‘Refuzoj mendjen ta ndaj, lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj…’

Alban Skënderaj është emër i njohur i muzikës shqipe. Me këngët e tij të mrekullueshme ai ka qenë fitues i çmimit kryesor në disa festivale. Ndërsa me këngët e publikuara para publikut shqiptar, ai cilësohet si një ndër artistët me tekstet më të mira në botën e muzikës.

KultPlus, ju sjell tekstin dhe këngën ‘Refuzoj’:

Si më le në ëndërr të jetoj?
Si më le të verbër të kërkoj?
Më fal veç një kujtim
Një blitz nga sytë e tu si ngushëllim
Me imazhin tënd ditët kaloj
Ty në çdo fytyrë të pikturoj
Më fal, më fal vërtetë
Jetoj si një i marrë një gjysëm jetë

Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj
Përse s’të gjej, përse s’të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej
Të kërkoj, por nuk të gjej… ty nuk të gjej

Zemrën e kam nisur skaj më skaj
Yjet veç për ty ndezur i mbaj
Për ty… është pak për ty
Kjo bote nuk ka kuptim pa ne të dy

Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj
Përse s’të gjej, përse s’të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej
Të kërkoj, por nuk të gjej… ty nuk të gjej

Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj
Përse s’të gjej, përse s’të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej

Dhe refuzoj mendjen ta ndaj
Lotët djegin zjarr në sy, por s’mund të qaj
Përse s’të gjej, përse s’të gjej
Universin e sfidoj edhe më tej
Të kërkoj, por nuk të gjej… ty nuk të gjej/KultPlus.com

Fotografitë e Komanit nga shkatërrimet dhe përmbytjet në Skenderaj (FOTO)

Një nga komunat që është prekur më rëndë nga vërshimet është Skenderaj, shkruan KultPlus.

Si pasojë e depërtimit të ujit në disa banesa, hambare bagëtish, objekte tregtare dhe vetë qendrën e qytetit, dëmet vlerësohen të jenë të rënda.

Fotot e Marjan Komanit tregojnë se si uji ka rrëmbyer gjithçka që ka hasur, duke përfshirë shtëpitë, makinat, lokalet, madje edhe shkollat.

Më poshtë keni disa pamje që paraqesin pasojat e vërshimeve në Skenderaj:

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Skenderaj, mbyllen shkollat

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në komunën që ai drejton, shkak vërshimet e shiut.

Nura përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, ka formuar Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren.

“Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut”, shkroi tutje Nura.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë.

Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.

Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontrollë, me gjithë vështirësitë dhe kapacitetet ekzistuese karshi sasisë së madhe të ujit nga reshjet e shiut.

Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara. / KultPlus.com

Vetura shkel fëmijën 4-vjeç në Skënderaj, po drejtohej nga një fëmijë

Një fëmijë katër vjeç është shkelë dje nga një veturë me targa të huaja në Lubovec të Skënderajt, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të raportit 24 orësh, ku theksohet se vetura drejtohej nga një fëmijë.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA /Fsh. Lubovec, Skenderaj 10.05.2022 – 16:25. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin, fëmijë mashkull  kosovar i cili e ka goditur një fëmijë 4 vjeç femër me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.  Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë dhe sipas stafit mjekësor gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. / KultPlus.com

Statuja e Skënderbeut vendoset mbi kulmin e një ndërtese në Skënderaj

Ilir Seferi, mërgimari nga Sëknderaji, ka vendosur statujën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit mbi çatinë e një ndërtese në qytetin e Skënderajt.

Seferi edhe pse me gjasë ka pasur tendeca për një gjest patriotik, ka marrur kritika negative, pasiqë në rrjete sociale ky akt nga disa po konsiderohet si një fyerje për heroin kombëtar. / KultPlus.com

Me “I Love Kosova” në Skenderaj shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi i ka vazhduar aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në Skenderaj. Në Skenderaj ministrja u shoqëruara nga zv. ministri Engelbert Zefaj dhe përfaqësues të MKRS-së, ku u pritën nga Kryetari Bekim Jashari i cili i falënderoi qe kanë përzgjedhur këtë komunë për të shënuar një ditë kaq të rëndësishme.

