Në Singapor, urina po shndërrohet në birrë të pijshme

Është një lloj i ri i birrës që shitet në një fabrikë në Singapor me një përbërës shumë unik.

NewBrew është bërë nga një lëng i cili riciklohet nga ujërat e zeza, filtrohet dhe pompohet në furnizimin me ujë të Singaporit.

Agjencia e ujit të Singaporit ka lansuar pijen, e cila është e disponueshme në dyqane dhe bare.

E gjitha kjo është bërë për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e mungesës së ujit në vend dhe zgjidhjet inovative që ajo ka dalë për të zgjidhur këto probleme. /KultPlus.com

“Mbijetesa dhe shkolla” i regjisorit Ilir Kabashi, merr Çmimin e Kritikës në Singapor

Filmi dokumentar ”Mbijetesa dhe shkolla” është vlerësuar me Çmimin e Kritikës në Festivalin e Filmit: “World Film Carnival” të Singaporit.

Deri me tani filmi ka marr pjesë në 11 festivale në vende të ndryshme dhe ka fituar 6 çmime.

5 herë është vlerësuar si-Dokumentari më I Mirë  dhe këtë herë me çmimin e kritikës në Singapore.

‘Mbijetesa dhe shkolla’ është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Një shkollë najloni e ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth.

Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtësisht të ndryshme, na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

Filmi është mbështetur nga  Qendra Kinematografike e Kosovës.

Producent dhe skenari: Nuhi Bytyçi, Regjisor: Ilir Kabashi, DOP: Bekim Qyqalla, Muzika: Shkodran Tolaj. / KultPlus.com

Dua Lipa me koncert në Singapor

Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa, njofton se do të mbajë një koncert të plotë në Singapor.

Koncerti do të mbahet në Esplanade Theatre dhe do të transmeton nga Live Nation, transmeton Koha.net. Duke u bazuar se biletat për koncertin e saj në Malajzi u patën shitur brenda dy orëve, fansave u është sugjeruar që të blejnë biletat për Singapor sa më herët që është e mundur.

Koncerti do të mbahet më datën 4 maj nga ora 20:00. Biletat do të fillojnë të shiten për publikun e gjerë nga 26 shkurti, ora 10, me çmim prej 88 dollarëve. Anëtarët e Live Nation do të fillojnë një para-shitje nga data 22 deri 23 shkurt.

Kjo dëshmon edhe një herë suksesin e madh të Dua Lipës dhe depërtimin e saj në gjithë botën, që prej publikimit të hitit “New Rules” që ka grumbulluar një miliard klikime./ KultPlus.com