Hapet ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”

Në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Shqipëri, është hapur ekspozita me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”, e cila përmban faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese arbërore.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, ndër të tjera tha: Personaliteti i Skënderbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i artit ushtarak dallonte nga mbretërit dhe princat europianë të kohës. Ndryshe nga veprimtaria e tyre ushtarake, që bazohej mbi trupat mercenare të armatosura rëndë, Skënderbeu u mbështet mbi një ushtri të armatosur lehtë, me lëvizshmëri të madhe e aftësi të lartë goditëse, të formuar kryesisht nga vullnetarë që kishin gatishmëri luftarake dhe shpirt vetëmohimi. Figura e Skënderbeut mbeti e gjallë në ndërgjegjen e popullit shqiptar si kujtim i luftës me fitore legjendare dhe u bë simbol krenarie. Po ashtu, ai ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e ushtarakëve, të burrave të shtetit, të cilët kanë nxjerrë mësime nga përvoja e tij luftarake, sidomos kur vendet e tyre luftonin kundër pushtuesve të huaj.

Në vijim e mori fjalën Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili theksoi se bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij shënuan fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shekullit XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut.

Përshkrimi i Arbërisë para pushtimit osman pasqyrohet në këtë ekspozitë nëpërmjet hartës me principatat shqiptare të kohës, bashkë me emblemat e tyre, si dhe fisnikët që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës, çka përbënte bashkimin politik dhe ushtarak më të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve.

Në vijim të pranishmit vizituan ekspozitën dhe u ndalën veçanërisht te stendat që pasqyronin veprimtarinë dhe betejat e Gjergj Kastriotit./ KultPlus.com

Një portret i rrallë i kryembretit arbëror Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Shumë autorë, historian, kronist, shkrimtar dhe poet e kanë përshkruar në frymën e tyre më të lartë karakterin e personalitetin mbikohor të kryezotit e mbretit arbëror Gjergj Kastriotit, poashtu edhe si një burrështetas, strateg, diplomat, komandant, gjeneral, vizionar e njeri i urtë e i papërsëritshëm.

Por, janë gjithashtu edhe piktorët, skulptorët e artistë të ndryshme që e kanë nxjerrë në dritë imazhin e tij nëpërmjet, gravurave, portreteve e skultpturave nga më të ndryshme, por gjithnjë duke u bazuar edhe në përshkrimet që janë bërë nga bashkëkohësit e tij, autorët, kronistët e historianët etj.

Me një fjalë ikonografia e kryembretit tonë arbëror Gjergj Kastriotit është tepër e pasur, dhe me përshkrime të ndryshme të imazhit të tij gjithnjë sipas syrit, dorës, frymëzimit dhe vendit që artisti e ka realizuar atë pikturë, gravurë, protret apo skulptur.

Kjo tregon se kemi me mijëra e mijëra portrete ,gravura etj që e pasqyrojnë në mënyra të ndryshme imazhin e Gjergj Kastriotit. Sidoqoftë një gjë nuk ka munguar asnjëherë ,imazhi i tij kudo që është portretizuar,është realizuar ashtu sikur të ishte e një burrështeti, strategu, mbreti dhe vizionari e udhëheqësi të madhë shtetëror, ushtarak etj.

Edhe ky portret i rrallë të cilin e gjeta në një kronikë të vitit 1540 tregonë në vazhdimësi imazhin e këtij kryembreti, kryeheroi të arbërisë dhe europës i cili la gjurmë jo vetëm në themelet e ngjizjes së identitet kombëtare e shtetëror arbëror ,(sot shqiptar) të kombit tonë, por edhe në themelet e Europës, të idesë së bashkimit dhe civilizimit të saj. /KultPlus.com

Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin

Nga Gjon Keka

Si duket ne ende edhe sot ,nuk kemi arritë me kuptu rëndësinë e madhe të bashkimit të principatave arbërore,respektivisht të kryefisnorëve e fisnorëve nga kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti në Kuvendin e Lezhës të 2.Marsit të vitit 1444.

Ky ishte shembulli i parë në atë kohë se si duhej të bashkoheshin popujt e Europës,kur dihet se shumë popuj të Europës ishin në luftra të brendshme dhe të ndarë në egoizmin e tyre ,gjë që edhe kjo ndarje e tyre dhe mosbashkimi në luftën kundër pushtuesit otoman, e bëri armikun të përparonte drejtë popujve të Europës.

Gjeniu arbëror me shembullin e tij të bashkimit në Kuvendin e Lezhës i tregoj popujve të Europës së kjo është e vemtja rrugë e cila i sjellë Europës fitoren kundër armikut otoman dhe e vetmja rrugë që i nderon të gjithë si princat, mbretërit dhe vetë popujt europian.

Ai kudo si në letërkëmbime, si në tryeza, si në fjalime publike ku mbante kudo ku udhëtonte jashtë vendit të tij ,i jepte Europës idenë e bashkimit,të udhës së dritës, të fitores dhe të mirës së përbashkët të popujve të asaj kohe ,të cilët ishin tanimë të rrezikuar nga armiku që i zgjeronte territoret e pushtuar në mënyrë të pamëshirshme dhe pa kursyer asgjë.

Vetëm pas vdekjes së kryezotit,gjeniut,vizionarit e ideatorit të bashkimit Gjergj Kastriotit, popujt dhe princat e mbretërit europian e kuptuan rëndësinë e bashkimit, dhe mbrojtjes së qenjes identitare dhe civilizimit të përbashkët.

Prandaj edhe një nga historianët dhe autorët gjerman shkruar në një kronik të vitit 1688 nxorri këto fjalë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit:

Ndërsa mendoj, në këtë çorganizim të madh të krishterëve(shënim im- Europës), dhe gjithnjë e më shumë mbi Gjermaninë që e kanë gllabëruar flakët e luftës së brëndshme, dëgjoj Skënderbeun trim të thërrasë nga varri:

„Dëgjoni o princa të krishterë gjerman,

jini të etur për virtyte!

Nëse doni të jeni zotërues të fuqishëm,

bëni vepra heroike.

Pse po e luftoni veten(njëri-tjetrin);

Nuk sjellin lavdi fitore të tilla,

Por, më mirë të luftoni kundër armikut…“

Kjo thirrje me gojën e Gjergj Kastriotit edhe pas vdekjes së tij ,nga autori për popullin e vetë gjerman i cili ishte në krizë,në ndarjeve dhe egoizma e pasione të brendshme në atë kohë, tregon se sa figur diellore ,vizionare, heroike,përbashkuese dhe gjeniale ishte kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti.

Kur unë shkojë në biblioteka dhe arkiva dhe shohë se si historia e jetës dhe veprave të arbërorit tonë të madh ka pushtuar arkivat ,bibliotekat dhe kudo i vlerësuar dhe si figurë që merret shembull mbikohor ,atëherë i them vetes sa i bekuar që jam nga gjaku i Gjergj Kastriotit, sa me vlerë është kombi im po t’ia dinte rëndësinë dhe vlerën qa ka patur dhe që ka edhe sot ky burrështeti,ky gjeni ,e gjeneral i të gjitha kohërave, ky vizionar,ky ideator i bashkimit dhe i të mirës së përbashkët të Arbërisë dhe Europës. /KultPlus.com

Hartë e rrallë e Arbërisë e vitit 1596 (FOTO)

Nga Gjon Keka

Nuk ka dokument apo vepër historike,gjeografike, etnografike etj, që përpos përshkrimit mbi lashtësinë e Arbërisë dhe të qyteteve kryesore të saj të mos përmendet edhe emri i heroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti. Në vepra të tilla mund të shihet se sa i lidhur është emri i Arbërisë me vetë emrin e të madhit dhe mbretit Arbëror Gjergj Kastriotit.

Një dëshmi kjo se një Arbëri pa emrin e Gjergj Kastriotit të madh dhe anasjelltas nuk mund të mendohet e as të njihet e ekzistojë.

Lidhshmëria e Arbërisë ka të bëjë se vetë Gjergj Kastrioti i dha identitet e mbajti në hartën gjeografike aty ku e kishte vendin në kontinentin europian që nga lashtësia edhe përkundër tendencave të armiqëve për ta zhdukur nga harta jo vetëm emrin e Arbërisë ,por,bashkë me të edhe emrin e Gjergj Kastriotit, Harta sikur e kam vendosur bashkëngjitur me përshkrimin shoqërues është botuar në vitin 1596 (I.m.R.G.v,1596,d.b.m).[Gjon Keka] /KultPlus.com

3 korrik 1601, shfaqej në Londër “Historia e vërtetë e të madhit Skënderbe”

Sot shënohet një ngjarje e rëndësishme në sferën e kulturës kombëtare, që lidhet me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas Kalendarit Enciklopedik, me 3 korrik të vitit 1601 u shfaq në Teatrin e Londrës premiera e dramës “Historia e vërtetë e të madhit Skënderbe” (The true history of the great Scanderbeg) e dramaturgut anglez Kristofer Marlou (1564-1593).

Figura e heroit tonë kombëtar zë një vend të rëndësishëm në historinë e dramaturgjisë evropiane e më gjerë, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i veprave mbi këtë figurë.

Christopher Marlowe (Kristofer Marlou), i njohur për shumicën si Kit, lindi në Canterbury në fillim të vitit 1564. Babai i tij ishte një këpucar, por inteligjenca e re e Kitit ishte mjaft e dukshme që në moshë të hershme sa që babai i tij kërkoi një bursë për të në Shkollën e Mbretit në qytet. Shkolla ishte fillimisht një institucion bamirësie që mori “pesëdhjetë djem të dy të varfër nga ndihma e miqve dhe të pajisur me mendje të prirura për të mësuar”. Në të vërtetë marrja e një vendi varej më shumë nga ndikimi lokal sesa nga merita akademike, dhe një fëmijë i klasës punëtore si Marlowe do të merrte një vend vetëm nëse nuk do të kishte mjaft djem të xhentilit të Canterbury për të mbushur të pesëdhjetë vendet. Në fakt, për disa vitet e para ai ndoqi shkollën ishte si një nga dhjetë studentët shtesë që paguanin tarifat, me tarifat që paguheshin ndoshta nga Sir Roger Manwood. Në 1578 Marlowe arriti të merrte një vend si një nga studiuesit, gjë që e lejoi atë të përfundonte kursin e tij në shkollë dhe të kalonte në fazën tjetër të arsimit të tij – universitetin.

