Seriali “Stranger Things” i animuar, së shpejti në Netflix

Seriali i Netflix “Stranger Things” ka mundësi të përfundojë me sezonin e pestë, por ky shërbim ka në plan të zgjerojë Universin e tij me një serial të animuar të bazuar në ngjarje që ndodhin në të.

Sipas një njoftimi që bëri Netflix ditë më parë, ky shërbim gjigand ka planifikuar realizimin e serialit të animuar, këtë për ta bërë atë si produkt të tij.

Edhe pse të gjitha detalet rreth tij janë sekrete, është bërë e ditur se serialin do ta realizojnë Eric Robles dhe Flying Bark Productions.

Robles veçohet për krijim të serialeve të animuara si Random! Cartoons, Fanboy & Chum Chum dhe Glitch Techs.

Krijuesit e serialit Stranger Thing, vëllezërit Duffer do të jenë producent ekzekutiv bashkë me Robles, Shawn Levy e Dan Cohen.

Vëllezërit Duffer në një deklaratë me këtë rast ka thënë se kishte kohë që mendonin të realizonin një serial të animuar “Stranger Things” për ta transmetuar të shtunave në mëngjes, dhe tani që shohin se kjo ëndërr po i realizohet është shumë emocionuese për ta, ka thënë ai.

Ata po ashtu kanë thënë se skenari dhe puna artistike e serialit janë mahnitëse, kështu që mezi presin të ndajnë atë me shikuesit.

Seriali “Stranger Things” ka tërhequr një bazë të madhe fansash pas suksesit të arritur në nivel global si njëri prej serialieve më të popullarizuara të Netflix. Ai u debutua në vitin 2016.

Netflix edhe më parë ka njoftuar se do të realizohet një serial nënprodukt me skena live në korrik të vitit të kaluar.

Por, deri më tani nuk ka të dhëna për të, pasi që vëllezërit Duffers e kanë bërë të qartë më parë se ai nuk do të përqendrohet në personazhet si Eleven apo Steve Harrington. Sidoçoftë, ngjarja do të ndodhë në Hawkins në vitin 1959, ndërkaq seriali do të debutohet në West End në Londër.

Vëllezërit Duffers janë duke punuar edhe në verzionin me skena live të serialit Death Note./21Media/KultPlus.com

Stranger Things, seriali më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix

Platforma gjigante e transmetimit, Netlix, ka publikuar listën me serialet dhe filmat më të shikuar, sipas orëve që përdoruesit kanë harxhuar duke i parë ato.

Gjegjësisht, deri në vitin 2021, platforma gjurmonte numrin e llogarive që fillojnë të shikojnë një serial apo film, por që atëherë kanë filluar të numërojnë shikueshmërinë sipas numrit të orëve të shikimit.

Duke përdorur këtë metodë, ata tani kanë publikuar një listë të hiteve më të mëdha që janë publikuar ndonjëherë në Netflix.

Këto janë dhjetë serialet më të ndjekur në gjuhën angleze:

1. Stranger Things – sezoni 4 – 1.352.090.000 orë shikimi

2. Wednesday – sezoni 1 – 1.237.150. 000 orë shikimi

3. DAHMER – 856.220.000 orë shikimi

4. Bridgerton – sezoni 2 – 656.260.000 orë shikimi

5. Bridgerton – sezoni 1 – 625.490.000 orë shikimi

6. Stranger Things –  sezoni 3 – 582.100.000 orë shikimi

7. Lucifer – sezoni 5 – 569.480.000 orë shikimi

8. The Witcher – sezona 1 – 541.010.000 orë shikimi

9. Inventing Anna – 511.920.000 orë shikimi

10. Ginny & Georgia – sezoni 2 – 504.780.000 orë shikimi

Këto janë serialet më të ndjekura në gjuhë huaj (jo-angleze):

