajmo” dhe zërit melodioz të këngëtares Elhame Ahmetaj. Sheshi ishte komplet i “pushtuar” nga valltarët e zënë dorë për dore me fëmijë e nxënës të shkollës së bashku me mësuesen e tyre Shpresa Popaj.

Ndërsa pjesa e mbylljes së kësaj feste argëtuese ishte paksa edhe e vështirë për stafin e kësaj shoqate, të cilët kishin përgatitur në shesh një drekë të larmishme me ushqimet tona tradicionale. Përshëndetjet dhe fotografitë në grup pranë shtatores së Nënë Terezës, do të mbeten gjithmonë kujtime të cilat do të na lidhin me jetën dhe veprën e së madhërishmes Gonxhe Bojaxhiu.

Nga Petrit R Aliaj. / Diaspora Shqiptare / KultPlush.com

31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

31- vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha shënohet pikërisht sot.

Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.

Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës.

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunis, ndërsa shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri./ KultPlus.com

Përurohet statuja e Princeshës Diana në Kensington Palace

Princat William dhe Harry nderuan sot kujtimin e nënës së tyre Diana, Princesha e Uellsit, ndërsa u ribashkuan për zbulimin e shumëpritur të statujës së saj në Kensington Palace.

Në një deklaratë të lëshuar pas ceremonisë së shkurtër, vëllezërit thanë: “Sot, në këtë që do të kishte qenë 60-vjetori i lindjes së nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj, cilësi që e bënë atë një forcë të së mirës në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta për më mirë”.

“Çdo ditë, dëshirojmë që ajo të ishte ende me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj”, shtuan ata.

Me praninë edhe të vëllezërve dhe motrave të Dianës, William dhe Harry tërhoqën pëlhurën jeshile që mbulonte monumentin, i cili do t’u kujtojë përgjithmonë vizitorëve të Pallatit Kensington banoren e tij më të famshme. /atsh/ KultPlus.com

Statuja e Colstonit në qendër të ekspozitës ‘Black Lives Matter’

Statuja e tregtarit më të njohur në botë të skllevërve, Edward Colston, e hedhur në një lum qershorin e kaluar në vazhdën e lëvizjes ”Black Lives Matter”, do të jetë në qendër të një ekspozite në Bristol.

“Statuja e Colstonit: Po më tej?” është një “ekspozitë e përkohshme që synon të hapë një diskutim të madh shoqëror për historinë tonë”, thotë kryetari laburist i bashkisë së Bristolit, Marvin Rees.

Më 7 qershor protestuesit kundër racizmit në qytetin anglez të Bristolit, rrëzuan statujën kontraverse të tregtarit të skllevërve, Edward Colston dhe më pas e hodhën në ujërat e lumit Avon gjatë manifestimit të lëvizjes ”Black Lives Matter”, e lindur pas vrasjes nga policia amerikane, në fund të majit 2020, të George Floyd, pjesë e komunitetit afro-amerikan.

Kjo ekspozitë do të jetë një mundësi për të mbledhur opinionet e banorëve për të ardhmen e statujës, përmes një sondazhi të hartuar nga komisioni “Ne jemi Bristoli”. /atsh/ KultPlus.com

Reshjet e shiut zbulojnë një statujë të rrallë në Greqi

Një statujë në miniaturë e një dëmi prej bronzi është zbuluar në Greqi. Deri mendohet se kjo statujë mund të jetë deri në 2500-vjeçare.

Zbulimi është bërë pas një shiu me intensitet të lartë pranë vendit antik të Olimpit. Në statujë janë fjetur disa shenja që për zbuluesit tregojnë se ajo është antike.

Zbulimi i sendit të vogël u bë nga arkeologët pranë një tempulli, tha ministria e kulturës e Greqisë. Tashmë statuja është marrë nga arkeologët për t’u ekzaminuar në laborator.

Demi është një kafshë që është adhuruar në lashtësi. Ndaj janë shtuar dyshimet se kjo statujë e zbuluar pas reshjeve të shiut mund të ketë një vlerë të veçantë.

Kjo statujë nuk është e para që është gjetur pranë vendit antik, edhe më herët arkeologët kanë gjetur sendet ndryshme e rëndësi të madhe./tvklan.al/ KultPlus.com

I penduar, burri kthen shpatën që e kishte vjedhur nga një statujë para 40 vjetësh

Një person ka kthyer shpatën që e kishte vjedhur nga një statujë të gjeneralit të Luftës Revolucionare para 40 vjetësh, derisa i ka thënë drejtoreshës së komisionit të historisë në Massachusetts se është penduar për të.