Marlowe fitoi bursën e tij të dytë në kolegjin Corpus Christi në Kembrixh përmes zotërimit të tij të latinishtes dhe talentit të tij në poezi. Ky talent u përsos më tej përmes përpjekjeve të tij skolastike, pasi në kohën e tij të lirë ai përktheu veprat e poetëve romakë Ovid dhe Lucan në rimën angleze. Të dy këta shkrimtarë klasikë do të tregonin ndikim të qartë në veprën e tij të mëvonshme – errësira e zymtë e Pharsalia e Lucan në kontrast me elegancën dhe pasionin e Ovidit. Rreth kohës së tij në kolegj është kur ai filloi shkrimet e tij – poezi dhe drama, disa tani të humbura. Drama e tij e parë e njohur, Dido, Mbretëresha e Kartagjenës, ishte shkruar patjetër rreth kësaj kohe. Zotësia e tij është edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh që ndërsa ishte në kolegj ai pothuajse me siguri kishte disa aktivitete jashtëshkollore mjaft jo-ortodokse – spiunimin për Kurorën.

Në atë kohë Anglia ishte në një pozitë jashtëzakonisht të prekshme, ndërkombëtarisht. Një komb protestant i izoluar nga Evropa kryesisht katolike, me një monarke femër që nuk kishte trashëgimtarë ose të afërm të drejtpërdrejtë do të thoshte që vendi për disa dukej i lehtë. Spanja ishte një kërcënim i veçantë, i tronditur nga pasuria që vinte nga Amerika e Jugut dhe duke u shmangur nga humbja për të marrë një djalë të familjes mbretërore Spanjolle në fron përmes martesës së tyre me Mbretëreshën e mëparshme, Mary Tudor. Nuk ishte sekret që ata planifikuan të pushtonin dhe ata e ndoqën atë kërcënim në 1588 (një vit pasi Marlowe mbaroi Cambridge). Ky pushtim u prish, i ndihmuar pjesërisht nga puna e zellshme e bërë nga agjentët e Elizabetës në gjykatën Spanjolle në vitet para kësaj. Shkathtësi i Elizabetës ishte Francis Walsingham, nga jashtë një diplomat dhe këshilltar i mbretëreshës. Në të vërtetë ai ishte tehu i saj i fshehur kundër kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme, më i famshëm për rolin e tij në sigurimin e ekzekutimit ligjor të Mary Queen of Scots në 1584. Për operacionet e huaja, Walsingham zakonisht përdori anglezë sesa vendas, duke i bërë ata të paraqiteshin si mërgim katolik nëse ka nevojë. Terreni i tij i preferuar i rekrutimit ishte ndër studentët e varfër të klasës së ulët në universitetet e mëdha të Oksfordit dhe Kembrixhit, duke gjetur atje përzierjen e inteligjencës dhe aspiratorizmit që i duheshin. Marlowe do të kishte qenë kandidati i tij ideal.

Ndërsa nuk ka (sigurisht) asnjë provë të drejtpërdrejtë që Marlowe spiunoi për Walsingham gjatë viteve të tij të universitetit, ka prova indirekte – ai mori shumë largime të pashpjegueshme të mungesës nga universiteti (treguar qartë në të dhëna), dhe shpenzimet e tij ndërsa ishte në universitet treguan burime shumë më të mëdha sesa do të lejonte statusi i tij si një student i varfër në një bursë. Provat më të mëdha vijnë nga një skandal që pothuajse e pengoi diplomimin e tij, kur autoritetet e universitetit dëgjuan zërat se ai kishte shkuar në Kolegjin Anglez në Douai (një shkollë e themeluar në kontinent për arsimin e mërgimtarëve katolikë anglezë nga Philip II i Spanjës, dhe i punësuar nga studiues katolikë të cilët ishin larguar nga Oksfordi dhe Kembrixh). Sigurisht, Kolegji Anglez ishte gjithashtu një vatër komploti kundër Elizabetës. Thashethemet që guvernatorët e universitetit dëgjuan ishte se Marlowe kishte planifikuar të kalonte në katolicizëm dhe të merrte një pozicion në Kolegjin Anglez. Ata vetëm u tërhoqën dhe i dhanë atij gradën e tij në 1587 kur morën një letër nga Këshilli Privat (i të cilit Walsingham ishte anëtar) duke lavdëruar Marlowe se kishte kryer disa “shërbime të mira” të paspecifikuara për Kurorën.

Me sigurimin e kualifikimeve të tij akademike, Marlowe mori rrugën për në Londër. Ai kishte shkruar një dramë të quajtur Tamburlaine i Madh gjatë viteve të kolegjit, dhe në 1587 ajo u ngjit në skenë. Në fillim publiku nuk dinte me të vërtetë se çfarë të bënte prej tij – me përjashtim të Tragjedisë Spanjolle nga Thomas Kyd (e cila doli në të njëjtën kohë) asnjë dramë si kjo nuk ishte interpretuar ndonjëherë në Angli më parë. Shpërthimi në lloje të ngjashme të shfaqjeve gjatë dekadave të ardhshme, megjithatë, tregon se Marlowe kishte qenë mjaft e zgjuar për të dalluar një boshllëk të madh në treg, dhe mjaft të aftë për ta mbushur atë. Jo më kot thuhet se pa Marlowe nuk do të kishim Shekspirin.

Renditja e saktë e pjesëve të tij të mëvonshme është e paqartë, pasi në atë kohë nuk kishte mbrojtje të së drejtës së autorit dhe kështu autorët hezitonin të botonin pjesët e tyre. Prettyshtë mjaft e qartë që disa pjesë të Marlowe janë humbur, për shkak të kësaj. Për shembull, një shfaqje e përmendur në regjistrat e quajtur “Historia e Vërtetë e George Scanderbeg” i atribuohet ndonjëherë Marlowe (megjithëse nuk ka prova për këtë). Nga ana tjetër, disa nga shfaqjet që kemi dhe i atribuojmë Marlow janë caktuar bazuar në analizën e stilit, pasi nuk ekziston asnjë autor i vendosur. Në total ka gjashtë shfaqje që i atribuohen Marlowe-it, përfshirë Dido dhe Tamburlaine.

Dy nga këto kanë të bëjnë me intrigat evropiane – Hebreu i Maltës dhe Masakra në Paris. E para ka të bëjë me përpjekjet e perandorisë Osmane për të marrë kontrollin e Maltës disa dekada më parë. Karakteri i titullit është Barabas, një tregtar i pasur, të cilit i është kapur pasuria nga guvernatori i ishullit për të paguar osmanët. Në shenjë hakmarrje ai minon qeverinë e ishullit dhe inxhinieron pushtimin e tij nga osmanët, përpara se t’i tradhtojë me radhë. Shfaqja shquhet për të pasur një prolog që mbështet përbuzjen për të gjitha fetë (duke iu referuar ateizmit të rrezikshëm të vetë Marlowe) dhe për ndikimin e saj në Shakespeare’s Merchant of Venice. Nga ana tjetër Masakra në Paris, një portretizim i masakrës së Protestantëve Huguenot në Paris në Ditën e Shën Bartolomeut 1572, mbajtur në vijën e themelimit të tradhtisë katolike. Në ditët e sotme më së shumti mbahet mend për shfaqjen e karakterit të një “Agjenti Anglez”, i cili mund (bazuar në kornizën kohore) mund të bazohet në mentorin e Marlowe, Walsingham.

Një tjetër shfaqje që aludonte në një anë potencialisht të rrezikshme të jetës së Marlowe ishte Edward i Dytë, i cili tregonte për atë Mbret që u rrëzua nga froni dhe u vra nga gruaja e tij Isabella e Francës. Disa biografë besojnë se Marlowe u tërhoq nga kjo histori nga marrëdhënia e Eduardit me “të preferuarit” e tij, Piers Gaveston dhe Roger Mortimer. Pavarësisht nëse Marlowe ishte vetë homoseksual apo jo (një temë e debatuar nxehtë me pak prova nga të dyja palët), ai kishte përfshirë disa intime të marrëdhënieve homoseksuale në disa nga shfaqjet e tij të mëparshme. Ende, përshkrimi relativisht i sinqertë i marrëdhënieve homoseksuale (i një mbreti, jo më pak) nuk është ai për të cilin mendon kur mendon për shfaqjet elizabetiane. Disa argumentojnë se vdekja e tmerrshme që Eduardi II vuan në fund të shfaqjes është mënyra e vetme që Marlowe mund ta bëjë këtë të pranueshme për kritikët.

Sigurisht, më i famshmi nga dramat e Marlowe është Doctor Faustus. Kjo ishte bazuar në përrallat popullore që edhe atëherë kishin filluar të lindnin rreth alkimistit dhe sharlatanit famëkeq gjerman Johann Georg Faust. Në vitin 1587 një libër me këto tregime ishte përkthyer nga gjermanishtja në anglisht dhe u botua në Londër. Ky libër, Historia von D. Johann Fausten (nga një autor anonim) kodifikoi legjendën e Faustit duke e futur atë në modelin e veshur mirë të tregimeve të “paktit diabolik” dhe do të vazhdonte të ishte baza e një romani nga Goethe, disa opera, dhe natyrisht loja e Marlowe. Në pjesën më të madhe loja e Marlowe ndjek librin. Faust është një studiues i mërzitur që bën një marrëveshje me Djallin (përmes përfaqësuesit të tij, një demon të quajtur Mefistofel) për të shkëmbyer shpirtin e tij me një fuqi magjike. Sidoqoftë marrëveshja vjen me një afat kohor, dhe në fund Faust ose lind me trup në Ferr, ose vritet nga djajtë që pretendojnë shpirtin e tij. [6] E para ishte mbarimi origjinal i Marlowe, ndërsa e dyta u shtua (si një ngjarje jashtë ekranit) në një rishkrim të mëvonshëm. Shfaqja ishte tejet e diskutueshme, dhe jashtëzakonisht e popullarizuar. Efektet speciale i lanë disa të pranishëm në shfaqjet e hershme të bindur se demonët aktualë ishin shfaqur në skenë. Ndërsa kjo çoi në disa thirrje që Marlowe të hetohej për magji, kjo gjithashtu çoi në një rritje të madhe të audiencës për shfaqjet e mëvonshme. Polemikat e mëvonshme kishin natyrë më teologjike dhe vërtiteshin nëse “marrëveshja e Faustit me djallin” ishte një kritikë ndaj doktrinës kalviniste duke predikuar paracaktimin e shpirtit. Likelyshtë e mundshme që kjo anë e së gjithë gjëes kurrë nuk i ka shkuar ndërmend Marlowe, sidoqoftë. Herezitë e tij kishin natyrë shumë më të drejtpërdrejtë.

