Shawn Mendes anulon koncertin në Brazil

Shawn Mendes ka njoftuar se është i detyruar të anulojë koncertin e tij në Sao Paulo, Brazil, si shkak i sëmundjes shkruan KultPlus.com

Këngëtari 21 vjeçar ishte tek mjeku të shtunën dhe njoftimi u bë menjëherë pas kësaj teksa ka njoftuar se është diagnostifikuar me një infeksion të sinusit.

Shawn e bëri një postim në Twitter duke shkruar: “Më vjen keq”.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“Sao Paulo, më vjen keq për këtë që do të them por sot u zgjova duke u ndjerë i sëmurë dhe zbulova se kam laringjit dhe një infeksion të sinusit i cili më ka shkaktuar ënjtje të litarëve të zërit. Mjekët më thanë që nuk mund të performoj sepse rrezikoj zërin tim. Ju dua shumë dhe kërkoj falje por do ta plotësoj këtë datë së shpejti”.


Shawn Mendes, artisti më i mirë i MTV EMA

Këngëtari kanadez Shawn Mendes u shpall artisti më i mirë gjatë ceremonisë MTV Europe Music Awards, që u mbajt të dielën në mbrëmje në Londër.

Artisti i ri, 19 vjeçar që ishte në garë me Ariana Grande, Ed Sheeran, Kendrick Lamar, Miley Cyrus dhe Taylor Swift, u shpall fitues në kategoritë artisti më i mirë dhe kënga më e mirë./ KultPlus.com