Edison Ypi: Shtatorja e Skënderbeut një kryevepër në interes të Serbisë

Në Prizren, për nder të 28 Nëntorit iu është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit. Kjo shtatore e punuar nga Sinan Aliaj, ka nxitur debate të shumta.

Madje është kërkuar edhe formimi i një komisioni për vlerësimin e shtatores, që të shihen mundësitë e rimodelimit.

Analisti i njohur Edison Ypi, përmes një statusi në Facebook, këtë shtatore e ka cilësuar si një kryevepër në interes të Serbisë.

“Koka si mi haleje, trupi si lakuriq nate. Serbin që e ka mballos kët’ monstër hiç se paska pengu “Zambaku i Prizrenit” që për me u këndu si duhet lyp tremijë violina, dhe as vet’ Prizreni që ësht’ aq i magjishëm sa vetëm po t’i afrohesh të del zemra nga gjoksi. Serbi ka bo çka i duhet. Një kryevepër në interes të vet”, shkruan Ypi. / KultPlus.com

Ministria e Kulturës aprovon vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Ulqin

Shtatorja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu që parashihet të vendoset në një bulevard me emrin e njëjtë në Ulqin, do të jetë e gjatësisë 1.5 metra e vendosur në një bazament prej 3.5 metrash.

Ministria e Kulturës i ka dhënë leje komunës së Ulqinit që kjo shtatore të jetë vetëm 1.5 metra, ka bërë të ditur kryetari Loro Nrekiqi për mediumin “Vijesti”, transmeton Koha.net.

Me projektin e arkitekti ulqinak Shpëtim Malaj, në shtatoren e heroit kombëtar do të shkruhet emri i tij, data e lindjes dhe e vdekjes.

Afati për vendosjen e shtatores është muaji mars i këtij viti, derisa fondet për ndërtimin e shtatores janë siguruar nga shoqatat “Simon Filipaj“ dhe “Don Gjon Buzuku”.

Shtatorja e Skënderbeut do të jetë replikë e asaj në Tiranë dhe Prishtinë, përveç se me dimensione më të vogla. / KultPlus.com

Në Zym të Hasit inaugurohet shtatorja e Skënderbeut

Në përfundim të jubileut të madh të 550-vjetorit tëGjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 22 dhjetor,në orën 11:00, mbahet manifestimi i madh “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Zym”, me ç’rast pritet të inaugurohet shtatorja e kryeheroit kombëtar shqiptar– Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, përcjellë KultPlus.

Mjetet (afro 30 mijë euro) për shtatoren e Skënderbeut, por edhe për rregullimin e ambientit e për organizimin e këtij evenimenti kulturor, i kanë siguruar banoret e Zymit, Shëngjergjit e të Bregdrinit, përkatësisht mërgimtarët e këtyre fshatrave që punojnë në shtetet e Ballkanit.

Megjithatë, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit më 23 prill 2018 patvendosur që në Zym të ngritët monumenti i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Zymjanët qysh në prill të këtij viti kontaktuan me skulptorin e mirënjohur Sadik Spahija, nga Tirana, dhe e kontraktuan monumentin dhe tani çdo gjë është gati.

Për mysafirët nga Prishtina që marrin pjesë atë ditë në Zym është siguruar një autobus, i cili i prit mysafirët para Ipeshkvisë së Kosovës (te Katedralja “Shën NënaTerezë”) dhe niset për Zym në orën 9:00. /KultPlus.com