Rritja e lirisë së besimit për çështjet teologjike që lejoi kisha anglikane çoi disa shtigje që ishin të rrezikshme, madje edhe në këtë atmosferë. Ateizmi ishte një krim i njëjtë me çdo besim jo-anglikan, por kishte shumë intelektualë që e gjetën veten të tërhequr nga ideja. Sir Walter Raleigh është më i famshmi nga ateistët e fshehtë që historianët modernë e quajnë “Shkolla e Natës”, por Marlowe e drejton atë për një sekondë të afërt. Sigurisht, ka gjithmonë mundësi që kjo, si flirtimi i tij i dukshëm me katolicizmin, të ishte pjesë e disa pozave për të infiltruar armiqtë e Kurorës. Detajet e sakta të karrierës së tij të spiunazhit në vazhdim janë natyrisht, ende të paqarta dhe kontradiktore. Ka një referencë për një “Morley” i cili ishte një tutor në gjykatën e Skocisë dhe që mund të ketë qenë spiunuar nga Marlowe. Marlowe u arrestua patjetër në 1592 për falsifikim, dy vjet pas vdekjes së Walsingham nga një sëmundje e gjatë. Ky kishte një dënim me vdekje, por ai u la i lirë pa asnjë akuzë. Mund të ndodhë që monedhat e falsifikuara do t’u furnizoheshin rebelëve katolikë për të siguruar një pretekst për eliminimin e tyre. Si i tillë, duket një mundësi (nëse jo siguri) që ai ishte ende duke punuar për Kurorën në këtë pikë. Kjo hedh një dritë interesante mbi ngjarjet fatale të vitit 1593. /KultPlus.com

Thënie të të huajve për Skënderbeun, “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot më 17 janar, në këtë ditë që mbushen 550 vjet nga vdekja e tij, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

  1. Papa Kalikst i III

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

  1. Papa Piu I II

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”

  1. Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

  1. Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

  1. Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

  1. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” 

  1. Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

  1. Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”

  1. Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

  1. Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”KultPlus.com

Legjendat dhe të vërtetat për Skënderbeun

Mund të ketë mendime të ndryshme për vetitë luftarake të shqiptarëve të kohëve të fundit; kam parasysh brezat e sotëm dhe ata që ishin menjëherë para tyre. Personalisht nuk dëshiroj të shpreh asnjë mendim për këtë çështje.

Është e sigurt se  ikja e vazhdueshme e krahut të punës gjatë pesë shekujve e ka mpakur në njëfarë mase kombin. Të rinjtë më të mirë e më të fuqishëm i rekrutonte Turqia për t’i dërguar në luftëra të largëta dhe mbaj mend në fëmijërinë time se si një regjiment shqiptarësh, që u nis për të mposhtur një kryengritje në Arabi, u kthye vetëm me një grusht njerëzish. Mund të jetë një teprim të thuhet se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të atyre, që ishin aq të dobët, sa nuk dërgoheshin në luftë, por sidoqoftë do të pritej një ulje e vitalitetit si pasojë e rekrutimeve për pesëqind vjet.

Megjithatë, pak vite më parë, në kohën e Luftës Greko-Turke të vitit 1897, gjenerali prusian fon Grumbkov e ka shprehur botërisht adhurimin e tij kur pa një trupë shqiptarësh në Thesali, që po i ngjiteshin një kodre përballë një zjarri kositës  dhe po kapnin një bateri të armikut. Korrespondenti i gazetës së Londrës “Times” në këtë luftë, Kliv Bingam, ka shënuar se “shqiptarët në tërësi e përgënjeshtruan famën e tyre”, por edhe ai dëshmon për një betejë ku, siç shkruan ai, “disa herë rresht shqiptarët vërshuan teposhtë shpatit dhe u përpoqën ta kapërcenin shkëmbin, por zjarri që u derdhej nga sipër ishte vdekjeprurës, kurse bateritë prapa tyre patën pak efekt mbi faqet e shkëmbit e të gurit”.

Sidoqoftë, ka një mendim të njëzëshëm lidhur me vetitë luftarake të shqiptarëve për brezat më të largët. Do të ishte e tepërt ta rrëfeje këtë dhe ka material aq të pasur, sa mund të mbushësh një vëllim të trashë. Unë do ta kufizoj veten vetëm me nja dy shembuj nga më domethënësit.

Në një raport dërguar Senatit të Venedikut më 1576, Andrea Justiniani thotë se në një forcë prej treqind e pesëdhjetë ushtarësh, që përbënin garnizonin e Korfuzit, kishte një togë prej dhjetë shqiptarësh, të cilët “ishin më të mirë se gjithë italianët e tjerë”. Neve na duhet ta pranojmë këtë vlerësim të hapur italian për vlerën luftarake të shqiptarëve, që i bie të jetë të paktën tridhjetë e katër herë më e lartë se e italianëve. Venedikasit kanë qenë çmues të ftohtë të njerëzve e të sendeve: ata nuk do ta kishin ndërtuar dot një perandori, nëse nuk do të kishin pasur një gjykim të saktë e të pagabuar për vlerat aktuale. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë ende nuk ishin shpikur makinat për të plotësuar mungesën e trimërisë njerëzore. Raimondo Montekukoli (Montecuccoli), një gjeneralisim i shkëlqyer i Perandorisë së Shenjtë Romake, që fitoi betejën e madhe të Shën Gotardit kundër turqve më 1664, pohon në kujtimet e veta të luftës.

“Se në çfarë rreziku ishim për ta humbur betejën, bëhej fare e dukshme vetëm nga rrëmuja dhe arratisja e një pjese të ushtrisë sonë dhe nga lufta e guximshme e jeniçerëve dhe e shqiptarëve, të cilët, edhe pse mbetën më të paktë në numër, asnjëherë nuk kërkuan mëshirë ose t’u falej jeta, ndërsa beteja për një kohë të gjatë ngjisnin me baticat dhe zbaticat e dallgëve të detit, që shtyheshin përpara e tërhiqeshin pas”.

Mercenarët dhe ushtarët shqiptarë që kërkonin fatin e tyre duke u quajtur me emra të ndryshëm (kapeletë, stratiotë dhe estratiotë, kowali, morienë, xhenetarë), kanë luftuar në ushtritë e Francës, të Spanjës, të Perëndorisë së Shenjtë Romake, të Venedikut dhe të shteteve të tjera italiane, kanë lënë shumë gjurmë në historinë e Evropës. Ata kanë qenë luftëtarë të ndershëm, që nuk përvidheshin kurrë nga beteja, siç ishte zakoni i shumicës së mercenarëve. Francezët zemëroheshin me seriozitetin e këtyre ushtarëve, të cilët luftonin për punëdhënësit e tyre me gjithë shpirt, sikur po luftonin për çështjen e tyre. Kur u dorëzua qyteti i Novarës në vitin 1500, francezët bënë një përjashtim për shqiptarët dhe nuk u dhanë dëshmi mbrojtjeje, sepse, siç thotë Zhan d’Oton, “ata kishin ardhur nga një vend i largët me zemër të lehtë për të luftuar kundër francezëve si tepër shpesh”. Megjithatë, më pas, me sa duket, francezët e kuptuan se këta shqiptarë nuk kishin ndonjë inat të veçantë kundër tyre, por thjesht luftonin siç e quanin se i detyronte nderi i tyre. Më 1503 francezët, nga ana e vet, i morën shqiptarët në shërbimin e tyre dhe shpejt në ushtrinë e Luigjit XII pati një trupë prej një mijë e dyqind shqiptarësh, të cilët treguan trimëri të rrallë, aq sa ata u bënë një pjesë e veçantë e ushtrive franceze për pothuaj një shekull, ndërsa mbretërit e Francës e bënë si rregull që gjithmonë të kishin ndonjë fisnik në krye të këtyre trupave speciale. Ndër të tjera, komandanti i tyre i përgjithshëm për një kohë ishte Duka dë Brisak (Brissac). Në betejën e Kutrës (1587) shqiptarët u vranë pothuaj të gjithë. Beteja e Ivrit (1590) ka parë praninë e fundit të trupave shqiptare në ushtritë franceze. Brantomi shkruan se shqiptarët kanë qenë krijuesit e kalorësisë së lehtë; autorë të tjerë ushtarakë shkruajnë se nuk janë të një mendimi me opinionin e Brantomit, por besojnë se shqiptarët, me metodën e tyre të luftimit, kanë dhënë idenë e krijimit të kavalerisë së lehtë. Kronika e Zhan d’Otonit, të cilën e përmendëm, përshkruan me disa hollësi metodën e luftimit të këtyre mercenarëve shqiptarë. Me shenjën e kryekomandantit të ushtrisë, ata e nisnin betejën duke hyrë

me galop në mes të rreshtave të armikut, mbanin ushta të gjata me flamurthe në majë, jepnin një goditje dhe krijonin pështjellim; pas kësaj tërhiqeshin një çikë, i riformonin rreshtat e veta dhe sulmonin përsëri, atëherë hynte në veprim pjesa tjetër e ushtrisë. Të rreptë e të pamëshirshëm në betejë, këta shqiptarë, duke i ndenjur besnikë kodit të tyre të nderit, pasi mbaronte përleshja, kurrë nuk e harronin rregullën që “Koka e falur nuk pritet”. Në një raport me datën 27 qershor të vitit 1510 dërguar Luigjit XII, mbretit të Francës, nga Seneshali i Madh i Normandisë, i cili ka qenë një ndër gjeneralët që komanduan ushtritë e tij në Itali, ka një krahasim të mprehtë ndërmjet etikës luftarake të sllavëve dhe të shqiptarëve: “Sllavët, – shkruan Seneshali i Madh, – janë të egër në luftë, sepse ata vrasin kë të mundin dhe kurrë nuk zënë robër dhe prandaj me ta e bëmë kokë për kokë”. Kurse lidhur me shqiptarët, Seneshali i Madh vijon: “ata kanë treguar një sjellje krejt të ndryshme dhe i kanë trajtuar me mëshirë ata që kanë kapur, prandaj edhe ne i kemi trajtuar me të njëjtën mënyrë”. Ky borxh nderi që ia paguan kalorësisë shqiptare një gjeneral i shquar i Francës monarkike mund të shumëfishohej lehtë nga mjaft dëshmi të tjera të paanshme. Por nganjëherë trimëria e shqiptarëve ka vepruar kundër tyre, sepse ka ngjallur smirë të fortë e të qëndrueshme. “Shpirti sipërmarrës i shqiptarëve, – thotë koloneli Lik, – gjallëria e tyre, qëndrueshmëria dhe epërsia në gjithçka që lidhet me luftën, i bën ata që t’ua kenë zili dhe t’i urrejnë’, madje edhe ndërmjet turqve, për të mirën e të cilëve janë vënë në shërbim shpesh ato cilësi. Gjithashtu dhe në det shqiptarët, duke shërbyer si oficerë detarë të marinës turke, si kapitenë privatë