1. Squid Game – sezoni 1 – 1.650.450.000 orë shikimi

2. Money Heist – sezoni 5 – 792.230.000 orë shikimi

3. Money Heist – sezoni 4 619.010.000 orë shikimi

4. All of Us Are Dead – sezoni 1- 560.780.000 orë shikimi

5. Money Heist – sezoni 3 – 426.400.000 orë shikimi

6. Extraordinary Attorney Woo – sezoni 1 – 402.470.000 orë shikimi

7. The Glory – sezoni 1 – 380.380.000 orë shikimi

8. Café con aroma de mujer – sezoni 1 – 326.910.000 orë shikimi

9. Lupin – sezoni 1 – 316.830.000 orë shikimi

10. Elite – sezoni 3 – 275.300.000 orë shikimi

Filmat më të shikuar në gjuhë të huaj (jo-angleze):

1. Troll -155.560.000 orë shikimi

2. Blood Red Sky -110.520.000 orë shikimi

3. The Platform – 108.090.000 orë shikimi

4. All Quiet on the Western Front – 101.360.000 orë shikimi

5. Black Crab – 94.130.000 orë shikimi

6. Through My Window – 92.440.000 orë shikimi

7. The Takedown – 78.630.000 orë shikimi

8. Below Zero – 78.300.000 orë shikimi

9. My Name Is Vendetta – 68.730.000 orë shikimi

10. Loving Adults – 67.340.000 sati orë shikimi

Filmat më të shikuar në anglisht:

1. Red Notice – 364.020.000 orë shikimi

2. Don’t Look Up – 359.790.000 orë shikimi

3. Bird Box – 282.020.000 orë shikimi

4. Glass Onion: A Knives Out Mystery – 279.740.000 orë shikimi

5. The Gray Man – 253.870.000 orë shikimi

6. The Adam Project – 233.160.000 orë shikimi

7. Extraction – 231.340.000 orë shikimi

8. Purple Hearts – 228.690.000 orë shikimi

9. The Unforgivable – 214.700.000 orë shikimi

10. The Irishman -214.570.000 orë shikimi. /KultPlus.com

‘Stranger Things’ rikthehet me më shumë situata të jashtëzakonshme

Drama e suksesshme fantastiko-shkencore e Netflix “Stranger Things” rikthehet këtë javë me pjesën e parë të sezonit të katërt të shumëpritur që premton më shumë situata të mbinatyrshme që rrethojnë qytetin imagjinar të Hawkins në Indiana, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

I vendosur gjashtë muaj pas përfundimit të sezonit të tretë me betejën e tmerrshme të qendrës Starcourt, sezoni i katërt sheh miqtë e rinj protagonistë të ndarë pasi Eleven, luajtur nga Millie Bobbi Brown, u zhvendos në Kaliforni me Joyce (Winona Ryder) dhe dy djemtë e saj, Will dhe Jonathan.

Duke i munguar fuqitë e saj telekinetike si dhe aftësitë sociale, Eleven shpejt e gjen veten të ngacmuar. Ndërkohë në Hawkins, pjesa tjetër e bandës së adoleshentëve po drejton jetën e shkollës së mesme ndërsa një kërcënim i ri del nga dimensioni alternativ Përmbys.

Një histori e tretë tregon kthimin e zbuluar më parë të ish-shefit të policisë Hawkins, Hopper, babai birësues i Eleven, tani një i burgosur në Rusi.

“Do t’u përgjigjet shumë pyetjeve,” tha për Reuters aktori Caleb McLaughlin, i cili luan Lucas.

“(Kjo me të vërtetë thjesht zhytet më thellë në disa nga pyetjet më të mëdha që unë mendoj se shumë nga fansat i kanë bërë. Mendoj se njerëzit do të jenë vërtet shumë të kënaqur me këtë sezon,” shtoi Sadie Sink, e cila luan Max./ KultPlus.com

Rikthehet “Stranger Things” në Netflix

“Stranger Things” do të rikthehet për një serial të katërt në verën e vitit 2022, ka konfirmuar Netflix pasi u zbuluan titujt e episodeve të ardhshme.

Një moment i ri për sezonin e ardhshëm tregon Eleven (Millie Bobby Brown) dhe Will (Noah Schapp) duke jetuar një jetë të re në Kaliforni, ku Eleven duket se po përpiqet të përshtatet.

Ndër titujt e episodeve të ardhshme janë “The Hellfire Club”, “The Massacre At Hawkins Lab”, “Papa” dhe “The Piggyback”.