Drejtoresha e Komisionit të Historisë të Westfield, Cindy P. Gaylord, tha se një burrë e kishte kontaktuar dhe i kishte thënë se kishte vjedhur shpatën nga statuja e gjeneralit William Shepard në vitin 1980.

Gaylord pranoi që ta mbante atë person anonim nëse do ta kthente shpatën e bronztë, duke ia bërë të mundur që atë ta dorëzonte te shtëpia e saj.

“Ai është veteran dhe më tha se fakti që ai ia bëri këtë një tjetër ushtari, e trazoi atë. Ai do që ngjarja e tij t’i kujtoj njerëzve se diçka që bën në rininë tënde mund të të trazojë për tërë jetën”, tha ajo.

Shpata e vjedhur ishte zëvendësuar nga një skulptor lokal dhe ishte paguar nga një donator anonim, ndërsa shpata e rikthyer me shumë gjasa do të mbahet në muze, raporton The Republican, transmeton AP.

Shepard ka lindur në 1730 dhe ka luftuar si ushtar në disa luftëra, përfshirë Luftën Revolucionare. Qyteti kishte ngritur statujën e tij në vitin 1919./ap/ KultPlus.com

Statuja e princeshë Dianës do të vendoset në 60 vjetorin e lindjes së saj

Me kërkesë të Dukës së Sussex-it dhe Dukës së Cambridge, më 1 korrik 2021, do të vendoset statuja e princeshë Dianës në kopshtin e pallatit në Londër.

Statuja e porositur nga princat në vitin 2017, do të vendoset në 20-vjetorin e vdekjes së Dianës, ditën kur ajo do t’i mbushte 60-vjet.

Nga pallati Kensington kanë njoftuar se të hënën bëhen 23 vjet prej kur ajo vdiq në një aksident automobilistik në Paris.

Pallati mbretëror njoftoi se statuja po vendoset me shumë vonesë, porse këtë e kishte vonuar pandemia këtë vit.

Detajet tjera pallati do t’i japë më vonë.

Princeshë Diana vdiq më 31 gusht 1997, ku princi Harry dhe William ishin 12 vjeçar e 15 vjeçar. / bbc/ KultPlus.com

Digjet statuja e Melania Trump në Slloveni

Një skulpturë prej druri e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump është hequr, pasi iu vu flaka gjatë festimeve të fundjavës së 4 korrikut, Ditën së Pavarësisë së Amerikës.

Brad Downey, një artist amerikan me qendër në Berlin, tha se skulptura ishte në gjendje të mirë, por tani u shkrumbua dhe u shpërfytyrua. Statuja e Melanias u hoq menjëherë nga policia më 5 korrik, sapo kjo e fundit mori njoftimin për shkatërrimin e saj, transmeton KultPlus.

“Unë dua të di pse e bënë këtë”, tha Downey, i cili kishte shpresuar se statuja do të nxiste një dialog për situatën politike në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar statusin e Melania Trump si një emigrante e martuar me një president të përbetuar për të zvogëluar emigracionin.

Javët e fundit, presidenti Donald Trump është zotuar të marrë masa të ashpra për këto që shkatërron dhe vandalizon monumentet historike të SHBA, ndërkohë që vendi është përfshirë nga debati dhe protesta mbi racizmin. / KultPlus.com

Ngritet statuja 20-të metra e gjatë për nder të mjekëve shëndetësor

Në kryeqytetin e Letonisë i quajtur Riga, për nder të mjekëve shëndetësor është ngritur një statuj 20 metra e gjatë, duke falenderuar kujdesin e doktorve karshi pacientve të prekur me koronavirus.

Statuja është vendosur në Riga, qytet i njohur edhe për ndërtesat prej druri, arkitekturën e artit të ri dhe qytetin e vjetër mesjetar.

Kjo statujë është dedikuar për punëtorët e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me koronavirus.

Artisti Aigars Bikše zbuloi statujën të martën në një ceremoni jashtë Muzeut Kombëtar të Arteve të Letonisë në Riga.

Statuja është pothuajse 20 metra e gjatë dhe tregon një grua në një pallto laboratori, maskë dhe doreza që shtrihen drejt qiellit. Ajo ka veshur rrathë rozë dhe ka një stetoskop rreth qafës.