anijesh të përdorura në luftë dhe si piratë, kanë treguar një veprimtari sypatrembur. Njëherë e një kohë emri shqiptar përdorej për të gjithë piratët në Mesdheun Lindor dhe Servantesi na tregon se rrëmbyesi dhe pronari i tij në Algjer ishte një pirat shqiptar me emrin Arnaut Mami, që do të thotë Mami Shqiptari. Në prill të vitit 1770 kapitenët shqiptarë nga Ulqini shpartalluan një flotë ruse nën komandën e Aleks Orlovit pranë Navarinos. Me rënien e fuqisë detare osmane dhe me heqjen e pranimit të kapitenëve privatë nga fusha e përdorimit ndërkombëtar në kohë lufte, u erdhi fundi edhe veprimtarive të shqiptarëve në det. Por është një fakt i mirënjohur roli i madh që kanë luajtur kapitenët privatë shqiptarë në Luftën e Greqisë për Pavarësi dhe, deri një brez më parë, elementi shqiptar në flotën greke ka qenë aq mbizotërues, saqë gjuha shqipe detyrimisht përdorej në anijet luftarake si më e parapëlqyera se greqishtja. Asnjë rrëfim për vetitë luftarake të shqiptarëve nuk do të ishte i plotë pa përmendur Skënderbeun, heroin mesjetar të Shqipërisë, i cili për afër një çerek shekulli i mundi turqit e hatashëm nën udhëheqjen e dy sulltanëve të fuqishëm dhe vetë kurrë nuk u thye. Në Shqipëri ai është bërë legjendar për pesë shekuj dhe gjithashtu e kanë quajtur me të drejtë “kampion i rishterimit”, titull ky që ia kanë dhënë papët e Romës, sepse ishte veprimtaria e tij për t’u bërë një ledh, që ndihmoi të shpëtonte Evropa e krishterë nga pushtimi turk, një katastrofë kjo që do të kishte qenë shkatërrimtare për botën e qytetëruar. Ndoshta mënyra më e mirë për të vlerësuar Skënderbeun është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar. Diku në veprën e tij të vëllimshme Volteri ka guxuar të shprehet se sikur ta kishte mbrojtur

Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”. Autori anglez i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”, e rendit Skënderbeun me shtatë mbretër të pakurorëzuar të Evropës: “… bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishterimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta iu bënë ledh për aq shumë vjet gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë veta për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë si numër mbi njëqind mijë”. Vetë Sulltani Mehmeti II, pushtuesi i Stambollit, ka thënë një herë: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”.

***

Sipas legjendës Skënderbeu, siç njihet me këtë emër turk Gjergj Kastrioti, lindi në vitin 1403 dhe, siç na thotë peshkopi Noli, por pa e besuar plotësisht, “e mori peng Muradi II në moshën nëntë vjeç. Kjo do të ketë ndodhur më 1412, meqë Skënderbeu kishte lindur më 1403″. Më pas peshkopi Noli shton duke e shpjeguar: “Por më 1412 në Turqi sundonte Mehmeti I dhe jo Muradi II, që erdhi në fron nëntë vjet më vonë, më 1421″.

Po ta ndjekim më tej legjendën, Skënderbeu u edukua në shkollat më të mira të Perandorisë Osmane, ku ai shfaqi një talent ushtarak të shquar dhe në mënyrë paradoksale, u bë njeriu më i dashur për Portën e Lartë. Ishte ky djalosh nëntëvjeçar, që tridhjetë e një vjet më vonë u kthye në Shqipëri dhe i mundi turqit për afër njëzet e pesë vjet deri sa vdiq më 1468. Në mendjen e lexuesit mund të lindë kjo pyetje: a është e mundur për një djalosh nëntëvjeçar, të rritur në luks, të trajtuar si hero dhe që i dhanë një titull princëror, t’i hidhte mënjanë këto gjëra tridhjetë e një vjet më pas dhe të kthehej për të shpëtuar vendlindjen nga bamirësit e tij? Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të drejtë e të përshtatshme, derisa të mos kemi më shumë fakte konkrete, që mund të jenë diku, ndoshta në Bibliotekën e Vatikanit. Peshkopi Noli e hedh fjalën, por nuk e shpjegon plotësisht këtë mister. Megjithatë ai beson me të fortë se Skënderbeu e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës nga viti 1412 deri më 1443 ose në Shqipëri, ose në kufijtë pranë Shqipërisë. Po të jetë e drejtë kjo teori, atëherë do të kemi çelësin për dashurinë dhe përkushtimin e Skënderbeut ndaj vendlindjes. Po të pranohej se Skënderbeu kaloi tridhjetë e një vjet diku në Perandorinë Turke, çfarë shoqërie gjeti ai kur u kthye në Shqipëri? Peshkopi Noli mendon, por nuk e përpunon më tej, se shtresat shoqërore shqiptare mund të kenë qenë atëherë këto: fshatarët e lirë në viset malore, një lloj sistemi feudal në tokat fushore pjellore dhe “qytete të lulëzuara” gjatë bregdetit. Sipas peshkopit Noli, ka pasur disa “aristokratë të vegjël, ose më mirë prijës patriarkalë të malësorëve”. Por shumica e shqiptarëve kanë qenë të lirë, meqë “bujkrobëria dhe skllavëria as mund të mendoheshin për ta”. Një vëzhgues i mprehtë ka thënë me mençuri: “Një shqiptar nuk mund të ishte një skllav”. Dhe lidhur me këtë, është mjaft interesante që: “Në tregjet e skllevërve të Turqisë askush nuk mund të blinte një shqiptar… sepse ishte e pamundur t’i urdhëroje ata dhe ishin tepër të rrezikshëm për pronarët e tyre”. Vëzhgimet e mësipërme mund të shpjegojnë përse popujt e tjerë të Ballkanit iu nënshtruan Turqisë fare lehtë, ndërsa shqiptarët u bënë ballë me sukses turqve për një çerek shekulli. Me gjithë fitoret e panumërta, Skënderbeu gjatë gjithë kohës ka pasur telashet e veta me kuislingë. Herë pas here krerë të tij e tradhtonin dhe bashkoheshin me armikun. Disa këmbëngulnin për “bisedime për paqe”, siç na thotë peshkopi Noli, por “Skënderbeu as nuk donte të dëgjonte për to. Megjithatë shpesh shumica mbizotëronte”. Paqja u arrit më 27 prill 1463, pikërisht pesë vjet para se ai të vdiste. Por më 27 nëntor të po atij viti ai e rifilloi luftën kundër turqve, që vazhdoi deri në vdekjen e tij. Disa nga veprimet luftarake më të mëdha të Skënderbeut lidhen me përpjekjet e turqve për të pushtuar Krujën, kryeqytetin e tij. Përpjekja e parë për të marrë Krujën u bë më 1450 nga Murati II, i cili pësoi disfatë pas një lufte epike prej pesë muajsh. Duke përshkruar madhështinë e rrethimit të Krujës, autori amerikan Agnes Replajer në një artikull me titullin “Skënderbeu”, botuar në “Catholic World” të dhjetorit 1889, shkruan: “Vetë përmasat në të cilat qe planifikuar pushtimi i Krujës, tregojnë se sa i thellë qe zemërimi i sulltanit dhe sa ngulmues qëllimi i tij. U mblodhën njëqind e gjashtëdhjetë mijë veta… ushtria pushtuese marshoi drejt Krujës, i mbuloi gjithë fushat përreth, përpara portave masive të kështjellës vendosi topat, që atëherë ishin një risi imponuese për punët e luftës, dhe i kërkoi garnizonit të dorëzohej. Ata morën një përgjigje sfiduese dhe osmanët

sulmuan muret, por u zmbrapsën me një tërbim aq të madh, sa mbi tetë mijë jeniçerë ranë në luftim, ndërsa Skënderbeu fluturonte si shqiponjë mbi shkëmbinj, priti sa beteja të arrinte kulmin dhe atëherë u lëshua teposhtë mbi armikun e hutuar, i çau llogoret e tij, i vuri zjarrin fushimit dhe gjithçka para tij e shkatërroi dhe i vrau e i preu”. Përpjekjen e fundit për ta marrë Krujën e bëri në korrik 1467 Mehmeti II, i biri dhe trashëgimtari i Muratit, pikërisht më pak se një vit para se vdekja ta hiqte heroin nga skena e betejës. Për këtë sulm peshkopi Noli thotë se Mehmeti “e la ushtrinë e tij të madhe të lirë dhe shkatërroi me zjarr e hekur çdo cep të Shqipërisë ku mundi të shkelë”. Por shpejt ai “e kuptoi se çmimi për repartet që binin në kurthe dhe i shfaroste Skënderbeu, ishte shumë i lartë” dhe … “u kthye në Stamboll i poshtëruar e i mundur”.

***

Gjithë autorët për Skënderbeun, që nga Marin Barleti e deri te Eduard Giboni dhe peshkopi Noli, kanë ngritur lart heroizmin e tij luftarak, por pak gjë është thënë për aftësinë e tij që të punonte me njerëzit. Në kohën e tij Shqipëria ka qenë e ndarë në disa principata dhe çdo prijës ishte ziliqar e krenar, siç mund të jetë një shqiptar, për rëndësinë e vet në tablonë e gjërave. Në këtë pështjellim e përleshje, që afrohej me anarkinë, erdhi Skënderbeu më 1443. Për të sjellë rregull në këtë kaos, ai thirri një kuvend të gjithë princave në Lezhë më 2 mars 1444, ku formoi Lidhjen e Princave Shqiptarë, duke u bërë vetë kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes. Ishin më shumë se një duzinë princash, por me anë të diplomacisë e të shpirtmadhësisë ai ia doli t’i mbante ata të bashkuar derisa vdiq. Një njeri më i vogël nuk do t’ia arrinte dot. Herë pas here disa prej tyre u lëkundën, por personaliteti i tij dinamik i mbajti ata të bashkuar fort si në mengene. Por mengeja u prish sapo ai u varros në Katedralen e Shën Nikollës së Leshit më 17 janar 1468. Pak kohë më pas Lidhja e tij u përça dhe bashkë me të ra edhe Shqipëria, për të mos u ngritur dot më deri më 1912, pas katërqind e dyzet e katër vjetësh. Kështu Shqipëria qe vendi i fundit në Ballkan që iu nënshtrua turqve dhe i fundit që rifitoi lirinë e vet.

*Marrë me shkurtime nga libri “Shqipëria – kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera) i Faik Konicës. / KultPlus.com

Kurti kujton Skendërbeun: Ai frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në ditën e lindjes së tij. Ai thotë se Skënderbeu është ikona e identitetit shqiptar, simbol i denjë i gjallërisë së kombit shqiptar dhe i dëshirës sonë për liri.

