Mbahet akademia përkujtimore kushtuar Ymer Rizës në 60 vjetorin e vdekjes

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka organizuar akademinë përkujtimore “Ymer Riza jeta dhe vepra” në shënim të 60 vjetorit të vdekjes, shkruan KultPlus.

Në këtë Akademi Dr.sci Behar Arllati – etnomuzikolog enkas për këtë ngjarje, përgatiti kumtesen “Ymer Riza si identitet muzikor i Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë” si dhe Behxhet Gola përgatiti kumtesen “Ymer Riza: Artist dhe Humanist i madh”.

Gjithashtu, u shfaq edhe dokumentari:” Gjurmëve të Ymer Rizes!” i autorit Demokrat A. Zhubi, ndërsa Grupi “Hadi Bajrami” realizoi një program muzikor me këngë të shoqërisë së Ymer Rizës.

E gjithë kjo akademi përkujtimore nisi nga ora 18:00 në Gjakovë, konkretisht në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. / KultPlus.com

Sot mbahet akademia përkujtimore kushtuar Ymer Rizës në 60 vjetorin e vdekjes

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” do të organizojë akademinë përkujtimore “Ymer Riza jeta dhe vepra” në shënim të 60 vjetorit të vdekjes, shkruan KultPlus.

Në këtë Akademi Dr.sci Behar Arllati –etnomuzikolog enkas për këtë ngjarje ka përgatitur kumtesen “Ymer Riza si identitet muzikor i Gjakovës dhe fonografimet e para shqiptare në Kosovë” si dhe Behxhet Gola që ka përgatitur kumtesen “Ymer Riza: Artist dhe Humanist i madh”.

Gjithashtu, aty do të shfaqet edhe dokumentari:” Gjurmëve të Ymer Rizes!” i autorit Demokrat A. ZHUBI ndërsa Grupi “Hadi Bajrami”- do të realizojë një program muzikor me këngë të shoqërisë së Ymer Rizës!

E gjithë kjo akademi përkujtimore do të marrë pjesë të premtën me fillim nga ora 18:00 në Gjakovë, konkretisht në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. /KultPlus.com

No description available.

Akademi mirënjohjeje për Shyqri Nimanin, artisti unik në fushën e arteve krijuese

Shoqata e intelektualëve ‘Jakova’ ka organizuar një akademi mirënjohjeje me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorit të opusit multidisiplinar të artistit, Shyqri Nimani.

Nga afër këtë ngjarje e përcollën edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Shyqri Nimani njihet për karrierën e bujshme që ka lënë gjurmë artistike në vendin tonë, duke filluar me krijimin e logos së Grand Hotel, Kosova Film, simbolin e Universitetit të Prishtinës, deri tek kaligrafimi me dorë në pergamenë e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar MKRS-ja.

KultPlus ju sjell postimin e tyre të plotë:

Akademi mirënjohjeje për Prof.Dr. Shyqri Nimanin

Në qytetin e Gjakovës u mbajt Akademi mirënjohjeje për Prof.Dr. Shyqri Nimanin, organizuar në 80 vjetorin e tij të lindjes dhe 60 vjetorin e opusit multidisiplinar, nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Shoqata ‘’Gjakova-Basel’’.

Përmes bashkëpunëtorëve dhe nga vet Nimani u fol për jetën dhe krijimtarinë e tij.

Një njeri i rrallë, artist unik në fushën e arteve krijuese dhe shembull për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm për shoqërinë.

Shyqri Nimani njihet për karrierën e bujshme që ka lënë gjurmë artistike në vendin tonë, duke filluar me krijimin e logos së Grand Hotel, Kosova Film, simbolin e Universitetit të Prishtinës, deri tek kaligrafimi me dorë në pergamenë e Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Por gjithashtu për kontributin në arsim e shkencë. Ai është një nga themeluesit e departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka botuar disa nga monografitë reprezentative dhe më të rëndësishme mbi trashëgiminë kulturore shqiptare.

Nga afër këtë ngjarje e përcollën edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Punën e tij do ta vlerësojmë dhe çmojmë gjithmonë. / KultPlus.com

‘Jakova’ organizoi tryezën ‘Si ta kultivojmë qartësinë intelektuale’ (VIDEO)

Shoqata e intelektualëve ”Jakova” sot ka organizuar një tryezë tematike, ku u trajtua tema “Si ta kultivojmë qartësinë intelektuale”, shkruan KultPlus.

Kjo tryezë u mbajt me referues kryesor, Prim. Dr.Med Sc. Ali F. Ijlazi, ndërsa, filloi në orën 12:00.

Më poshtë gjeni videon e plotë të tryezës tematike për trajtimin e temës “Si ta kultivojmë qartësinë intelektuale”. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=CoMCv3oQ2T0

‘Jakova’ organizon tryezën ‘Si ta kultivojmë qartësinë intelektuale’

Shoqata e intelektualëve ”Jakova” ka bërë të ditur se do të organizojë një tryezë tematike, ku do të trajtohet tema ”Si ta kultivojmë qartësinë intelektuale”, përcjell KultPlus.

Kjo tryezë do të mbahet me referues kryesor, Prim. Dr.Med Sc. Ali F. Ijlazi. Ndërsa, do të fillojë në orën 12:00, më 28 tetor të këtij viti.

Ky organizim do të zë vend në hapësirën e Pallatit të Kulturës ”Asim Vokshi”, në Gjakovë. / KultPlus.com

“Për krijuesin nuk ka pandemi”

Gjatë  situatës pandemike, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” përsëri nuk dorëzohet duke zhvilluar aktivitete nga format më të ndryshme. Qëllimi i tyre kryesor ishte promovimi i mesazheve optimiste për audiencën e gjerë , përcjellë KultPlus.

Projekti me titull “Për krijuesin nuk ka pandemi”, mblodhi plot dhjetë krijues, në  Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”. Rezultati i këtij projekti  u vlerësua mjaftueshëm nga pjesëmarrësit, të cilët komentuan se ideja e projektit ishte kuptimplotë.

Kjo natë nguliti ndjesi të  bukur tek audienca, e gjitha kjo vjen si pasojë e shpalosjes së vlerave letrare-artistike dhe shkencore të veprave nga krijuesit me nivel të lartë. / KultPlus.com