Pamjet e reja dhe informacioni mbi episodet u publikuan në ditën e ”Stranger Things”, e cila shënohet më 6 nëntor, sepse kjo është data kur në 1983 kur Will Byers u zhduk në Hawkins, Indiana në episodin e parë të serisë së parë. / KultPlus.com

Katër seritë që duhet shikuar patjetër këtë muaj


Orange is the New Black

Seriali në fjalë është ngjarje e vërtetë. Te kjo do të kthehemi më vonë, por ajo çka është e rëndësishme është fakti se burgu i grave del të jetë i egër. Piper Chapman, një bionde amerikane e cila vetëdorëzohet pasi ka bartur drogë, kthehet në burg në një biznesmene rrobash të brendshme. Një serial ku ka vrasje, dashuri, komedi, Orange is the New Black ka gjithsej pesë sezone të cilat shikohen shpejt e shpejt. Seriali është vlerësuar lart për humanizmin e qenieve njerëzore brenda në burgje, derisa gjithmonë gratë nëpër burgje trajtohen keq dhe konsiderohet si vetëm kriminele – dhe kaq. Çdo episod ka një histori personale të grave që përfunduan në burg. NETFLIX është platforma ku jepet seria, por atë mund ta shihni edhe me anë të linqeve të ndryshme.

Sense8
Vetëm dy sezone, Sense8 tregon historinë e një grupi njerëzish nga vende të ndryshme të botës të cilët lidhen mentalisht, i gjenden njëri tjetrit në situate të ndryshme, ndihmojnë njëri tjetrin. Një vajzë nga Seuli, një djalë nga Najrobi, një gjerman biond i bukur, një aktor spanjoll homoseksual, të gjithë fizikisht mund të paraqiten për njëri tjetrin edhe nga largësia. Sense8 morri hov vitin e fundit, ndërsa NETFLIX ka ndërprerë kontratën me ta. Nëse nisni ta shikoni serinë, jo më shumë se tre javë do t`iu duhet ta përfundoni. Seriali ka marrë edhe nominim për Emmy Awards, shkruan KultPlus.


Stranger Things
Serial me vetëm një sezonë, i realizuar në vitin 2016-të, Stranger Things nuk duhet t`iu humbë. Horror në një fshat pasi zhduket një djalë, më pas një vajzë, dhe nisin kërkimet për ta, por zbulohen të vërteta që ishin mbajtur fshehtë për shumë kohë. Millie Bobby Broën dhe Winona Ryder, dy aktore të njohura, vijnë në rolet kryesore. Si vetë titulli i serialit, gjëra të çuditshme ndodhin në cdo episod të këtij seriali. Dikush zhduket, një aparat i një djali provon të gjejë zgjidhjet e problemeve, dhe një krijesë e lëngët e ka folenë e saj diku në pyll. Një laborator në fshatin e trilluar bën probleme dhe krijon monstrume, por fshati dëshiron të luftojë kundër padrejtësive. Momentalisht, Stranger Things është seriali më i klikuar në NETFLIX, prandaj flisni me ata që e kanë parë ose po e shohin tani, dhe do të bindeni për emocionin që sjellë ky serial.


House of Cards
Tani disa vite shumë i famshëm, House of Cards vazhdon të jetë serial i thellë në trajtimin e tij por edhe i vecantë në këtë zhanër. Frank Underwood është një personazh karizmatik që synon të bëhet President i Shteteve të Bashkuara. Në sezonin e tretë, atij i kthehet në rivale gruaja e tij, Claire. Këtë vit, sezoni i pestë i House of Cards premton shumë. Molly Parker, Michael Kelly, Reg E. Cathey, Constance Zimmer dhe Corey Stoll janë krahas aktorit të madh Kevin Spacey në rolin kryesor, në serialin që ka nisur të shfaqet qysh në vitin 2013-të. Një seri për ata që pëlqejnë intrigat politika, strategjitë e ndryshme politike për të dalë më përpara se rivali yt, një serial për ata që duam dramë dhe stres në personazhet të cilat punojnë në institucione të larta shtetërore amerikane. / KultPlus.com