Kurti tha se përpjekjet për liri të kombit shqiptar kulmuan me epopenë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Flamuri i kombit tonë mban edhe sot me krenari simbolikën e tij. Skënderbeu është dëshmia jonë historike për tërë botën se liria është vlera më e rëndësishme e njeriut dhe e popullit. Kur liria cenohet, populli hidhet në luftë çlirimtare me gjithçka ka, paçka fuqisë më të madhe të pushtuesit. Këtë e dëshmuan në shek. XX përpjekjet e kombit shqiptar për çlirim e bashkim kombëtar, veçanërisht epopeja e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Kurti, i cili ndodhet në SHBA për vizitë zyrtare, tha se kujtesa për Skënderbeun, për të cilin tha se ishte mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe Perëndimit, është frymëzuese edhe tani kur rreziqet ndaj sovranitetit janë aktuale.

“Për fat të keq, liria e popujve po rrezikohet sërish në dekadën e dytë të shek. XXI, në një kohë kur dukej se aspiratat për paqen dhe begatinë afatgjatë të kontinentit po bëheshin realitet. Rreziqet ndaj lirisë dhe sovranitetit popullor nuk mungojnë as në rajonin tonë. Prandaj, kujtesa jonë për Skënderbeun, si mbrojtës së lirisë së popullit të tij dhe i Perëndimit në kushtet e shek. XV është aktuale dhe frymëzon veprimtarinë tonë shtetërore e politike”. /KultPlus.com

Hapet ekspozita ‘8 cepat’ nga Drilon Shoshi, Prelvukaj: Driloni është një artist që premton për artin tonë

Uranik Emini

Arti, historia, shkenca, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja pushtuan hapësirat e KultPlus Caffe Gallery kur edhe artisti, Drilon Shoshi, bëri hapjen e ekspozitës së tij të titulluar “8 cepat”, shkruan KultPlus.

Në këtë ekspozitë, veprat paraqiteshin mbi artin i cili bazohet në simbole dhe figura që datojnë shekuj më parë, sikurse që është ylli simbolik, që e përdorte Gjergj Kastrioti në vulën shtetërore përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të jetës së tij.

Poashtu në veprat e Shoshit është e dukshme inspirimi nga Emblema e Gjergj Kastriotit, yllit zanafillor me 8 cepa, portave të vjetra shqiptare, ngjyra e kuqe që simbolizon gjakun e derdhur të shqiptarëve nëpër periudha të ndryshme, pastaj trekëndëshat, hëna, dielli, sikurse edhe ngjyra e zezë, që sipas autorit është ngjyrë që u shton vetëbesim dhe fuqi.

Familjarët, miqtë dhe dashamirët e artit po prisnin me padurim hapjen e kësaj ekspozite, që ngërthente në vete një lloj arti që nuk jemi mësuar ta hasim në çdo cep të rrugës.

E hapjen e kësaj ekzposite e bëri drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila në radhë të parë pati një falënderim të veçantë për të gjithë të pranishmit, derisa i uroi suksese edhe artistit Shoshi.

“Kjo është ekspozita e dytë personale e Drilonit, derisa ne i urojmë suksese për punën e tij të madhe që ka bërë ndër vite. Do të vazhdojmë mbështetjen e artistëve të rinj”, tha fillimisht Pajaziti, duke i ofruar fjalën edhe artistit në fjalë.

Pas saj, ishte pikërisht artisti Shoshi që mori fjalën.

“Nuk dua ta zgjas këtë fjalim, por dua të falënderoj secilin prej jush që ka gjetur kohë dhe ka ardhur në ekspozitën time të dytë, derisa ndjehem shumë i lumtur që puna ime po vlerësohet”, tha ai.

Ndërkaq, kuratori i kësaj ekspozite, Ilir Muharremi, duke i uruar mirëseardhje të pranishmëve, njoftoi se ftesën për të qenë kurator e pranoi me gjithë kënaqësi.

“Kur artistët e rinj ballafaqohen me ekspozitat e para, është shumë e vështirë sesa të katërtat ose të pestat. Driloni është shumë i guximshëm në temat që i trajton, sidomos Dielli i Prometeut, e cila paraqet në vete një histori të thellë. Simboli kryesor i artistit është dielli, dhe ka të bëjë me historinë në përgjithësi. Sot, dielli është burimi kryesor i gjallesave në tokë. Driloni paraqitet me 10 punime, me teknikën akrilik, po ashtu edhe me simbolin e portës herë duket e hapur dhe herë duket e mbyllur. Në një far forme arti është intravers, shumë personal, shumë “egoist” për shijen e artistit”, tha Muharremi.

Kuratori në fund u shpreh shumë optimist për të ardhmen e artistit.

Në mesin e pjesëmarrësve që morën fjalën ishte edhe artistja, Zake Prelvukaj, e cila lavdëroi punën e artistit duke shtuar se e ardhmja e tij është e sigurt.

“Driloni është ardhur si artist i përgatitur, ka ushtruar paraprakisht çka është ngjyra, prekjen e ngjyrës, zbërthimin e saj dhe një përgatitje të veçantë. Mirëpo, unë po e them dhe ju keni me qenë të bindur që Driloni veç në këto punime që i ka të mira, ka me qenë edhe një tranzicion që do të ecë dhe është në kërkim të shtresimit të vetë, i cili e detyron me kalu në një dimension tjetër. Ai është një njeri që gjithë dijet e veta i merr, por edhe e mundon vetëvetën ngapak.”, u shpreh Prelvukaj, duke falënderuar gjithë të pranishmit aty.

Në mesin e të pranishmëve në këtë ekspozitë, rastësisht qëlloi të ishte i pranishëm edhe një gazetar spanjoll, Juan Manuel Montero, i cili njihet për dashurinë e tij për artin dhe sidomos për Kosovën.

“Nuk kam qenë këtu që nga 2019, por jam i lumtur dhe ndonjëherë ndjehem në siklet se si ka njerëz nga Kosova që flasin gjuhën spanjishte kaq mirë. Një qytet e vend kaq i mirë”, tha ai.

Ekspozita ‘8 cepat’ do të qëndrojë e hapur për dy javë. Pikturat janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë artistin për t’i blerë. /KultPlus.com

Emigrimi i Donikës dhe Gjonit, pas vdekjes së Skënderbeut

Nga Gjon Keka

Vdekja e Skënderbeut e mbushi Arbërinë dhe Europën në përgjithësi me pasiguri të madhe, sepse shtylla dhe mbrojtësi i saj tanimë nuk ishte më fizikisht në mesin e tyre. Boshllëku i madh që ai la u pa edhe nga klithja e vetë Europës, e cila tanimë kishte humbur mburojën e saj dhe shihte rrezikun e madh turk, i cili përparonte në pushtimet e tij barbare. Por jo vetëm Europa, vdekjen e Skënderbeut e përjetuan thellë në fakt arbërorët, ata të cilët mbetën si delet pa bari, madje atyre nuk u doli më askush në ndihmë që t’i përkrahte në përpjekjet e tyre për ta përballuar tiraninë e sulltanit barbar, i cili, si një përbindësh iu vërsul Arbërisë për ta djegur, shkatërruar dhe derdhur gjakun e pafajshëm arbëror, gjak ky që flet edhe sot si dëshmi e krimeve dhe gjenocidit turk mbi popullin arbëror, ashtu sikurse flet gjaku i Abelit në botë. Në të vërtetë, për arbërorët vdekja e Skënderbeut ishte një humbje tepër e madhe: atyre u kishin humbur sytë, koka dhe dielli, pasi për arbërorët Gjergj Kastrioti ishte dielli, ishte ai që i priu me sigurinë më të madhe popullit në udhën e tij drejt të ardhmes. Vdekja e tij i la ata pa udhëheqësin e urtë vizionar dhe mbrojtësin e madh të tyre, të lirisë dhe pavarësisë së gjithë Arbërisë.[…]

Pas vdekjes së Skënderbeut filloi decentralizimi i jetës politike dhe familjet e mëdha shqiptare dolën përsëri si zotër më vete. Ndërkohë, pozita e Venedikut në Shqipëri u forcua aq shumë, sa edhe Kruja kaloi nën zotërimin e tij. Më 15 maj të vitit 1474, ushtritë osmane rrethuan kështjellën e Rozafës dhe në fillim të qershorit erdhën forca të tjera, me në krye bejlerbeun e Rumelisë, Sinan Pashën. Numri i përgjithshëm i ushtrive osmane arriti deri në 80 mijë veta. Rreth 2 mijë veta (banorë të qytetit të rrethuar, luftëtarë të krahinave të tjera dhe ushtarë të një garnizoni të vogël venedikas), nën drejtimin e Antoni Loredanit, qeveritarit venedikas të Shkodrës, mbronin kështjellën e Rozafës, në të cilën ishin strehuar 1 mijë banorë të paaftë për luftë. Mbrojtësit e kështjellës ndihmoheshin edhe nga luftëtarë që vepronin në rrethinat e saj dhe në vise të tjera më të largëta. Gjatë muajit korrik mbrojtësit e kështjellës zmbrapsën me heroizëm sulmet e njëpasnjëshme të trupave osmane.

Në fillim të gushtit, pasi lanë me mijëra të vrarë në fushën e luftës, ushtritë osmane filluan të largoheshin nga tokat e lira shqiptare. Ndërkaq, nuk zgjati shumë dhe filloi edhe eksodi i arbërorëve, duke mos qenë më në gjendje për ta duruar dhunën sistematike, masakrat, shkatërrimet e tempujve fetarë dhe edukativo-arsimorë, djegien e vendit dhe rrënimin e tij, imponimet e plot mynxyra të tjera. Prandaj, duke dashur që ta ruajnë identitetin arbëror, traditën dhe besimin e tyre, shumica e tyre mori udhën drejt Italisë për ta shpëtuar shpirtin dhe trupin nga tirania e pushtuesit turk. Gjatë periudhës së luftës së shqiptarëve kundër pushtimit otoman, për shkak të dhunës, të shkatërrimeve dhe për të mos iu nënshtruar sundimit të huaj, në jetën shqiptare u shfaq dukuria e braktisjes masive të vendit. Masakrat e pushtuesve otomanë bënë që emigracioni të përfshinte të gjitha shtresat shoqërore. Shqiptarët emigruan kryesisht në Itali. Valët më të fuqishme të emigracionit të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe ishin në fund të shekullit XIV, gjatë pushtimeve të para otomane, më 1415-1417, gjatë pushtimit të disa kështjellave të viseve bregdetare, më 1466-1467, gjatë Rrethimit të Dytë dhe të Tretë të Krujës, pas vdekjes së Skënderbeut (1468), pas rënies së Krujës, të Shkodrës (1478-1479) etj. Në mënyrë masive emigruan edhe nga vendbanimet e tyre të Moresë (Peloponezit), si gjatë atyre viteve ashtu edhe më pas.

