Facebook dënohet me 4 milionë euro gjobë nga San Marino

Meta Inc. do të duhet të paguajë gjobën prej 4 milionë eurosh të vendosur në Facebook nga Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Republikës së San Marinos në vitin 2019 për shpërndarjen, të cilësuar si të paligjshme, të të dhënave personale të rreth 12,700 qytetarëve të San Marinos.

ANSA raporton se Kompania e Mark Zuckerberg kishte apeluar në Gjykatë dhe më pas në Gjykatën e Apelit të San Marinos duke besuar në anulimin e dispozitës së Garantuesit të Privatësisë “Titan”.

“Nëse gjoba prej 4 milionë euro e vendosur nga San Marino (që sigurisht nuk shqetëson buxhetin e Facebook-ut) zbatohet proporcionalisht në shtetet e tjera, shuma totale e gjobës për totalin prej 533 milionë eurove të prekura arrin aritmetikisht në 166 miliardë euro,”-tha Umberto Rapetto, presidenti i Garantuesit të Privatësisë së Republikës së vogël, që ka pak më shumë se 33.000 banorë./ KultPlus.com

San Marino feston medaljen e parë olimpike me fitoren e Alessandra Perillit

San Marino feston medaljen e parë olimpike me Alessandra Perilli. 33-vjeçarja ia doli të fitonte medaljen e bronztë në disiplinën e qitjes.

Me 34,000 njerëz është vendi me më pak banorë në mesin e të gjithë shteteve të IOC dhe Komitetit Olimpik Kombëtar. Në Lojërat Olimpike Londër 2012, Perilli arriti vendin e katërt, pa mundur të fitojë medalje.

“Më në fund shkoj në podium pas nëntë vitesh sakrificash dhe pas Londrës, ku isha e katërta dhe u ndjeva keq. Nuk e di nëse do të kisha mundur të prisja edhe tre vjet të tjera. Jam shumë e lumtur, por më vjen pak keq sepse kjo finale mund të kishte qenë edhe më e mirë.”

Perilli është nga Rimini dhe ka zgjedhur të përfaqësojë San Marinon për shkak të origjinës së nënës së saj. “Ende nuk e besoj. Shkova për të qëlluar dhe e vetmja gjë që mendova është: Nuk mund të përfundoj përsëri e katërta, nuk e meritoj. Unë me të vërtetë e doja këtë medalje”.

Dhe mesazhi i saj për San Marinon: “Çfarë ndryshon nga sot për sportin në San Marino? Se të rinjtë nuk duhet të heqin dorë, ata duhet ta besojnë atë. Motoja ime është kurrë mos thuaj kurrë.Tani në të ardhmen time është Parisi ”, shtoi sportistja. / KultPlus.com