Bikše i tha Reutersit se u deshën rreth tre muaj për të krijuar dhe se ai u frymëzua duke parë sakrificat heroike që punëtorët e kujdesit shëndetësor po bënin për të shpëtuar pacientët e tyre.

“Unë po vëzhgoja lajmet, po shikoja se si mjekët hasnin vështirësi të mëdha në Itali, se si flinin në dyshemetë e spitalit, si ishin plagosur fytyrat për shkak të veshjes së maskave për orë të gjata. Kuptova që unë, si artist, si skulptor, duhet të thotë diçka, “tha ai, sipas përkthimit të Reuters.

Në shumë qytete, banorët kanë dalë për festimet e natës në ballkonet dhe dyert e tyre për të brohoritur për stafin e spitalit dhe punëtorët e tjerë thelbësorë. /albinfo/ KultPlus.com

Në Amerikë largohet statuja e Kristofer Kolombit

Statuja e eksploruesit italian, Kristofor Kolombi, u hoq nga qyteti amerikan i San Franciskos, pasi protestuesit shprehen të shqetësuar se ishte një simbol i shtypjes, përcjellë KultPlus.

‘’Statuja peshonte dy tonë, datonte prej vitit 1957, dhe u çmontua nga këshilli i qytetit pasi ishte në shënjestër të vandalizmit në vitet e fundit’’, thuhet në mediat amerikane.

Zyrtarja e qytetit Catherine Stefani e quajti heqjen si “hap të domosdoshëm” në një deklaratë të postuar në Tëitter, dhe pretendoi se monumenti përfaqësonte “bazat e dhimbshme” të historisë së vendit.

“Skllavëria, nënshtrimi dhe pushtimi janë fenomene që të gjithë duhet t’i dënojmë … statuja përfaqësonte një version imagjinar dhe të sterilizuar të historisë sonë duke e nderuar Kolombin, ndërsa injoronte traumën që shkaktuan veprimet e tij”, shprehej tutje Stefani.

Javën e kaluar, një statujë e Kolombit me kokë e prerë u evidentua edhe në qytetin e Bostonit, ndërsa një tjetre iu vu zjarri dhe u hodh në një liqen në shtetin e Virxhinias. / KultPlus.com

Përdhoset statuja e gazetarit të njohur italian, Indro Montanelli

Statuja e një gazetarit të njohur italian u përdhos dhe u njollos me bojë të kuqe dje në mbrëmje nga disa të panjohur në një park në Milano.

Statuja dedikuar Indro Montanellit, vendosur në parkun me të njëjtin emër, në qendër të Milanos, ishte mbuluar me bojë të kuqe duke filluar nga koka e personazhit.

Bëhet fjalë për statujën e parë të dëmtuar në Itali që prej fillimit të valës së manifestimeve në të gjithë botën nga çështja e George Floyd, afro-amerikanit që humbi jetën në SHBA më 25 maj nën gjurin e një polici të bardhë gjatë arrestimit.

Themeluesi i gazetës Il Giornale, Indro Montanelli (1909-2001) ka qenë një gazetar dhe eseist i famshëm italian, veçanërisht pasi kaloi te “Corriere della Sera”. /KultPlus.com

Statuja e ndaluar në Japoni do të promovohet në Barcelonë

Një biznismen spanjoll ka blerë statujën që simbolizon gruan e detyruar të punojë në bordelet e ushtrisë japoneze.

“Statuja e femrës së paqes” simbolizon “gruan komforte”, një eufemizën që i referohet grave, shumicës së tyre koreane, që kanë punuar me detyrim në bordelot para dhe gjatë luftës së dytë botërore.

Kjo punë artisitike është tërhequr nga publiku në Japnoi pas pranimit të një numër të madh kërcënimesh.

Biznismeni Taxto Benet ka thënë se kjo vepër atistike do të vendoset në “Muzeun e Lirisë” të cilin po planifikon të hap në fillim të vitit të ardhshëm në Barcelonë.

Biznismeni në fjalë ka thënë se në atë muze do të promovohen piktura të ndryshme të cilat janë cenzuruara për çështje të ndryshme politike, etike, morale apo seksuale.

Pasi ka dëgjuar për zhurmën që ka shkaktuar në Japoni, ai e ka blerë këtë vepër, shkruan Reuters transmeton KultPlus.