Emigrantë të shumtë shqiptarë u vendosën në të gjitha viset bregdetare lindore të Gadishullit Apenin, në rajonet e Venedikut e deri në pjesën më jugore të tij. Numri i tyre arrinte në rreth 200 mijë veta. Shumica e tyre u vendosën në Mbretërinë e Napolit dhe rreth 100 mijë veta në krahinat e Kalabrisë e të Sicilisë ku, duke qenë një masë kompakte e ruajtën deri në ditët tona identitetin e tyre dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare për ngjarjet e lavdishme të shekullit XV dhe bëmat heroike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Valët e kësaj shpërnguljeje eksodi përfshinë edhe njerëzit e kulturës, si Marin Barleti, Marin Beçikemi, Dhimitër Frangu e shumë të tjerë, të cilët me veprimtarinë e tyre dhanë një ndihmesë të shquar në kulturën shqiptare dhe Italiane të kohës. Disa javë pas humbjes së tij, e shoqja, Donika, dhe i biri Gjoni, u përfshinë në eksodin e madh shqiptar dhe u vendosën në pronat që kishin në Itali. Humbja e Skënderbeut, e këtij gjeniu, i hoqi botës shqiptare udhëheqësin e jashtëzakonshëm, personalitetin më të lavdishëm të historisë kombëtare që kishte ndikuar fuqishëm në tërë veprimtarinë politike të vendit. Gjer më sot është thënë dhe shkruar se Donika dhe Gjoni janë larguar nga Arbëria vetëm me një anije që kishte ardhur nga Italia për t’i marrë ata dhe për t’i vendosur në vendet që kishte pasur Skënderbeu, sipas një marrëveshjeje të mëparshme me Mbretin e Napolit. Mirëpo, sipas një dokument historik, thuhet se bashkëshortja Donika dhe biri i tij Gjon Kastrioti u larguan me anije bashkë me një të afërmin e tyre, i njohur si Bernard Kastrioti.

Duhet ditur se nuk ishin arbërorët e parë ata që shkelnin në tokat napolitane dhe të tjera brenda Italisë, pasi dihet që në kohën e Mbretit Pirro,disa epirotë që e shoqëronin atë në beteja kishin zënë vend atje në atë kohë, ose një pjesë që kishte shkuar me të kishin mbetur aty; dhe që nga ajo kohë epirotët apo arbërorët kanë zënë vend në Itali. Kështu që elementi etnik arbëror në Itali ekziston qysh nga koha e Pirros dhe më pas e Skënderbeut. Por, pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe përpjekjeve të arbërorëve për t’u rezistuar edhe më tutje barbarëve otomanë, pas disa viteve Arbëria u pushtuar, u dogj, populli u masakruar, u bë gjenocid i paparë në historinë e njerëzimit. Ata që nuk pranuan kushtet e sulltanit kishin dy zgjidhje: ose pranimin, ose vdekjen në mënyrë të pamëshirshme. Ndërsa një pjesë e popullit, e cila ende nuk kishte rënë në duart e sulltanëve demonë e tiranë, duke parë e dëgjuar këto masakra ndaj popullatës vendosnin të largoheshin në vendet të ndryshme, vetëm për ta ruajtur identitetin dhe traditën e lashtë arbërore europiane.[*Shkëputur nga libri:”Autoriteti dhe fama e Skënderbeut”,Autor Gjon Keka, Lena Grafik, Prishtinë ,2019]. /KultPlus.com

Portret i rrallë i kryeheroit Gjergj Kastrioti, në mesin e figurave tjera të historisë botërore

Nga Gjon Keka

Një portret i rrallë i kryeheroit dhe mbretit Arbëror Gjergj Kastrioti, në mesin e portreteve të mbretëve, perandorëve dhe figurave tjera të historisë botërore si Karli i Madh, Justiniani, Juda Makabeut, Davidit mbret etj.

Një renditje e tillë në mesin e perandorëve, mbretërve dhe figurave historike botërore me ndikim edhe të portretit të Mbretit tonë arbëror Gjergj Kastrioti tregon vlerësimin e madhe që i është kushtuar këtij personalitetit ,burrështeti dhe vizionari të madh të Arbërisë dhe Europës.

Aty tek shigjeta poshtë gjendet portreti i mbretit,strategut dhe vizionarit Gjergj Kastriotit, ky portret është nxjerrë nga një kronikë e vitit 1648 (I.m.e.s.mdb.Giorgio Castrioto,1648], ku poashtu ka edhe përshkrimin mbi jetën dhe veprën e tij./ KultPlus.com

Gjergj Kastrioti mbante një simbol të zemrës të pikturuar me mbishkrim

Nga Gjon Keka

Sipas këtij dokumenti të vitit 1691, Mbreti arbëror Gjergj Kastrioti mbante një simbol të zemrës të pikturuar me mbishkrimin „Spera et ipse faciet“, që përafërsisht duke e përshtatur do të thotë: shpresoj se ai do të më ndihmojë ta bëjë.

Ndoshta mbishkrimi lidhet me kohën kur ai donte të rikthehej në atdhe, ose pas kthimit të tij, këtë nuk mund ta dim kur ai e ka bërë atë pikturë, sidoqoftë ky simbol me mbishkrimin ka një rëndësi për faktin se aty ai shpreh atë besnikëri ndaj atdheut të tij për ta bërë atë të lirë dhe të pavarur. Mbishkrimi mund të jetë bazuar në Psalmin 37,5 , por sidoqëtëjetë, e rëndësishme është që ai e ka mbajtë një simbol të tillë dhe mbishkrimin në fjalë, gjë që tregon një vlerë të rrallë, por edhe vizionin e tij për ta bërë atdheun e tij ashtu sikur ai donte e shpresonte njëkohësisht me identitet, besim dhe shpresë për një të ardhme të sigurtë të popullit arbëror. /KultPlus.com

Dashuria për artin ishte e pranishme qysh në fëmijërinë e tij, Kryeziu arrin të krijojë vepra arti me vetëm një vijë

Uranik Emini

Krijimi i punimeve duke u përqëndruar në elegancë, është pikërisht ajo që artisti, Visar Kryeziu, tenton të shfaq çdo herë kur krijon diçka të re.

Butësia e lëvizjes, bukuria dhe thjeshtësia janë pikërisht “finesat” kryesore në punimet e artistit, i cili filloi qysh në moshë të hershme të merrej me art.

Në një intervistë për KultPlus, Kryeziu ndau rrëfime nga jeta e tij personale dhe gjithashtu pjesë të ndryshme nga puna e tij artistike.

“Arti figurativ gjithmonë më ka pëlqyer, qysh kur isha nxënës i shkollës fillore. Ngase vizatoja bukur si nxënës, më kujtohet kur mësuesja e vizatimit si për shaka i thonte shokëve e shoqeve të klasës se, po ua marrë unë Visarin tek klasa ime ku jam kujdestare e klases dhe po ua jap juve një tjetër. Ndoshta kjo fjalë ka qenë një shkëndijë dhe vullnet më tepër që t’i përkushtohem artit edhe më shumë”, ka thënë Kryeziu në një intervistë për KultPlus.

Ai gjithashtu tregon se është një person që nuk flet shumë në jetën reale, por këtë gjë e bën përmes artit.

“Nuk jam një person që flas shumë dhe pikërisht arti më plotëson, në njëfar mënyre je në ishullin tënd ku rregullat i bën ashtu si dëshiron ti”.

Së fundmi, ai ka punuar një figurë të mbretit shqiptar, Gjergj Kastriotit.

“Këtë punim e bëra sepse ai ishte frymëzim për secilin shqiptar dhe për secilin hero pasardhës të tij. E ruajti kombin tonë”.

Vizatimet e tij të fundit janë punuar me vetëm një vijë, një formë e artit minimalist, fans i së cilës është edhe vetë artisti.

“Pse me një vijë? Sepse jetojmë në një kohë moderne dhe në këtë kohë njeriu modern nuk i do më luftrat, ngarkesat e panevojshme, urrejtjen por, dashurinë, elegancen, abstrakten, thjeshtësinë, fantazinë etj. Vizatimi i Skënderbeut me një vijë mendoj se i ka të gjitha këto. Në këtë lloj arti e veçanta është se niset nga ajo që „më pak është më shumë“ që do të thotë ne veprën e artistit lihet vetëm e domosdoshmja, duke e zhveshur nga te gjitha ngarkesat tjera të panevojshme”.

Tutje, Visari tregon se si ka dëshirë që figurat e portretet ndërkombëtare t’i paraqes edhe te fëmijët e tij në banesën ku ai jeton.

Së sa shumë e dashuron artin dhe në veçanti krijimin e veprave me vetëm një vijë e dëshmojnë edhe njohuritë e tij në këtë fushë.

“Zvogëlimi dhe thjeshtëzimi i koncepteve, saktësia në linjat dhe që hapsira është një plotësim i veprës. „Vija është një pikë që shkon për tu shëtitur“ ka thëne artisti i famshëm zviceran Paul Klee”.

Ai thotë se vizatimet me një vijë janë pëlqyer nga shumë miq të tij, të cilët e kanë pasur mundësinë t’i blejnë në uebfaqen e tij në rrjetet sociale.

Profesioni i tij është fotograf i pavarur, përmes së cilës edhe punon dhe vepron në shtetin e Zvicrës, konkretisht në Cyrih.

“Fotografinë e kam profesion. Ka qenë një premtim i pathënë ndaj prindërve të mi që të punoj në profesionin tim kudo që të jem. Mundi dhe sakrifica e tyre për të më shkolluar nuk ishte aspak e lehte e që nuk mundem dot ta harroj. Më vjen mirë që kemi një portal si Kultplus, e bëni një punë të shkëlqyer për artin dhe shumë të nevojshme për ne”, thotë ai në fund.

Disa prej portereteve që ai i ka punuar gjatë muajve të fundit, mund t’i shihni më poshtë. /KultPlus.com

Një dorshkrim i rrallë mbi historinë e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Se fama e mbretit Arbëror Gjergj Kastrioti i ka tejkaluar shekujt, kohërat dhe kufijtë e kombeve të botës ,shihet nga mënyra se sa shumë autor,kronist,e studiues të historisë të popujve të ndryshëm të botës kanë shkruar për të, madje kanë lënë edhe dorshkrime me vlërë të cilat na shërbejnë ne sot për të nxjerr mesazhin e asaj kohe ,përshkrimin dhe syrin me të cilën është parë kryeheroi ynë i pavdekshëm Gjergj Kastrioti.