Ministrja u shpreh e lumtur për vizitën dhe theksoi që të rinjtë e Skenderajt ashtu siç të rinjtë e gjithë Kosovës do të kenë vëmendjen e saj dhe të ministrisë duke i ftuar ata që të aplikojnë për grante dhe projekte të cilat i ofron MKRS-ja. Ndër të tjera ajo falënderoi Kryetarin Jashari për mbështetjen në trajnimet për ndërmarrësi të cilat po i ofron MKRS.

“Programi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë Hoti e ka fokus kryesor punësimin e të rinjve, andaj në këtë frymë bazohet edhe gjithë aktiviteti i MKRS-së. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin e angazhimit që situatën me Covid-19 ta përballojmë sa më mirë dhe të jemi pranë të gjithë të rinjve që kanë nevojë për mbështetje.

Ministrja e theksoi nevojën që të punohet më shumë në drejtim të përfshirjes së të rinjve në institucione të cilët për shkak të mungesës së përvojës së punës shpesh herë diskualifikohen nga konkurset publike. Me ligjin për fuqizimin e rinisë i cili qysh dje ka nisur plotësim-ndryshimin edhe kësaj problematike do t’i gjejmë zgjidhje.” – theksoi ministrja Dumoshi.

Ministrja Dumoshi dhe Kryetari Jasharaj zbuluan bashkërisht punimin “I Love Kosova” të Qendrës Rinore të Skenderajt i cili u vendos në Sheshin “Idriz Rreci” në Skenderaj.

Kryetari Jashari u shpreh se është fakt i pamohueshëm që Kosova ka një rini profesionale dhe konkurrente në tregun e dijes. “Personalisht kam vendosur që të rinjtë ti kem aleatët më të afërt për zhvillimin e Komunës tonë” – theksoi kryetari Jashari.

Gjatë qëndrimit në Skenderaj, ministrja Dumoshi vizitoi edhe pastiçerinë “Snap Cake” i cili në kuadër të projektit “Praktika në punë”, mbështetur nga Departamenti i Rinisë në MKRS.

“Ndjehem jashtëzakonisht mirë kur shoh që si ministri kemi kontribuar për diçka kaq madhore e të rëndësishme. Më gëzon jashtëzakonisht fakti të shoh se si mbi 10 të rinj janë angazhuar në këtë ndërmarrje sociale, gjë që reflekton më së miri shpirtin ndërmarrës të të rinjve të vendit tonë, të cilët me përkrahjen e duhur arrijnë të ecin përpara në biznes e ndërmarrësi.” – theksoi ministrja Dumoshi. / KultPlus.com

Mënyra ‘kreative’ e ngjitjes së flamujve në Skenderaj (FOTO)

Pak ditë kanë mbet deri në 10-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

17 shkurti është ditë historike për Kosovën. Në këtë jubile, të gjitha qytete kanë nisë përgatitjet për festë, e ndër këto përgatitje padyshim që janë zbukurimet e qyteteve me flamurin e Kosovës e poashtu edhe atë të Shqipërisë.

Një zbukurim i radhës ka ardhur nga Komuna e Skenderajt. Flamujt në këtë komunë nëpër shtylla të dritave, janë ngjitur me ngjitës. Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme nga qytetarët e kësaj komune dhe jo vetëm.
Po sjellim fotografitë e publikuara nga Kushtrim Mehmeti./ KultPlus.com

Me këtë bredh është dekoruar sheshi i Skënderajt

Skënderaj ka vendosur këtë bredh në shesh të qytetit, shkruan KultPlus.

Se nuk janë të kënaqur me këtë pamje janë shprehur për medie edhe qytetarët e kësaj komune.

Mirëpo, zyrtarë të Komunës së Skënderaj janë shprehur se kontrata për operatorin ekonomik që ka rregulluar këtë bredh është bartë nga legjistratura e shkuar./KultPlus.com