Sheshi romak ku u vra Jul Cezari do të hapet për vizitorët

Turistët do të jenë në gjendje të shëtisin afër vendit ku Julius Caesar ka vdekur, kur autoritetet e Romës hapin një vendkalim të ri në vendin antik të martën.

Diktatori romak u godit me thikë për vdekje nga një grup senatorësh në Ide.

Cezari supozohet të ketë vdekur në sheshin qendror të kryeqytetit Largo Argentina, që është shtëpia e mbetjeve të katër tempujve. Rrënojat janë të gjitha nën nivelin e rrugës dhe deri vonë mund të shiheshin vetëm nga prapa barrierave afër një kryqëzimi rrugor të ngarkuar.

Nga e marta, vizitorët do të mund të lëvizin nëpër vend dhe të shohin strukturat nga afër, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv

Puna u financua nga shtëpia italiane e modës Bulgari, në një vend që u zbulua dhe u gërmua për herë të parë gjatë punimeve të ndërtimit në Romë në vitet 1920.

Zona – afër vendit ku Cezari, sipas Shekspirit, thirri “Et tu, Brute?” pasi ai pa mikun e tij Brutus në mesin e vrasësve të tij – këto ditë është gjithashtu shtëpi për macet endacake.

Turistët do të paguajnë 5 euro për ta vizituar këtë vend./KlanKosova/KultPlus.com

Sheshi


Poezi nga Nerimane Kamberi

Fëmija më pyet
A do te vije baba dimri sivjet?
I përgjigjem “Jo, nuk do të vjen”.
Dhe mendoj “as verë s’do të pijmë në shesh”
Kohë e çoroditur!
Tepër herët e marrim vesh
se nuk ekziston baba dimiri
e tepër vonë
se na duan e se na kanë dashur
Dhezi një cigare pas dashurisë
dhe dal në dritare.
Paskan ikur lypsat e vegjël
Kanë flejt
E mu nuk më merr gjumi
Fqiu i bie trumpetës në ballkon
Si ulurinë e ujkut më duket
Ndoshta është himni i hënës së kaltër?
Diku ndëgjohet një telefon
paska ende telefona të filmave bardh e zi?
Kafja jonë ka fikur dritat.
Përreth asgjë.
Kthehem ndër jorgan
“Flej, edhe kjo do të kalojë “
më murmurit në vesh. / KultPlus.com

“Shota” parakalon në shesh

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota”, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, ka parakaluar sot në sheshin e Prishtinës për t’u ndalur më pas pranë shtatores së heroit për të interpretuar valle dhe këngë të ndryshme që pasqyrojnë historinë dhe traditat shqiptare.

Interpretimi i këngëve dhe valleve nge ansambli “Shota” ka zgjuar interesim të madh të qytetarëve, të cilët kanë përcjellë këtë eveniment.

Edhe pse ishte paralajmëruar se do të marrë pjesë, kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte i pranishëm.

2018-a është shpallur Viti i Skënderbeut në nderim të 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit të shquar të historisë kombëtare shqiptare, gjatë të cilit mbahen aktivitete të shumta kulturore, përcjell koha,net./ KultPlus.com