Çdo dokument historik që gjejë, më duket sikur por e rikthej një pjesë që kombit tonë i takon që ai jo vetëm ta ringjallë në veten e tij ,në trungun e tij në shpritin e tij,por edhe ta njohë atë epokë të lavdishme në thellësinë e saj.Prandaj edhe ky dorshkrim i rrallë nga kronikat e vitit 1722 (L.A.F,h.e.mdz,Scanderbeg,1722)i bashkohet shume dokumenteve e dorshkrimeve historike që kam gjetë përgjatë viteve rreth historisë së arbërorit më të famshëm ne historinë e europës Gjergj Kastriotit dhe posaçërisht rreth historisë së përjgithshme të kombit tonë arbëror europian. /KultPlus.com

Në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Erdogani pritet me ceremoni zyrtare në Shqipëri

Së fundmi, Shqipëria është “pushtuar” me flamuj të Turqisë, në nderim të pritjes me ceremoni zyrtare të Presidentit, Recep Tayyip Erdogan, shkruan KultPlus.

Ky i fundit veçse ka arritur në tokën arbërore, derisa pritet që gjatë ditës së sotme të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

I pari i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në aeroport arritjen e Erdoganit, për të vazhduar më pas ekspeditën e planifikuar.

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë aktivitetin e tyre, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta bëjë edhe presidenti i Turqisë.

Data e sotme, pra 17 janari, është pikërisht dita kur edhe ka vdekur heroi i kombit, Gjergj Kastrioti.

Osmanët filluan të pushtonin Shqipërinë jugore deri në vitin 1415 dhe themeluan një jurisdiksion zyrtar mbi shumicën e Shqipërisë deri në vitin 1431, derisa disa rajone shqiptare u pavarësuan mes viteve 1443 dhe 1479, si pasojë e kryengritjeve të drejtuara nga Skënderbeu.

Territori i sotëm i Republikës së Shqipërisë mbeti pjesë e Perandorisë Osmane deri në vitin 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë. /KultPlus.com

Thënie të të huajve për Skënderbeun, “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”

Vepra në ballinë: Agim Sulaj

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari mC i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot më 17 janar, në këtë ditë që mbushen 550 vjet nga vdekja e tij, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

  1. Papa Kalikst i III

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

  1. Papa Piu I II

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”

  1. Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

  1. Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

  1. Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

  1. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” 

  1. Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

  1. Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”

  1. Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

  1. Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”

Osmani përkujton Skënderbeun: Krijoji lidhjen e përhershme mes shqiptarëve

Sot mbushen plot 554 vjet nga vdekja e figurës legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë, shkruan KultPlus.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë zyrtare ka përkujtuar heroin kombëtar të Shqipërisë në përvjetorin e vdekjes.

“Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor. Të përkulemi, Skënderbe”, ka shkruar Osmani.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. /KultPlus.com

Featured Image

​554 vjet nga vdekja e Skënderbeut

Sot mbushen plot 554 vjet nga vdekja e figurës legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve.

I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm. Mbeti në histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit.

Arriti të ndalonte për 25 vite me rradhë përhapjen e hordhive turke në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Europës Kristiane.Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, një gjysëmperëndie që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

Sot në Shqipëri kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë.

Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë t’i ngjajnë këtij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjësi e madhe që të mund ta nderojë dikush këtë emër në çdo moment. /KultPlus.com

Skenderbeu | Albanian culture, National heroes, Albanians

Me rastin e përvjetorit të 554 të vdekjes, përjetësimit të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Gjergj Kastrioti ishte njeriu më i madh i kohës së tij.Sikur që dihte botërisht i gjithë fokusi kur është folur për të mëdhenjtë është drejtuar tek dy figura ,tek ajo e Aleksandrit të Madh dhe Cezarit. Ata ishin heronjtë politikë të së kaluarës.Por,Gjergj Kastrioti ynë ishte në lidhje me këta personalitete të fuqishme po aq i madh,madje i ka tejkaluar ata në disa aspekte të qeverisjes dhe vlerave që kishte në veten e tij. Ai e njihte kohën e tij, i shfrytëzoi dobësitë e saj dhe sundoi mbi to. Kombin që ai udhëhoqi dhe skeptri i tij ishte po aq i butë dhe i dobishëm për të gjithë pa dallim.Për të ngritur shtetin e tij të Arbërit në lartësinë e tij të diellit ishte plani i tij.

Edhe pse pas vdekjes së tij pothuajse u shkatërruan gjërat e vjetra që ai kishte ndërtuar ose për të cilat ai i kishte hedhur themelet; kështu që vetëm sa dëshmon më shumë për lartësinë e tij në të cilën e la Arbërinë dhe se sa poshtë që nga vdekja e tij e deri më sot ka rënë ajo nga kufomat e gjalla që kanë mbetë,nga mbetjet,renegatët dhe pushtetarët e vëllazëruar me turq.

Në atë kohë, kur edukata dhe morali u mbulua me terrë, ai ishte një yll i të mëdhenjve të parë në Gadishullin Ilirk dhe kontinentin Europian. I gjithë mbretërimi i tij ishte një epokë e lumtur për Arbërinë ,Europën dhe Njerëzimin.

Ai vdiq dhe kështu perëndoi dielli përgjithmonë për Arbërinë duke mbetë në terrin otoman deri më sot.Gjergj Kastrioti zotëronte talent të madh politik, diplomatik dhe ushtarak. Standardi politik që ai aplikoi në kohën e tij ishte i thjeshtë dhe pikërisht për këtë arsye ishte më i përshtatshmi.Ndarjen katastrofike të të mëdhenjve ai e kundërshtoi me dinakërinë dhe forcën e karakterit.Një pasojë e hekurt në ekzekutimin e planeve të tij politike ishte cilësia e tij e gjithanshme. Jo të gjithë menjëherë ai mund të përballej me armiqtë e tij së bashku.

Por,ai i mundi ata veç e veç, me strategjinë e tij, që kurrë mos t’i lënte hapësirë që dy apo më shumë armiq të tij ta sulmonin në të njëjtën kohë.Kudo,si në Arbëri, ashtu edhe në Itali e kudo ku ai shkonte me qindra e mijëra janë parë sipas kronistëve duke tundur kokën para madhështisë së tij, para shkëlqimit të dritës së këtij mbreti e udhëheqësi të papërsëritshëm të kombit tonë arbëror europian.

Ai promovoi tregtinë dhe ndryshimin.Sidomos me vendet tjera si Raguzën, Hungarinë Venedikun,Romën etj. Kombet që ishin më larg njëri-tjetrit ishin bërë miq sikur që ishte rasti i miqësisë së tij me Mbretin e Napolit.Fama e tij u përhap në të gjithë botën. Princat më të largët donin që të luftonin nën flamurin e tij, donin të ishin miq dhe aleatë të tij. Ai u kap pas atdheut të tij e jo pas karriges, ai i dha Arbërisë ,identitet,paqe,begati dhe famë.

Papët vraponin pas tij dhe jo ai pas papëve.Feja katoliko-romake gjeti tek ai një mbështetje të dukshme.Ata e panë se ai ishte i vetmi që bashkë me Arbërorët e tij u bënë mburojë për civilizimin e përbashkët europian.Nga ana tjetër, disa nga papët e kohës së tij ishin mirënjohës,por jo edhe disa papë e perandor ,princa të tjerë që e shikon më shumë karrigen papale,mbretrore, e princërore dhe interesat e tyre egoiste se sa mbështetjen e tij në kohën më të vështirë që ai u gjend sidomos në fund të vitit 1467.

Vërtetë, ai ka rrëzuar sulltana,tartara,perandor e ushtarë të armikut dhe i ka dërguar ata që të vdisnin në inatin e tyre; por,për nga natyra e tij ai ishte një njeri që e donte më shumë lirinë,paqen dhe lumturinë e popullit të tij se sa çdo gjë tjetër ,prandaj,ai nuk lejonte që armiqtë kushdo qoftë ata t’ia shkatërronin atdheut të tij ato që populli i mbanë në gjoksin e tij si vlera të tij të natyrshme.

Gjergj Kastrioti ishte në çdo aspekt për kombin e tij pa dallim një gjeni që dha fryte të mëdha.Ai,thuhet se fliste nëntë gjuhë të ndryshme të kohës.Me një fjalë, ai ishte njeriu kryesor i popullit dhe kohës së tij në çështjet politike, ushtarake dhe diplomatike.

Çfarë brezi mund të kishte mbirë nga gjaku i këtij njeriu të madh i cili në fakt e zhvilloi një karakter po aq gjigant në botën e vogël si në botën e madhe të tij.Prandaj duke parë që nga gjaku i tij nuk ka mbetë asnjë ,e as nga kombi nga i cili doli që t’i ngjajë atij dhe botës së tij të madhe të brendshme e të jashtme ,ai tani qëndron mbi historinë; sepse ai është një flijim për kombin e tij, Europën në përgjithësi dhe të mirën e përbashkët ,dhe të ardhmen e ndritur të popullit të tij. Arbëria e tij dhe ai, si të thuash, u bënë si një mur mbrojtës kundër otomanëve pushtues.

Sikur që dihet me rikthimin e tij në Arbëri populli vetë e uli në fronin mbretëror e thirri si mbret të tyre.Prandaj, ai e dinte se një mbret i ri në një vend që ishte i ndarë në principata vendase nuk e bënë shumë të sigurt fronin dhe as nuk do të kishte rezultate lufta kundër armikut otoman(turk) ,pa një bashkim të të gjithë fisnorëve të vendit.

Zëri i popullit ishte që ai të printe në gjithçka,sepse ai ishte i duhur për kohën dhe vendin,prandaj edhe u zgjodhë në krye të të gjithë principatave të vendit i bashkoi ato në Kuvendin e Lezhës(2.Mars 1444) dhe fitoret ishin pjesë e Betejave përpara tyre kundër armikut të tyre otoman.Politika e tij në brendësi të atdheut tonë ishte kështu e lehtë për t’u vlerësuar,sepse flinsin më shumë veprat se fjalët.

Me bashkimin e principatave ai e dëshmoi veten se ishte një udhëheqës sikur t’ia kishte zbritur qielli për të mirën e përbashkët të vendit dhe qytetarëve të tij arbëror pa dallim.Ky ishte qëllimi i tij që përpos bashkimit që bëri ,ai nuk ndërhyri në popull e as në principatat në asgjë tjetër si p.sh. karakteri i tij, ligjet dhe sjelljet e mira të popullit arbëror.Prandaj, ai i la ato të paprekura,sepse ishin e pjesë e natyrshme e vetë popullit arbëror.Por,ai punoi në fusha tjera që e bënë Arbërinë të fuqishme politikisht, diplomatikisht dhe ushtarakisht.Edhe pse në forca të pakta ai me to e bëri Arbërinë të mbante stafetën e fitores në Europën e asaj kohe.

Nga dita që ai shkeli në atdheun e tij ,nga ai moment i parë, interesimi për atdheun, nuk u harrua kurrë nga ai.Ai në veten e tij ,në brendësi të tij ishte një njeri i lirë, me ide të thella iluministe e humaniste dhe vizionar që e shihte atdheun e tij nga e kaluara me syrin drejt të ardhmes duke punuar me djersë dhe llambën me dritë në dorë për Arbërinë e tij.Kjo është një dëshmi e qartë se ai donte të punonte me gjithë energjinë e tij dhe dijen e tij,për kombin e tij.

Gjergj Kastrioti si një komandant i madh për kohën e tij e krijoi ushtrinë e fuqishme arbëror me të gjitha kapacitetet,gradat ushtarake, pozita tjera brenda hierarkisë së ushtrisë.

Kështu p.sh. grada e luftëtarit në ushtri, lloji i armës me të cilën ishte i armatosur dhe cilësia e detyrave të tij vareshin nga shkalla e komandës së tij. Mbështetja e ndërsjellë në pajisjen dhe sigurimin e tyre u bë e detyrueshme si për ata që ishin në pozita të ulët ashtu edhe për ata me pozita më të larta.Në ushtrinë e tij nuk kishte cili mbanë atë pozitë apo këtë,aty ishin të gjithë të barbartë dhe të respektuar.Madje sikur që thuhet Gjergj Kastrioti si komandant i tyre i njihte të gjithë me emra dhe fytyra të gjithë ushtarët e tij.

Me pakë fjalë ai jetoi, veproi dhe dha djersën e gjakun, dhe dijen e tij për të mirën e Arbërisë për lirinë,paqen dhe pavarësinë e saj deri në vdekje.Kështu më 17.Janar 1468 vdiq nga ethet e egëra të cilat e kishin kapluar pas rikthimit të tij nga Roma dhe të cilat e mbajtën për disa ditë në shtratë ,në fakt deri në atë ditë kur edhe vdiq. Edhe nga shtrati ai korrte fitore, emri ,fryma e tij ,shpirti i tij heroik ishte ai që i printe ushtrisë arbërore. Kështu ai vdiq në Lezhë, aty ku edhe e bashkoi Arbërinë dhe popullin për të mirën e përbashkët në luftën kundër pushtuesit otoman(turk).

Nga dhimbja e madhe për këtë humbje të madhe për Arbërinë princi arbëror Lekë Dukagjini doli në rrugë dhe i mbuluar nga lotët e dhimbjes së shpirti bërtiste ,gjamonte sipas traditës së vjetër duke nxjerrë këto fjalë: “Ejani këtu o qytetarë, e princa fisnikë arbëror! Mbrojeni veten! Sepse,sot muret e Arbërisë janë bërë pluhur, u tretë e tërë forca e jonë,u varrosën fuqia dhe shpresa jonë,froni i mbretërisë është përmbysur me vdekjen e këtij njeriu”.

Ndërkaq trupi i tij u ekspozua sipas traditave dhe u varros në Kishën e Shën Kolit.Në varrimin e tij ishte i gjithë populli ,të gjithë qytetarët derdhnin lot e me dhimbje të thellë e përcollën trupin e tij në varrin prej nga ai do t’i frymëzonte rilindasit dhe neve deri më sot. Varri i tij u bë vend i pelegrinazhit për arbërorët që i mbetën besnik idelit të tij dhe gjakut të tij të pastër iliro-arbëror europian./ KultPlus.com

Një portret i rrallë i mbretit arbëror Gjergj Kastriotit

Gjergj Kastrioti Skënderbeu është njëra ndër figurat më të rëndësishme në histori të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Gjon Keka ka sjellur një portret të rrallë të mbretit arbëror Gjergj Kastrioti.

Portreti në fjalë është i shoqëruar me përshkrimet mbi jetën dhe veprën e heroit tonë të pavdekshëm, dhe historikun e Arbërisë të cilin e kam nxjerrë nga një kronik e vitit 1642 /KultPlus.com

Familja aristokratike gjermane Humpis mbante veprën kushtuar Gjergj Kastriotit në Bibliotekën e tyre

Nga Gjon Keka

Në inventarin e Bibliotekës së familjes aristokratike gjermane Humpis në Ravensburg gjendet edhe libri i Barletit i përkthyer në gjuhën gjermane kushtuar heroit dhe mbretit tonë arbëror Gjergj Kastriotit.

Nuk është vetëm kjo familje aristokratike gjermane që ruante portrete apo edhe vepra kushtuar Gjergj Kastriotit, kjo është parë edhe nga shumë familje tjera aristokratike të europës të cilët patën dëshirë t’i mbanin dhe të kishin ndonjë nga reliktet ,portretet apo veprat kushtuar Gjergj Kastriotit të madh,sepse sikur që dihet figura e Gjergj Kastriotit ishte shumë e njohur në Europë dhe botë, prandaj edhe e admironin shumë atë. /KultPlus.com

Në qeverisjen e Gjergj Kastriotit nuk kishte asnjë skandal, as egoizëm dhe as lakmi

Nga Gjon Keka

Jo vetëm jeta e Gjergj Kastriotit ishte shembull për të gjithë ,por edhe qeverisja e tij, më saktësisht mbretërimi i tij.Në kohën e tij të qeverisjes së Arbërisë ,atdheu që ai udhëhiqte kishte bërë bujë të madhe në të gjitha vendet dhe mbretëritë e principatat e Europës dhe Botës. Se në yllin e famës së tij që ngritej çdo ditë lartë e më lartë në qiellin europian e botërore ,atdheu i tij Arbëria si dhe flamuri i tij arbëror qëndronin në dy krahët e këtij ylli famëmadh të këtij kontinenti të lashtë.

Nga kjo mund të thuet se qeversija mbretërore e Arbërisë e udhëhequr nga Mbreti Gjergj Kastrioti që nga fillimi e deri në fund të jetës së tij nuk kishte pas asnjë skandal, as egoizëm,as lakmi,as korrupsion etj.

Natyrishëm sikur që dëshmohet nga dokumentet historike,kronikat,ashtu edhe nga Barleti,në Ushtrinë e tij nuk kishte lakmi dhe prostituta, por kishte disciplinë.

Kështu që nën komandën e Gjergj Kastriotit,morali dhe ndërgjegja identitare arbërore ishin të rrënjosura thellë në secilin që merrte përgjegjësinë për fushat drejtuese në institucionet e asaj kohe.

Ndërsa, kudo ku ai shkonte në vendet e ndryshme për vizita zyrtare, nga admirimi dhe simpatia e madhe dilnin rrugëve dhe oborreve perandorake e të kryeqendrave për ta pritur.

Sikur që shkruante një kronist europian:“Si hyri në Romë ,të cilën e kish mbuluar me bujën e emrit dhe të trimërive të tij dhe sa u morë vesh kjo punë nga ata ,prej të gjitha anëve ishte një lëvizje dhe një rendje e pabesueshme njerëzish për ta parë dhe për ta nderuar.”

Pokështu edhe albanologu i njohur kroat dr.Milan Shuflaj, duke qenë një studiues i zellshëm dhe i thellë ,ai kishte njohur cilësit ,famën dhe veprat e pavdekshme të Gjergj Kastriotit nëpërmjet leximeve e dokumenteve të lashta historike, dhe kështu erdhë në përfundim duke nënvizuar se:“ Skënderbeu është fryti më i përsosur i racës arbërore”.

Thënie të të huajve për Skënderbeun, “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”

Mit, strateg, hero i kombit, shqiptari më i famshëm në histori, është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot më 17 janar, në këtë ditë që mbushen 550 vjet nga vdekja e tij, kemi zgjedhur thënie, vlerësime, përcaktime dhe përfundime që janë bërë për figurën e tij. Studiues, historianë, ushtarakë, shkrimtarë, filozofë, gazetarë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët jetojnë ose jo, i kemi bërë bashkë në një formë të përmbledhur tashmë, se çfarë menduan dhe çfarë mendojnë për Skënderbeun. Dy Papë, mbretëresha Elisabetë e Anglisë, Sulltan Mehmeti, shkrimtari francez, Volter, deri te Aleks Buda, Artan Fuga, Ismail Kadare, Marin Barleti, Gjergj Zheji dhe Faik Konica. Një udhëtim, jo vetëm në histori, por edhe në mendimin shqiptar dhe botëror, për heroin tonë kombëtar. Sigurisht, mes tyre ka edhe kundërshti dhe debat.

  1. Papa Kalikst i III

“Si një pendë e patundshme, Gjergj Kastrioti ndaloi furinë e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Europën Kristjane!

  1. Papa Piu I II

“Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!”

  1. Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559

“17 janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve”.

  1. Sulltan Mehmeti II

“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”

  1. Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez

“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.

  1. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut

“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!” 

  1. Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”

“Skënderbeu është një ndër shtatë mbretërit e pakurorëzuar të Europës …, bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë, të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishtërimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta, iu bënë ledh për aq shumë vite, gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë vetë, për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë më shumë si numër, mbi njëqind mijë!”

  1. Thomas Townshend, sekretar i Britanisë për Luftën

“Njohuri të mëdha të artit ushtarak, mund të nxirren nga jeta e Gustav Adolfit dhe nga ajo e Karlit XII, mbretit të Suedisë, si dhe nga jeta e Ziskës së Bohemias. Dhe do të ishte një punë e paçmueshme, po mund të sigurohej një përshkrim i mjaftueshëm i bëmave të Skënderbeut, sepse ai shkëlqen midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra dhe të sotme, si udhëheqës i një ushtri të vogël mbrojtëse. Skënderbeun e kam gjetur në historinë e Turqisë, por askund gjetkë. ”

  1. Milan Shuflaj, albanolog nga Kroacia

“Është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri për Skënderbeun, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo gjë që ishte e shkruar, u dogj nga turku!”

  1. Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin “Historia e Serbëve”

“Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.”/ KultPlus.com

Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” shkoi për arkeologun francez, Pierre Cabanes

Në prag të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti Ilir Meta vlerësoi historianin dhe arkeologun e shquar francez, profesor Pierre Cabanes, me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Nderimi i këtij miku të madh të kombit tonë është shprehje mirënjohje dhe vlerësimi për punën e palodhur shkencore prej disa dekadash, që daton nga viti 1976, për promovimin e historisë dhe kulturës së lashtë të Shqipërisë në nivel europian”, u shpreh Meta.

Ai theksoi se falënderimet për profesor Cabanes shkojnë edhe për pasurimin dhe nxitjen e marrëdhënieve të reja të bashkëpunimit shqiptaro-francez në fushën e arkeologjisë, duke kontribuar për zhvillimin cilësor të kësaj shkence në vendin tonë.Ilirologu i shquar francez, Pierre Cabanes ndodhet në Tiranë ku mori pjesë në Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike. / KultPlus.com